PĖRKUJTIMORE

FORCAT AJRORE SHQIPTARE

PHOTOS
Aviatoret Deshmore
NUK DUHEN HARRUARĖ
AVIACIONI LUFTARAK
LIDHJE
K O N T A K T I
AVIATORĖ
AVIONĖT TANĖ
GAZETA & REVSITA
TREGIME nga AGIM BACELLI
TREGIME nga AVIATORĖT
NGA BOTA
NJGJARJE & DATA
PĖRKUJTIMORE
HUMOR
MY BIOGRAPHY
50 Vjetori i Armės sė Aviacionit

Piloti i pare luftarak shqiptar qe preku "Qiellin Arberor"

Agim Bacelli

New York, 22 Prill 2001

     Me 24 Prill 1951 edhe Shqiperia u be me Armen e Aviacionit dhe piloti i pare shqiptar qe preku "Qiellin Arberor" ishte korcari PETRAQ POLENA. Nga kjo date dhe nga ky emer do te rridhnin ditet si lume PER 50 VJET dhe Aviacioni Ushtarak Shqiptar do te rritej dhe modernizohej njelloj si te gjithe vendet e tjera...


Histori te rralla te trimerise dhe vetemohimit shqiptar do te shkruheshin ne faqet e ndritura te kesaj arme te re dhe te fuqishme. Ne qe kemi qene deshmitare te sa e sa ngjarjeve heroike mund te themi me gojen plote se heroizmi i piloteve dhe teknikeve te Aviacioni Ushtarak Shqiptar ka qene i pashembullt ne tere boten. Aviatoret trima e kane dashur avionin njelloi si edhe jeten e tyre dhe ka shume shembuj qe per te shpetuare avionin kane bere gadi te pamunduren. Disa dhjetra rraste ku piloti i "pa bindur" ka kundershtuare qe ta braktise aeroplanin dhe ja ka dale mbane te ulet shendoshe e mire bashke me te. Ka edhe rraste te fatkeqesise ku te dy "te dashurit" kane perfunduare ne nje katastrofe teper te dhimbeshme. Heronjte jane te shumte si ata te gjallet dhe te vdekurit por une dua te permend sot me dhimbje, ne kete 50 vjetor te lindjes se kesaj arme qe per fat te keq pothuajse eshte duke u zhdukur, disa nga ata qe nuk jetojne me si; Niko Hoxha, Peco (Petraq) Polena, Azbi Serani, Kaso Petoshati, Shyqyri Balla, Sabri Toci, Armando Gjoka, Sefedin Tomcini, Luto Sadiku, Jorgji Fane, Mahmut Hysa, Dhimitraq Robo, Ismet Zervoi, Tafil Agai, etje. Keta pilote dhe teknike qe vdiqen por lane prapa punen e mire qe bene per ta forcuare dhe persosur  Tekniken Luftarake te Aviacionit. Aviatoret dhe populli shqiptar kurre skane  per ti harruare keto Shqiponja te Shqipes Shqiperi. Kam degjuare shpesh qe disa mosnjohes te Aviacionit Ushtarak Shqiptar te shprehen se: "Ku kemi patur ne aviacion!" Une do tju kundervihesha ashper por me argumenta se Arma e Aviacionit Luftarak Shqiptar nuk ka qene as e vogel dhe as inferiore karshi Aviacionit Ushtarak te shteteve te tjera. Kjo te pakten deri ne vitet '80. Shqiperia, per fryme te popullsise, zinte vendin e pare ne Ballkan per nga numuri i avioneve, rreth 200. Kishte industrine e riparimeve kapitale te te gjithe tipave qe dispononte. Dispononte 7 aerodrome nga te cilat tre te permasve boterore dhe duhet thene se Baza Ajrore e Zadrimes eshte unikale ne bote. Kur ate e vizitoi i pari delegacion ushtarak europian ai ngeli i habitur dhe u shpreh se: "Si mundet ta keni bere ju kete !?" Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare; Gjeneral-Kolonel Dhimitraq Vasho u nxitua tu jape nje genjeshter: -Nuk e kemi bere ne por Traktati i Varshaves ! Aresyet une nuk i di pse ai e beri kete genjeshter kur kjo Baze Stradegjike e Aviacioni Luftarak Shqiptar eshte ndertuare nga vete shqiptaret dhe me ndihmen e kinezeve. Inagurimin e plote te saj e bene pilotet shqiptare dhe i pari qe fluturoj ne kete aerodrom ka qene pilti Bardhyl Taci por formen e plote baza  do ta merrte mbas 22 Prillit 1976 me komandant baze Bardhyl Taci dhe Komisar Harilla Rebi, ky i fundit do te hapte serine e fluturimeve me 10 Korrik te po atij viti me nje avion MIG-19. Baza e Zadrimes ka dy pista ulje-ngritje dhe nje dihmese. Kjo Baze Ajrore  strehon te gjithe arsenalin luftarak ne tunelin malor teper te fortifikuare dhe te paisur me se miri. Ne perberje te saj jane kater skuadrilje me nga 12 avione per secilen skuadrilje. Nje tip Mig-21,dy jane tip Mig-19 dhe nje tip Mig-17. Me nje personel pilot-teknik prej 120 vetesh dhe me nje personel te pergjithshem prej  me shume se 500 vetesh. Jo vetem Zadrima por te gjitha Bazat Ushtarake te Aviacionit kane qene model persa i perket rezultateve ne perdorimin luftarak te armes. Une mund te permend qe realizimi i qitje-bombardimeve ka qene perhere 100% dhe mbi 90 % "asgjesim me predhen e pare". Per kushtet e vendit tone malor dhe teper te thyere ata aviona qe ne kemi patur kane qene shume te pershtatshem dhe ne keto kushte kane treguare superioritet ndaj shume tipeve te avancuare te shteteve te tjere. Per ta perforcuare kete mendim timin une po jap theniet e amerikaneve sot per luten ne Vjetnam. "Derisa Vjetnami kishte ne perdorim Mig-17-en ne patem shume humbje sepse shpejtesia e vogel dhe manovrushmeria e madhe e mig-17 -es ne xhunglat vietnameze bente qe tu fshihej avioneve tane teper te shpejte si F-4 Fantom, SR-71 dhe F-15. Me daljen e Mig -19 ata u bene te pafuqishem ndaj nesh dhe humbjet etyre filluane athere kur filloi dhe modernizimi..."

Ne rebelimin greko-komunist te '97 edhe Aviacioni Shqiptar pati demtime te medha por fal sigurise te larte te Bazes se Zadrimes ajo e mbijetoi mire pa ndonje demtim te madh kete kanibalizem qe u mundua te haje vehten. Rende u demtua Baza e Kucoves e cila qe e gjitha ne duarte e greko - komunisto - banditeve sa edhe Altin Dardha bleu pilotin per te bombarduare banden kundreshtare ! Po ashtu, dhe dy pilote per te demtuare Sali Berishen, bene tradheti te larte duke u aterruare ne Bari te Italise ! E keqja me e madhe qe une dua ta permend eshte se asnje force politike pas renies se komunizmit nuk ka treguare asnje interes per ruajtjen dhe forcimin e Armes se Aviacionit njelloi si edhe per te gjithe Ushtrine Shqiptare ne pergjithesi. Fatkeqesisht shpetim e Shqiperise keto forca politike qe udheheqin e shikojne jashte kufijve te saj...E shikojne atje ku edhe u gatua antishqiptarizmi dhe gllaberimi i tokave te saj.

Historia e aviacionit shqiptar. Qė nga viti 1920 deri nė vitin 1951

 

 

 

Kush ishin 14 pilotėt e parė shqiptarė

 

 

 

 

Armand JONUZI

Disa avionė austro- hungarezė dhe italianė tė mbetur nė vend qė nga Lufta e Parė Botėrore u bėnė zanafilla e krijimit tė aviacionit shqiptar. Sipas librit "Historik i Aviacionit", tė pilotit Mati Baba, oficeri Faik Quku, i sapo diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė San Sirit nė Paris tė Francės bėri pėrpjekjet e para pėr tė ngritur avionėt e mbetur nga Lufta e Parė Botėrore nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar. Pėr tė drejtuar avionėt ai vendosi pilotėt shqiptarė tė pėrgatitur nė ushtri tė huaja. Avni Xhelili ishte njė nga pilotėt e parė shqiptarė qė ngriti nė fluturim avionėt e mbetur. I lindur nė Leskovik, Xhelili pėrfundoi shkollėn pėr pilot nė Gjermani pėr interes tė Turqisė. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore ai ishte njė nga pilotėt mė tė mirė tė aviacionit ushtarak turk. Ai u kthye nė Shqipėri pas pėrfundimit tė luftės dhe gjatė asaj kohe ai mbahet mend pėr fluturimet qė kryente me 2 avionėt italianė tė mbetur nė Vlorė qė nė vitin 1920. Por, me gjithė pėrpjekjet e Qukut dhe Xhelilit, aviacioni ushtarak nuk u ngrit dot pasi qeveria shqiptare e asaj kohe ishte shumė e dobėt dhe nuk kishte mundėsi pėr tė krijuar as edhe njė hangar ku mund tė qėndronin avionėt. Kėtė fakt e tregon edhe njė dokument zyrtar i datės 9 shtator 1921, ku ministri i Luftės, Selaudin Shkoza, shprehte shqetėsimin se "tash pėr tash s'mundena me ble aeroplana...".
Krijimi i aviacionit shqiptar

Forcat Ajrore nuk arritėn tė krijohen faktikisht, kurse ligjėrisht ato ishin krijuar. Pasi nė vitet ‘30 Ahmet Zogu me anė tė tė tre dekretligjeve tė u miratuar nė vitet 1931, 1934 e 1937 kishte sanksionuar me ligj formimin e aviacionit shqiptar. Dita e parė e lindjes sė tij u shėnua 24 vjet mė vonė, mė 24 prill tė vitit 1951, kur piloti shqiptar Peēo Polena fluturoi me njė avion tė shtetit shqiptar. Sipas arkivave tė Ministrisė sė Mbrojtjes, reparti i parė ushtarak i aviacionit u krijua nė Tiranė nė vitin 1951, nė Aerodromin e Lapurakes, dhe nė skuadriljen e parė shqiptare ishin 14 pilotė shqiptarė, komandant i saj ishte piloti i famshėm Babaēe Faiku, i cili u bė mė vonė edhe piloti i parė i avionit qeveritar tė asaj kohe. Tė gjithė pilotėt e asaj periudhe u diplomuan nė akademitė ushtarake nė Bashkimin Sovjetik. Mė pas nė vitin 1955 u krijua nė Kuēovė Regjimenti i Parė i Aviacionit Reaktiv. Ai u pasua mė pas me krijimin e Repartit tė Transportit Ushtarak nė Tiranė, Regjimentin e Rinasit, Shkollėn e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterėve dhe Regjimentin e Gjadrit. Gjatė gjithė historisė sė aviacionit shqiptar qė nga krijimi i tij zyrtar nė vitin 1951 kanė rėnė nė krye tė detyrės 37 pilotė. Piloti i fundit i rėnė ėshtė Jani Tarifa, i cili mbeti i vrarė pas rėnies sė avionit tė tij luftarak MIG-19, nė shtator tė vitit 2004. Menjėherė pas vdekjes sė Jani Tarifės, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe pezulloi tė gjitha fluturimet me avionėt reaktiv dhe avionėt e tipit MIG-19, tė cilėt mė pas, nė vitin 2005 dolėn jashtė pėrdorimit.
Pilotėt mė tė famshėm shqiptarė
Mes tė gjithė pilotėve shqiptarė, dy mund tė quhen mė tė famshėm. I pari ėshtė aktori i madh me origjinė shqiptare, Aleksandėr Moisiu. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore ai ishte ushtar i thjeshtė nė ushtrinė austro-hungareze. Mė vonė ai u bė pilot i njė avioni zbulimi. Gjatė njė fluturimi vėzhgues ai u rrėzua nė territorin armik nė Francė dhe u burgos. Por pas gjashtė muajsh ai arrin tė arratiset nga burgu dhe kthehet nė Gjermani. Kjo ishte edhe eksperienca e fundit e aktorit tė madh me pilotimin e avionėve. Por piloti shqiptar qė u bė i famshėm nė botė dhe ngjiti tė gjitha majat e karrierės sė tij, ėshtė padyshim Shemsi Tahiri. I lindur nė vitin 1914 nė Tepelenė, Shemsi Tahiri u diplomua shkėlqyeshėm nė Liceun e Gjirokastrės dhe arriti tė fitojė tė drejtėn pėr tė studiuar nė Akademinė e Forcave Ajrore tė Italisė. Pas mbarimit tė shkollės, meqė nė Shqipėri nuk kishte aviacion ushtarak, ai emigron nė Angli ku fluturoi pėr shumė vjet deri sa mori titullin Pilot i Klasit tė Parė. Nė Luftėn e Dytė Botėrore ai ishte njė nga pilotėt mė tė mirė Forcave Ajrore Britanike, ku mori medalje tė ndryshme dhe mori edhe dekoratėn "Kryqi i Artė", me e larta kjo e dhėnė nė Britaninė e Madhe. Pas pėrfundimit tė luftės ai kėrkohet nga mbreti i Arabisė Saudite si pilot i avionit tė tij personal.

14 Pilotet

komandanti babaqe faiku
komisari
vasil trasha
peco polena
thanas gjinkuri
elmaz hasanmataj
haki jupasi
masar aga
hektor lako
irakli grazhdani
hasan shyti
lulo musaj
vasil qeraxhi
sazan xhelo
refat kasimati

Aleksandėr Moisiu
Aktori i madh me origjinė shqiptare gjatė Luftės sė Parė Botėrore ishte ushtar i thjeshtė nė ushtrinė austro-hungareze dhe mė vonė u bė pilot i njė avioni zbulimi tė po kėsaj ushtrie. Gjatė njė fluturimi tė tij nė Francė, avioni i tij rrėzohet dhe aktori i njohur kapet rob dhe burgoset pėr 6 muaj. Mė vonė Aleksandėr Moisiu arrin tė arratiset dhe tė kthehet nė Gjermani.

Shemsi Tahiri
Lindi nė vitin 1914 nė fshatin Turan tė Tepelenės. Shemsi Tahiri u diplomua nė Akademinė e Forcave Ajrore tė Italisė. Mė pas ai emigron nė Angli, ku gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte njė nga pilotėt mė tė mirė Forcave Ajrore Britanike, dhe pėr kėtė iu dha edhe "Kryqi i Artė". Pas pėrfundimit tė luftės ai bėhet pilot i avionit tė mbretit tė Arabisė Saudite. Vdiq nė vitin 1967.

Faik Quku
Lindi nė qytetin e Shkodrės, nė vitin 1895. Nė vitin 1918 diplomohet nė Akademinė Ushtarake Harbie, Stamboll, Turqi dhe mė pas nė vitin 1921 vazhdon Akademinė Ushtarake tė San Sirit nė Paris tė Francės pėr pilot. Pas pėrfundimit tė akademisė kthehet nė Shqipėri ku bėn pėrpjekje pėr tė ngritur aviacionin shqiptar, por pa mundur ta realizojė dot.

Stefan Xhaja
Lindi nė Elbasan nė vitin 1900. Pas pėrfundimit shkėlqyeshėm tė shkollės sė mesme nė Selanik tė Greqisė ai hyn nė Akademinė e Aviacionit pėr pilot ushtarak. Pas diplomimit ai qėndron nė Greqi, ku bėhet njė nga pilotėt mė tė mirė. Stefan Xhaja vdiq nė njė aksident ajror mė 30 prill 1930, nė Greqi.

Avni Xhaxhuli
Lindi nė Leskovik nė vitin 1890. Nė vitin 1912 diplomohet nė akademinė ushtarake pėr pilot nė Gjermani dhe mė pas deri nė vitin 1917 piloton pėr forcat ajrore turke. Pas kthimit nė Shqipėri, nė vitin 1917, bėhet njė nga nismėtarėt pėr ngritjen e aviacionit shqiptar.

Hysen Borovina
Lindi mė 19 maj 1922 nė Prishtinė. Nė moshėn shtatė vjeēare familja e tij vendoset nė Shqipėri. Nė vitin 1943 diplomohet nė Akademinė e Aviacionit nė Itali. Hysen Borovina dha njė ndihmesė tė madhe nė krijimin e aviacionit shqiptar pas ēlirimit.

Aerodromet shqiptare

Aerodromi i Tiranės
U ndėrtua pranė Kroit tė Shėn Gjergjit nė vitet '30. Ai ishte njė aerodrom modern, me dy hangarė tė mėdhenj, konstruksion metalik pėr strehim tė avionėve, me pistė betoni pėr ulje dhe ngritje, i elektrifikuar pėr fluturime natėn dhe i kanalizuar nė mėnyrė tė pėrsosur.

Aerodromi i Shijakut
Atė e quanin ndryshe Fusha e Belikut, u ndėrtua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndodhej nė perėndim tė qytetit, pranė fshatit Sleimaj. Ai pėrdorej pėr avionėt bombardues. Aerodromi kishte njė ofiēinė pėr riparime tė vogla tė rastit. Nuk kishte pistė betoni dhe fluturimet kryheshin nė fushė.

Aerodromi i Shkodrės
Ndodhej nė veri-lindje tė qytetit, nė Vukshqeraj dhe nė livadhet e Sulēe Bej Bushatit, sot fusha e Shtojt. Aerodromi kishte njė shesh tė vogėl tė betonuar pėr vendqėndrim, ai u ndėrtua nga italianėt nė vitin 1940. Nuk kishte asnjė ambient tė nevojshėm dhe pėrdorej vetėm nė ditė tė caktuara pėr transport pasagjerėsh.

Aerodromi i Kukėsit
Ndodhej nė mes tė rrugės Kukės-Bicaj dhe tė fshatit Shtiqen. Ulja dhe ngritja e avionėve kryhej nė fushė tė gjelbėr. Ambientet e tjera mungonin tėrėsisht. Aerodromi i Kukėsit u ndėrtua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga italianėt.

Aerodromi i Korēės
Shtrihej nė jug tė qytetit dhe nė perėndim tė fshatrave Mborje e Drenovė. Ai pėrdorej kryesisht pėr transport pasagjerėsh, por i mungonin ambientet pėrkatėse pėr kėtė funksion. Ulja dhe ngritja e avionėve kryhej nė fushė tė gjelbėr. Aerodromi i Korēės u ndėrtua nga austro-hungarezėt gjatė Luftės sė Parė Botėrore.

Aerodromi i Gjirokastrės
Ndodhej midis qytetit dhe fshatit Paleokastėr, pranė fshatit Ronaj. Pėrdorej mė shumė pėr transport. Ulja dhe ngritja bėhej nė fushė tė gjelbėr dhe mjediset e tjera mungonin. Aerodromi i Gjirokastrės u ndėrtua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga italianėt.

Aerodromi i Vlorės
Shtrihej nė perėndim tė qytetit. Mungonin mjediset e pėrshtatshme si dhe pista e betonit. Po nė kėtė qytet, pranė vendit tė quajtur "Uji i Ftohtė" gjendeshin ndėrtesat e aviacionit dhe ofiēina pėr riparimin e hidrovolanteve qė bazoheshin nė det aty pranė. Ai u ndėrtua nga italianėt nė vitin 1920.

Aerodromi i Rinasit
Ėshtė njė nga aeroportet mė modernė nė Shqipėri. Ai u ndėrtua nė vitin 1954, dhe funksioni i tij ishte si aerodrom ushtarak. Mė pas Aerodromi i Rinasit u kthye edhe nė aerodrom pėr uljen dhe ngritjen e avionėve civilė.

Aerodromi i Kuēovės
U ndėrtua nė vitin 1954 dhe ėshtė njė aerodrom ushtarak. Nė tė u vendos komanda e Regjimentit tė Parė tė Aviacionit Luftarak Reaktiv. Komandant i parė i kėtij regjimenti ishte piloti i njohur Niko Hoxha.

Aerodromi i Gjadrit
Aerodromi i Gjadrit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1975. Ai ėshtė aerodromi mė i ri i ndėrtuar nė Shqipėri. Aerodromi i Gjadrit u ndėrtua pėr uljen dhe ngritjen e avionėve ushtarakė dhe ishte njė nga mė modernėt e ushtrisė shqiptare.

Enter supporting content here

 
MIQĖVE TĖ MIJ AVIATORĖ
 
Kėtė website me foto dhe tregime pėr Aviacionin Luftarak Shqiptar, jua kushtoj me dashuri e repsekt tė gjithė atyre aviatorėve trima; pilotė dhe teknikė, heronj tė vėrtetė, tė cilėt provuanė tė sakrifikojnė gjithėēka, pėr qėllimin e lartė tė Mbrojtjes sė Atdheut.
Agim Bacelli
 
Copyright © 1998 - 2014 Agideba All Rights Reserved