Krijime tė Aviatorėve Shqiptarė

PHOTOS
Aviatoret Deshmore
NUK DUHEN HARRUARĖ
AVIACIONI LUFTARAK
LIDHJE
K O N T A K T I
AVIATORĖ
AVIONĖT TANĖ
GAZETA & REVSITA
TREGIME nga AGIM BACELLI
TREGIME nga AVIATORĖT
NGA BOTA
NJGJARJE & DATA
PĖRKUJTIMORE
HUMOR
MY BIOGRAPHY

FORCAT AJRORE SHQIPTARE

Krijime pėr Aviatorėt Shqiptarė

ANTIKOMUNISTI
 
Kushtuarė aviatorit veteran Bardhyl Lubonja
 
Nga Agustin Gjinaj

Me trup tė drejtė, i gjatė mbi 1 metėr e 90 centimetra, me flokė bjond me onde e tė krehura lart, me sy tė kaltėr e veshje shumė moderne, Bardhi Lubonja ishte njė nga figurat mė simpatike tė rinisė sė kryeqytetit shqiptar nė vitet ’70. Sportist prej shumė vitesh i klubit sportiv “Partizani”, njė nga atletėt shqiptarė mė tė shquar nė hedhjen e ēekiēit, njė njeri qė darkonte pothuajse ēdo natė te restorant “Vollga” apo “Drini”, siē u quajt ai nė ato vite, restoranti “ me dyer tė hapura” mė prestigjioz i kryeqytetit, (nė hotel “Dajti”, ku thuhej se gatuhej mė mirė se te “Drini”, lejoheshin vetėm tė huajt dhe sigurimsat), ishte gjithashtu edhe shumė i njohur pėr shumė kryeqytetas.

Ai ishte njė figurė e njohur dhe simpatike edhe pėr faktin se ishte njė pilot i Rinasit, madje krejt i veēantė. Kishte studiuar pėr pilot nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe ishte specializuar pėr supersonikun MIG-21 nė Republikėn e Kinės.

Bardhi nuk ishte shumė i hapur me shokėt, ishte tejet i matur, deri edhe i ndrojtur, nuk preferonte teprimet me alkoolin, ishte shumė i rregullt e i pastėr, tepėr sqimatar pėr veshje, pėr tė cilėn nuk kursehej. Vishej gjithnjė me rroba qė dalloheshin qė ishin tė jashtme, qė nė ngjyrat e deri te modeli dhe qepja elegante. Ai rridhte nga njė familje patriotike, por nė gjendje tė mirė ekonomike, qė kishte luftuar me armė nė dorė kundėr pushtuesit tė vendit nė vitet e LANĒ-it.

Kjo luftė ishte nė njė farė mėnyre “kleēka” qė ai mė mirė se kushdo e dinte, qė e bėnte atė tė ishte i mbyllur e tė mos shpėrthente me atė tė qeshurėn e tij gjithė shpirt, qė e kishte karakteristike, tė qeshur tė cilėn jo rrallė u detyrua ta frenonte. Motra e Bardhit, nė mos gaboj Antoneta, njė ish-partizane e brigadave partizane, ishte e martuar mė Nexhip Vinēanin, me tė cilin ishin njohur nė luftė. Ai kishte qenė zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Kombėtare, kur atė e drejtonte Mehmet Shehu. Siē do ta pėrmendte nė njė nga veprat e tij Enver Hoxha, gjatė njė banketi nė njė amabasadė, Nexhip Vinēani i kishte shprehur pakėnaqėsinė Mehmet Shehu, pėr paaftėsinė e Beqir Ballukut, njeriut qė partia kishte dėrguar nė Shtabin e Pėrgjithshėm nė vend tė Mehmet Shehut.

“Prirje karrieriste”- cilėsimi qė Enver Hoxha i bėri Nexhip Vinēanit pas raportimit qė ai mori nga Mehmet Shehu, ishin tė mjaftueshme pėr ta larguar Nexhipin pėrgjithmonė nga ushtria. Megjithėse ai nuk u burgos, por drejtoi njė nga ndėrmarrjet mė tė mėdha tė vendit, siē ishte ajo e bonifikimeve, masa e marrė nga partia karshi tij, ishte e mjaftueshme pėr t’i kufizuar takimet e Bardhit me familjen e motrės sė tij. Diku aty nga mesi i viteve ‘70, Nexhip Vinēani u shtrua nė spital, ku ndėr vizitorėt, qė janė tė shumtė nė tė tilla raste, ishte edhe Bardhi. Ishte koha kur Enver Hoxha kishte mbajtur njė varg fjalimesh kundra llojeve tė ndryshėm tė armiqve tė klasės nė tė gjithė sektorėt e jetės sė vendit, nė ekonomi, nė kulturė, art, ushtri, Ministrinė e Punėve tė Brendshme, etj. Nė njė nga kėto fjalime ai ishte kujtuar tė thoshte si shkarazi shprehjen, ”njerėz me biografi tė dyshimtė si Nexhip Vinēani”, shėrbyen pėr tė marrė masat edhe kundra kunatit tė tij, Bardhit. Fill pas saj, atė e pėrjashtuan nga partia dhe i hoqėn tė drejtėn e fluturimit.

E caktuan instruktor tė pėrgatitjes fizike nė Bazėn Ajrore nė Gjadėr, ku shėrbeu pėr disa vjet radhazi. I dėnuar pėr njė problem, qė sot ėshtė absurd tė mendohet, por qė edhe nė atė kohė dukej pak a shumė si i tillė, Bardhi u mbyll edhe mė shumė nė vetevete, ndėrsa natyrisht brenda tij ndjehej tepėr i pakėnaqur e i revoltuar. Gjithėsesi, nė njė farė mėnyre mund tė thuash se ai pati fat, krahasuar me raste tė tjera tė ngjashme. Nėse tė hiqnin nga njė repart, ndėrmarrje apo qytet me motivacionin “Pėr zbutje tė luftės sė klasave”, do tė thotė tė ishe si njė njeri me sėmundjen e lebrės nė fillimet e saj, ku askush nuk guxonte tė afrohej. Shumica e njerėzve e vlerėsonin Bardhin si njeriun e mirė qė kishin njohur nė vite e vite, kur ai kishte fluturuar me ta.

Ishte viti 1989, kur njė grup ushtarakėsh tė Bazės Ajrore tė Gjadrit, na caktuan pėr tė marrė pjesė nė paradėn ushtarake tė 45-vjetorit tė Ēlirimit tė Shqipėrisė, e fundit e organizuar nga shteti monist. Pėrgatiteshim nė Tiranė, e cila nė atė kohė vlonte nga fjalėt pėr tė metat e qeverisjes, mungesat e shumta nė treg, pėr bllokmenėt e curufjasur, pėr zhvillimet nė vendet e tjera tė Lindjes etj. Larg familjeve, netėt i kalonim zakonisht sė bashku nė ndonjė klub apo restorant. Nė njė nga kėto netė, ndėrsa ishim duke shėtitur me Bardhin dhe Eduard Ushon, njė oficer i ri i posardhur nė Gjadė, takuam dy artistė, Gėzim Kamen, vėllain e njė piloti dhe Kastriot Ēaushin. U futėm diku te njė nga klubet e Pallatit tė Madh tė Kulturės dhe ia shtruam vėnēe me konjak e “politikė”. Temat e nxehta tė asaj periudhe e bėnin mė pak tė ndjeshėm efektin e alkooilt, ndėrsa ky i fundit e bėntė mė tė hapur dhe pa frikė bisedėn.

Ishte afėr mesit tė natės, kur vendosėm tė shkojmė nė tavernėn e 15-katėshit, megjithėse e dinim se ishte e lejuar vetėm pėr tė huajt. (“Ndalohet hyrja pėr qentė dhe vendasit”, s’mbaj mėnd pėr cilin vend thuhej, por kėshtu ishte edhe nė Shqipėri). Sot mund ta kem tė lehtė tė shkruaj se donim tė protestonim kundėr regjimit, por gjithėsesi nuk mund tė them se nuk kishte njė farė proteste nė kėtė vendim tonin. Nė hollin e hotelit u ēuditėn kur na panė nė atė orė tė natės, por nuk doli njeri tė na ndalonte.

Para hyrjes pėr nė tavernė, dėgjuam muzikė popullore dhe dikė qė kėndonte. Nė minihollin para derės sė tavernės, po prisnin disa artistė tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve e Valleve Popullore tė veshur me kostume kombėtare, qė mesa duket prisnin radhėn pėr tė interpretuar. Nė tavernė ata po jepnin njė koncert, megjithėse salla ishte pothuajse bosh, por me sa duket ata pak persona qė ishin tė pranishėm duhet tė ishin tė rėndėsishėm pėr qeverinė e shtetin tonė. Vetėm nė dy tavolina kishte nga tre-katėr vetė, ndėrsa nė fund tė saj ishte njė ēift qė po fėrkoheshin e lėpiheshin. Nė tavolinėn e parė, atė farė afėr banakut ishte ulur e po rrinte Artisti i Popullit Ibrahim Tukiēi, i vetmi qė e kishin lejuar tė rrinte nė sallė, por qė nuk kishte asgjė pėrpara tij pėr tė pirė. Porositėm diēka pėr ta pirė nė banak. Banakieri dhe kamarieri ndjeheshin ngushtė, ishin si tė ēoroditur, hidhnin vėshtrimin gjithnjė nga dera me shpresėn se mos mė nė fund do tė vinte dikush tė na thonte tė dalim jashtė, ose tė paktėn ta merret vesh qė nuk na kishin futur ata brenda.

Mbas pak vendosėm tė ikim, por para se tė paguanim Bardhi porosita edhe njė pije tjetėr. E mori gotėn nė dorė dhe u drejtua te tavolina e Ibrahim Tukiēit. “Mirėmbrėma, - i tha Bardhi me sjelljen e tij karakteristike tepėr tė edukuar dhe zėrin e ngrohtė. Pini ju lutem, mjeshtėr diēka nga ne sonte.”

Artisti i madh u duk se u zu ngushtė, por gjithėsesi tha me njė shkodranishte tė kėndshme “T’falemneres!”, mori gotėn, e ngriti lart, na u drejtua edhe ne, tha pėrsėri ”Falemneres” dhe e vuri nė buzė.

Para se tė largohej, Bardhi i zgjati dorėn dhe i tha: “Ne jemi nga ata qė, ju kemi duartrokitur gjithė jetėn pėr zėrin e mrekullueshėm, por asnjėherė nuk kishim patur rast t’ju shohin kaq afėr dhe kaq tė vetmuar. Natėn e mirė!”.

Dolėm pėrjashta, dhe ndjemė erėn e ftohtė tė natės sė njė nėntori, qė dukej se po vinte i acartė. Po qeshnim pėr gjithė ē’kishim bėrė, pėr njė natė krejt ndryshe, ndoshta me andralla nė ditėt e mėpastajme. U nisėm nė drejtim tė rrugės sė Dibrės, pėr tė bėrė edhe njė herė, “Unazėn e Vogėl” siē quhej rruga nga 15-katėshi nė drejtim tė MAPO-s apo tė “Pallatit tė dy gjenive”, Kadaresė e Agollit, drejt “Kepit mė fal”, nė kthesėn e udhėkryqit ku njerėzit pėrplaseshin vazhdimisht, pastaj nga 9-katėshet nė ndėrtim, ktheheshe te Biblioteka Kombėtare, para Pallatit tė Kulturės e vije pėrsėri tė hotel “Tirana. E gjithė kjo rrugė zgjaste 9 minuta.

Nuk kishim bėrė as disa metra, kur Artisti i Popullit Ibrahim Tukiēi, doli nė derėn e jashtme tė 15-katėshit dhe po debatonte me njė tė panjohur. Nė natėn e ftohtė dhe pa snjė lėvizje, zėrat dėgjoheshin qartėsisht.

- “Keni rradhėn tashti pėr tė kenduar profesor”, -po i thoshte i paidentifikuari, qė mesa dukej, duhet tė ishte njė nga pėrgjegjėsit e ansamblit.

-“Nuk dua tė kėndoj mė aty”, - tha prerė artisti. Ngriti pak jakėn e pardesysė dhe si pėr ta siguruar pėrgjegjėsin e tij, shtoi: “Dhe jo vetėm sonte, por asnjė natė tjetėr nuk do tė kėndoj nė koncerte tė tilla”, dhe u nis tė ikte.

-“Ju latė edhe gotėn pa pirė”, - u dėgjua zėri i tjetrit, tashmė me njė ton lutės, ndoshta me shpresėn e fundit pėr tė kthyer artistin.

-“Pėr atė gotė mė vjen me tė vėrtetė keq”, - tha artisti dhe vazhdoi rrugėn.

Vazhduam tė ecim nė natėn e ftohtė pa folur, deri sa Bardhi tha: ”Shumė njerėz kanė pėr tė ikur kėshtu nga komunizmi, pėr tė mos u poshtėruar prej tij”.
RIZA LAHI

 BABACE FAIKU, GUERILASI “LLASTIKU”, KOMANDANTI I PARĖ I AVIACIONIT SHQIPTAR

 

Sipas bisedės me veteranin e LNĒL, Mesaret Faiku,

bashkėshortja e pilotit tė vdekur Babaēe Faiku

 

“Llastiku”…

 Me hapat e vegjėl dhe tė shpejtė, trupvogėl, duke pėrfshirė nė retinėn e syve tė tij  gjithēka pėrqark vetėm me njė vėshtrim prej kacaku: ai qė mefshtėsohej si njė fėmijė jetim vetėm kur bėhej fjalė pėr interesa tė ngushta personale, ndėrsa pyeste vetėm kokėn e vet kur barriera gjithfarėshe ende vazhdonin tė pengonin pėr ndonjė plan qė kishte sajuar mendja e tij e saktė si njė minė, por qė nuk priste sa t’u vinte fitili tė gjithėve; njė vlonjat qė nuk i dilte asnjėherė koha pėr tu mburrur pasi e konsideeronte gjithcka qė kish bėrė qoftė edhe njė ditė mė parė si ushtar qė ishte vrarė tanimė, ja, ky ka qenė komandanti i parė i aviacionit shqiptar Babaēe Faiku - i dėnuar me vdekje nė vitin 1942 si atentatro i njėsive guerile tė Vlorės, i plagosur rėndė nė vitin 1943, por qė refuzon kategorikisht tė largohet nga radhėt e Brigadės VS pėr krijimin e sė cilės kishte qenė nga mė aktivėt, njė kursant shqiptar pėr pilot qė rusėt refzojnė ta pranojnė nė fillim pėr arsye tė trupit tė tij tė shkurtėr, “shtoporniku” i parė shqiptar…

Zj. Mesarete tanimė ėshtė njė grua e moshuar, ajo ende ka nė buzė njė plagė qė pėr ēdokėnd nga vajzat e reja sot do tė quhej njė shėmti.

 Ėshė njė kujtim nga lufta…

Ģsha e shėmtuar dhe mė vinte trup tė hapja gojėn  dhe flisja … flisja vetėm me shenja. Ndodhesha me dhjetra partizanė tė tjerė nė njė spital ushtarak tė Beogradit. Ndodheshim atje me ndėrhyrjen e mjekėve aleatė anglo/amerikanė. Ishte viti 1946 dhe njė ditė, pamė tė na vinin pėr vizitė dy studentė pėr pilotė ish partizanė”. “O, ishte edhe njė arsye tjetėr. Sidomos pėr Babaēen. Me ne e shtruar ishte edhe njė vajzė qė tėrė jetėn e saj ka qenė si e motra e Babaēes e qė quhej Ervehe Gorishti. Ehh. Ishte luftė. Mė kupton. Luftė! Pra, ndjenja njerėzore dhe egėrsi bishash. Kishte qenė e pamundur pėr ta tėrhequr Ervehenė e plagosur rėndė qė nga rrėza e humnerės, sė cilės partizanėt duhej vetėm qė t’i ngjiteshin sa mė shpejt. Duhej ngjitur detyrimisht humnera, gjė e cila ishte e pamundur pothuasje i vetėm e me armatim e jo mė duke i patur njė njeri nė shpinė. Ishalla shpėtonte, e shkreta vajzė ishalla ishalla. Oh jo kėshtu pėr “Llastikun”.

Babaēe Faiku zbriti dhe njė herė nėpėr humnerė dhe e mori vajzėn mbi shpinė pėr lart duke i shpėtuar pėr mrekulli plumbave tė armikut mrekulli qė i dha krahė hija e plumbave tė shokėve.

Pilotėt e talentuar, me trupin e vet sensibėl, gjithė nerva e muskuj, - sensibėl ndaj ēdo evoluimi tė aeroplanit e ndaj ēdo ngacmimi, sigurisht qė kėshtu e kanė edhe shpirtin packa nga humori i mirė qė kanė zakonisht, siē e kanė poetėt; ja kėshtu ishte edhe Babaēja, i cili dinte pėrmendėsh pasazhe tė tėra nga “Lahuta e Malėsisė” dhe ka lėnė njė bibliotekė tė mrekullueshme pas vdekjes nė shttėpi e njė takėm librash kujtim i shkollės “Halim Xhelo”. Kėshtu, siē duket, befas kish rėnė nė dashur me partizanen e mitur, e cila kishte marrė damkėn e shėmtimit nė buzė, nė gojė, e siē po e tregonin sytė e saj do ta mbante pėr jetė (por, nė tė vėretė Mesaretja ėshtė njė plakė e bukur dhe fisnike e plaga e mbyllur nė buzė animė i ngjet njė myhyri pre floriri).

Vėrtet. Faiku kishte dalė nė mal pėr t’i falur jetėn popullit.

 E si tė mos i falte dashurinė e tij tė virgjėr njė perrije partizane qė e kish kėrkur pėr  “Dasmėn e tij” njė plumb nazist?

Tanimė ėshtė bėrė pothuasje proverbial fluturimi natėn e nė kushte tė vėshtira meterologjike tė Babaēe Faikut dhe Hamit Ulqinakut qė nga Bari i Italisė pėr nė Atdhe nė atė fundnėntorin dramatik tė 1960-ės; fluturim qė meteorologėt dhe pilotėt italianė kėmbėngulėn shumė qė tė mos bėhej pėr arsye tė ajrit tepėr tradhėtar tė asaj nate. Mirėpo, bashkėshortja besnike e pilotit tirm qė, deri sa vdiq me 7 maj 1997, i dilte gjithmonė gjumi nė orėn 03 tė mėngjesit, siē i kishte dalė, obliguar nga detyra gjatė tėrė jetės fluturuese, kujton njė fakt tė cilin e dinė vetėm pak njerėz. Edhe tani…

“Babaēja kishte mjaft shoqėri me Fariun (Bubėsin) Edipin e Dashamirin (vėllezėrit Ohri); natyrisht edhe me Nikon qė vdiq herėt. Njėi prej tyre Fariu… Eh, i shkreti vdiq edhe ai. Sa shumė gjėra qė dinte pėr aviacionin. Po ju lėnė shokėt njėri pas tjetrit duke marrė nė varr kaq gjėra me vete.

… Babaēja asgjė nuk mė tregonte se ēfarė bėhej nė punė.

 Fariu si shok qė e kisha edhe unė, mė llafoste pėr tim shoq…

 Befas im shoq erdhi nė shtėpi i mėrzitur, njė mėrzi qė nuk po i hiqej as tė nesėrmen.

“ O Fari, t’u bėftė motra, ēka ngjarė…Ulu, pi njė kafe e mė trego…T’u bėftė motra, c’I ka ngjarė buurit tim…Asnjė fjalė nuk mė tregon”

“ Babaēja ka bėrė njė akt tė mrekullueshėm patriotik dhe profesional, Mesaret,  por rrezikohet tė ndėshkohet rėndė, problemi thonė do tė shkojė deri lart”.

Babaēes i ishte fikur motorri i aeroplanit kur po kthehej nga Moska, nė territorin e Jugosllavisė dhe e vetmja mundėsi shpėtimi ishte ulja nė njė aerodrom jugosllav. “Nuk marr urdhėra nga ti as pėr t’u ulur nė Jugosllavi, as pėr asgjė. Le tė mi japė urdhėrat Ministri im i Mbrojtjes”, kėshtu i kishte thėnė rusit Babaēja dhe … arriti tė ulej paq nė aerodromin e Bukureshit. Ja qė kishte patur edhe njė zgjidhje tjetėr. Gjithėsesi…     Fariu, erdhi e mė tregoi se me tė vėrtetė puna e Babaēes kish vajtur deri tek “njėshi” i shtetit, te vetė Enver Hoxha. Ky I fundit, , si e kishte dėgjuar me kujdes problemin , si e kish vlerėsuar edhe mėnyrėn arrogante tė sjelljes  nė ajėr tė pilotti vlonjat me kėshilltarin e stėrfuqishėm sovjetik, gjė qė mund tė konsiderohej skandal shtetėror,  e kish mbyllur  “problemin madhor” me fjalėt:

“Epo…Babace, hesapi!   Ne  tė gjithė ia dimė kokėn Babaēes”.

Pas prishjes me rusėt, Shqipėria ngriti shkollėn e vet tė aviacionit, shkollė qė disa vende tė tjera nuk e kishin ende. Ishte periudhė bllokade dhe ku kishte fonde pėr njė “lluks” si ky? Diritat e fondeve pėr tė ngriutr shkollėn ishin tė shuara tė gjitha, veēse jo pėr “Llastikun”…

Babaēja, ky lugat i punės, grumbullonte pa njė dyshkė nė xhepin e “shkollės” materiale gjithandej nėpėr ndėrmarrjet e Vlorės dhe pastaj, si i sillte, hiqte vetė rrobat dhe i hynte lopatės, si njė buldozer. E le tė guxonin tė mos punonin tė tjerėt, sė paku aq sa punonte ai, qė dinte aq bukur e aq me tė qeshur tė nxiste njerėzit pėr tė derdhur djersė.

Babaēe Faiku e priti daljen nė pension i pezmatuar. Megjithėse personalitetet e kohės propuzuan njė vend me rėndėsi nė “Frontin Demokratik”, ai u kėrkjo atyre vetėm “Fluturim ose pensionin”.

Por “fluturimi” binte nė kundėrshtim tė plotė me konkluzionin e ndjerrė me dhembje nga komisioni shtetėror medikolegal.

Nė ēastet e fundit tė jetės Babaēe Faiku ka derdhur pika lotėsh nga sytė dhe ka mėrmėritur emrin e mbesės pesė vjeē. Amantia.

Dhe i ka pushuar zemra.

KULLA E FLUTURIMIT QE NXITON NEPER TIRANE

Aviatori dhe sportisti i njohur Masar Aga, nje figure e gjalle dhe e nderuar e aviacionit shqiptar.Edhe sot e kesaj dite, atij i hapen dyert ngado. Sikur ishte i ri edhe ne Jugosllavi dhe BS.Ketij tiranasi, pas deshtimeve, iu besua pergatitja e dokumenteve dhe afirmimi shteteror i shoqates "Aviatori". Dhe ai e realizoi. Kush tjeter mund ta realizonte ate? Ne vitin 1996? Kur nen dhe apo edhe hapur aviatoret akuzoheshin si simpatizante te Enver Hoxhes?

Nga Riza Lahi


Karizma e aviatorit qe kemi zgjedhur sot, nuk qendron tek oret e panumerta ne guidimin e aeroplaneve ka te tjere, madje edhe tiranas, qe kane dale ne pension me reaktiv.

Nuk qendron edhe te ndonje akt spektakolar disaminutesh qe te kete bere ai tiranasi Bilal Sina fare i ri, 22 23 vjec, la me gjak te ngrire nje aerodrom te tere plot me burra derisa beri te mundur uljen e reaktivit me motorin e vetem te fikur ne lartesine 6000 m. Tiranasi tjeter, Bilal Josa, ka djegur tankun mu para syve te Enver Hoxhes e te tribunes plot, duke hapur zjarr ne piken e fundit te "Lakut te Nestorovit" nje unaze mjeshterore vertikale. Edhe keto 2 3 raste qe permendem, jane pothuajse anonime ne luzmen e panumert te jetes tiranase. Por jo Masar Aga.

I gjate gati dy metra me pellembe viganesh, me te qeshuren prej katallani te gojes ne perputhje te plote me ligjin e "korelacionit te rritjes", ate mund ta shohesh edhe tani rreth moshes 80 vjecare, duke i rene Tiranes anembane, zakonisht me bicikleten qe e nget me ambicjen e nje djaloshi. Me syte ngjyre plumbi dhe prej nje volejbollisti ngaterrestar, ai s'pushon se treguari episode nga te fluturimit.

Atij i hapen dyert ngado. Sigurisht kjo perzjerje gjithandej, mbase edhe nuk para u pelqen disa kolegeve te tij te dale ne pension, aviatore shume te njohur edhe ata. Por, askush nga "oponentet" e tij deri me sot nuk ka vene aspak ne dyshim dashurine e tij per pilotet e cfaredomoshe. Ketij tiranasi, pas deshtimeve, iu besua pergatitja e dokumenteve dhe afirmimi shteteror i shoqates "Aviatori". Dhe ai e realizoi.

Kush tjeter mund ta realizonte ate? Ne vitin 1996? Kur nen dhe apo edhe hapur aviatoret akuzoheshin si simpatizante te Enver Hoxhes? Masari ka qene sportist shumeplanesh. Ai eshte mesuar me tifoze. Pothuajse ne te 34 katastrofat ajrore qe ka pesuar aviacioni yne, Masari ka qene prezent ne familjet fatkeqe, ne ceremonite e varrimit e deri ne varrezat, ashtu nje koke me i larte nga te gjithe dhe me syte e plumbte prej volejbollisti sherrxhi te mbushur me lot.

Aviatoret e pare, u cuan ne Jugosllavi
E verteta eshte se aviatoret e pare u cuan per t'u pergatitur ne Jugosllavi. Ishte viti 1945.

Per t'u ingranuar ne "aristokraci", sic ishte aeronautika per bijte e barinjve, bujqve a ndonje qytetari shqiptar, qe te gjithe te sapodale nga nje lufte 5 vjecare e nje populli 80 % fshatar e 80 % analfabet, sigurisht qe ka patur mjaft ashpersira. Masar Aga permend kete liste, ish partizane, qe shkuan ne Jugosllavi: Babace Faiku, Niko Hoxha, Fari Bubsi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi dhe vete ai.

Ndonje muaj me pare kishin zene bangat e shkolles se aviatoreve atje Edip Ohri, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Dilaver Radeshi. Ishin edhe Vasil Gjikondi, Beqir Dibra, Koco Karoli, Zenel Minarolli e ndonje tjeter. Ky grup i madh ka studiuar aeronautiken jugosllave deri ne vitin 1948, saktesisht me 17 korrik; specializuar vetem per nje tip te thjeshte aeroplani JAK 3, si edhe nje pjese per shturmane bombardues apo avione transporti.

Asnjeri nga keta aviatore, nje pjese te te cileve kam patur nderin t'i njoh personalisht, nuk prononcohet ne ka patur diference te theksuar kulture mes atyre dhe studenteve te tjere, ta zeme serbe. Pilotet duhet te jene edhe sportiste te gjithanshem me kete kerkese u njohen djemte qe ne fillim. Dhe me instruktore serbe. Ishte Masari. Me i gjati nga te gjithe dhe me furi tiranasish.

Tashme, tiranasi me te folmen e palatuar tiranase edhe sot e qe i tingellon aq bukur, nuk kishte asnje konkurent ne kercim se larti, jo vetem ne akademine "Vojno Vozduhopllovnoe Akademia", por as ne Vojvodine. Ai shkelqente ne volejboll. Kushedi se sa do te jete gezuar e mburrur aviatori me shtat te shkurter i ketij grupi, labi luftarak Babace Faiku, kur Masar Aga pranoi me jashtezakonisht lumturi propozimin per te qene ne peseshen e basketbollit te ekipit te aviacionit luftarak jugosllav.

Gjate stervitjeve ajrore, mes ketij grupi te bukur djemsh te ardhur ne aviacion qenga kakaritjet e mitrolozeve te Luftes se Dyte Boterore, njeri dha jeten.Ishte kosovari Ibish Vokshi, qe do te niste serine e dhimbshme te 34 deshmoreve te aviacionit shqiptar.

U deshen keto flijime qe te ngrihej hap pas hapi keshtjella madhoshe e aviacionit tone luftarak, keshtjelle e cila, ne vitet '80, arriti te ishte krejtesisht kompetitive me te sillojtat e saj serbe, greke apo italiane.

Edhe tre vite te tjere ne BS
Edhe tre vite te tjere ne BS. Nga viti 1948 deri ne vitin 1951. Vetem me nje tip aeroplani JAK 3 shin, qe eshte luftarak i pajisur me predha dhe bomba. Me JAK 3 shin me te cilin kishte rene Ibish Vokshi...

Nje tip te perafert me te, vecse pa asnje lloj armatimi, me pas, do te perfundohej ne shkollen shqiptare te Aviacionit vetem per nje vit. Aga kujton keta djem te nisnin aventuren ajrore ne emer te Shqiperise, duke fluturuar permbi stepat ruse: Babace Faiku,Irakli Grazhdani, Pertef Myftari, Hasan Shyti, Estref Shehu, Mati Baba, Vas Kosti, Peco Polena, Vasil Trasha, Thanas Gjiknuri, Vasil Gjikondi, Zenel Minarolli, Areteo Ikonomi ( pergjegjes grupi), Mili Gerbizi. Kur do te kthehej ne atdhe, per te krijuar aviacionin shqiptar, ky grup do degjonte kete kompliment te merituar para rreshtit nga komandanti i "Okrugut" Rostov:" Do te isha i lumtur te fluturoja tere jeten mes "orlave" shqiptare".

Si u krijua reparti i aviancionit?
Masar Aga kembengul: "Nji dite marsi 1951, n'emen t'Partise e t'Qeverise, na therriti Mehmet Shehu dhe na komunikoi detyren: "Te organizohet reparti i pare i aviacionit.

Me 1 maj, du qi pese aeroplana t'flutrojne mi Tirone!" Ishim: Babacja, Vasil Trasha, Braho Kuci, una ene Mit'hat Gjondedaj, si shef sigurimi. Shehu na percolli me keto fjale : "Qielli i Shqipnise duhet t'jet i paster, sic osht e paster Partia e Punes!". Peseshja qi flutroi mi Tirone ka kene Babace Faiku, Peco Polena, Masar Aga, Vasil Trasha dhe Thanas Gjiknuri.

Teknik aeroplanash kina pas Andon Koroveshin. Kurse me 24 prill 1951, piloti i pare qe u ngrit n'ajer ka kene trimi korcar Peco Polena". Kushdo qe shkon ne Rinas, veren edhe kufomat e kater IL 14 eve te mbetura atje. Secili nga ata mund te kryente fare mire intineraret qe kreu firma private ADA Air. Ata u menaxhuan nga strukturat shteterore te pas '90 es ne menyre te menxyrshme.

Nese 3 nga IL 14 erdhen nga Kina dhe u montuan nga ekipe te perbashket kino shqiptare, i katerti, apo i pari, me numer bordi 15 09, ka nje histori me vete. Ai erdhi ne Shqiperi si dhurate e qeverise sovjetike per udheheqjen shqiptare; erdhi ne vitin 1957 duke qene nga avionet me moderne te kohes.

Sigurisht qe u perzgjodhen aviatoret e presupozuar nga me te miret. IL 14, me pilote Babace Faikun e Hamit Ulqinakun, me shturman Masar Agen, teknik Daut Gurabardhin dhe radist Masar Binaj, nisi keshtu historine e fluturimeve; fluturime te rrethuara plot admirim qe nga aviatoret e tjere e deri te komshinjte apo ilakate e aviatoreve.

Nje nga kulmet e IL 14 me numer bordi 15 09, eshte konsideruar fluturimi ne kushte te veshtira metereologjike qe nga baza italiane e Brindisit per ne Rinas.

Krenaria e Klubit Sportiv "Partizani"
Masar Aga e ka fotografine e tij ne Klubin Sportiv "Partizani", si njeri prej individeve qe perben krenarine e ketij klubi sportiv, i cili, aktualisht, pervec emrit, nuk i dihet se cfare lidhjeje ka me me ushtrine. Ai si asnje pilot deri tani, ka shkelqyer ne shkalle kombetare ne sporte.

Aga ka thyer 4 rekorde kombetare te paraluftes ne 10 garesh. Ka thyer garen e kercimit se larti ne 1958 nga 1m e 77 cm ne nje cm me shume, duke e gezuar me shpirt rekordmentin e eckaluar. Masari, kete e dine pak, ka qene trajner edhe ne BS, ne qytetin Ljubed. Per 15 vite ai ka qene kryetar i kolegjit te arbitrave.

Mbase kjo jete intensive qe ka bere edhe me sport, ka ndikuar shume qe edhe sot, 80 vjec, ai te rende rruge me rruge me bicikleten e tij dhe zyre me zyre me te foluren e tij bucitese tiranase, vecse per hallet e te tjereve. Tanime, sidomos piloteve.

Masari ka drejtuar volejbollin ne Federaten Shqiptare te Sporteve, por shpesh, ka qene i ngarkuar edhe me pingpongun e shahun. Me shahun, nga i cili, nje dite do t'i dilte nje lepur i madh. Nje shans qe e beri te hynte ne histori. Nga ajo dericke e vogel e "shahut", ai beri te munduren qe te niste sulmin e trete per themelimin e shoqates "Aviatori" dhe afirmimin e fuqise se saj te kurorat e nje piloti deshmor.

Ja se si e tregon kete histori ai, pas garancise se plote rreth episodeve si ne vjershe te disa prej trofeve sportive. Aviatoret kishin kohe qe nuk mblidheshin me te festonin ate 24 prill qe tanime eshte bere tradite. Me te ngrena e te pira, me fjale pershendetjeje, me perkujtimore... "Mu m'vinte shume keq qe nuk u festote ma 24 prilli. Gjithcka kishte mbyt pesimizmi, merzija dhe llafet te klubi i Shtepise se Oficereve".
Masar Aga tregon te kete ndeshur nje dite ne presidence bash me Ministrin e Mbrojtjes

Safet Zhulali.
"Pse, ti je ai Masar Aga?"
"Una!... Kom qejf me ta bo i vizit ne zyre".
"Per Masar Agen dyert jane te hapura. Po te pres te henen" i eshte pergjigjur Zhulali duke e pare nga poshte si te shihte majen e nje xhamie.
Ne takimin me shahistin e dikurshem, Masari, sigurisht qe duhet t'i kete treguar se ishte "pilot klasi e shturman klasi" ( se, sportist, po e po), se dinte aq gjuhe te huaja e se kryesonte shoqaten e sportisteve veterane te Shqiperise.

Ai i ka thene Ministrit te Mbrojtjes edhe sic tregon vete se "Jom ushtarak qysh n'41 ... Jom ushtarak ma pare, masanej sportist... Ushtria nuk ka ma nevoje per mu, se jom pensionist". Ne kete takim ai nuk ia ka permendur ministrit "Shoqaten Aviatori" ne tentative, ama, duke dale nga dera e Ministrise se Mbrojtjes, ka qene i bindur qe fale simpatise personale te ministrit per te, ai s'kishte si t'i kundershtonte me dokumentat e shoqates.

"Ma vone, bisedova me shok't. U mblodhem e bome nji statut per shoqaten "Aviatori" mbi bazen e statutit te shoqates qe drejtoj una. Dhe ... e cum ne gjykate... Njat'here sapo kishte dale ligji i ri qe nuk kishte nevoje te kalojshin dokumentat ne Ministrine e Mbrojtjes. Mirepo, ia kisha friken, jo vetem una, por te gjithe se mjaftote nji telefonate ka "lart" ene nuk e miratote shoqaten gjykata...

U thash shokeve me e mbajt sekret, se perndryshe u dogjem. Mbas 20 diteve, mbasi erdh edhe sekretarja e gjyqit prej lejes, u miratu shoqata, ene una u thash shokve "Bertitni tash, sa t'mundni!! Shoqata "Aviatori" o kriju tashma". Shahisti Safet Zhulali, qe sigurishit qe mund te qe informuar per "sekretin" qe kryesonte Aga, nuk beri asnje perpjekje per nje tjeter sterkembse ndaj ketyre pensionisteve me nje rini te kaluar neper lavdi.

 Vangjel Ēondi

 

*             *            *

 

   Cila ėshtė ecuria e pilotit qė u ka mbėrthyer e kontrolluar rripat e sediljeve tė helikopterit dhe i ka guiduar anembanė koridoreve ajrore tė Atdheut e nė kushte gjithfarėshe moti  presidentėt shqiptar Ramiz Alina, Sali Berisha, Rexhep Meidani  e Alfred Moisiu? Cili ėshtė shpėthimi profesional i kėtij njeriu ende me pamje djaloshi e me reflekse akrobati tė lartėsive i cili, nė vėnd qė tė krekoset, preferon tė zėrė njė qosh diku?

Qė nė vėnd qė tė alarmohet, qeshė duke u pėrqėndruar edhe njė herė si njė shqarth? Qė, nė vėnd qė tė buēasė duke shtėrnguar dhėmbėt, pėrpiqet tė gjejė koridorin e vetėm tė mundėshėm pėr t'u marrė vesh edhe njė herė?

Qė nė vėnd t'u kėrkonte presidentėve ēfardo lloj privilegji, ta zėmė, diēka mė tepėr sesa njė dhomė e njė guzhinė, ndonjė bursė pėr fėmijėt, ndonjė vajtje pėr pushime nė Greqi ku shkojnė ēdo vit njerėz tė aviacionit pėr pushime gratis (siē duket sipas ndonjė marrėveshtjeje interesante), nuk ka bėrė as edhe lejet e zakonėshme, asnjė vit, qė nė kohėn e presidentit tė fundit  komunist?

      Nė njė rrafshinė ideale tė fshatit tė Tiranės Farkė,  rrethuar nga kodra tė gjelbra pėrherė prej koēimareve dhe ullinjve, ndodhet regjimenti ynė luftarak i helikopterėve i ngritur nė fund tė viteve gjashtėdhjetė dhe me pjesėn mė tė madhe tė pilotėve dhe teknikėve nė moshėn e tė pamartuarve. Nė atė vėrshim vorbulla - vorbulla tė vrulleve, furive, ėndėrrave, ambicieve, pėrplasjeve, qejfprishjeve, pėrkujdesjeve, egoizmave, mirėsive, ligėsive tė shpirtit, bėrrylave, dijeve, vetmive, sporteve; nė atė vėrshim  prepotence, profesionalizmi, megallomanie, arti, sharjesh, lėvdatash, krahinalizmi, idealizmi, ballafaqimesh me teknikėn, natyrėn, urdhėrat, sprovat nga mė tė thjeshtat deri te mė tė befasishmet, piloti qė kemi nė laboratorin tonė, mundi tė shquhej. Nė fillim nė "stėrvitjen nė tokė", ku nė startin e menjėherėshėm tė gjithė atyre djemave tė rinj, ai kishte edhe pėrvojėn e dashurisė pėr "hekurat" e "teknikėn" tė dy vėllezėrve.

 

" Unė e njoh MI – 4 ėn  nė detale, edhe mė mirė nga "Ekuareli" ("Equariel - AS 350 B, tė blerė nė Francė), edhe mė mirė nga "Belli" (BELL 222U, me dy motorrė, prodhim amerikan i blerė nė Suedi)...Hehehe, hahesha me shokėt e mi tė rinisė sė parė, teknikė tė mrekullueshėm tė helokpterėve si Shyqyri Berishėn, Nazmi Sutin, Nuri Vlashin¼”, kujton Vangjel Ēondi, qė arriti tė ēante drejt tė dy tipave tė tjerė pas MI 4  sė rėndė, tė fuqishme si njė ari dhe tė kudogjėndur nė ēastet mė kritike , si njė veteran qė pi cigare i heshtur nė vijėn e parė tė frontit, ndėrsa ndonjė gagarel ka braktisur  pushkėn e ia ka therur...Arriti tė ēante me zemrėn e ndjeshme si tė njė zogu qė kėnaqet vetėm me kėngė, te shokėt e vjetėr,sidomos te ata me tė cilėt "zbarkoi" nė Farkė pas pėrfundimit tė vitit tė parė nė shkollėn e aviacionit me avionin e lehtė dy vendėsh  me helikė¼ Sot MI -4 t, si kanė pėrcjellė aq aviatorė drejt arkave tė pensionit, dergjen, shumica e tyre, me "kokė tė prerė"  ( jo nė kuptimin figurativ ),diku nė lėndinat e rinisė sė tyre .                 "Bosėt" e MI 4 kėmbėngulnin te ky brumė njėzetvjeēarėsh qė ta njihnin symbyllur terrenin. Sigurisht qė, pėr kėdo , do tė pėrbnte torturė si kur mėson qė nė mėngjes fjalor tė njė gjuhe tė huaj e vazhdon ashtu tėr ditėn, tė mėsuarit pėr mėndėsh tė dymijė e tetėqind e gjashtėdhjetė e tetė fshatrave tė Republikės, pa le tė grykave, luginave, majėmaleve e...tėr ata shifra e konfiguracione qė do tė ēakordonin edhe njė kompiutėr.

 

Pilotėt e Farkės,"farkanėt", u bėnė tė papėrballueshėm nė tė kėtilla konkurse nė shkallė aviacioni. Nė tė kėtilla njohuri, sidomos ky brez qė po bėjmė fjalė, pėrbėnte njė sulm ujqėsh. Gjithsesi,"farkanėt" e zgjidhnin ekipin e tyre qė do tė fitonte patjetėr, ekip qė zakonisht pėrbėhej nga Tafil Agai,Veledin Resuli (vrarė qė tė dy nė katastrofėn e Himarės),Osman Kushta... Zakonisht, nė kėtė grup, nuk mungonte edhe mėndja e zhdėrvjelltė e Vangjos, i cili, pas pak, u bė instruktor fluturimesh nė moshėn e instruktorit tė tij tė JAK ut,Maliq Xhafės, por qė kishte tė veēantėn e vet...Nuk ishte njė instruktor "JAK" u mes bashkėmoshatarėve tė tij, por mes "bosėve",shumica me shkolla tė pėrfunduara nė Rusi e qė ia kishin msuar helikopterin kur ende s'i kishte rėnė brisk fėtyrės...

Demush Hebaj ( vrarė dhe Demushi me Vangjon, pikėrisht mbrėmė; kanė qėnė duke pilotuar qė tė dy dhe kanė patur pranė inxh. Qemal Konin – autri),Agim Nėrguti dhe Foni Jolldashi, kursantėt  e atėherėshėm, sigurisht qė e kujtonjė instruktorin e tyre siē thotė pikėrisht sot:"doja t'ua jipja edhe shpirtin tim atyre...Le tė behėshin mė tė mirė se unė...Vetėm do tė gėzohesha shumė...Unė nuk jam egoist nė shpirt..."

 Viti 1985 do tė shėnonte njė ngjarje tepėr tė rrallė pėr aviacionin e atyre viteve - Shqipėria do tė blinte tre helikopterėt modernė - "ekuarelėt", kėta ketrushėt e shkathėt francezė.Tre pilotė "farkanė" do tė niseshin nė Francė pėr njė kurs special. Instruktori pesėdhjetė vjeēar Andreas do tė ēuditej nė disproporcionin mes orėve tė pakta tė deklaruara nga shokėt tanė tė pėrzgjedhur edhe mbi bazėn e gjeografisė fizike (Cen Cenaj, veterani nga Kukėsi, Jonuz Trimi nga fshatrat e Tiranės dhe jugasi Vangjel Ēondi) dhe pėrgatitjes sė tyre profesionale tė disafishuar nė kuadrin e pėrpjekjeve personale pėr ta paraqitur sa mė dinjitoze shkollėn e re shqiptare tė aviacionit.

Qė nga ajo kohė e deri mė sot,"ekuarelėt" vazhdojnė tė lėvizin tė zhdėrvjelltė nėpėr tėr zonėn kodrinore - malore tė vėndit duke zbuluar kohė pas kohe pajėn e pėrherėshme tė tyre pėr transportimin e personaliteteve mė tė larta tė vėndit. Ata kanė mbajtur nė bort personalitete nga mė tė lartėt tė vėndit.

Pyetjes bėrė Condit nėse ka qėnė rrėmbyer ndonjėherė pas ndonjė aventure gjatė jetės sė tij ajrore,ai i pėrgjigjet me njė "po" tė menduar.

Ka qėnė njė rast i vetėm. Aventura ka dalė me sukses por, megjithatė, ai, as qė ia kėshillon njeriu ta pėrsėrisė atė apo ēdo lloj aventure tjetėr ("Mjetin fluturues ta kanė dhėnė pėr ēėshtje tė shtetit e ti, pėr asnjė arsėye, nuk ke pėrse ta futėsh veten nė rrezik jashtė detyrės qė tė kanė dhėnė nė emėr tė shtetit, pėr tė kėnaqur ēfardo lloj trilli qė, natyrėshėm, mund t'i lindė ēdo piloti" ).

 Nė duelin pėr tė mos shkruar asgjė rreth asaj ndodhie, fitoi kėmbėngulja ime.

Tė kemi parasysh, lexuesit e mi, qė Vangjel Ēondi e ka bėrė atė aventurė nė njė ēast dehjeje rinore, megjithse po shkonte te tė dyzetat.Ai, nė karakter,e urren prepotencėn, poshtėrimin e tė tjerėve dhe nuk pėrbėhet nė kontigjentin e atyre qė "kėrkojnė aventura". Nė njė rast ,pėr shėmbėll,ai i ka treguar njėrit prej tre presidentėve i cili,i ngacmuar sigurisht edhe nga kėmbėngulja e shoqėruesėve tė tij - "pėrgjithėsisht, shoqėruesit e presidentėve,kjo kategori njerėzish plot devocion pėr eprorin e tyre tė shquar e gati pėr tė sakrifikuar edhe jetėn, jo rrallė mė kanė ngacmuar nė marrjen e vendimit pėr ngritje" - kish  vendosur "tė ngrihemi" kur kushtet meteorollogjike ishin aspak tė sigurta se "Zoti president,tani qė keni vėnė kėmbėn nė helikopter,"president" ėshtė vetėm komandanti i ekipazhit".

E...Aventura,pra?

Nė vitin 1986 ,me "ketrushin" e tij, Ēondi ka fluturuar poshtė telave nė mes tė dy shtyllave nė Shijak.

"Nuk qe ndonjė gjė kushedi, fundja.Unė mbajta me kujdes distancėn mes dy shtyllave dhe lartėsinė sa mė tė ulėt mbi tokė, jo mė tepėr sesa pesėdhjetė centimetro",thotė ai duke m'u lutur pėr tė fundit herė qė tė mos shkruaj pėr kėtė ngjarje qė tė kujton legjendat e pėrhapura pėr pionierėt tanė tė aviacionit nė lidhje me kalimin me aeroplan nėn urėn e Moskės.

Piloti i katėr  presidentėve, ruan pėrshtypjet mė tė mira pėr tė katėrt, si dhe personalitetet tjerė qė ka ngritur nė ajėr.Papėrjashtimisht,ata kanė qėnė tė kujdesėshėm ndaj ekipazhit me pyetjet formale nė ishin mirė, nė i kishin mirė nga shtėpia dhe nė kishin ndonjė hall, pyetje tė cilave, siē thamė mė sipėr, edhe ata i janė pėrgjegjur po nė mėnyrė formale.

Biri i guzhinjerit sarandit Kiēo Ēondi dhe piloti i vetėm qė ka dalė gjer tani nga qyteti i Sarandės,ka njė CV interesante fluturimesh jashtė atdheut – mbi 30 vajtjeardhje Shqipėri - Gjermani pėr tė kryer punimet e "servisit" tė "Bell" it.

Kalimi nga Rinasi pėr nė Itali,Austri e GJermani sigurisht qė thuajse pėrherė ka nxjerrė tė papritura; nganjėherė tejet tė lodhėshme. Kuptohet, sidomos tė natyrės metereollogjike. 

Ka patur raste qė "Bell" i  me stampa shqiptare ka rėnė nė mjergullnajė i shmangur nga era...Njė rast ai ėshtė ulur nė Insbruk,Austri, me llampat e mbetjes kritike tė karburantit tė ndezura qė tė dyja.

Njė tjetėr rast ,duke kaluar nėpėr qafėn e stėrnjohur pėr rrymat e fuqishme ajrore e qė ndan Italinė nga Austrie e qė quhet Qafa e Brenerit ( " Ėshtė 1300 m nė mes tė lartėsive 3000 dhe 2500 m",thotė me tė shpejtė piloti),kanė fluturuar gati pranė tokės nė mėnyrė qė tė shihnin poshtė ,pasi "nuk dukej asgjė pėrpara dhe era frynte nėmėnyrė kriminale". 

Tanimė qė fluturimet jashtė atdheut pėr Ēondin janė krejtė normale e tė kėndėshme; tanimė qė ėshtė familiarizuar  me ēdo luginė, rrymė ajri apo "huq" aerodromi, ai kujton si fluturimin  mė tė paharruar tej kufirit shtetėror atė tė parin, pėr "servisin" e parė, nė qershor tė vitit 1989.

Tok me veteranin sypatrėmbur Et'hem Memeti, ata janė nisur  pa pėrkthyes (duke shfrytėzuar njohuritė e anglishtes qė kishte tekniku i helikopterit Agim Gjoni) e duke refuzuar propozimin se, meqėnėse ishte hera e parė, tė merrej me honorare njė pilot gjerman.

Ata u nisėn me njė hartė ruse tė 1958  ės.

Vangjel Ēondi thotė pėrmendėsh itinerarin ,pikat kryesore tė rrugkalimit dhe,sigurisht,vėndet ku janė ndalur ,furnizuar e ngritur sėrish duke pėrdoruar atė terminologji fluturimi qė kishin mėsuar tre muaj me radhė, sapo qenė informuar se do tė " dilnin jashtė".

" Kur u ulėm nė Baden Baden (pika e servisit), kam psherėtirė i mbytur nė djersė:" O zot! Edhe njė milion dollarė sikur tė mė thonė,mė...".

Por ata u kthyen sėrish nė atdhe, duke pilotuar sėrish me Et'hemin me tė cilin kishin ndarė tėr atė telash tė fluturimit tė parė nė kushtet e njė aventure qė kish pėrfunduar paq, pėr t'u pritur nė Tiranė me aq lavdi, saqė as ia vlente t'ia raportoje njeriu lodhjen pothuajse deri nė rraskapitje pėr tė takuar me rrota nė Baden Baden sikur tė kishin qėnė nė ekipin e Odiseut.

         

                *        *         *

 

    Si kishim mbaruar intervistėn nė njė lokal me njė papėrsėritje ekologjike, nė Lundėr tė Tiranės ku ai kėmbėnguli gjith triumf tė shkonim  me veturėn e tij atė mėngjes qė e kishim lėnė pėr t'u parė,tek po zbrisnim teposhtė , mė tha gjatė njė kthese:

"Ja, pra, kursant Ēondi..."

Ia pashė sytė vetėtimthi te pasqyra e makinės.

Ai e pikasi shikimin tim menjėherė dhe qeshi me tė madhe. Dhe, si  tė qe ndonjėri nga aktorėt francezė tė filmave me shpata, mė luajti syrin :

“Cilėn kasetė tė vėmė? Hajde tė vemė njė me kėngė shkodrane. Ma ka falur Demushi”

 

PS

Vall ē’tė fshehtė mori mbrėmė me vete njė xhongler fluturimesh si Vangjel Ēondi,

dhe kolegu  i tij po me shumė pėrvojė, Demush Heba nga Shkodra?

 

RIZA LAHI

Nėn  Kol (r)

Shok grupi me tė ndjerin

( Kjo pjesė ėshtė nxjerrė pėr botim te Koha Jonė nga libri “Dinosaurėt e fundit”)

“Unė, aviatori i parė shqiptar qė kalova shpejtėsinė e zėrit”



Piloti i shkollės shqiptare tė aviacionit, Pjetėr Dodė Biba, rrėfen historinė e fluturimit pėr herė tė parė nė Shqipėri me avionėt supersonikė. Rrėfen edhe episodin me MIG-ėt modernė qė iu dhuruan Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės, por Shqipėria ia dhuroi Kinės

Ėshtė njė ndėr 6 pilotėt e parė tė shkollės shqiptare tė klasit tė parė, duke qenė njėkohėsisht i pari pilot i kėsaj shkolle qė drejtoi aeroplanin supersonik MIG-19 dhe kaloi nė fluturim shpejtėsinė e zėrit. Quhet Pjetėr Dodė Biba, rreth tė 50-ave. Ndonėse me emrin dhe aktin e tij lidhet njė nga ngjarjet e veēanta tė aviacionit shqiptar, ai ėshtė njė pensionist anonim, i papunė, qė jeton nė varfėri. “Mė tepėr sesa harresa, ne ndihemi tė diskriminuar nga trajtimi financiar, i imi dhe i kolegėve tė mi, pasi nėse bota i vlerėson dhe i ka nė qendėr tė vėmendjes pilotėt, nė Shqipėri ata janė lėnė nė harresė dhe kanė madje vėshtirėsi pėr tė mbijetuar.

“MIG-ėt e parė supersonikė nė Shqipėri”
Nė pėrmbushje tė detyrės, pilotėt shqiptarė, tė pėrgatitur nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė shkolla tė pilotimit tė vendeve ish-komuniste, sipas Bibės, qė nga 24 prilli i vitit 1951 kur Peēo Polena, piloti i parė shqiptar pėrshkoi hapėsirat tona ajrore me avion me helikė (JAK-9) e nė vazhdim, kishin treguar aftėsi tė jashtėzakonshme, duke sfiduar kolegėt e tyre nė stėrvitje tė pėrbashkėta, por konjukturat politike, izolimi i vendit do tė sillnin edhe nevojėn e pėrgatitjes sė pilotėve tanė nė Shqipėri. Sipas tij, kjo ishte njė eksperiencė e re, pa njė traditė tė shkruar e praktike, por gjithsesi e domosdoshme e qė duhej tė realizohej.
Nė kėto kushte, caktohen 6 pilotėt e parė qė do tė pėrgatiteshin nė shkollėn e parė shqiptare tė guidimit pėr avionėt supersonikė MIG, tė saposjellė nė aviacionin shqiptar. Nė pėrputhje me aftėsitė fizike e profesionale, sipas statistikave zyrtare tė kohės, nė kėtė shkollė shqiptare tė pilotimit pėrzgjidhen Fatmir Zyfi, Bujar Sheme, Hysen Hoxha, Guri Gace, Gazmend Koēiu dhe Pjetėr Biba. Ky i fundit, ish-skėnderbegas, tregon se testi fiziko-profesional, tė cilit iu nėnshtruan dhjetėra bashkėmoshatarė tė tij, do t’i krijonte mundėsi qė tė realizonte njė nga ėndrrat mė tė mėdha, fluturimin me avionė tė shpejtėsisė mė tė madhe pėr kohėn.
“Unė kisha lindur nė fshatin Nėnshenjt tė Oroshit nė Mirditė, njė vend qė pėr nga lartėsia mbi nivelin e detit ėshtė pranė reve, por dhe fakti se nė fėmijėrinė time e mė pas kisha ėndėrruar qė tė fluturoja nė lartėsi, pėrzgjedhja mes 6 pilotėve qė do tė pėrgatiteshim nė shkollėn e parė shqiptare pėr pilotimin e avionėve supersonikė, ishte njė obligim qė do tė mė impenjonte tė tėrin, fizikisht e moralisht”, - pohon pėr gazetėn Pjetri.

“Fluturimi im, mė shpejt se zėri”
“Ishte 16 maji i vitit 1979, ditė qė shėnonte fluturimin e parė tė pilotėve shqiptarė me avionė supersonikė MIG, pėrgatitur nė shkollėn shqiptare”, - kujton me nostalgji piloti Biba. E midis tyre, nisur nga aftėsitė profesionale, konstrukti fizik dhe gjendja e ēastit, mes 6 pilotėve pėrzgjidhet mirditori Biba. “Sot kanė kaluar dekada, kanė ndryshuar kohėt, njerėzit ose shumė prej tyre nuk e kanė jetuar atė kohė, por pėr mua dhe pėr qindra kolegė pilotė e punonjės ndihmės ky ishte njė eveniment fatlum qė do tė hynte nė historinė e pilotimit shqiptar”, - kujton piloti Biba.
Siē kujton Biba dhe kolegė tė tij, rreth orės 09.30 tė mėngjesit konstruktorėt shqiptarė Bardhyl Taci, Fitim Gėrxalliu, Sali Dibra, Bilal Sina, Hamza Koēi e Klement Aliko e kishin mbaruar punėn e tyre, ndėrkohė qė aeroplanit supersonik MIG-19 S i jepet komanda pėr t’u ngritur nė ajėr. “Isha piloti i parė i shkollės shqiptare qė fluturoja i vetėm me MIG, njėkohėsisht me njė shpejtėsi mbi shpejtėsinė e zėrit, fakt qė mė kishte mbėrthyer tė tėrin nė realizimin e detyrės, qoftė dhe me sakrificėn supreme, flijimin e jetės”, - pohon pėr gazetėn piloti Biba.
“Shpejtėsija e zėrit ėshtė 1 350 km nė orė, ndėrsa unė atė ditė historike me MIG-un tim fluturoja me njė shpejtėsi 17 000 km nė orė, qė ishte rekordi pėr kohėn”. Tregon gjithashtu se nė njė kohė prej 15 minutash me MIG-un e parė shqiptar, qė kaloi shpejtėsinė e zėrit, udhėtoi nė tė gjithė veriun e vendit, derisa u kthye te shokėt dhe kolegėt qė e prisnin tė emocionuar nė aeroport.

“Si na e mori Kina skuadriljen e MIG-ėve modernė”
Pas njė pilotimi 20-vjeēar (numri i fluturimeve tė cilėve pėr pilotėt supersticiozė nuk jepet deri nė vdekje. Pėr Bibėn, sipas kolegėve, ėshtė mbi 5 030 fluturime), mes satisfaksionit tė tė qenit piloti i parė i shkollės shqiptare, qė kaloi shpejtėsinė e zėrit, respektit qė ka pėr instruktorėt e kolegėt e tij, Pjetri ka njė brengė jo vetėm tė vetėn, por qė tanimė ėshtė harruar krejtėsisht si episod.
“Dy vjet para se Shqipėria tė denonconte Traktatin e Varshavės, aviacionit shqiptar i erdhi nga ky traktat njė skuadrilje prej 12 helikopterėsh mė modernė tė kohės, por sapo erdhėn, ēuditėrisht nga i mori Kina”, - shton me keqardhje ish-piloti mirditor. Ai tregon se ata avionė ishin dhuratė e Traktatit tė Varshavės, ishin pa topa, me raketa tė drejtuara, pajisje qė pak vende i kishin nė ato kohė. Motivacioni i kinezėve, komunikuar nga drejtuesit shtetėrorė tė kohės, ishte: “Ka diznivel midis teknikės dhe njerėzve (shqiptarėve) qė u jepet nė pėrdorim kjo teknikė”. Ky veprim i ēuditshėm i qeverisė sė kohės, sipas pilotit Biba e kolegėve tė tij, jo vetėm ishte absurd (pasi pilotėt shqiptarė me pėrgatitjen e tyre u kishin bėrė sfidė nė fluturime stėrvitore kolegėve rusė, polakė, bullgarė, jugosllavė, grekė), por edhe fyes pėr njė armatė pilotėsh shqiptarė tė njohur pėr kohėn nė bllokun e Lindjes.

“Pensioni” i MIG-ėve dhe diskriminimi i pilotėve
Pėr Bibėn, njė ndėr 6 pilotėt e shkollės sė parė shqiptare qė fluturoi mbi shpejtėsinė e zėrit, dalja nė pension e MIG-ėve po pėrjetohet me dhimbje e njėkohėsisht vlerėsohet e pa argumentuar, edhe pse si argument zyrtar jepet detyrimi kontraktual drejt anėtarėsimit nė NATO. “Ėshtė e vėrtetė qė MIG-ėt bėnė histori, hapėsira ajrore shqiptare pėr sa kohė qė ata ishin nė punė ishte e paprekshme, por ėshtė e vėrtetė gjithashtu se kjo teknikė ka edhe probleme teknike pėr kėtė kohė, por ėshtė absurde dhe e pafalshme qė kur fqinjėt modernizohen me supersonikė, ne t’i heqim nga pėrdorimi, kur dihet qė njė xhaketė hiqet nga trupi duke u zėvendėsuar me njė tjetėr”, - pohon piloti i vjetėr.

Piloti nė varfėri
Pėr Bibėn e qindra kolegė tė tij pilotė, dalja e MIG-ėve jashtė pėrdorimit ėshtė e paralajmėruar dhe e reflektuar nė diskriminimin qė qeveritė e pas 1990-ės po u bėjnė pilotėve e ish-pilotėve. Pjetri tregon se ndonėse ka fluturuar mbi 20 vjet me tė gjitha llojet e avionėve qė ka Shqipėria, sot merr njė pension prej afro 15 700 lekėsh. “Detyrohem qė tė punoj nė njė bilardo pėr tė mbajtur fėmijėt me bukė, nė punė tė zezė, ku marr 12 000 mijė lekė nė muaj”, - tregon Pjetri. Ndėrsa Sokol Kaēorri, njė pilot e ish-nxėnės i Pjetrit, tregon se ky qėndrim ėshtė fyes e diskriminues. “Nė ēdo vend tė botės, pilotėt vlerėsohen moralisht e trajtohen shumė mirė, ndėrsa nė Shqipėri ky kontigjent ėshtė i harruar”, - shprehet ai.
Disa ditė mė parė, nė protestėn dinjitoze tė ushtarakėve nė rezervė nga sheshi “Nėnė Tereza” nė qendėr tė kryeqytetit, mes 3 mijė ushatrakėve nė rezervė ishte dhe Pjetri e kolegėt e tij pilotė, pasi siē tregojnė ish-pilotėt nė rezervė, kolegė tė pilotit tė parė tė shkollės shqiptare qė kaloi shpejtėsinė e zėrit, qeveria aktuale pėrgatitet t’ua pėrgjysmojė pensionin edhe timonierėve tė ajrit.

Kujtim Boriēi
Gjergji Marku


Aviatorėt e vjetėr shqiptarė kėrkojnė qė shkollės shqiptare tė aviacionit t’i vihet emri “Uilliam Grigor”, qė ishte kozmonauti i parė shqiptar

Pilotėt nė pension kėrkojnė nderim
pėr kozmonautin shqiptar tė Amerikės

Edhe pse ka njė jetė tė tėrė nė fluturim, piloti i parė i shkollės shqiptare qė fluturoi me avion supersonik, ka njė merak mė tė madh qė e lė nė “hije” harresėn, papunėsinė dhe vėshtirėsitė e jetesės sė tij. Nė emėr tė njė grupi pilotėsh tė vjetėr shqiptarė, ai bėn propozimin qė shkolla shqiptare e aviacionit nė Vlorė tė marrė emrin e shqiptarit Uilliam Grigor. “Uilliam Grigori nga Korēa, ėshtė kozmanauti i parė nga Shqipėria qė fluturoi mė 1989 pėr llogari tė Amerikės, dhe emrin e tij duhet tė ketė nderin tė marrė shkolla e pilotėve shqiptarė, gjė tė cilėn ne e kėrkojmė”, - thotė Pjetri.
Teksa konfirmon qė kėtė kėrkesė e ka bėrė nė instancat shtetėrore sė bashku me kolegė tė tij, Pjetri kujton edhe atė pasdite tė veēantė kur nėpėrmjet “Zėrit tė Amerikės”, ai dėgjonte “live” deklaratėn e shqiptarit Grigori: “Mė shpėrtheu zemra, qava, u ndjeva krenar, gjendje tė cilėn ua shpreha edhe shokėve mė tė ngushtė qė kisha”. “E dini se ēfarė ka thėnė korēar Grigori para se tė nisej pėr hapėsirė? Ka thėnė: ”Jam i lumtur se sot as mė shumė e as mė pak, unė bėj njė akt qė ndjehem krenar pėr Shqipėrinė, atdheun tim tė parė dhe Amerikėn, atdheun tim tė dytė”.


Ēudia
Shqiptari i parė “pilot”, Aleksandėr Moisiu

“Dua qė tė kujtohet e tė mėsohet se piloti i parė shqiptar ėshtė aktori i madh Aleksandėr Moisiu, qė ai ėshtė shqiptari i parė qė drejtoi avion nė ajėr e qė bėri ulje tė detyruar nė Pas-De-Calais tė Francės”

Piloti Gėzdar Veipi nė njė retrospektivė pėr aviacionin luftarak

“Lamtumirė MIG!” Historia e 160 supersonikėve shqiptarė
 Nė vitin 1980 Shqipėria kishte 160 MIG nga 210 avionė luftarakė qė dispononte gjithsej
 
Afrim Imaj

Tani, kur koha e deshi t’i themi “Lamtumirė MIG!”, “mbretit” tė aviacionit luftarak shqiptar, njerėzit qė bėnė me tė njė histori, gjithsesi interesante, kanė dėshirė t’u rikthehen vlerave mė tė qenėsishme nėpėrmjet tė cilave shkėlqeu biografia e armės, qė i doli zot hapėsirės ajrore pėr gjysmė shekulli me radhė.
Njeri pr ej protagonistėve qė bėri emėr nė jetėshkrimin e aviacionit ushtarak, piloti i Klasit tė Parė, Gėzdar Veipi, njeriu qė pėr gati 20 vite ka komanduar bazat ajrore mė tė rėndėsishme tė vendit, veēon nė kėtė “Post mortum” njėherazi me kapacitetet e larta luftarake qė ofruan MIG-ėt, kontributin dhe sakrificat e jashtėzakonshme tė kolegėve tė tij qė e lidhėn jetėn me ta. Jo rastėsisht, kur bėnė fjalė pėr to, pėrmend emrat e 20 pilotėve tė MIG-ėve qė janė martirizuar gjatė kryerjes sė detyrės dhe janė shpallur “Dėshmorė tė Atdheut”, madje kėmbėngul pėr tė nėnvizuar edhe moshėn mesatare tė tyre, e cila nuk i kalon tridhjetė vite. Ndėrkaq, pėrmallshėm pėrkujton faktin tjetėr domethėnės, qė mosha mesatare e pilotėve shqiptarė qė kanė operuar me avionėt supersonikė, nuk i kapėrceu kurrė tė pesėdhjetė e tretat. Duke pranuar tė rrėfejė pėr herė tė parė pėr gazetėn “Panorama”, Gėzdar Veipi, piloti qė ka arkivuar 4300 fluturime ajrore me 2062 orė nė karrierėn e vet, zbardh pėr herė tė parė p ėr opinionin publik inventarin e plotė tė arsenalit luftarak tė parkut kombėtar tė aviacionit shqiptar, qė nė vitin 1980 pėrbėhej nga 160 MIG tė tipave 15, 17, 19 dhe 21, tė sasisė prej 210 avionėve qė dispononte nė atė periudhė Shqipėria. Mė shumė se kaq, piloti veteran hedh dritė mbi “misteret” qė u pėrjetuan nė bazat ajrore nė harkun kohor 50-vjeēar, ku ēdo gjė qė lidhej me mėnyrėn e organizimit dhe funksionimit tė tyre, me shkallėn e pėrgatitjes dhe kualifikimit tė pilotėve, me rastet e triumfit mbi shkeljet ajrore dhe uljen e detyruar tė avionėve tė huaj nė aerodromet tona, qėndronin tė koleksionuara nė dosjen “Top Sekret”
Me sa dimė, ju jeni piloti qė keni drejtuar pėr gati 20 vjet bazat mė tė rėndėsishme tė aviacionit luftarak shqiptar, madje nė kohėn e shkėlqimit tė kėsaj arme. Si e kujtoni ardhjen e MIG-ut tė parė nė vendin tonė?
Ardhja e MIG-ut tė parė nė vendin tonė, ėshtė e lidhur me krijimin e repartit tė aviacionit reaktiv. Kjo histori i pėrket vitit 1955. N ė fillim tė kėtij viti kishin mbėrritur nė Shqipėri MIG-ėt e parė tė tipit 15. Dita e 15 majit e vitit 1955 shėnoi krijimin e regjimentit tė parė tė aviacionit luftarak nė Kuēovė. Eshtė pikėrisht kjo data qė autoritetet shtetėrore tė kohės dorėzuan flamurin luftarak pėr kėtė njėsi, qė njėherazi ishte pagėzuar me emrin Peza. Njeriu qė pilotoi i pari MIG-un ishte piloti i talentuar Niko Hoxha. Ai ndėrkaq, ishte edhe komandanti i parė i bazės sė Kuēovės. Nė pak kohė ky regjiment u bė njė njėsi luftarake e kompletuar me njė skuadrilje MIG 17 dhe dy skuadrilje MIG 19, pa pėrmendur kėtu asetet e tjera qė u pėrgjigjeshin standardeve tė kohės.
Pra, historia e MIG-ėve shqiptarė fillon njėherazi me historikun e bazave ajrore. Tė ardhur nė vendin tonė rreth 50 vjet mė parė, MIG-ėt, i shėrbyen nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme aviacionit luftarak shqiptar, duke treguar se ishin modern pėr kohėn, tė fortė, rezistentė dhe shumė tė efektshėm nė kryerjen e misionit “pėr ruajtjen e sovranitetit aj ror tė Republikės sė Shqipėrisė”.
Pse nuk ka qenė Rinasi baza e parė ajrore?
Regjimenti i Rinasit, ose baza ajrore, siē e quajnė ndryshe, ėshtė krijuar disa vite mė vonė. Mė konkretisht, ceremonia e dorėzimit tė flamurit luftarak tė regjimentit tė tretė tė aviacionit gjuajtės bombardues nė Rinas, ėshtė zhvilluar nė mesin e shkurtit tė vitit 1962. Ndėrkohė qė puna pėr tė pėrfunduar aerodromin e kėsaj baze kishte filluar disa vite mė parė. Madje, qysh nga korriku i vitit 1959, aty kishte ardhur dhe ishte vendosur edhe skuadrilja e parė me avionėt MIG 19. Komandanti i parė i kėsaj skuadriljeje u emėrua piloti i Klasit tė Parė, Haki Jupasi. Njėherazi me kėtė skuadrilje, nė regjimentin e Rinasit u vendos edhe njė skuadrilje tjetėr me MIG 17, skuadrilje kjo qė mė vonė u zhvendos nė bazėn e Kuēovės. Me kalimin e kohės, nė Rinas u shtua edhe njė avion bombardues i tipit IL 28. Nė ditėn e shkėlqimit tė vet ky regjiment u kompletua me tre skuadrilje MIG 19 dhe katėr avionė tė tjerė luftarako-mėsimorė, bashkė me shumė aparatura dhe pajisje moderne tė kohės. Piloti i Klasit tė Parė, Niko Hoxha, u emėrua komandanti i parė i kėsaj njėsie luftarake nga mė tė rėndėsishmit e ushtrisė shqiptare pėr kohėn. Ai vinte nė krye tė kėsaj njėsie, pas pėrvojės sė fituar pėr krijimin dhe funksionimin e suksesshėm tė bazės sė Kuēovės.
Rinasi u bė kėsisoj qendra mė e madhe e aviacionit luftarak, pėr tė vijuar mė vonė me kompletimin e bazės sė Gjadrit…
Baza e Gjadrit!... Me sa dimė, ju keni qenė komandanti i saj qysh nė fillimet e para, madje e keni drejtuar atė pėr disa vite me radhe. Ēfarė e kushtėzoi vendosjen e kėsaj baze tė rėndėsishme pikėrisht nė kėtė rajon dhe nga ēfarė arsenali pėrbėhej?
Eshtė njė fakt qė tashmė dihet nga bashkėkohėsit: Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, kishte hedhur idenė te konstruktorėt ushtarak tė vendit, por edhe tek ata tė huaj, tė cilėt asokohe operonin nė vendin tonė, qė baza e re qė do t’i shtohej parkut kombėtar tė aviaci onit tė ndėrtohej nė Hekal tė Mallakastrės. Diskutimet nė autoritetet pėrkatėse, me sa duket nxorėn nė evidencė faktorin “distancė” me fqinjin verilindor dhe pikėrisht pėr kėtė si dhe pėr arsye tė tjera qė lidhen me terrenin dhe sigurinė, u zgjodh zona e Gjadrit, ku u punua pėr disa vite me radhė dhe u ndėrtua njė bazė moderne, tėrėsisht e tunelizuar.
Vendimi zyrtar pėr formimin e bazės ajrore tė Gjadrit mban datėn 27 shkurt 1974. Kalimi i efektivit tė specialistėve dhe shėrbimeve tė ndryshme nė bazė, u bė shkallė-shkallė, bashkėrisht me kompletimin dhe pajisjen e objekteve mbi e nėntokėsore me aksesorėt e nevojshėm. Ndėrkaq, tre skuadriljet fluturuese u sistemuan nė “shtėpinė” e re nė vitin 1976, nėpėrmjet transferimit nga ajri.
Nė arsenalin luftarak tė bazės bėnin pjesė 12 MIG 21, 24 MIG 19 dhe dhjetė aeroplanė luftarako-mėsimorė (tetė prej tyre tė ardhur rishtas nga Kina) Pėrmbledhtas, baza e Gjadrit numėronte 46 aeroplanė luftarakė reaktivė, qė pėrbėnin njė forcė tė konsiderueshme luftarake. Njėherazi, baza u pajis me tė gjithė armatimin e nevojshėm: predha mitrolozėsh, topash 30 e 37 m/m, predha raketore tė padrejtuara 57 m/m, raketa tė vetėdrejtuara me rreze infra tė kuqe, bomba tė peshave 50, 100, 250 kg dhe bomba ndriēuese.
Arsenali luftarak ishte i kapaciteteve shumė tė larta. Nė pėrllogaritjet e kohės, rezultonte qė gjatė njė ngritjeje nė ajėr e tė gjithė avionėve tė bazės, tė hidheshin 20 mijė kilogramė bomba, disa mijėra predha topash dhe disa qindra raketa tė padrejtuara. Nė Gjadėr u krijua njė depozitė shumė e madhe karburanti rezervė pėr disa qindra avionė-fluturime nė rastin e njė agresioni tė mundshėm. Po kėshtu, u ngrit dhe u vu nė punė ofiēina e aeroplanėve, ndėrlidhjes dhe transportit; u vunė nė punė shėrbimet e komunikimit, radiodritės, zbulimit dhe drejtimit tė aeroplanėve, pėrfshi vendkomandėn e bazės tė pajisur me tė gjitha pajisjet mė moderne tė kohės. E gjithė teknika fluturuese dhe ajo plotėsuese e ndihmėse, o fiēinat, karburanti dhe armatimi u vendosėn nė tunele. Mbi tė gjitha nė Gjadėr u krijua njė ansambėl i spikatur dhe i talentuar pilotėsh dhe specialistėsh, qė nė plotė kuptimin e fjalės ishin mjeshtra tė profesionit tė tyre. Edhe sot e kėsaj dite kur ka dekada qė jam shkėputur nga kjo bazė e rėndėsishme, ruaj konsideratat mė tė mira pėr aftėsitė e larta planizuese dhe zbatuese tė shefit tė shtabit tė regjimentit, Robert Marko, dhe ndėrgjegjen e lartė e pėrpjekjet pa thėnė asnjėherė u lodha tė shefit tė parė tė prapavijės sė bazės, Esat Orjolli. Ndėrkaq, njė korpus i tėrė pilotėsh e inxhinierėsh bėnė nė Gjadėr njė histori dinjitoze nė interes tė mbrojtjes dhe sigurisė kombėtare…
Ajo qė e bėnte mė tė fuqishėm regjimentin e Gjadrit asokohe, ishte prania e MIG-ut 21, shpejtėsia e tė cilit e kalonte dy herė shpejtėsinė e zėrit (2200 km nė orė). Ky avion qė arrinte tė fluturonte nė lartėsinė 21 mijė metra, iu shtua korpusit tė aviacionit shqiptar aty nga viti 1970, kohė nė tė cilėn sa i shte prodhuar nė arenėn ndėrkombėtare.
Nė rajonin tonė nė atė kohė njė tip avioni me kėto tė dhėna kishte vetėm Italia. (Eshtė fjala pėr avionin 104 S qė ushtria italiane sa e kishte vėnė nė pėrdorim dhe dispononte 24 tė tillė). MIG-u 21 ishte prodhim relativisht i ri pėr kohėn dhe pėrdorej nga njė numėr i kufizuar vendesh. Ai ishte njė avion “gjuajtės-kapės i shpejtėsive dhe lartėsive tė mėdha”. Dallonte pėr trupin e bukur nė formėn e raketės dhe kishte njė elegancė tė veēantė nė paraqitje. Kishte njė motor shumė tė fuqishėm, por tė manovrueshėm. Nė ndryshim nga avionėt e tjerė, kėrkonte njė pastėrti tė madhe, madje njė lloj steriliteti tė pistės…
 15 maj i vitit 1955 ėshtė dita qė shėnon mbėrritjen nė Shqipėri tė supersonikut tė parė tė tipit MIG 15, i cili u vendos nė bazėn e Kuēovės tė inauguruar po atė vit.
20 pilote Eshtė numri i pilotėve tė avionėve luftarakė tė tipave MIG, qė kanė rėnė nė krye tė detyrės gjatė katastrofave ajrore, apo defekteve tek nike
53 vjeē arrin mosha mesatare e pilotėve shqiptarė tė aviacionit luftarak nė historinė 50- vjeēare tė armės. 
 
Kush ėshtė piloti Gėzdar Veipi

I lindur nė Picar tė Gjirokastrės nė vitin 1937, djali i luftėtarit tė shquar antifashist dhe komandantit tė lavdishėm tė njėsive partizane, Riza Veipit, Gėzdari pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera shkollėn e mesme ushtarake “Skėnderbej” dhe filloi studimet nė akademinė e aviacionit nė ish-Bashkimin Sovjetik, tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1957, ku u diplomua pėr pilot reaktivi. Fillimet e profesionit tė vėshtirė, por tė bukur tė pilotit, i kaloi nė bazėn e Kuēovės. Pas specializimeve tė tjera nė Rusi dhe nė Kinė rikthehet nė aviacionin luftarak, por tashmė nė standarde shumė mė tė larta. Mori qysh nė moshė tė re Klasin e Parė tė pilotit dhe pėr 16 vjet me radhė ka qenė komandant i bazės ajrore tė Gjadrit dhe asaj tė Rinasit. Ka qenė drejtues fluturimi mė shumė se 20 vjet. Eshtė njė nga drejtuesit e rrallė tė bazave ajrore luftarake, qė nuk ka pėrjetuar asnjė prej katastrofave ajrore apo aksidenteve me pasoja njerėzore e teknike. Nė karrierėn si pilot ka regjistruar 523 fluturime me 137 orė me avion me elikė dhe 3777 fluturime me 1925 orė me avionėt MIG qė nga MIG-u tip 15 dhe deri te MIG 21. Njihet si njė nga figurat mė autoritare e mė tė dashura njėherazi nė komunitetin e njerėzve, qė kanė shėrbyer nė armėn e aviacionit luftarak shqiptar. Ndėrkaq, ėshtė autor e bashkautor i disa studimeve tė rėndėsishme nė fushėn e mbrojtjes ajrore dhe i disa monografive enciklopedike qė i pėrkasin aviacionit. Zotėron disa gjuhė tė huaja dhe ka hob shahun. Eshtė dekoruar disa herė dhe mban urdhra e medalje qė i pėrkasin kontributit tė spikatur dhe rolit tė veēantė, qė ka treguar nė procesin e modernizimit tė aviacionit luftarak.
 
Konstruktori Veipi: Mikojani, “babai” i MIG-ut

Emėrtimi i supersonikėve me cilėsimin “MIG” ka nė gjenezėn e vet emrin e konstruktorit tė parė, armenit Mikojan, (pra, dy gėrmat e para M dhe I) dhe tė kolegut tė tij rus, Gurjeviē, ( gėrmėn e tretė G ). Seria e zbulimit tė kėtyre tipave, fillon me MIG 1 me elik, prodhim ky i viteve ’30-‘40 ... dhe vijon pastaj me tė famshmin dhe tė pakrahasueshmin pėr kohėn e vet MIG 15, aeroplani i parė reaktiv ky qė do t’u linte radhėn serisė tjetėr tė MIG-ėve, qė do tė vazhdonin MIG 17, MIG 19, MIG 21, MIG 29...e deri te MIG 41. Seria qė mbajti mbishkrimin MIG, sipas specialistėve dhe konstruktorėve tė tyre, ishin aparate fluturuese tė fuqishme, tė shkathėta nė manovra, tė pėrpiktė nė shėnim dhe goditje dhe me njė siguri teknike relativisht tė lartė pėr pilotin.
Aviacioni shqiptar pati rastin tė ketė nė pėrbėrje tė vet deri te seria MIG 21. Historia e supersonikėve shqiptarė ėshtė padyshim njė histori e lavdishme. Avionėt MIG, nė kompleks, kanė plotėsuar suksesshėm detyrat nė fushėn e mbrojtjes dhe tė sigurisė kombėtare. Me kėta avionė u kualifikuan e pėrg atitėn me dhjetėra pilotė nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė Kinė, por edhe nė Akademinė e Aviacionit nė Vlorė. Pjesa mė e madhe e pilotėve tė MIG-ėve nė shkollat ushtarake mėsonin pėrdorimin e avionit dhe njėherazi realizonin me ta qitje, por nuk fitonin njė klasė tė caktuar si fluturues. Nė bazat ajrore ata pėrgatiteshin pėr tė fituar Klasin e Tretė, tė Dytė dhe tė Parė. Nė historinė e aviacionit luftarak shqiptar njihen 15 pilotė qė kanė fituar Klasin e Parė. Qysh pas aksidentit ku humbi jetėn piloti Niko Hoxha, kualifikimi profesional pėr tė fituar Klasin e Parė tė fluturuesit u ndėrpre…
 
Sot memoriali “Nderim Dėshmorėve tė Fekenit”

Pas 25 vjetėsh do tė zhvillohet sot memoriali “Nderim pėr Dėshmorėt e Atdheut”, nė pėrkujtim tė 11 studentėve dhe pedagogėve qė ranė nė krye tė detyrės gjatė njė stėrvitjeje dimėrore nė Malin e Fekenit, mė 6 shkurt 1981. Eshtė universiteti ushtarak “Skėnderbej”, qė ka ftuar me kėtė rast familjarėt dhe tė afėrmit e martirėve, si dhe st udentė e pedagogė, ish-pjesėmarrės nė atė demonstrim stėrvitor, pėr tė nderuar shembullin dhe kontributin e tė rėnėve. Pak ditė mė parė, gazeta “Panorama” botoi njė dossier tė zgjeruar pėr ngjarjen e jashtėzakonshme dhe solidaritetin e shkėlqyer tė efektivit tė Akademisė Ushtarake, qė bėri maksimumin pėr tė kufizuar pasojat e asaj tragjedie tė rėndė.
 neser do te lexoni
Kush ishin 20 pilotėt qė ranė nė krye tė detyrės. Historia e supersonikėve shqiptarė, shkėlqimi dhe fundi i lavdisė sė tyre, tė rėnėt dhe martirėt e ajrit, ngjarjet mė tė rėndėsishme tė aviacionit nė harkun e pesė dekadave. “Panorama” zbardh pėr herė tė parė arsenalin e Parkut Kombėtar tė Bazave Ajrore dhe misteret e tjera qė deri para pak kohėsh flinin tė koleksionuara
nė dosjen “Top secret.”
---------------------------------
7 Shkurt 2006 Panorama   Vitet ‘70, periudha e shkėlqimit tė supersonikėve shqiptarė.
 
  Mig-ėt, si u martirizuan gjatė fluturimit 20 pilotėt e aviacionit luftarak.Nė historikun e tyre Forcat Ajrore shqiptare kanė 35 dėshmorė

Mungojnė nė inventarin e Parkut Kombėtar tė Aviacionit Luftarak 20 nga MIG-ėt, qė kanė mbetur viktima tė katastrofave ajrore, siē i quajnė me zhargonin e tyre njerėzit qė e kanė lidhur jetėn me kėtė armė. Po mė shumė se kaq, nuk janė mė edhe njėzet nga mjeshtrat e fluturimit, qė i bindėn kėta gjigantė tė ajrit nė kursin e detyrave qė kishin tė bėnin me ruajtjen pėr ēdo ēast tė hapėsirės ajrore.
Kanė mbetur kėsisoj ata nė librin e nderit tė aviacionit, po edhe tė ushtrisė shqiptare, njė kreshpė e lartė e pėrkushtimit ndaj detyrės dhe atdheut. Nė rrėfimin e Gėzdar Veipit, shokut dhe komandantit tė tyre, vjen pėr herė tė parė pėr gazetėn “Panorama” njė pasqyrė e plotė me emrat dhe rrethanat nė tė cilėn u martirizuan njėzet pilotė nga mė tė mirėt qė fluturuan me MIG-ėt e famshėm. Mė shumė se kaq, nė fokusin e retrospektivės sė veteranit tė aviacionit luftarak, zė vend njė pėrmbledhj e e zgjeruar qė rrok dinamikėn dhe shkėlqimin qė bėri nė vitet ‘70 arma e aviacionit, punėn pėr pėrgatitjen dhe kualifikimin e pilotėve tė rinj, zgjerimin e bazave ajrore nė kushtet kur vendi ynė ishte divorcuar me Traktatin e Varshavės dhe ishte armiqėsuar nė kulm me vendet e NATO/s, shtimin e resurseve teknike nga republika e Kinės etj.

Me sa dimė, nė librin e nderit tė aviacionit luftarak kanė mbetur tė rregjistruar 35 dėshmorė nga radhėt e pilotėve qė kanė rėnė nė krye tė detyrės. Ēfarė do tė thotė kjo pėr njė nga veteranėt e kėsaj arme, qė pjesėn mė tė madhe tė tyre i ka njohur nga afėr?

Dhimbje dhe krenari, padyshim.Dhimbje pėr shokėt qė nuk i kemi mė midis nesh, tė martirizuar nė moshė tė re, madje fare tė re. Dhe krenari pėr atė qė kemi qėnė bashkėkohės dhe miq tė kėtyre njerėzve me karakter tė fort qė flijuan rininė e tyre nė emėr tė nderit, detyrės dhe Atdheut. Nga lista prej 35 dėshmorėsh qė ka aviacioni luftarak, 20 prej tyre i pėrkasin shokėve tanė qė kanė flu turuar me avionin tip MIG. Nis kėshtu kjo listė sipas radhės kronologjike me emrin e tė paharrueshmit Vasil Trasha qė ra nė krye tė detyrės mė 23 mars 1958 nė rajonin e Fier Sheganit dhe pėrmbyllet me emrin e Jani Tarifės qė u martirizua pas njė katastrofe ajrore gjatė ngritjes nė aerodromin e Rinasit mė 16 shtator tė vitit 2004. Ėshtė nė nderin e shoqėrisė dhe tė shtetit shqiptar qė i ka shpallur ata “Dėshmorė tė Atdheut”. Nė biografinė e tyre, ėshtė njė pjesė nga mė tė ndritshmet e historisė sė aviacionit ushtarak, por pa ndrojė do tė thosha edhe e ushtrisė shqiptare...
Gjatė viteve ‘70, ju keni kryer detyra tė rėndėsishme si komandant i bazės sė Lezhės dhe mė vonė tė Rinasit. Eshtė kjo periudha e shkėlqimit tė MIG-ėve…
Vitet ‘70 njihen ndryshe edhe si vitet e shkėlqimit tė aviacionit luftarak shqiptar. Nė arsenalin e kėtyre viteve bėnin pjesė mbi 70 MIG 19 dhe 12 avionė MIG 21, njė skuadrilje me MIG 17 dhe shumė avionė mėsimorė tė tipit MIG 15. Eshtė kjo periudha, ku sasia e fluturimeve pėr ēdo avion e pilot ėshtė e standardeve tė larta, jo vetėm nė rajon, por edhe mė tej vlen tė pėrmendim faktin qė vetėm gjatė vitit 1973, nė bazėn e Rinasit u kryen 1383 orė fluturimi. Tė mos harrojmė kėsisoj se kishim tė bėnim me teknikėn mė moderne tė kohės dhe resurseve gati tė bollshme. Kishim ndėrkaq, njė korpus tė tėrė pilotėsh e teknikėsh tė aftė e tė kualifikuar mė sė miri pėr t’iu pėrgjigjur tė gjitha sfidave tė profesionit dhe tė kohės. Vitet ‘70 njihen ndryshe edhe si majat e larta tė biografisė sė aviacionit shqiptar…

Diēka mbi mėnyrėn e pėrgatitjes sė pilotėve tanė jashtė shtetit. Ju konkretisht ku i kryet studimet dhe me cilėt nga pilotėt keni qenė nė grup? Sa kohė zgjati shkolla juaj?

Siē dihet tashmė pilotėt e parė shqiptarė u pėrgatitėn nė akademitė e ish-Bashkimit Sovjetik. Edhe brezi im u pėrgatit nė kėto shkolla. Ishte viti 1953 kur unė, me nėntė shokė tė tjerė filluam studimet nė Rusi pėr armėn e aviacionit, nė vitin 1957. Unė me tre t ė tjerė morėm diplomėn “Pilot gjuajtės-bombardues”, ndėrkohė qė pjesa tjetėr u diplomua pėr shėrbime tė tjera qė lidhen me aviacionin luftarak. Ishim njė grup kompakt ku bėnin pjesė Manush Kreshpa, Bajazit Jaho, Mahmut Hysa, Halit Bulku, Ēobo Skėnderi, Ramadan Ramadani, Sadri Sokoli, Selman Mece dhe Muhamer Alite. Tė gjithė lanė njė pėrshtypje shumė tė mirė nė efektivin e akademisė, ku u kualifikuam. Pėrkushtimi dhe vullneti pėr tė pėrvetėsuar nė perfeksion teknikėn dhe armatimin luftarak, fryma e ngrohtė shoqėrore dhe miqėsia qė ofronim pėr studentėt e kombėsive tė tjera, linin gjurmė tek tė tjerėt duke fituar respektin dhe admirimin e tyre. Po nė ish-Bashkimin Sovjetik jam rikthyer edhe nė vitet 1959 dhe 1960 pėr t’u pėrgatitur pėr aeroplanin e ri MIG 19 dhe pėr t’u perfeksionuar pėr zhvillimin e qitjeve me raketa ajėr-ajėr. Tė veēanta kanė qenė sidomos dit-netėt e qitjeve nė shkretėtirat e Karakumit (Taxhikistan) dhe mbi stepat e Kazakistanit. Pilotėt shqiptarė aty dolėn ndėr tė parėt pėr precizion dhe saktėsi gjatė goditjeve tė objektivave.
Ndėrkohė, pėr kualifikime tė mėtejshme, mua si dhe shumė shokėve tė tjerė, na ka qėlluar tė specializohemi edhe nė Kinė, sidomos pas prishjes zyrtare tė marrėdhėnieve tė vendit tonė me ish-Bashkimin Sovjetik.

Cili ishte avioni mė i mirė qė kishin rusėt nė atė kohė?

Aso kohe nė shkėlqimin e vet nė Rusi mbahej MIG-u 19. Po pikėrisht nė vitin 1956, nė njė paradė tė aviacionit luftarak nė Moskė, u demonstrua njė avion i ri qė u prit me shumė optimizėm dhe krenari. Ishte avioni MIG 21, qė nė armatimin e ish- Bashkimit Sovjetik do tė futej rishtas dy tre vjet mė vonė. Gjithsesi, ne u rikthyem nė Shqipėri edhe me lajmin e vėnies nė pėrdorim tė njė avioni tė ri, qė sovjetikėt e vlerėsonin nė atė periudhė si mbretin e aviacionit. Po u kthyem edhe me njė ėndėrr nė sirtar pėr ta pasur dikur MIG-un 21 pjesė tė aviacionit tonė. Nuk do tė vononte shumė dhe shqiptarėt do ta zotėronin nė shtėpinė e tyre serinė e re tė MIG-ut tė famshėm...

Ku e keni nisur karrierėn tuaj si pilot?

Karrierėn si pilot e kam nisur nė vitin 1957 nė Bazėn e Kuēovės. Nė vitin 1960 u transferova nė bazėn e Rinasit, ku nė vitin 1965 u certifikova me titullin e Pilotit tė Klasit tė Parė. Nė vijim, nė vitin 1974, u transferova nė bazėn e re tė Gjadrit, ku shėrbeva deri nė vitin 1980, kohė nė tė cilėn u riktheva nė Rinas me detyrėn e komandantit tė Regjimentit. Pra, pėr tė riparuar diēka nė opinionin tuaj, unė kam qenė 16 vjet komandant baze, dhe jo 20. Ndėrkohė qė 20 vjet kam qenė drejtues fluturimi, detyrė kjo me shumė pėrgjegjėsi dhe shumė stres...
Pra, u bėhen 16 vjet komandant baze, ndėrkohė qė mbi 20 vjet keni qenė drejtues fluturimi. Sa raste katastrofash ajrore e aksidente keni pėrjetuar gjatė kėsaj periudhe?
Ndoshta mund tė jetė krejt njė rastėsi fatlume, por gjatė gjithė kėsaj karriere, qė relativisht nuk ka qenė e vogėl, nuk kam pasur asnjė rast katastrofe ajrore apo ngjarje me pasoja njerėzore dhe teknike...
 
Veipi nė filmin “Gjurmė nė Kaltėrsi”

Piloti “regjisor” qė drejtoi “fluturimin” e Xhevdet Ferrit...
Gėzdar Veipit i ka qėlluar tė bėjė edhe rolin e aktorit, madje nė njė film artistik. Shumėkush qė ka parė filmin “Gjurmė nė kaltėrsi”, e ka parasysh mirė edhe “regjisorin” e fluturimit tė MIG 19-tės. Njeriu qė drejton nga kulla e komandimit uljen e avionit qė “manovron” aktori i mirėnjohur Xhevdet Ferri, ėshtė pikėrisht ai, piloti veteran Gėzdar Veipi. Duke kujtuar kėtė detaj interesant nga karriera e tij si udhėheqės fluturimi, ai shprehet: “Ishte viti 1982, kur u shfaq te dera e regjimentit tė Rinasit, regjisori Saimir Kumbaro. Pasi kishte marrė lejet pėrkatėse nga autoritetet, na kėrkoi pėr ta mbėshtetur nė realizimin e njė filmi pėr aviacionin. Ajo qė donte, ndėr tė tjera kishe tė bėnte me xhirimin e njė aktori nė kabinėn e njė MIG-u gjatė fluturimit. Kur i shpjegova pamundėsinė e kėsaj, filloi tė mendonte se si mund tė realizohej njė efekt i ti llė. Bashkėrisht zgjidhėm pak a shumė idenė: Do tė fluturonte piloti i radhės dhe do tė kryhej manipulimi artistik pėr tė krijuar pėrshtypjen sikur fluturonte nė MIG, Xhevdet Ferri. Deri kėtu sikur e zgjidhėm situatėn, pra mund tė bėhej i mundur “fluturimi” i personazhit kryesor tė filmit. Kishim ende pa zgjidhur ēėshtjen se kush do tė realizonte nė kullėn e komandimit drejtimin e kėtij fluturimi. Pėr Kumbaron zgjidhja i ishte dhėnė me aktorin Reshat Arbana, por qė ishte krejt e pamundur. Atėherė vendosi qė kėtė rol ta luaja unė, ashtu sikundėr e bėja edhe nė praktikė. Kėshtu bėmė. Ne realizuam nėn vėshtrimin e kamerave tė tyre njė ditė tė zakonshme fluturimi dhe ata i dhanė jetė skenarit tė tyre pėr njė film, goxha tė bukur dhe me jetė. Kur pashė filmin gjatė premierės, u ēudita si kisha mundur tė mbetesha pjesė e tij, madje nė njė rol jo pak tė rėndėsishėm. U bėra kėsisoj nė pak ēaste njė aktor episodik, por ndjehesha tepėr i kėnaqur nga figura e shkėlqyer dhe reflekset perfekt e tė Reshat Arbanės gjatė realizimit tė rolit tė drejtuesit tė fluturimit gjatė filmit “Rrugė nė kaltėrsi”. Me thėnė tė drejtėn, mė ēudisin edhe sot ato shprehi tė tij, qė ma kalonte edhe mua me njė karrierė 20-vjeēare si drejtues fluturimi nė kullėn e komandimit. Gjithsesi, ky ishte vetėm njė etyd qė u bė shkas tė mbetemi miq tė pėrhershėm me kėta mjeshtra tė artit tė kinemasė...
deshmoret.

Njezet pilotet qe rane ne krye te detyres

Niko Hoxha: Ra nė krye tė detyrės mė 20 nėntor 1965, gjatė njė fluturimi me MIG19. Ishte pilot i Klasit tė Parė qė kishte drejtuar regjimentin e Kuēovės dhe atė tė Rinasit
Vasil Trasha: Ra nė krye tė detyrės mė 23 mars 1958 nė rajonin Fier Shegan. Ishte komandant skuadriljeje dhe ishte kualifikuar pėr reaktiv nė ish-Jugosllavi dhe nė Rusi.
Hektor Lako: Ra gjatė njė manovre ajrore nė rajonin e Kuēovės mė 23 4 1962. Ishte komandant i katėrshes nė regjimentin e Kuēovės.
Sokrat Basha: Ra nė krye tė detyrės mė 21. 03. 1963, ndė rsa ishte duke kryer fluturime natėn nė rajonin Prezė-Krujė. Ishte komandant ekuipazhi nė bazėn e Rinasit.
Stilian Tanku: Ra nė krye tė detyrės pas njė katastrofe ajrore mė 27. 09. 1965, ndėrsa po manovronte me avionin MIG 17 nė zonėn e Elbasanit
Bego Hoxha: Ra nė krye tė detyrės mė 07. 03. 1974, ndėrsa po fluturonte me avionin MIG 19 nė rajonin e Fushė-Krujės. Ishte komandant ekuipazhi nė Rinas.
Hazbi Serani: Ra nė krye tė detyrės mė 04. 10. 1972 nė zonėn e Ballshit, ndėrkohė qė po pilotonte nė njė inkursion me avionin MIG 19.
Veiz Kovaci: Ra nė krye tė detyrės mė 05. 08. ‘74, ndėrsa ishte nė ngritje me avionin MIG 19 dhe pėsoi njė defekt tė rėndė.
Dhimitėr Robo: Ra nė krye tė detyrės mė 12. 6. 1974, ndėrsa ishte duke fluturuar me avionin MIG 21 nė rajonin e Ballshit.
Sefedin Tomēini: Ra nė krye tė detyrės mė 07. 06. 1977, afėr Karbunarės sė rrethit tė Lushnjės, ndėrsa kryente njė detyrė stėrvitore. Ishte ekuipazh i Rinasit.
Vasil Noni: Ra nė krye tė detyrės mė 15. 08.1978 me avionin MIG19 nė rajonin e Lezhės, si pasojė e njė defekti teknologjik.
Shpėtim Sula: ra nė krye tė detyrės mė 30. 08. 1978 me avionin MIG 19, i cili gjatė uljes pėsoi njė defekt tė rėndė teknik.
Armando Gjoka: Ra nė krye tė detyrės mė 29. 03. 1980, ndėrkohė qė fluturonte me njė avion MIG 15. Ishte efektiv i regjimentit tė Rinasit.
Jani Tarifa: Ra nė krye tė detyrės mė 16. 09. 2004 nė zonėn e Rinasit, pasi pėsoi katastrofė ajrore gjatė ngritjes nė lartėsinė 30–40 metra.
Idriz Hoxha: Ra nė krye tė detyrės mė 20. 08. 1993, ndėrsa fluturonte me avionin MIG 19 mbi ujėrat e detit Adriatik nė zonėn e Divjakės. Ishte komandant regjimenti.
Fluturim Molla: Ra nė krye tė detyrės gjatė njė demonstrimi ajror me avionin reaktiv dyvendėsh MIG 15.
Sabri Toēi: Ra nė krye tė detyrės mė 29. 03. 1980 gjatė njė fluturimi me avionin MIG 15. Ishte komandant i skuadriljes MIG 19.
Luto Sadiku: Ra nė krye tė detyrės mė 29. 03. 1982, ndėrsa po ngrihej pėr fluturim me avionin MIG 21 nga baza e Gjadrit.
Haki Skuqi: Ra nė krye tė detyrės mė 22. 10. 1986 me avionin MIG 19 gjatė njė fluturimi nė ēift, ndėrsa pėsoi njė defekt tė rėndė.
Eduard Kostėdhima: Ra nė krye tė detyrės mė 22. 3. 1991, ndėrsa ishte duke fluturuar nė rajonin e Karbunarės sė Lushnjės me MIG 15 >>.
 
RIZA LAHI
 
SI E BĖMĖ SHKRUMB TANKUN QĖ NGA AJRI PARA SYVE TĖ ENVER HOXHĖS
 
                                                          Dossier
 
Pilotėt , nė pėrgjithėsi, aviatorėt shqiptarė, e kanė festuar njėzet vjetorin e krijimit tė aviacionit luftarak tė atdheut tonė me njė paradė ajrore spektakolare.
Nė kėtė paradė ka marrė pjesė edhe udhėheqja mė e lartė e vėndit. Vetė Enver Hoxha do tė deklaronte harenė e tij se kish fluturuar pėr herėn e parė nė jetėn e tij me helicopter, por njė aviator profesionist , Haki Jupasi, I ka kujtuar atij mes tė gjithve se, fluturime tė kėsaj natyre pėrbėnin shkelje qė nuk duheshin pėrsėritur mė.
Kulmi I haresė dhe entuziazmit nė kėtė shou tė shqiponjave shqiptare tė ajrit ka arritur kur, dy pilotė, Bilal Josa dhe Serafin Shegani, kanė bėrė shkrumb qė nga qielli para syve tė tė gjithve njė tank qė ndodhej disa metro larg Enver Hoxhės, Mehmet Sehut , Beqir Ballukut etj.
Kemi ftuar nė bashkėbisedimin tonė njėrin prej pilotėve qė shkrumboi tankun, Bilal Josėn – atėherė 31 vjecar - dhe komandantin e Rinasit nė atė kohė, Haki Jupasin – atėherė 46 vjec
Jemi pra nė vitin 1971
 
Bilal Josa 68 vjecar ndodhej nė shtėpi megjithse dita qe e mrekullueshme. Kishte njė problem te njėra kėmbė. Ende I shėndritnin sytė dinakė; lexonte pa syze dhe veshėt I kishte ende pipėz.
Ėngjėllushja, bashkėshortja e tij I sillej pėrqark si njė re e lehtė dhe e pa fjalė, sic janė retė e bardha puplore.
Menjėherė  piloti I njohur nė rininė e tij jo vetėm pėr mjeshtėrinė e paparė tė qitjeve me aeroplan, por edhe si njė futbollist rrėmujaxhi, triblues si njė djall dhe qė tė pėrplaste dikur mbatanė kur sulej pėr tė  bėrė gol, menjėherė nxitoi te njė gjysėm litroshe raki. Ende ia kishte qejfi atė tė shkretėn…
Josa nuk kishte pikėn e dėshirės tė flisnim rreth temės pėr tė cilėn kėmbėngulja unė. “ Kam bėrė vetėm detyrėn, sic e bėn cdo njeri detyrėn e tij. Pėrse duhet qė kjo gjė, plotėsimi I detyrs sime normale, tė marrė dhenė nė shtyp?”
 
O Bilal! Po ti na ke nderuar tė gjithė aviatorėve duke djegur tankun para Enver Hoxhės. Ka qwnw njw ngjarje spektakolare pwr historinw e aviacionit tonw luftarak Hajt, pra, na thuaj disa hollėsi.
 
Po …Pse tė flas unė xhanėm? Rinasi ka patur pilotė tė mrekullueshėm tė tjerė.
Si the? Mė ke zgjedhur pikėrisht mua? Po detyrėn kam bėrė, mor jahu. Po, shiko tė shkruash , pėr shėmbėll, pėr Mahmut Hysėn, qė ka marrė pjesė nė dy kapje objektesh ajore reale dhe I ka detyruar tė ulen nė Shqipėri; pėr Gėzdar Veipin, qė ėshtė ngritur me rrobe banjoje qėnga krevati dhe ėshtė sulur pėr njė kapje spektakolare. Ka qėnė edhe Koco Biku nė atė kapje. Pėr Bajzait Jahon, pastė rahmet, qė ka future dy rraketa tė drejtuara nė turbinėn e njė MIGu nė Rusi gjatė njė loje ndėrkombėtare. Pėr Haki Jupasin qė ishte mjeshtėr I pilotimit tė ndėrlikuar nė lartėsi tė ulėt. Pėr Vasil Kromidhėn qė ėshtė I vetmi nė Shqipėri qė ka qėlluar kėtu me rraketa tė drejtuara PM– ka qėlluar gjatė njė loje nė kėnetėn e Durrėsit. Pėr Cobo Skėnderin, pilot I klasit tė parė , dhe ky, por qė ka shkruar edhe shumė libra – ja, para ca ditėve fola nė telefon me tė. Pėr tė madhin Anastas Ngjela, njė pilot elegant dhe trim qė ka marrė pjesė edhe ai, me Mahmutin, nė njė kapje reale objekti ajror. Pėr Bilal Sinėn qė 23 vjecar ka ulur reaktivin nė aerodrome me motor tė fikur nė lartėsinė 6000 metro. Pėr Hasip Budon qė e ka ulur aeroplanin pa rrotėn e hundės qė ka qėnė njė gjė e paparashikuar nga instruksionet. Pėr Serafin Sheganin…Nuk kam qėnė vetėm unė kur ėshtė djegur tanku; kam qėnė pikėrisht me Serafinin, madje, ai ka qėnė komandant I ciftit tonė. Pėr Lulo Musain…hajde, ore, ta pimė nje gotė raki, shyqyr qė mė gjete …merre, merre njė mandarinė…kafen, me sheqer? Ėngjellushe, shpejt! Hajt, se rakinė e mbush unė! Shpejt! ( Zėri I tij drejtuar sė shoqes ėshtė I rreptė por, sapo ajo kthen kokėn, ai I qesh menjėherė. E shoqja ia ka mėsuar huqet piratit tė dikurshėm tė ajrit) Rrijmė ndonjė herė tjetėr…Ehuuu, ka ikur ajo kohė…
 
Si the ti, ishit tė dy me Serafinin kur qėlluat tankun? Me top apo me rraketa e qwlluat? Sa qe lartwsia?
 
Me nga katėr raketa tė padrejtuara, me MIG 19…Po lėre, dreqin, mos mbaj shėnim!…Aaashtuuu…Ne kemi qėnė njė grup prej 15 vetash…Kemi bėrė dy vjet nė Borisoglebsk e njė vit nė Krasnodar. Ishim Nestor Dhaskali, Lili Lacka, Skėnder Kanina, Vasil Kromidha, Luan Sina, Astrit Mersini, pastė rahmet, Iliaz Kelo, Pandeli Buci…Iliazi u dashurua me njė ruse, me Valian, por, nga ajo, e pėsoi kur u prishėm me rusėt; e pėsoi me burg I shkreti. Edhe Pandi Bucin e hoqėn kur u kthyem…  C’ka, po mban shėnim? Po lėre stilolapsin atje…Hajt gėzuar!
 
( E shoqja: “ Po, lėre, ore tė shkruaj, ka punė e tij )
 
Pusho ti! Kafet! ( Dhe mė mbyll syrin duke qeshur, sapo e shoqja e shikon vetullmvrejtur) Merr edhe njė portokall, se shkon me rakinė! Po, qėroje de! Ja, ta qėroj unė! Shyqyr qė me erdhe!...Lėri fletėt atje! Aaaashtuuuu.
 
O Bilal…Po, a pate emocion kur do tė qėlloje tankun? Do ta qėllonit me goditjen e parė. Po t’ju shkonte huq? Po,mė turp a kishte? Para syve tė Enver Hoxhės?
 
Mos ma pėrmėnd Enverin…
 
Pse, nuk e ke dashur Enverin atėherė?
 
Po jo, mėr. Enverin e kemi dashur tė gjith atėherė…Dakord, por unė asqė e kisha mendjen se kush ishte nė tribunė a mbatanė tribunės. E ku ka kohė tė mendosh pėr gjėra tė tjera nė asi rastesh, mėr jahu? Ne erdhėm ulėt – ulėt, duke imituar fluturimin e njė “gjuetie tė lirė” me shmangie maksimale tė artilerisė kundėrajrore tė “armikut” duke shfrytėzuar luginat e terrenin qė asqė bėhej falė qė e dinim symbyllur, si I thonė . Sapo pikasėm tankun “armik” -  sigurisht qė ne e dinim ku qe, por flas nė kuadrin e stėrvitjes – njė t’ia vėrvitur rraketat dhe njė t’u kthyer mbrapsht me kthesė luftarake me tėr shpejtėsinė. Pra, qėllo e digj si rrufeja e zhduku si era, sic thonim nė atė kohė…Po lėre dreqin e penės !
 
A tė takoi Enveri mė vonė?
 
Mė takoi, mėr, mė takoi. I dhashė dorėn dhe ika. Po detyrėn bėra, mėr jahu.
 
Mė thuaj tė drjetėn, Ėngjėllushja, a u krenua pėr cfar bėre atė ditė?
 
( E shoqja) Qyqja, po unė sot po e marr vesh. Po pse nuk mė ke treguar , O Bilal?
 
Hajt na bėj drekėn ti! ( mė mbyll synė dhe qesh)...Shyqyr qė mė erdhe…Se mos shkruan gjė nė gazetė, se mė mbetet hatri, ė?  Jo pėr gjė, po detyrėn kam bėrė, mėr jahu. Pse, tė gjith ata qė bėjnė detyrėn e vet duhet tė dalin nėpėr gazeta?
 
 
 
            JA SE C’TREGON PROTOGONISTI TJETĖR I ASAJ DITE
 
Komandant Hakiu, ti ke qėnė udhheqės fluturimi atė ditė qė dogjėt tankun? Da tė shkruaj pėr Bilal Josėn.
 
Shumė, shumė mirė tė shkruhet pėr Bilal Josėn. Ai ka qėnė njė qitės I mrekullueshėm. Qėllonte nė kundėrshtim me rregullat. Vinte me kėnd shumė tė voglė dhe gjithmonė sa mė ulėt. I lėshonte predhat qė larg . Kishte njė profil tė vetin. Bilal Josa ka qėnė njė djalė kokėlulur, si  I mbylur nė vetvete, I pranonte pa mėdyshje gabimet e veta , ishte shumė I ndėrshėm dhe linte kokėn pėr shokėt. Njė tiranas I vėrtetė. E…Unė nuk kam qėnė udhėheqės fluturimi atė ditė. Ka qėnė zėvėndėsi im, I ndjeri Mahmut Hysa. Mua mė kishin ngarkuar komanda eprore tė shoqėroja Enver Hoxhėn, qė erdhi me helicopter . Ishte alament parade ajrore qė do tė bėhej me rastin e 20 vjetorit.
 
Me sa di, ti I ke bėrė njė vėrejtje Enver Hoxhės atė ditė. Kėshtu?
 
Po. Pas paradės, kur u shtruam pėr banket , dhe mua mė mbante gjithmonė nė krah, ai tha se , ishte hera e parė qė fluturonte me helicopter dhe, kėsisoj, tanimė qė e mėsova edhe rrugėn e ajrit, do t’u vi mė shpesh. Unė atėherė I thashė: “ Shoku Enver. Ne nab ėhet shumė qejfi tė na vini e tė na shikoni, por pilotėt nuk u urojnė tė na vini me helicopter. Helikopterėt I kemi me njė motor dhe, pėr personalitete si ju, kjo gjė nuk duhet lejuar mė”
 
Cfar parashikonte programi I paradės ajrore?
 
Parakalimin e tė gjith tipave tė aeroplanėve. Parade nisi me kalimin me flamuj aeroplanėt e shkollės sė viacionit, me tė cilėt fluturonin studentėt e vitit tė parė.
Pastaj , tipat e tjerė me radhė, pėrfshirė edhe hedhjet e desantėve e spėrkatjen me AN 2, helikopterėt, si dhe e gjit seria e MIG ėve, duke bėrė pilotazh nga ai I nivelit mesatar e deri nga ai mė I ndėrlikuari. Njė lloj fluturimi qė e aplikoja shpeherė unė, e realizoi piloti Bardhosh Hasani. Ai nisi pilotimin  qėnga lartėsia 3500 metro duke rėnė pėrmbys e duke humbur pėr pak sekonda tremijė e ca metro e duke u ngritur vėrtik sėrish. Pra , Bardhoshi bėri pilotazh vėrtikal nė lartėsi tė ulėt. Luftimi ajror pėrmbi Rinas – tė ftuarit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku e tė tjerėt, rrinin nė tribunė, qė ishte ballkoni I hotelit tė beqarėve. Demonstrimet bėheshin disa metro larg, mbi aerodrome apo brezin e tij jeshil. Luftimi ajror atė ditė ėshtė demonstruar nga pilotėt Hazbi Seriani dhe Qiriako Dhima. Pėr tė hedhur nė erė tankun, caktuam dy qitės nga mė tė mirėt e regjimentit, Serafin Sheganin dhe Bilal Josėn.
 
Kur erdhėn “tė mėdhejt” e u ulėn, cfar bėre tij?
 
Cfar bėra? Ishte rreshtuar I tėr egjimenti, por Enver Hoxha nuk mė lejoj ta pėrfundoja ceremoninė, por mė mori pranė dhe unė dhashė komandėn “qetėsohu!”. Atėherė, ai, me mua pėr krahu, vazhdoi tė ecte, ndėrsa pas na vinin Mehmet Shehu me tė tjerė persnalitete tė kohės, si Beqir Balluku, Halim Ramohito etj. Pas pak, si zumė vėnd te tribuna provizore, nisėn pėrgatitjet e rrufehsme pėr paradėn. Mirėpo….
 
Ndonjė tersllėk?
 
Cfar tersllėku se. I tmerrshėm. Nga nxitimi, ZIS I i APA sė na zuri nėn vete duke kaluar me rrota pėrsipri njė tekniku. Ai tekniku ishte njė djalė gjith shėndet dhe shumė I fortė…Eh, si nuk mw kujtohet emri, tani… I kaloi makina 4 tonėshe pėrsipėr dhe ai , megjithatė, atė natė ka mundur edhe tė flasė nė spital. Shpėtoi si kokrra e mollės e nuk I ndodhi gjė. Sigurisht qė Enveri nuk  e mori vesh kurr se me cfar stresi I tmerrshm na ndodhi nė  fillimin i paradės.
 
Kishe emocion kur prisnje tė vinin gjuajtėsit qė do tė asgjėsonin tankun? Po sikur tė dėshtonin nė sulmin  e parė? E tėr ėrgjegjėsia e menjėherėshme, tėr turpi, dotė binte sėpari mbi ty. Kur ishe mu nė mes tė njerėzve mė tė shquar tė vėndit nė atė kohė?
 
Sigurisht qė kisha, por jo aq e aq shumė sa thua ti. Unė kisha bindje absolute te dy shokėt e mi. ata, jo vetėm qė ishin qitėsh shumė tė mirė, por ishin dhe pilotė shumė tė qetė dhe tė pėrėndruar.
 
Si ndodhi pastaj?
 
Qė tė dy ata erdhėn nė lartėsi shumė tė ulėt, dhe ne po ndiqnim me sy ecjen e tyre tė shpejtė dhe tankun qė rrinte para syve tanė. Erdhi cast dhe tė dy djemtė lėshuan rraketat papushim. Cdo gjė u bė tym pora nesh. Kur tymi u davarit, nuk ndodhej gjėkundi, as tanku , as tė dy pilotėt qė tani ishin duke u kthyer me furi prej nga erdhėn. Tanku qe bėrė zhar.
 
Sigurisht qw u mblodhwt pas paradws?
 
U bw njw takim dhe u shtrua banketi. Ndwrkohw, Enveri mw kwrkoi tw takonte “atw pilotin qw dogji tankun” . Me zi e gjetwm Bilalin qw, se ku ishte strukur se I vinte turp nga lwvdatat.
 
Tė vjen keq qė sot Shqipėria nuk ka as edhe njė aerplan gjuajtės? Qė ka deklaruar heqjen e tyre nga armatimi I ushtrisė?
 
Atėherė njė pilot I thjeshtė gjujatės bėnte 70 – 90 orė fluturimi nė vit dhe ne ishim profesionalisht aspak mė poshtė nga kolegėt e kundėrshtarėt tanė tė mundėshėm grekė, serbė, italianė ; madje edhe rusė e amerikanė. Ne ishim tė pėrgatiur mė sė miri qė, si forcė e armatosur ajrore, t’I dilnim zot vėndit tonė nė cfardo situate. Kurse sot…( qesh hidhur)
 
Pse po qeshė, komandant Hakiu ? ( Sot vazhdon tė jetė njė burr I mbajtur, inteligjent, qė pi nga njė kafe rregullisht nė Shtėpinė e oficeėve dhe qė nuk ka dėshirė tė flasė pėr lavdinė e dikurėshme tė aaviacionit ; ėshtė plot 81 vjec)
 
Po mė kujtohet njė thėnie qė pėrmėnd parioti im nga Kolonja, Fan Noli: “ Ec t’I biem, o Gjolekė  - Prit, o lab, se s’ke fishekė”.
 
             

Misteri i njė operacioni sekret: Si mbėrriti nė Tiranė avioni luftarak grek.

Sfida nga ajri pėr mėsymjen tokėsore tė armatės helene nė jug tė Shqipėrisė

 

Esat Tetova, shqiptari qė rrėmbeu nė Athinė avionin ushtarak

Enveri dhe Mehmeti, VIP-at e parė qė udhėtuan me avionin helen

 
Afrim Imaj
 

Ka qenė piku i provokacioneve tė gushtit tė vitit 1949, kur shtatmadhorėt grekė qė kishin mėsymur armatat mbi juglindjen e Shqipėrisė do tė tronditeshin nga njė lajm i papritur: Nga baza ajrore e Athinės ishte rrėmbyer njė avion luftarak!

Konstatimi pėr fluturimin e tij nė vendin tonė, fillimisht do t'u dukej i pamundur dhe befasues. Shqiptarėt qė ende nuk kishin njė avion pėr ta ēuar nė ajėr, kur akoma nuk kishin diplomuar pilotėt e parė, kishin guxuar tė sfidonin sigurinė e bazės ajrore mė tė rėndėsishme tė ushtrisė greke, duke rrėmbyer njė nga avionėt e saj! Nė kohėn kur me vėrshimin e taborėve tė shumtė nuk mundnin tė thyenin kufijtė tokėsor tė vendit tonė, sakrifica dhe menēuria shqiptare po i thyente nė mėnyrėn mė tė ēuditshme me manovrėn nė thellėsinė e tokės helene dhe me rrėmbimin e njė mjeti fluturues. Kur autoritetet ushtarake fqinje do tė vinin alarmin pėr ngjarjen misterioze, qė do t'u kushtonte jo pak nė prestigjin e tyre, nė Tiranėn zyrtare euforia e ēasteve tė para do t'ia linte vendin pėrkujdesjes pėr tė fshehur atė qė kishte ndodhur. E bashkė me tė duhej tė shmangej e tė fshihej edhe protagonisti i saj. Urdhri do tė vinte drejtpėrdrejtė nga maja e piramidės shtetėrore dhe gjithēka do tė bėhej sipas porosive tė saj. Sakaq, do tė "burgosej" ēdo gjė nga detajet e historisė sė operacionit sekret qė ishte shfaqur me profilin e njė aventure. Ngjarja kishte qenė e rėndėsishme, por edhe delikate njėherazi. Si e tillė duhej monitoruar me kujdes, larg patetizmit dhe "rrahjes sė gjoksit", duhej fshirė nga kujtesa e bashkėkohėsve dhe historiku i armės sė aviacionit luftarak qė do tė startonte nė atė periudhė. Dhe nė fakt ashtu ndodhi. Pėr gati 60 vjet, asnjėherė nuk u pėrmend e vėrteta e depėrtimit tė avionit grek nė Shqipėri. Pėr herė tė parė, gazeta "Panorama" mundi tė zbardhė me investigimet e saj skemėn dhe dinamikėn e plotė tė operacionit sekret, nėpėrmjet tė cilit u bė e mundur depėrtimi i avionit grek nga baza ajrore e Athinės, nė zonėn e Sarandės. Janė veteranėt e aviacionit, familjarėt dhe miqtė e protagonistit tė kėtij operacioni, qė sjellin pamjet e plota tė tij.

Edip Ohri: Avioni grek, nga tė parėt nė parkun e aviacionit shqiptar.
Edip Ohri, njėri nga veteranėt e aviacionit luftarak shqiptar dhe ish-drejtuesi kryesor i tij pėr shumė vite, kujton faktin qė avioni grek ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit shqiptar qysh ditėn e krijimit tė armės, mė 24 prill 1951. Sa pėr periudhėn kur ka mbėrritur ky "mysafir" i huaj nė Shqipėri, thotė se nuk e di me saktėsi, pasi nė atė kohė ka qenė me studime nė BS. "Sidoqoftė, - shton Ohri, - ne pilotėt e asaj periudhe dinim qė avioni grek ishte bėrė pjesė e parkut tonė nė njė rrugė tė fshehtė. Ishte njė avion praktik, me dy krahė dhe i manovrueshėm pėr kushtet tona. Mbaj mend qė pilotohej me dėshirė nga Babaēe Faiku, Peēo Polena, Vasil Trasha etj. Pėr katėr pesė vjet sa ishte nė gjendje pune, u bė avioni mė i pėrdorshėm. Fundi i tij,ka tė bėjė me njė manovėr tė pakujdesshme tė Vasal Trashės nė zonėn e Maliqit tė Korēės, ku u pėrplas me oxhakun e fabrikės sė sheqerit dhe doli jashtė pėrdorimit. Me kėtė finale, u mbyll kėshtu edhe historia e avionit qė patėm "dhuratė" nga shteti fqinj..." Kaq kujton nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr ngjarjen e avionit grek tė gjendur nė vendin tonė veterani i aviacionit ushtarak shqiptar. Mban mend rreshtimin nė ceremoninė e krijimit tė armės sė aviacionit, ditėt e manovrave me tė, pilotėt qė kanė fluturuar mbi territorin e vendit, zonėn ku ėshtė shpėrthyer dhe njė opinion disi enigmatik pėr mėnyrėn si ka mbėrritur nė Shqipėri avioni grek. "Fillimisht kishte zėra se e kishin detyruar tė ulej pas njė inkursioni mbi territorin shqiptar, vė nė dukje Ohri. Po kjo nuk mund tė ndodhte, ngaqė asokohe nuk kishim mjete kundėrajrore pėr detyra tė tilla. Thuhej se kishte qenė ēartja e pilotit grek ajo qė i kishte dhėnė rrugė avionit pėr nė vendin tonė. Po edhe kjo, pėr kohėn mbetej e diskutueshme. Dėgjohej ndėrkaq njė version tjetėr, qė ia adresonte kėtė guximit aventurier tė njė piloti shqiptar. Madje diku nėn zė dėgjohej edhe emri i tij: Esat Tetova. Po vetėm sa citohej dhe mė tej kėrshėritė mbylleshin si para njė ngjarjeje qė nuk duhet zbardhur". Kur vjen biseda pikėrisht te emri i pilotit aventurier, ish-kreu i aviacionit shqiptar ka dėshirė tė ndalet, po jo pėr tė zbardhur misterin e rrėmbimit tė avionit. Pėr tė Esati ėshtė nga tė parėt pilotė qė u shkolluan jashtė shtetit, qysh nė vitet e para tė ēlirimit. Eshtė njohur me tė dhe ka ēmuar njė lloj guximi disi tė spikatur. "Po Esati, - pėrmbyll piloti veteran, - u shkėput qysh herėt nga arma e aviacionit. Me sa di unė ai ka shėrbyer nė organet sekrete tė shtetit dhe mė vonė nė ushtri. Ndoshta operacioni pėr mbėrritjen e avionit grek nė Shqipėri mund tė ketė qenė ndonjė detyrė speciale e tij.Unė di qė nė kėtė periudhė Esati ka marrė njė dekoratė tė lartė..."
Masar Aga: Flitej qė avionin e solli Esat Tetova, po gjithnjė me njė lloj frike
Me dekorimin e pilotit Esat Tetova e lidh mbėrritjen e avionit grek nė territorin shqiptar, veterani tjetėr i aviacionit, Masar Aga, aktualisht kryetar i shoqatės kombėtare "Aviatori". Pėr tė, vlerėsimi i lartė pėr njė nga shokėt e tij mė tė afėrt nuk u mor vesh asnjėherė pėrse u bė. Gjithsesi, Aga ngjarjen e ka ende tė freskėt nė kujtesė...
"Avioni grek u ul nė Shqipėri nė 49-ėn, kur grupet e aviatorėve shqiptarė studionin nė Jugosllavinė e Titos dhe nė Rusinė e Stalinit. Kėtė "gjah" nga bota perėndimore e dėshironin shumė sidomos specialistėt sovjetikė, qė ishin nė Tiranė. Pėr shqiptarėt, prania e avionit grek nė parkun e aviacionit kombėtar kishte kuptimin e njė "robi" tė rrėmbyer nga fronti i luftės". Pas kėtyre pėrjetimeve, kreu i shoqatės sė aviatorėve shqiptarė ndalon gjatė nė historinė e protagonistit tė vetėm, sė paku pėr aq sa ka kuptuar vet nga misteri i saj...
"Esat Tetova, ky ish-partizan i Brigadės sė Pestė, pikėrisht nė atė kohė u dekorua me njė urdhėr trimėrie. Kjo ndodhi kur ai sa ishte kthyer i pėrzėnė nga shkollimi i tij, qė kishte nisur nė Jugosllavi dhe po finalizohej nė BS. Ai ishte futur nė rrugėn e pėrgatitjes pėr pilot, ndėrkohė qė nė trup mbante tri plagė. Ishte trim i ēartur dhe gjaknxehtė. Besnik gjer nė vdekje dhe pasionant i ēmendur i drejtėsisė. Me tė jam njohur qysh kur studionim nė Jugosllavi. Nė kohėn qė po bashkė pėrfundonim specializimin nė BS, Esatin e prunė "kartė postale" nė Shqipėri. Ndodhi kėshtu pas njė pėrplasje qė pati me eprorin sovjetik. U ndamė me tė pikėrisht aty, ku atė e pėrjashtuan nga studimet e mėtejshme. Kur u kthyem vetėm pas pak javėve nga kjo ngjarje, na befasoi njė dekorim i lartė i tij me urdhrin e trimėrisė. Jam ulur me tė edhe mė vonė, kur ishte larguar nga aviacioni, po asnjėherė nuk kam dėgjuar prej tij ndonjė kontribut tė veēantė qė kishte demonstruar nė vitet kur ishte pilot.
Ylli Poloska: Drejtuesit e lartė i besuan Esatit misionin sekret dhe ai e pėrmbushi me sukses
Tetėdhjetėvjeēari, Ylli Poloska, ėshtė ndėr njerėzit e rrallė qė ka pasur mundėsi ta njohė tė plotė ngjarjen e bujshme me avionin luftarak grek. Ka qenė nga miqtė e afėrt tė Esat Tetovės, ndėrkohė qė ka punuar me tė rreth 25 vjet nė Berat, ku shėrbenin si ushtarakė. Ka ndarė me pilotin e larguar nga aviacioni nė mėnyrė misterioze gėzimet dhe shqetėsimet e kohės dhe ka pėrjetuar me tė ēastet mė tė bukura dhe mė vėshtira tė jetės. Kjo miqėsi e sinqertė ėshtė bėrė shkak qė Esat Tetova t'i besonte nė vitet e pleqėrisė tė fshehtėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Tė fshehtėn pėr tė cilėn kishte nėnshkruar se do ta ruante tė pazbardhur nė ēdo mėnyrė. Tė fshehtėn qė ishte betuar se nė jetė tė jetėve do ta ruante tė parrėfyer. Piloti i larguar herėt nga arma e tij e dashur, nė njė moment dobėsie, nė njė ēast delikat, do t'ia tregonte mikut tė afėrt atė qė kishte vendosur t'ia ēonte vetėm varrit. Ylli Poloska qė ėshtė njohur me ngjarjen e rrallė ėshtė ndjerė i tronditur, por edhe krenar nga ajo qė ka dėgjuar nga Esat Tetova. Tani qė miku i tij ka ndėrruar jetė, dhe ndodhia nuk pėrbėn mė penalitet, Ylli Poloska mendon se ajo qė ka bėrė Esat Tetova nė vitin `49 ia vlen tė zbardhet, jo thjeshtė pėr kėrshėri, por nė respekt tė njė tė vėrtete historike...
"Esat Tetova u lajmėrua nė mėnyrė tė fshehtė nė BS, ku ishte duke pėrfunduar studimet e larta pėr aviacion dhe mbėrriti nė Tiranė. Dikush nga autoritetet e larta e thirri nė zyrė dhe e njohu me njė kėrkesė speciale tė kreut tė udhėheqjes. Ishte pėrzgjedhur ndėr mė tė besuarit pėr tė realizuar njė operacion sekret nė Greqi. Ishte koha kur vendi ynė pėrjetonte provokacionet e shovinistėve grek nė zonėn e juglindjes.
"Nė bazėn X tė aviacionit nė Athinė do tė merrni njė avion luftarak dhe do ta sillni nė Shqipėri! Si thua, e bėn dot? E merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė tė beson Partia?" Njė sfidė dhe njė aventurė e ēuditshme shpalosej para tij. Tė tėrhiqej, tė mos e pranonte, do tė ishte dezertor. Sė paku frikacak. Ta pranonte apriori, do tė ishte marrėzia vet. Ndenji mendueshėm disa ēaste. Vrau mendjen pėr qėllimin e asaj qė i kėrkohej. Kujtoi angazhimin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqjes sė lartė dhe filloi tė reagojė. Pyeti pėr sfondin e operacionit, pėr pėrkthyesit qė do t'i duheshin, pėr njeriun e zbulimit shqiptar nė bazėn greke, pėr mbėshtetjen logjistike tė veprimeve, pėr kohėn qė do ta kryenin dhe, kur u bind se gjėrat ishin sinkronizuar mė sė miri, dha "fjalėn e nderit" se do ta bėnte patjetėr, edhe sikur t'i rrezikohej jeta. E tha dhe e bėri Esat Tetova. Kaloi kufirin me pėrkthyesin e besuar, veshur me uniformėn e monarkofashistit grek, dhe nė momentin e caktuar u paraqit te baza ajrore. Mori kontakt me njeriun qė punonte nė radhėt e ushtarakėve grekė pėr llogari tė zbulimit tonė. Pastaj gjėrat rrodhėn sipas skenarit tė Tiranės. Hipi nė avionin qė ishte caktuar pėr t'u bėrė "mysafir" i shqiptarėve dhe u nis drejt Shqipėrisė. Drejt Shqipėrisė, po edhe drejt vdekjes! Nga ēasti nė ēast pritej vetėm njė njoftim dhe kundėrajrorėt grekė me pak punė mund ta rrėzonin pėrdhe. Pėr fat asgjė nuk e ndėrpreu fluturimin e "gjahut" tė zbuluesve shqiptarė. Pas qindra kilometrave rrugėtim, do tė vinte triumfi. Do tė kalohej pa vėshtirėsi kufiri shtetėror, po avioni do tė rrezikonte fluturimin drejt Tiranės nga harxhimi i karburantit. Ishte diēka qė ishte menduar. Ata do tė drejtonin uljen e tij nė aeroportin e improvizuar tė Vrinės, nė afėrsi tė Sarandės dhe sakaq gjėrat do tė rridhnin lehtėsisht. Zbritja u mbajt sekret. Po kėshtu edhe mėnyra e mbėrritjes sė avionit nė Shqipėri u sekretua nė dosjet e rėndėsisė sė veēantė "Tepėr sekret!" Duhej tė mbyllte gojėn pėr kėtė edhe njeriu qė mundi tė pėrballonte sfidėn e jashtėzakonshme. Madje, duhej izoluar diku pėr tė qenė larg kėrshėrisė sė njerėzve..." Ndėrkaq, Ylli Poloska kujton se njerėz si Esati ishin tė rrallė pėr nga pėrkushtimi, ndėrshmėria dhe solidariteti. "Po me njė "dobėsi" tė madhe: asnjėherė nuk e rrahėn gjosin pėr ato qė bėnė nė emėr tė detyrės dhe Atdheut", pėrfundon miku i protagonistit tė ngjarjes sė rrallė...
Mendu Tetova: Im vėlla asnjėherė nuk e tregoi historinė e avionit grek
Esat Tetova, njeriu i aventurės qė guxoi tė kapėrcejė kufirin shtetėror dhe tė pėrballojė sfidėn e operacionit special pėr tė sjellė nė Shqipėri njė avion luftarak tė ushtrisė greke, nuk e pėrmendi kėtė asnjėherė gjatė jetės sė tij. Madje edhe nė njė rast kur pėr arsye subjektive e kėrcėnuan me masa ndėshkimore pėr cenim tė besnikėrisė, nuk pranoi tu kujtonte tė deleguarėve se dikur kishte vėnė jetėn nė rrezik pėr interes tė tė atdheut. Mendu Tetova, vėllai i tij, thotė se nė asnjė rast Esati nuk foli pėr ngjarjen e bujėshme pėr tė cilėn ishte dekoruar me njė medalje tė veēantė. Ėshtė gati e pabesueshme, por i vėllai, sikundėr edhe familiarėt e tjerė pėrbetohen se historinė e operacionit pėr depėrtimin e avionit nga shteti fqinj, ata e kanė njohur vetėm para dy vjetėsh, nė kohėn kur Esati ndėrroi jetė. "Vetėm atėherė dėgjuam diēka si nėn zė, shton Menduja, ndėrkohė qė mė vonė pak nga pak u njohėm me tėrė ndodhinė. Po Esati na kishte lėnė..." Pėr tė dhe tė afėrmit e tjerė, fakti qė nė ngjallje nuk patėn mundėsi tė shkėmbenin qoftė edhe njė bisedė tė vetme rreth operacionit enigmatik, vazhdon tė pėrjetohet si njė peng qė me sa duket do tė vazhdojė ti lėndojė shpirtėrisht...
Pengu i ministrit Janopollos pėr avionin e rrėmbyer
Ajo qė ka ndodhur me avionin grek tė rrėmbyer nga shqiptarėt nė vitin `49, nė shtetin helen ėshtė pėrjetuar me shqetėsim jo tė zakonshėm. Pėr shumė vite autoritet vendase nuk kanė reshtur nė kėrkesat e tyre pėr riatdhesimin e "gjahut" tė inventarizuar nga shqiptarėt. Nga mė kėmbėngulėset kanė qenė sidomos pėrpjekjet disavjeēare tė qeverisė sė Papandreut. Njėri nga ministrat e tij, kėtė peng e ka shfaqur deri vonė.
Ka pasur rastin tė njihet me tė regjisori i mirėnjohur, Kiēo Londo, i cili nė fillimet e viteve `90 ka qenė akredituar nė Athinė me statusin e gazetarit shqiptar. "Ministri i Punės, Janopollos, - thotė Londo, - duke shfaqur respektin pėr shqiptarėt dhe traditat e tyre, herė pas here nuk nguronte tė kujtonte merakun pėr historinė dhe misterin e rrėmbimit tė avionit nė vitin `49. Mė shumė se njė peng pėr ēka kishte ndodhur, ministri grek kėmbėngulte pėr tė bėrė njė gjest mirėsjelljeje, siē e quante ai riatdhesimin sė paku tė relikeve tė avionit..." Londo kujton se ministri helen dinte shumė gjėra rreth ndodhive me avionin pas rrėmbimit. "Madje, - shton regjisori, - Janopollos mė thoshte se me atė avion ka udhėtuar disa herė Enveri dhe shpura tjetėr e liderėve komunistė". Londo, i befasuar nga kjo histori e panjohur nė vendin e tij mundohej tė tregohej i sjellshėm me mikun VIP, qė gjithsesi nuk mundi ta ndihmonte pėr atė qė interesohej.

 

Avioni i parė i VIP-ave tė Shqipėrisė

Ndėrkohė qė nuk dinė me saktėsi mėnyrėn si mbėrriti nė vendin tonė avioni grek, pilotėt e parė kujtojnė se me tė janė bėrė qindra orė fluturimi. Gati tė gjithė veteranėt e armės sė aviacionit kanė provuar tė manovrojnė me tė nė ajėr. Ka qenė shumė i preferuar ky lloj avioni pėr inkursione tė ndryshme. Konstruksioni i kabinės dyvendėshe krijonte mundėsinė pėr aftėsimin e brezave qė futeshin rishtas nė rrugėn e profesionit tė vėshtirė tė pilotit. "Kjo, - shton Edip Ohri, ish-drejtuesi kryesor i aviacionit shqiptar pėr shumė vite, - kishte edhe njė avantazh tjetėr, pasi siguronte udhėtimin e shpejtė tė udhėheqėsve kryesorė nėpėr rrethet e ndryshme tė vendit". Sipas tij, udhėtarėt e parė qė kanė fluturuar me tė kanė qenė ushtarakėt me mision nė Shqipėri. Ndėrkaq, avioni grek ishte i preferuari i shtatmadhorėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr tė inspektuar territoret e ndryshme nė zona tė skajshme tė vendit. Po "mysafiri" i ardhur nė rrugė misterioze do tė shėrbente nė atė periudhė edhe pėr transportin e drejtuesve VIP. Nė kujtimet e pilotėve tė parė thuhet se me tė kanė udhėtuar disa herė edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Madje ata saktėsojnė se nė kėto raste ka pilotuar Babaēe Faiku, qė asokohe ishte komandat i skuadriljes sė parė.

 

Kėrkimet
"Eshtrat" e avionit qė pushojnė nė Maliq

Nė perėndim tė qytetit tė Maliqit, diku nė skaj tė njė kodre tė vogėl, kanė qenė deri vonė pjesėt e avionit grek tė rrėzuar nė vitin 1953. Shumėkush nga banorėt e moshuar mbante mend historinė e tij. Madje kishte syresh qė dinte diēka edhe pėr mėnyrėn si ishte gjendur nė Shqipėri ky "mysafir" jo i zakonshėm. Gjithsesi, ngjarja do tė freskohej nė kujtesėn e vendasve pas viteve `90, kur njerėz nga toka helene do tė kėrkonin pėr tė riatdhesuar "eshtrat" e avionit tė rrėzuar pėr ta rivarrosur bashkė me historinė e tij. Po tė zotėt e shtėpisė tė zėnė ngushtė nga pasiguria pėr atė qė posedonin rreth ngjarjes, do tė hezitonin. Dhe pėrfundimisht reliket e avionit do tė pushonin nė Maliq, aty ku do tė rrėzohej me tė piloti i talentuar, djalė i kėtyre viseve Vasal Trasha.



PRESIDENTI ALFRED MOISIU
SI E NJOHA UNĖ PILOTIN E KATĖR PRESIDENTĖVE VANGJEL CONDI
 
Riza Lahi
         
 Njė a dy ditė mė parė , presidenti Alfred Moisiu , sa qe  kthyer nga njė takim presidentėsh nė Sėrbi, ku kishte debatuar ashpėr me presidentin sėrb nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės. Mirėpo, takimi I planifikuar dy javė mė parė , nuk kishte patur tė ngjarė qė tė shtyhej. Fiks nė orėn e caktuar, unė ndodhesha vetėm pėr vetėm me Presidentin e vėndit. Ky ish oficer I Mbrijtjes , pėr mua pėrfaqėsonte edhe njė      kategori   oficerėsh qė unė e njoh mirė. Ata janė besnikė tė patundur , thuajse  “kokshkreteė” kur ėshtė puna pėr cėshtje tė atdheut dhe tė kombit. Kėto lloj oficerėsh nuk bėn asnjėherė asnjė lloj “diplomacie” kur ėshtė puna pėr cėsthje qė duhet t”i kuptojnė tė gjithė. Janė tė saktė, tė kuptueshėm plotėsisht dhe nuk lėnė as edhe njė shteg klauzolash tė tjera interpetimi nga xhonglerė tė mundshėm mėndjemprehtė; sic veprojnė malsorėt nė takimet e burrave nė traditėn tonė.
Afrova vetė tavolinėn dhe nisa tė shpalos gjėrat qė kisha patur nė cantė, tė cilėn ma mbajti tok me celularin sekretarja e Presidentit.
 
Riza Lahi  -  Zoti president, sa do tė zgjasė biseda jonė?
 
Presidenti Alfred Mioisiu – Njė gjysėm ore. Nė rregull?  
 
 R Lahi -  Zoti President, keni kėtė CD dhuratė nga kantautori I serenatave Mihallaq Andrea. E vini nė CD dhe mund tė punoni tėr kohės dhe ata tė krijojnė njė florė tė mrekullueshme pėr vetminė krijuese
 
Presidenti - Ai korcari? Qė vjen nė Tiranė e kthen nė Korcė duke e ngarė makinėn pa tė dyja kėmbėt? Po…Popo, kėndon shumė bukur. Faleminderit”
 
R Lahi - Kėtė libėr, “Jeta mes dy dashurive”, e keni dhuratė nga shqiptaro – amerikania Raimonda Moisiu”
 
Presidenti -  Nga ėshtė? Nga Korca the? E bija e kujt? Mos ėshtė ndonjė mbesė e imja?
 
R Lahi -  Kjo ėshtė dhurata ime -  romani im “Vorri I ashikut”. Janė 500 faqe tė shkruara duke dėgjuar papushim serenatat e Mihallaq Andreas
 
Presidenti -  E kam dėgjuar “Vorrin e Ashikut”, faleminderit…Po…?!
 
R Lahi – Ju falemnderit shumė qė pranuat tė bashkėbisedojmė sė bashku rreth pilotit Vangjel Condi qė ra  nė krye tė detyrės nė ujrat e Adriatikut…Shumė ju falemderit…ne kemi qėnė shokė tė njė brezi mė Vangjon e shkretė. Unė e kam dashur shumė. Nė librin tim “Dinosaurėt e Fundit” ai ėshtė nė syprinė – ashtu, I qeshur dhe duke vezulluar nga talenti. Po…Po ju, zoti President, e kujtoni ndopak Vangjon? E kujtoni pėr fytyrė?
 
 Prsidenti  - Si nuk e kujtoj? Ka qėnė njė djalė I gjallė, I shkathėt, I qeshur pėrherė dhe, sidomos,  proefesionist i shkėlqyer. Ai pilotonte pa ia patur nevojėn hartės. E njihte territorin me imtėsi; si tė thuash, me sytė mbyllur. Unė kam fluturuar shumė herė me atė. Kur kishte erė apo re, ai e kalonte helikopterin nėpėr njėrin nga koridoret e panumurta qė dinte dhe na nxirrte gjithmonė pa rrezik. Mjeshtria e tij ishte e dyfishtė dhe nė tė dy planet, e pėrsosur – nė manovrimin e shkathėt tė helikopterit dhe njohjen brilante tė terrenit. Po kėshtu edhe Demush Heba, kolegu I tij ka qėnė I kėtij kalibri. Edhe inxhinjerin Qemal Koni, qė ra dhe ain ė tė njėjtėn natė, e kam njohur. Kanė qėnė burra shumė dinjitozė dhe mjeshtra.
 
 R Lahi Pilotėt e helikopterit kanė qėnė mjeshtra tė terrenit qė tė gjithė. Ata gjithmonė na mundnin ne pilotėve tė regjimenteve tė tjera  nė konkurset e terrenit qė bėnim dikur…
 
Presidenti - .Do tė tė pėrmėnd vetėm tre raste tė fluturimeve me Vangjelin, personazhin e librit tend qė mė the se je duke shkruar  . Ka qėnė nėntor a fund tetori  I vitit 2002. Duhej shkuar patjetėr nė Tropojė. Koha ishte me re , me shi dhe atje na prisnin thuajse pa tjetėr.. I them Vangjelit, Vangjel, si do t’ia bėjmė?...
 
R Lahi  Po , pėrderisa koha paska qėnė ashtu, pėrse nuk u thatė helikopterėve tė ushtrisė? Mi – 4?”
 
Presidenti -  Po ku Mi – 4 me njė motor, e ku  G – 222 me dy motorra dhe   prodhuar shumė mė vonė…Pra, i them Vangjelit dhe ai mė pėrgjigjet “ Zoti president, do ta realizojmė detyrėn”. Dhe ashtu bėri Vangjel Condi, personazhi I librit tėnd. Ata manovruan luginave, mbi re e nėpėr koridore resh e terreni dhe ne mbėrritėm nė Tropojė. Atij burri, jo vetėm qė nuk I mungonte kurajoja, por, le ta theksojmė prap, e njihte terrenin symbyllazi.
Atėbotė, ndėrsa po vazhdonim takimet tona nė Tropojė, kur mė vjen komndanti I eskortės sime , dhe mė thotė se po errėsohej dhe se kishte ende re. I them qė t’I thoshte Vangjelit se nuk do tė vonoheshim shumė. I ramė pak shkurt; sigurisht qė nuk e ndėrpremė dhe u drejtuam pėr te helikopteri.. Mbėrritėm ende pa u errėsuar. Vangjeli nuk e kishte qejfė fare fluturimin natėn. Sigurisht pėr sigurinė tone
 
R Lahi -  A ka patur raste qė Condi t’u ketė kundėrshtuar pėr cėshtje fluturimesh? Pėr shėmbėll njė VIP – i,  ai I ka thėnė qė, “kushdo qė vendos kėmbėn nė helicopter, duhet t’I bindet Komandantit tė Ekipazhit”
 
Presidenti -  Unė jam officer I vjetėr. Nuk e kam ulur veten asnjėherė deri atje , sa tė mė kujtojnė rregullat tė tjerėt
 
R Lahi - Po rasti tjetėr?
 
Presidenti - Po, ja rasti I dytė qė desha tė tregoja…Ishte viti 2004. Shkoja pėr njė panair nė Ulqin dhe  G – 222 mė solli deri nė kufirin shtetėror. Kur mbaruam punė dhe do tė ktheheshim, ajri  ishte me shumė turbolenca. Kėta tronditje ajrore ndjeheshin jashtėzakonisht. Vumė re njė manovrim tė shkėlqyer dhe gjakftohtė prej piloti tė sprovuar tė ekipazhit…Vangjel Condi, aq sa e kam njohur unė, shqetėsohej gjith kohės; vetėm pėr njerėzit e rėndėsishėm tė shtetit qė I ishin besuar ekipazhit tė drejtuar nga ai…
Ja, po t ė them edhe njė rast. Ka ndodhur nė vitin 2005. Do tė shkoja nė malin e Tomorrit, pėr ceremonialin e njohur tradicional atje tė Abaz Aliut. U nisėm me shi I cili shtohej. I them Vangjelit, rahmet pastė, si duket koha? “Do tė kalojmė , zoti president”, mė tha dhe vazhduam pėrtej nėpėr shi dhe re. Kur jemi kthyer, kemi fluturuar nga Kulmaku deri nė Vėrtop, afėr Beratiti, vetėm pėrmbi re. Ishte gjė shumė e bukur  Pėr herėn e parė fluturoja me pilotė tė vėndit tim pėrmbi re. Dukej sikur fluturoje pėrmbi njė det me dėborė, ku ngrinte krye tek tuk ndonjė korshtė mali, si njė ishull kokoroc. Djemtė , Vangua dhe Demushi, dukeshin krejt tė qetė e, sigurisht tė pėrqėndruar shumė. Unė ndodhesha mu pranė tyre.Sapo pa njė  njė tė carė mes reve, Vngjua cau mjeshtrisht  teposhtė. As qė bėhej fjalė qė ai burr tė gabonte edhe duke ecur me instrumenta.”
 
R. Lahi – Zo…
 
Presidenti - …Ja, tė tregoj dhe njė gjė tjetėr, tė vogėl. Duhej tė shkonim pėr Pogradec. Rrugkalimi ishte nga Mali I Polisit. Turbolencat po shtoheshin ; shtoheshin gjithnjė e mė shumė dhe Vangju, pa e zgjatur, u vėrvit teposhtė pėr nė luginėn e Shkumbinit. Ishte vėrtetė mjeshtėr I mbaruar I njohjes sė terrenit.Nga ana tjetėr… Pėr qahmet, nuk donte tė fluturonte natėn. Ishte 9 janar i 2004 kur ndodhi ajo tragjedia me klandestinė nė Vlorė, tė kujtohet?. Shkuam atje, takova tė plagosur nė spital,  tė mbijetuar, prindėr …Mirėpo nė janar erret shpejt. Duhej te niseshim me ditė. Condi kishte merak tė madh qė presidenti I vėndit tė udhėtonte vetėm me ditė. Ja, kėshtu.
 
R Lahi ( Duke parė  bisht tė syrit pashė orėn   e kisha hequr dhe vendosur mbi tavolinė..) Zoti President. Kam dėgjuar dicka qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė personalisht me ju nė lidhje me temėn qė flasim. Njė thashethem …
 
Presidenti – Urdhėro!
 
R Lahi -  Ėshtė e vėrtetė kjo qė kam dėgjuar unė…
 
Presidenti -  Po?!!!
 
R Lahi – Qė, sic   kanė thėnė ca shokė tė mi nė bazėn e helikopterėve qė, kur shonit atje pėr tė fluturuar, pyesnit menjėherė, “Ku ėshtė Vangjeli? “
 
Presidenti ( duke qeshur  me nostalgji) Ashtu ėshtė. Mė thanė njė ditė shoqėruesit e mi se do ta lėviznin Vangjelin nga ai pozicion e nė vėndin e tij do tė vinte njė pilot tjetėr…Petrit, mos gaboj…Sigurisht pilot shumė I mirė, por unė isha mėsuar me Vangjelin; Vangjua ishte shumė I ngrohtė, I gatshėm, I shkathėt dhe mė ishte mėsuar syri me ‘tė. Ai kishte sakrifikuar kaq herė para syve tė mi. Sakrifica duhet respektuar. Edhe njerėzit e sakrificės , ashtu. E kushedi pėrse duan ta lėvizin qė andej , djalin, mendova. Ishte kaq I mirė dhe me siguri qė do ta ndjejė veten tė rėnduar nė shpirt. Pilotėt janė shumė sensibėl. Ata gėzohen dhe mėrziten shpejt. Unė kam patur kunatin tim pilot; sigurisht qė e din, ka qėnė Niko Hoxha.U thashė tė mijve “Tė lėvizė kush tė dojė, kur tė shkoj unė pėr tė fluturuar, dua Vangjel Condin…” E kujtoj si tani herėn e parė, kur e kėrkova Vangjon, si e kishin lėvizur.. E kėrkova faqe tė gjithve.Vėshtrimi I tij kishte dashuri dhe mirėnjohje tė pafund.  I shkreti…Asnjėherė nuk mė ka thėnė, kurr , tė kishte ndonjė hall. As ai, as dhe Demush Heba; as Qemal Koni. Hallet e tyre I kam parė kur u kam shkuar pėr mort; pėr mortin e tyre….Unė I doja shumė qė tė tre. Ishin si njė shpirt I vetėm. Tė tre tė qeshur, tė tre tė vėmėndėshėm, tė tre tė pėrkushtuar me shpirt pėr detyrėn, tė tre tė gatshėm nė cdo orė tė ditės sė cdo stine vetėm nga njė telefonatė, puna e tyre se kur e si mblidheshin aq shpejt; tė tre gėzoheshin shumė kur u jepja dorėn me tė qeshur edhe sapo hypja nė helikopter, por edhe sapo pėrfundonte detyra. Komandanti I ekipazhit, Vangjeli, gjithmonė mė raportonte para fluturimit.. Sado I familiarizuar tė jeshė me dikė, sado ta duash e tė keshė shoqėri me dikė, kur nis detyra,  raportimi I prerė  ėshtė sinjali I parė qė tregon se njė trup , njė organizėm, ėshtė I tendosur I tėri, I ka antenat e ngritura e tė mprehta pėrdejt cakut ku jemi nisur tė vemė me cdo kusht.
 
R Lahi – Si e pėrjetuat lajmin e humbjes sė shokėve tė mi? Konkretisht tė Vangjos?
 
Presidenti - Si e kam pėrjetuar humbejn e Vangjel Condit? Jam trishtuar shumė kur e mora vesh. Ende nuk  e marr mesh se cfar ka ndodhur me atė pilot aq tė aftė, sic ishte ai. Pėr njė gjė jam I sigurtė. Nuk ka qėnė gabim njerėzor. Ai burr nuk binte nė ato gabime.
 
    Minuat ishin nė tė mbaruar. Bidesa ishte shumė tėrheqėse.  Pėr tė shfrytėzuar minutat , nuk e kisha pėrgėzuar presidentin nė fillim pėr intervistėn e tij qė sapo kish dhėnė njė natė mė parė. Po sikur tė niste biseda rreth intervistės dhe , pasta, “sory”, koha pėr t’I lėnė vėndin takimit tjetėr?
-
R lahi -  Zoti president, e  keni ndjerė veten ndonjė herė ngusht nga  fluturimet?
Q herė sa keni fluturuar?
 
Presidenti -  Unė jam rrėzuar njė herė nga helikopteri
 
R Lahi – Urdhėroni? Unė…Nuk po u kuptoj…Jeni rrėzuar nga helikopteri? Kėshtu mė thatė?
 
Presidneti – Saktėsisht ashtu.
 
R Lahi -  Dhe keni fluturuar pėrsėri aq shumė? Kur qėnkeni rrėzuar? Sigurisht qė kjo tregon trimėri, zoti President. Njė qė plagoset njė herė nė betejė, ose u shmanget pėrjetė atyre, ose , kur ėshtė trim , rreshtohet sėrish nė rendin e parė ku plagosen e vriten njerėz
 
Presidneti -  Unė jam xhenjer. Jam dhe officer I vjetėr. Oficeri kėta gjėra I llogarit qėkur vesh rrobėn e tij. Oficeri e shikon rrezikun nė sy dhe e sfidon nė cdo moment atė. Ne xhenjerėt gabojmė vetėm njė herė, sic gaboni vetėm njė herė edhe ju, pilotėt…Ka qėnė viti 1981 dhe isha zėvėndės ministėr I mbrojtjes. Fund tetori dhe kishin plasur pėrbmytje. Pėrmbytja  kishi  kaplluar edhe korpusin e Fierit. U nisėm  njė grup oficerėsh nga Tirana , mbase 15 vetė, qė tė jepnim pėrkrahje morale tė izoluarve. U nisėm me MI – 4. Bėmė nja tre- katėr ndalesa . Repartet qėndronin  mes ujrave si ishuj. Kur do tė ktheheshim nga Fieri pėr nė Tiranė, mė thotė njėri prej pilotėve qė nėse kisha dėshirė qė tė vija nė kabinėn e tyre. Mirė. Njė tė hypur nė mes  tė tė dyve. Ata ishin shumė njė tė ndezur motorrin ata, njė tė nisur ngritjen e…se cfar ndodhi, c’dreqi I bė nuk e mora vesh, vetėm se kur jemi plasur pėrtokė qėnga lartėsia dhjetė a dymbėdhjetė metro. Ra, ore, si gur, heleikopteri. Nisėn tė bėrtiturat andej . Pilotėt ishin bėrė mehitė qė tė dy.i…Motorri punonte dhe unė u thashė atyr “Fikni, ore, motorrin”. Ishin bėrė plagė gjysma e oficerėve; plagė me gjak, Edhe unė e kisha pėrpalusr kokėn e isha vrarė nė ball. Mirėpo, nuk ka hije tė ankohet nga plagėt oficeri . E u bėrtas atyre , se isha zvėndėsministėr, de: ” Pėrjashta tė gjith! Nė rresht  pėr njė”.  
C’tė shikoje pėrjashta. Trupi I helikopterit qe batuar, bishti I helikopterit qe 50 metro mbatanė, helika pėrtej. Nga ekspertėt e asja kohe , duket, problemi qe konsideruar pasojė e gabimeve emocianale tė pilotėve, qė donin t”I procedonin pėr ndjekje penale. Une ndėrhyra me sa mund te Ministri qė tė pushohej proceduar nda pilotėve dhe , gjithcka ndaj tyre, pėrfunoi me masa mė tė zbutura
 
R Lahi - Kush pilotė kanė qėnė?
 
Presidenti -Nuk I kujtoj tani…Gjinden, gjinden emrat e tyre… ishte viti 1981
 
R Lahi Ma mbajti celularin sekretarja jua, pėrndryshe, unė I gjej emrat kėtė cast”
 
Presidenti ( Duke qeshur  me pėrezėmrsi_)Unė I kam dashur pilotėt shumė. Janė trima, tė dashur, me kulturė , modesė dhe tė disiplinuar. Tė pėrkushtuar pėr detyrėn deri nė vetmohim. Piloti duhet tė jetė , pėrvec gatishmėrisė pėr tė sakrifikuar, edhe shumė I pėrqėndruar dhe me njohuri tė plota…Si the, nuk ke ngarė kurr helicopter, por ke fluturuar me An – 2? Edhe unė kam fluturuar me An -2. Ka qėnė, mos gaboj, viti 1963. Kam fluturuar me Nikon e shkretė. E ngiste vetė ai. Shkuam nė Shtoj e, qė andej, nė Kukės. Ishte kohė shumė e keqe ; mjergull e qahmet
 
Ora kishte kaluar.
 
R Lahi - Zoti President! Si I hoqėt gjuajtėsit nga armatimi? Aviacioni., si edhe vetė ushtria, kanė funksion edhe politik, vec atij ushtarak. Pėr shėmbėll, tė kalojė njė MIG 15 mbi fshatrat e Labėrisė a Skraparit duke bėrė “bocka” qoftė dhe me MIG 15, fshatarėt kėnaqen e thonė “ėshtė djali im”. Edhe nė Afrikė nuk besoj tė ketė ndonjė shtet qė tė mos I ketė pesė – gjashtė gjuajtės…
 
Presidneti - Kushton shtrenjtė mbajtja e tyre
 
R Lahi - Ju kuptova; derisa tė blejmė tė tjerė, t’I kishim mbajtur ata qė kemi. Po tė doni, unė mund t’u tregoj se sa aeroplanė gjuajtės ka nė gjėndje tė mirėmbajtur Shqipėria si edhe qė I ka plot depot me pjesė kėmbimi…Majko nuk ka qėnė budalla qė I mbajti gjuajtėsit tanė, sic I kemi, MIGė, markė lindore po c’t’I bėsh? Majko nuk I hoqi. I heq pastaj dikush qė nuk merr vesh se cfar po bėn. Sėrbia pat deri MIG 29 dhe nuk I rezistoi NATO s, por asqė bėhet fjalė ė ajo t’I ketė fshirė nga faqja e dheut ngaqė tė tjerėt kanė avionė mė tė mirė.
 
Presidenti -  Kam ndikuar edhe unė qė tė mos hiqeshin gjuajtėsit shqiptar
 
Sytė e oficerit tė karrjerės  mė shikonin me njė dashuri dhe adhurim krejt tė vecantė.
 
R Lahi - Po pse I hoqėt tashti?
 
Presidneti -  Mori udhė heqja e tyre kur ra nė krye tė detyrės piloti Jani Tarifa
 
RLahi -  Sigurisht qė, pilotin, po  e mbajte, duhet ta stėrvitėsh pėrditė e jo ta lėsh me pesė dekika  nė vit…Sė paku dy anglezė mė kanė thėnė vetėm mua, ja ku I kam njėmijė dollarė, vetėm tė fluturoj mbi malet e kodrat e Shpėrisė me njė MIG dyvendėsh shqiptar
 
Presidenti - Tani kohėt kanė ndryshuar
 
( Sytė e tij shprehnin dhimbje…Papritur u ngrit nė kėmbė dhe mė zgjati dorėn. Biseda me Presidentin Alfred Moisi kish marrė fund. Kishin kaluar 45 minuta)
 
Sinan Ēeli, legjenda e pilotit qė pagėzoi helikopterėt
 
 “Nėse pilotėt tuaj janė tė gjithė tė tillė, kjo do tė ishte njė mrekulli. Pėrqafojeni Sinanin pėr mua”.

AFRIM IMAJ/ RIZA LAHI

Njė burrė shteti i mbėrritur nga pėrtej Atlantikut, do tė mbetej i mahnitur nga manovrimi nė fluturim i njėrit prej pilotėve shqiptarė dhe do t’ia shfaqte kėtė sa tė zbriste nga helikopteri kolegut tė Tiranės. Ishte fillimi i viteve ‘90 dhe Sekretari i Mbrojtjes sė SHBA-sė, Ulliam Peri, njė nga mysafirėt e parė tė Perėndimit qė vizitoi Shqipėrinė postkomuniste do ta fiksonte rrugėtimin ajror me pilotin Sinan Ēeli, si njė moment tė bukur dhe emocionues. Ndėrkaq, kėto pak fjalė pėr komandantin e regjimentit tė Helikopterėve qė atė ditė kishte pasur pėr pasagjer njėshin e Pentagonit, do tė pėrjetoheshin nga ai me njė ngazėllim tė veēantė.
E nis pikėrisht me kėtė detaj piloti veteran Beqir Barxha, teksa   qėmton ngjarjet mė tė bukura nga shoqėria 40-vjeēare me Sinan Ēelin. Pastaj humbet nė kujtimet e shumta qė lidhen me mikun e afėrt qė ka dhjetė vjet qė nuk jeton mė. Pėr Beqir Barxhėn, Sinan Ēeli ishte njeriu qė pagėzoi helikopterėt shqiptarė me emrin e tij. Njė jetėshkrim qė filloi e shkėlqen aty nė rrėzė kodrinave tė Farkės...

Farka e helikopterėve
Ka vite qė fshati i Farkės identifikohet me aerodromin e helikopterėve. Kėshtu qysh kur u vendosėn kėtu helikopterėt e parė tė ushtrisė. Qysh kur erdhėn pilotėt e parė, ata qė do t’i jepnin jetė bazės ajrore. Ata qė sapo dolėn nga shkolla  shqiptare e aviacionit u shkėputėn nga grupi tjetėr i shokėve dhe u vendosėn nė Tiranė. Rrėzė fshatit tė njohur nė perėndim tė kryeqytetit. Pjesa tjetėr kaloi pėr gjuajtės–bombardues. Pilotėt e Farkės do tė fluturonin me helikopterė. Shkenca relativisht e re e tyre do tė materializohej nė praktikė nga pilotėt e parė qė do tė ēonin pėr herė tė parė nė qiellin shqiptar helikopterėt e ushtrisė. Ishte koha kur literatura ushtarake e quante luftėn nė Vietnam “lufta e helikopterėve”. Njė histori e re kishte nisur me futjen nė pėrdorim tė tyre. Nėse njerėzit shmangeshin pėr pak minuta sa tė kalonte njė pėrbindėsh gjuajtėsi qė hapte zjarr sa pėr njė batalion kėmbėsorėsh, me helikopterėt u shfaqėn tė tjera probleme. Helikopteri vėrshonte drejt objektit, drejt strehimit apo transhesė dhe nuk tė linte tė merrje frymė, por hapte zjarr me breshėri tė dendura, me shėnjestėr tė saktė dhe, si njė djall qė vjell vdekjen mu pėrmbi ty dhe lėvizin pak ose rri pa lėvizur fare. Lufta me helikopterė qysh nė fillesat e saj u shfaq si njė sfidė trimėrie dhe vetėmohimi. Tjetėr se, helikopterėt e parė tė Farkės, tė cilėve u dolėn pėr zot djemtė e rinj, nuk ishin nga mė modernit e tė sofistikuar siē i kishte dhe i ka NATO, por, gjithsesi…
Ata i ranė atdheut anembanė, mbajtėn tė sėmurė e tė plagosur, ushqime dhe njerėz tė rėndėsishėm dhe shėnuan me dhjetėra fluturime spektakolare brenda territorit shqiptar. Farka e vogėl mori kėshtu njė emėr tė madh. Sinan Ēeli ishte ndėr tė parėt nė grupin e djemve qė populluan pėr herėn e parė regjimentin e ri. Ai erdhi aty me fizionominė e njė djaloshi tė ri, i qeshur e truplidhur, i vėmendshėm e kurajės, i gatshėm pėr tė zbatuar me korrektesė urdhrat e detyrat dhe i paduruar pėr tė nisur fluturimin. Kishte lėnė mbrapa nė Medarin e Gjirokastrės, baba Faikun e nėnė Sabon, kishte lėnė aty nė shtigjet e Kurveleshit ėndrrat e fėmijėrisė dhe kishte nisur njė jetė tjetėr. Qysh nė vitet e para do tė spikaste si pilot i talentuar e do tė vazhdonte vit pas viti tė bėhej njė nga mjeshtrit mė tė mirė tė bazės ajrore. Ky rrugėtim i suksesshėm nė profesionin qė e dashuronte pa masė, do ta ēonte me meritė Sinan Ēelėn nė postin e komandantit tė Bazės. Dhe aty do tė shkėlqente.
Ndėrsa do tė cekte nė moshėn mė tė bukur tė burrėrisė, do tė ndahej papritur...
 Udhėt e fluturimeve
Njė pjesė tė madhe tė jetėshkrimit tė tij, Sinan Ēeli e ka lėnė tė shkruar. Shumėkush nga ata qė e kanė njohur thotė se ai ka pasur njė shpirt poeti. Diku nė njė bllok shėnimesh ka shkruar nė frymėzim e sipėr diēka nga perceptimi i tij pėr profesionin e pilotit. “Piloti e ka privilegj, shkruan Sinani, kundėrmimin e kaltėrsive tė qiellit nga afėr. Por nėpėr thellėsitė e tyre, nėpėr skutat e lartėsive qė tė magjepsin, ka njė tjetėr jetė. Shpeshherė aspak poetike.” Nė vėshtrimin e tij pilotėt u ngjajnė detarėve nėnujės. Tė vėmendshėm, me nervat tendosur dhe sytė katėr, bėhen zotėr tė kabinave ajrore qė ngjiten nė qiellin e bukur nė pamje tė jashtme po me “faunėn” e tij me rryma e boshllėqe ajrore, me erėra gjithfarėllojesh e turbulenca qė tė fundosin apo tė ngrėnė pėrpjetė kur ti nuk e ke as nė plan e as ke pikėn e dėshirės. Pjesė e kėsaj “faune” tė ēuditshme pėr Sinan Ēelin ishte edhe vetė territori ynė i pėrthyer, kompleks, me mbi 2800 fshatra, ku gjallon jeta e banojnė njerėz qė mund tė sėmuren, mund tė plagosen, tė izolohen apo tė kenė nevojė pėr ndihmė.
Pėr pilotėt e helikopterėve ėshtė shumė komod fluturimi nė kushte tė qeta, ku pėr disa minuta mund tė shkosh nė secilin cep tė vendit. Tjetėr gjė nė situata me mot tė egėr. Po ata sėrish duhet tė jenė pranė njerėzve nė nevojė. Sfida nė kėtė rast ėshtė e jashtėzakonshme...
Nė vitin 1995, bukuroshet e “Miss Evropa” e kanė soditur Shqipėrinė nga ajri. Ka qenė njė mrekulli ekskursioni i tyre. Sinan Ēeli ishte njeriu qė u krijoi kėtė mundėsi, piloti qė i shėtiti nė ēdo skaj tė vendit. Do tė bėhej ai kėshtu udhėrrėfyesi i kėsaj soditje, “kavalieri” i saj, por njė “kavalier”, sa i qeshur, e aq vetullmbėrthyer, sa modest e po aq lundrues spektakolar i helikopterit qė rrėshqiste mbi re...
Plotė dhjetė vjet para kėsaj, piloti nga Medari i Kurveleshit, kishte marrė pjesė nė njėrėn prej historive mė tė veēanta tė repartit tė tij, tė cilin atė kohė e komandonte. Atė vit ka pasur rėnie tė rėnda tė dėborės, me rrugė tė bllokuara e dimėr tė acartė qė kėrcėnonte jetėn e njerėzve. Minuset e temperaturės tė thernin nė mish. Pėrballė kėtij rrethimi tė bardhė qė mbyste njerėz u ngrit armata e pilotėve tė helikopterėve. Sinani, komandanti i tyre, ishte nė ballė tė operacioneve ajrore.
Pilotėt e Farkės dėrguan ngado ndihma duke sfiduar furtunėn e tėrbimin e erėrave tė rrėmbyeshme. Dėbora e atyre ditėve ishte mė shumė se mizore. Sinan Ēeli dhe shokėt e tij ditėn tė ngrihen mbi mizoritė e atij moti tė tėrbuar. Me sukses tė plotė dhe tė rrethuar nga dashuria e pa treguar.
Sinan Ēeli ka realizuar personalisht 158 “detyra speciale”, qė do tė thotė, ėshtė ngritur 158 herė, jo pėr stėrvitje vetjake e as pėr kryerje detyrash ushtarake, por mirėfilli nė shėrbim tė tė tjerėve...  
 Me gjeneralin mbi Burgun e Burrelit
Nė kujtimet qė ka lėnė tė shkruara Sinan Ēeli pėrshkruhet edhe njė ngjarje e fillimit tė viteve ‘90. Ka qenė pikėrisht njė fluturim i tij me gjeneralin Rrahman Perllaku nga Kukėsi nė Tiranė. Teksa po ktheheshin pėr nė aerodrom ish-gjenerali i porsa liruar nga ferri i dėnimit politik, i kėrkoi tė “vozisnin” mbi Burgun e Burrelit. Dhe Sinani nuk ia kishte prishur. As qė e kishte imagjinuar ndonjėherė tė kalonte qėllimisht ultas mbi njė burg, ca mė tepėr mbi atė famėkeqin e Burrelit. Por rasti e solli. Nė kabinė, nė krahun e tij, rrinte mendueshėm ish-eprori i dikurshėm qė kishte kaluar vite tė tėra nė kalvarin e persekutimit. I gjatė nga shtati, vetulltrashė dhe kockėmadh, 
Rrahman Perllaku i mplakur tani, kish qenė dikur eprori i Sinan Ēelit dhe figura e parė e Mbrojtjes Kundėrajrore tė Shtetit.
Nė kulmin e shkėlqimit qe shpallur armik. Me armikun e dikurshėm, Sinan Ēeli do tė avitej shumė afėr tarracės sė qelive tė tmerrshme. Sinani i dhimbsur nė shpirt, do t’i kujtonte me shpoti nė ndarje ish-eprorit lumin e tė sharave tė viteve tė diktaturės. Dhe do tė vinte sėrish buzėn nė gaz. Se ishte zemėrbardhė Sinan Ēeli. E njerėzit zemėrbardhė e kanė tė qeshurėn nė buzė. Ashtu si edhe kėngėn. Sinan Ēeli ishte nga ata njerėz qė nuk mund ta imagjinoje pa kėngėn dhe humorin. Dhe kėndonte bukur. Sidomos kėngėt e trevės sė tij tė Labėrisė. 
“Arusha”
e Sinan Ēelit
Vetėm njė herė ka fluturuar me tė njėri nga miqtė e ngushtė tė Sinan Ēelit. Ka qenė njė nga ato fluturime qė nė gjuhėn e profesionit quhen tė rrezikshme. Ja si e rrėfen ai: “Ishte 6 shkurt 1987. Njė ortek i madh dėbore pėrfshiu tre nga ushtarėt e pikės sė Tomorit. Ishim qė tė tre bashkė. Njėri pas tjetrit. Ngela vetėm. Shtiva me pistoletė. I pari erdhi radisti. Ia mora nga supet menjėherė dhe kėrkova tė lidhesha menjėherė me “01” e regjimentit tė Farkės. Nuk kisha kohė tė formuloja shifra e radiograme. Fola haptas, krejt ndryshe nga rregullat. I thirra nė emėr. Sinan, i thashė, duhesh kėtu. Ka rėnė orteku. Ka tre tė vdekur. Tė tjerėt janė nė rrezik. Ishte njė mot i tėrbuar me erė e furtunė tė tmerrshme. Sinoptika nuk lejonte fluturime. Po Sinani kishte vėnė veton. Kishte marrė mbi vete gjithēka.
Pėr 35 minuta kam dėgjuar zhurmėn mbi krye. Prania e helikopterit dhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė e vuri situatėn nėn kontroll. Diku afėr mbrėmjes duhej tė ktheheshim me Sinanin. Tashmė ishte edhe mė vėshtirė. Fluturimi zgjati gati dy orė. Kur zbritėm nė Farkė, na humbi pėr njė ēast Sinan Ēeli. U bėra kurioz dhe hodha vėshtrimin pėrqark. Ai i pėrulur nė njė qoshe tė kabinės po puthte duraluminin e helikopterit dhe diēka thoshte nėpėr dhėmbė. E pyeta, po ai dukej sikur fliste me vete. “Arusha ime… Nuk mė turpėrove as kėtė herė”
HELIKOPTERĖT E BLUZAVE TĖ BARDHA
Nė prill tė vitit 1995. Sinan Ēeli do tė emėrohej komandant i njėsisė sė helikopterėve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė porsa krijuar. Katėr helikopterė tė rinj, kėtė radhė prodhim perėndimor do tė destinoheshin pėr bluzat e bardha nė shėrbim tė njerėzve tė sėmurė. Helikopterėt e firmės zvicerane “Rega Company” do t’i pėrgjigjeshin ēdo nevoje emergjente nė ēdo pėllėmbė tė territorit. Tanimė, nė vend tė kabinės tė destinuar pėr luftė, helikopteri do tė pajisej me aparaturat qė pėrgjojnė pėr jetėn.
Sot, atje ku ka komanduar pėr herėn e parė Sinan Ēeli, ndodhet njė shok i tij, i cili, tani nuk ėshtė mė i ri, si asokohe. Atėherė kur u pėrzgjodh bashkė me dy pilotė tė tjerė, Astrit Salėn dhe Albert Xhafėn pėr tė pėrbėrė kėtė eskuadron ajror, kishte pjesė tė ekuipazhit edhe teknikėt e mrekullueshėm, Shyqyri Berisha e Jorgo Cauli. Aleksandėr Koli, piloti qė komandon sot nga zyra e Sinanit, ėshtė njė nga miqtė e tij. Teksa flet pėr Sinanin kujton: “Sinani ishte mjeshtėr i fluturimit. Ai erdhi bashkė me ne nė njėsinė e shėndetėsisė, pasi kishte ushtruar pėr shumė vite detyrėn e komandantit tė regjimentit tė Helikopterėve.  Mė vonė u bė me grupin tonė edhe piloti tjetėr, po ashtu nga mė tė mirėt, Osman Kushta. E…Sinan Ēeli fluturonte nga gėzimi. Ai kishte shpirt tė riu dhe kishte pafundėsisht pasion pėr tė fluturuar me teknikė tė re… Detyrėn e parė, vetėm dy ditė si ikėn specialistėt zviceranė, e kreu Sinani me Bert Xhafėn. Ishte pėr nė Vermosh. Atje kishte atė ditė edhe turbulenca ajrore. E festuam. Ishte kaq gjė e bukur…”
Helikopterėt e shėndetėsisė kanė kryer fluturime tė panumėrta. Dhe vazhdojnė tė kryejnė me mjeshtėri, duke u pėrballuar me situata gjithfarėshe.
NJĖ MUZG…
Shyqyri Berisha , pėrgjegjėsi i grupit teknik, kujton me nostalgji dashurinė dhe mirėkuptimin qė kishin tė gjithė me “Komandant Sinanin”. “Ishte 31 dhjetor i vitit 1996 dhe u nisėm nė Pukė. Ishim tok me Sinanin dhe me Astrit Salėn. Do tė merrnim njė tė plagosur rėndė. Ishte muzg. Atė e sollėn me shumė vonesė te helikopteri. Propozimit pėr tė mos u nisur atė mbrėmje, Sinani iu pėrgjigj negativisht. I sėmuri po kalonte orėt e fundit tė jetės dhe duhej ndėrhyrja e Tiranės. Jemi ngritur thuajse vertikalisht, natėn dhe nėpėr re. Ishte njė aventurė e vėrtetė ky fluturim pėrmbi male nė acar tė madh. Mblodha veten pėr njė ēast dhe iu ktheva Sinanit: “Na vrave Sinan”. Motori punonte. Ngado natė dhe re. Vetėm fosforeshenca e instrumenteve. Sinan Ēeli ktheu kokėn nga unė. Ishte i tendosur me nofulla dhe vetulla. “Nuk ka asgjė, Shyq, mos u mėrzit, ja, edhe pak!” Kemi ecur mes reve dhe nėpėr terr, derisa pamė diku disa drita. “Rubiku!”, thėrritėn tė dy pilotėt nė tė njėjtėn kohė. Unė mora frymė thellė. Sinan Ēeli mė pa me tė qeshur dhe mė vuri dorėn te supi.
Kjo ka qenė ngjarja mė e rėndė qė kam pėrjetuar ndonjėherė”, mbyll tregimin e tij tekniku i shquar i aviacionit tonė, prej 39 vitesh, Shyqyri Berisha. Miku i shtrenjtė i Sinan Ēelės.
 Sy mė sy
Teksa pėrjetonte ditėt e fundit nė shtratin e vdekjes nė shkurtin e ‘98, Sinan Ēeli kėrkonte ta nxirrnin shpesh te dritarja. Njė ditė do tė dėgjonte aty zhurmėn e njė helikopteri dhe do t’u kėrkonte familjarėve si me urdhėr: “Mė nxirrni nė ballkon….Mė nxirrniiiii….Nė ballkon….Ky helikopter ėshtė vetėm i njė njeriu….Eshtė Bequa”. Sinani, qė i njihte shokėt e tij, e merrte me mėndje qė vetėm ai mund tė bėnte asi aventure. Sa tė vinte fare pranė ballkonit tė shokut tė tij tė sėmurė. E nxorėn nė ballkon Sinanin. Helikopteri ndenji disa minuta pa lėvizur. Vertikalisht me tokėn. Sy mė sy me Sinan Ēelėn. Pak ditė mė vonė ai do tė ndėrronte jetė...
MINUTA E FUNDIT E NĖNE SABOS
Nėnė Sabua ka dy vjet qė ka vdekur nė moshėn 90-vjeēare.
Vdiq si shtiu nė dhe birin pėr tė cilin ėshtė merakosur tėrė jetėn. Nėnė Sabua, kur mė sė fundi u vendos nė Tiranė, kishte vetėm njė kėrkesė qė tė shkėputej nga vendlindja. Ndryshe…mirė ishte atje. Shtėpinė e re nuk e donte askund tjetėr, veēse atje, nė Sauk, puq me regjimentin e Farkės. Me regjimentin e birit tė saj qė nuk arriti ta shihte tė mplakej. Qė tė shihte nga dritarja helikopterėt, shokėt e tij. 
Dikur Sinani i saj, sa herė shkonte me shėrbim nė Jug, gjenete rastin dhe ulej me helikopte nė fshatin e tij. Shpejt e shpejt, Sa tė takonte nėnėn. Dhe tė kthehej sėrish nė qiell.
Nėna Sabo jetonte ēastet e fundit. tanimė nuk mund t’i rezistonte kthetrave tė vdekjes. Ama edhe vdekja nuk po e merrte dot menjėherė kėtė kockė tė fortė. Mė sė fundi. Njė mėngjes.
Nėna, ndėrsa po e ruanin te koka, mėrmėriti njė emėr.”Sinan” dhe shtoi: “Biri i nėnės!”. Dikush i rregulloi jastėkun dhe i vuri te buzėt njė gotė me ujė. Ajo nuk lėvizi as edhe njė nerv tė fytyrės. Pėr ēudi, ato ēaste u dėgjua njė zhurmė helikopteri. 
Nėna Sabo tha: “Erdhi Sinani…Erdhi ta marrė nėnėn”, dhe mbylli sytė.

Zemra e njė piloti

Nga Fatmir Luarasi



Shumė rrallė na qėllon tė fluturojmė me avion,- (si pasagjerė). Dhe, provojmė njė gjendje afektive tė pa parė. Nuk jemi me kėmbė nė tokė. Madje kur bisedojmė me ndonjė shok’ a mik dhe kur ai kėput broēkulla i themi: “Ulu fole mė kėmbė nė tokė” PO PILOTET, si miku pėr tė cilin po shkruaj,sa ore,muaj e vite ka qenė nė ajėr, pa “kėmbėt nė tokė”? Vallė, po zemra e tij, sa herė e ka provuar njė gjendje tė tillė afektive, si vazhdon tė rrahė ende fuqishėm? Aeroplani qė ai e bėri zap ndėr vite nuk ishte komod, se nuk kishte as televizor e pajisje luksi. Ai ishte i mbushur me ngarkesa baruti. ATDHEU MBROHET VEĒ ME BARUT TĖTHATĖ Personazhi im fluturoi mbi tridhjetė vjet me avionė reaktive-gjuajte, bombardues. (Lexues, tė lutem kuptomė a vigjiloi nė mbrojte tė tokės mėmė jo pėr tė grabitur lirinė dikujt tjetėr). Aviatorė tė tillė sot, edhe NATO i ka zili. Kolegė tė rangut tė tij, sot, nė botė moderne, meritojnė trajtim special. Ai ,tepėr modest, qė nuk i ka qejf shkrimet e lėvdatat ka emėr tė njė shpendi fluturues. Quhet PETRIT BEBECI. I lindur nė Gjirokastėr me 01.06.1946. Babai I tij, SADO BEBECI, nga guerrilas, partizan mali e mandej oficer me njė karrierė pėr ta patur zili. Ushtarak karriere, qė me plaēka nė krahė shkoi ku e thirri detyra: Nga Gjirokastra nė Kukės, mandej nė Mirakė tė Librazhdit e sė fundi nė Bėrzhitė tė Tiranės, ku ishin depot mė tė mėdha tė kohės sė vet. Kudo merrte me vete familjen. Pra, djali i tij Petriti u rrit midis ushtarėsh-si njė ushtarak i lindur. Ishte veē katėrmbėdhjetė vjeē kur e veshi njė herė e mirė uniformėn e bukur kaki.-Nxėnės nė fidanishten “Skėnderbeg” Aty spikati si nxėnės dhe sportist i mir. Nė mbarim tė maturės shtetėrore ishin 200 begsa, por konkursin pėr pilot e fituan veē 10 prej tyre. Njėrin prej syresh nuk e la familja tė shkonte nė shkollė pėr pilot, se e kishin djalė tė vetėm. Ndėrsa Petriti dhe tete shokėt e tjerė qė “s’u dhimbsej jeta “shkuan nė shkollėn e Aviacionit nė Vlorė, qė u ēel atė vit. Kėtu dua tė theksoj njė diēka pėr tu mbajtur mend: Ndėr ato vite shkollat qė nxinin aviatorė numėroheshin me gisht. E shtetet e tjera tė ish kampit socialist kuadrot e tilla i pėrgatitnin ne BS. Shkollėn tonė tė aviacionit e drejtonte piloti legjendar Babace Faiku. Nė kėtė shkollė tė shumė lakmuar nga tė rinjtė sportive, instruktorėt qė jepnin mėsim ishin nė moshė tė afėrt me kursantėt qė ata mėsonin. Mosha e tyre mesatare ishte 22-26 vjeē. Njė ndėr ta ishte edhe instruktori Besim Bedini,qė sot jeton si emigrant pėr arsye ekonomike. Ku janė kėta njerėz me vlera e kontribute tė veēanta sot? A ėshtė kujtuar shteti ndonjė herė pėr kėta kuadro tė spikatur? Ku janė kėta heronj qė ndėrsa njė kursant e ngrinin nė ajėr pėr dy stėrvitje nė ditė ,ndėrsa vetė bėnin me dhjetėra pilotazhe tė vėshtira nė ditė?...Personazhi im, Petriti,me aftėsitė e tij tė veēanta, nė vitin e dytė tė shkollės, nga stėrvitjet me avion me helike, kaloi nė stėrvitje me avionė reaktive, ku dhe pėrvetėsoi perfekt teknikėn Individuale. E, kėshtu ngjiti vitet dhe shkallėt e pėrvehtėsimit e aftėsitė e njė piloti pėr tu admiruar. Nė vitin e tretė ra nė dashuri me profesionin e avionėt reaktivė-bombardues,qė kėrkonin guxim e vetmohim.Ja mori shpejt dorėn pėrdorimit tė avionit pėr luftė nė ajėr dhe objektiva tokėsore. Edhe nė kėtė stad stėrvitje e studimi u bė pėrzgjedhje: Nė njė kohė rekord Petritit ju besua qė tė kalonte nė fluturime nga Mig 17 nė Mig 19 supersonik. Provė qė e kaloi me sukses. Nga fundi I vitit 1969, prapė pati pėrzgjedhje. E, prapė shpendi fluturues i maleve Petriti, u ul nė karrigen e supersonikut Mig 21. Ėshtė vėrtet pėr t’u ēuditur me aftėsitė e kėtij shpendi tė maleve, Njėzet-e trevjeēari Petrit e pėrvetėsoi brenda pak muajsh kėtė teknike maksimale. Aty shkėlqeu ashiqare qė ky djalė ishte mė tepėr njė shpend se sa njeri. Mig 21 e pėrdori jo pak, por 21 vjet.(sa vet marka e avionit) Aty apeloi veten. Pa aftėsitė,vullnetin, gjakftohtėsinė, e vecanėrisht testoi zemrėn se sa e mbante ngarkesėn afektive. (Gjithėnjė I kėrkoj falje lexuesit tė mė fali se nuk jam as pilot e as Dr.kardiolog, por njė njeri qė di tė shkruaj veē shqip.) Edhe njė herė dua tė theksoj, se kėto tipa avionėsh, nė atė kohė qė gjithė prozhektorėt e botės ishin drejtuar nga ne, I pėrdornin djelmosha si Petriti dhe Besimi qė u bėnin karshillėk piloteve me mjekėr ruse e amerikane. Piloti, pėr tė cilin dua tė shkruaj, por pa ju mėrzitur asnjė ēast, mė tregoi disa episode interesante nga ngarkesa e tij afektive, nė ajėr, me zemėr nė dorė-gjithnjė nė ajėr,”pa kėmbė nė tokė”, por me zemrėn mbushur me barutin e thatė qė mbajnė` topat e ngarkesės sė supersonikut qė ai komandonte. Ky hero,(qė e titulloj unė,)mban nė memorje shumė “aventura pilotazhi tė rrezikshme, tė veēantat ndėr tė veēantat. Ai,Petriti,shoqėroi delegacione VIPASH nė ajėr, bėri qitje treguese para delegacioneve tė huaja (tė specializuara) qė vinin pėr inspektim, mori e kreu perfekt detyra tė ndryshme me pėrdorim arme luftarake aktive,gjithėnjė i aftė teknikisht nė kontrollet kualiduese tė avionit nė ajėr, pas riparimeve kapitale, tė bėra nga Uzina e Avionit (qė ishte pa teknologjinė pėrkatėse bashkėkohore-qė diktonin kushtet, por, qė kėto kėrkesa tė kohės ai, e kolegėt e tij i mėsuan nė ajėr,me atė ZEMĖR TĖ MADHE.), sajė njohurive tė fituara nė praktikė, inxhinjerike e tenike qė i fituan, atje nė qiellin e hapur e tė pastėr shqiptar.(qė u bė shkollė e shkuar shkollės) pėr avionėt qė i bėnė zap. Shkolla e jetės-Praktika e sė vėrtetės. Nė njė jetė kaq tė gjatė nė ajėr, kėta Petritė, e ky Petrit u bėnė Pilotė. Pa kėmbė nė tokė,e qė shpesh atė tokė tė shtrenjtė nuk mund ta shikonin se ua pengonin retė e mjegulla, provuan emocione tė rrezikshme, gjendje afektive, e pėr ēudi zemra e tyre ende rreh fuqishėm. (Edhe pse e operuar, zemra e Petritit rreh si dikur me skafandėr ne kokė, ulur nė sedijen e njė makine TAX) Ky, Petriti,-ish aviator klasi, sot njė taksist modest, nė memorie ruan episode shumė emocionale:….. Nė njė ditė tė bukur me diell e qiell tė pastėr, siē ėshtė qielli ynė, pas njė pilotazhi tronditės me Mig 19 ju dha lajmi se do shkonte pėr specializim neė Kinė. Kėrkoi dhe njė fluturim nė qiellin e tij. Detyra provė qe e parapėrgatitur. Qe njė pilotazh tejet i vėshtirė, Do tė fluturonte nė njė lartėsi mbi dhjetėmijė metro. Urdhėri i marrė do tė zbatohej. Petriti nisi fluturimin drejt qiellit. Por, komanda duke parė vėshtirėsitė e kėtij fluturimi, pasi Petriti ishte nisur, dha urdhėrin e dytė(Fluturimi tė kthehej nė pilotazh tė thjeshtė) Por Petriti e kishte kapur dhjet mijė metėr-shin, e ishte nė zbritje. Ishte nė pilotazh vertikal nė rėnie. Ndėrkohė avioni humb pozicionin dhe fillon rrotullime nė ajėr nėn shpejtėsinė minimale tė fluturimit. Gjakftohtė, ai tenton tė bėjė veprimet e duhura pėr rritjen e shpejtėsisė e ndėrprerjen e rrotullimeve .Po avioni nuk e pyet. Lartėsia humbiste 300 metro nė sekondė e avioni zbriste poshtė pa u komanduar. Petriti, si gjithnjė, gjakftohtė, manovroi me guxim. Nė lartėsinė 4000 metro, mbi qytetin e Kavajės, avioni e rriti shpejtėsinė nė 1000 metro Petriti mundi ta komandojė drejt pistės sė Rinasit. Arriti. i zverdhur dyllė zbriti nė Rinas. Shokėt e pėrqafuan dhe uruan. Ai u tregoi shokėve pėr aventurėn e fundit me Mig 19. Shpėtoi nga ajo qė aviatorėt e quajnė VETKĖNAQĖSI –tė njė fluturimi mbi re ku veten e quan mbret tė qiellit tėnd njė ditė para largimit.(se tė nesėrmen Petriti nisej pėr nė Kinė Mbas specializimit nė Kinė i erdhi siraja te inspektohej me Mig 21, para shumė delegacioneve tė huaja (qė matnin aftėsitė e reaktiveve tanė bombardues) Bėhej qitje me predha reale, asgjėsim i njė baze kundėrajrore.) Njė objekt i vogėl(maket topi kundėrajror) kishte mbetur pa u asgjėsuar nga dy katėrshe tė Mig 19 . Komandanti i ēiftit 21 asgjėsoi gjysmėn. …gjysma tjetėr i mbetej peshqesh Petriti…Duhej ta asgjėsonte...Bėri qitje me tetė raketa…Mori sinjalin GABIM njė metėr. Sedra..e nxiti tė sakrifikojė. U mpi i tėri. Kėmbėt nuk i ndjente edhe pse i goditte fort me grushta. Por gjysma e objektit “armik” duhej asgjėsuar. Nuk kishte zot ta kthente nga detyra. Vendosi… Do tė harxhonte gjithė ngarkesėn e municionit dhe objektin do ta asgjėsonte. Ju drejtua pėrsėri…E asgjėsoi, por avioni nuk I bindej mė. Nuk dėgjonte tė dilte nga pikiato pa e parė objektivin tė asgjėsuar. Por, edhe avioni kokfortė nuk I delte nga pikiato. Pak metro larg tokės Petriti e bėri zap. Zbriti pa probleme. Njė herė, kur komandonte Mig 19. sa zbriti prej asaj sedilje ju dha urdhėri t’ja shalonte sedijes sė Mig 21. (Se kėshtu duhet tė ishin aviatorėt e vėrtetė.) Mori urdhėrin e u nis. Me Mig 21. Duhet tė kapte njė objektiv real qė lodronte nė efir, mbi 20 mijė metro mbi tokė. Supersonikė tė tjerė nuk e kishin kapur. U desh Petriti. Hipi Mig 21 qė adhuronte. Ju duk vetja zot i qiellit… Pa humbur kohė shkeli maksimumin e motorit e nuk mori vesh se kur doli mbi re, jo pak por nė lartesin 11 mije metro. Atje ku gjithēka shėndriste e tė verbonte. Megjithė xhamin jeshil tė kaskės, pėrsėri sytė verbonin. Llokomatori njoftoi se objekti ishte afėr. Bėri rrotullim 360 gradė. Nė lartėsi pa objektin, Ishte 20 mijė metro mbi tokė. Njoftoi komandėn. Ju dha urdhėri tė zbresė se nuk kishte veshjen e duhur pėr tė tilla lartėsi. .. Sipas urdhėrit tė dytė filloi zbritjen duke coptuar retė e dendura ishte mbi Alpet tona tė thepisura. Me njė gabim tė vogėl ai bashkė me avionin nuk do gjendeshin mė kurrė. Komandoi avionin drejt jugut. Kabina ishte e veshur me akull. E theu atė. Vazhdoi fluturimin drejt aerodromit tė Rinasit. Ju afrua dhe pistės ku do ulej… Po s’mundej se era ishte tepėr e fuqishme. Ēadrėn, po ta hapte ja shqyente era. Avioni lėkundej sa para mbrapa,.. Kėrkoi ulje nė kah tė kundėrt. Urdhėri ju dha tė ulej nė kahun e caktuar. Duhej zbatuar. Mblodhi forcat,avionin e uli nė drejtimin e duhur.,..Shpejtėsia ishte mbi 300 metro. Manovroi sa mundi. Dhe, avioni u ndal 50 metro afėr fundit tė pistės. Kėtė rast Petriti e quan si njė TMERR qe pėrfundoi nė njė MREKULLI.. Petriti sot ėshtė 62 vjec. Por e mundon njė peng: Nė vendin tim ka me dhjetėra pilotė tė tillė, por nė moshe tė re. Atėherė pse kėta pilotė specialistė tė suprsonikėve te mos ēohen pėr trajnim e tė bėhen pilotė pėr avionėt e pasagjerėve, kur kolegė tė njė shkolle, ndoshta dhe jo kaq tė aftė bullgare ulin e ngrehin avionė nė aeroportin tonė?... Petritin e mundon dhe njė ēudi: Vetėm nė vendin e tij nuk ka aviatorė qė tė jenė djem tė njerėzve qė vijnė nga nomenklaturat e politikanėve, apo i kanė “tė vetėm” e u dhimbsen. Se ai e shume heronj tė tjerė pilotė paskan qenė bij njerkash?

 

Si shpėtoi nga goditja qyteti i Vlorės

Anila Peēi | 02/02/2009

Teksa avionėt zhurmonin mbi kokat e tyre, asnjė prej banorėve tė qytetit bregdetar nuk i shkonte mendja se diēka e keqe rrezikonte tė ndodhte. Ndėrkaq, piloti Guri Kalaj vazhdonte tė ushtronte forcė mbi komandat e avionit tė tij, duke i dhėnė kurajė personit qė ndodhej nė kabinėn tjetėr se, me gjithė goditjen qė kishin marrė nė bisht, do tė mund tė uleshin pa pėsuar gjė...


Intervistė me pilotin Guri Kalaj:

Guri Kalajn e gjen nė njė lokal tė vogėl tė Vlorės, tė mbledhur me tė tjerė ish-pilotė tė dalė nga shkolla e aviacionit e kėtij qyteti.

Aty, tashmė nė pension, bisedojnė me njėri-tjetrin duke komentuar gjithēka qė ndodh, por sidomos ngjarjet qė kanė lidhje me ajrin. Sepse ajri ėshtė ai tė cilit i kanė kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės sė tyre.
Teksa avionėt zhurmonin mbi kokat e tyre, asnjė prej banorėve tė qytetit bregdetar nuk i shkonte mendja se diēka e keqe rrezikonte tė ndodhte. Ndėrkaq, piloti Guri Kalaj vazhdonte tė ushtronte forcė mbi komandat e avionit tė tij, duke i dhėnė kurajė personit qė ndodhej nė kabinėn tjetėr se, me gjithė goditjen qė kishin marrė nė bisht, do tė mund tė uleshin pa pėsuar gjė...

Guri Kalajn e gjen nė njė lokal tė vogėl tė Vlorės, tė mbledhur me tė tjerė ish-pilotė tė dalė nga shkolla e aviacionit e kėtij qyteti. Aty, tashmė nė pension, bisedojnė me njėri-tjetrin duke komentuar gjithēka qė ndodh, por sidomos ngjarjet qė kanė lidhje me ajrin. Sepse ajri ėshtė ai tė cilit i kanė kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės sė tyre. Kalaj ėshtė pikėrisht njė nga ata njerėz qė 30 vjet tė jetės sė tij i ka kaluar nė qiell. Nė bisedė me pilotin, sot 65-vjeēar, nuk mund tė mos vėresh njė ndryshim total tė ravijėzimit nė fytyrė kur i pėrmend aviacionin. Dėshira ėshtė tepėr e madhe, ndėrsa ai pėrqendrohet tė tė japė sa mė shumė detaje tė mundshme pėr atė ēka ka pėrjetuar dhe qė ende i krijon emocion teksa e risjell ndėrmend:

Guri, ē'do tė thotė pėr ty tė fluturosh?
Unė kam qėndruar nė ajėr 30 vjet, dhe njė kohė e tillė ėshtė e vėshtirė, por e bukur. Kur mėsohesh, kupton qė fluturimi ėshtė njė privilegj qė nuk e kanė tė gjithė. Ndėrsa ajri... ėshtė gjė e bukur. Kaq e bukur, sa ditėn kur do tė dilja nė pension, nė fluturimin e fundit qė do tė bėja (i cili mė kujtohet shumė mirė), u mallėngjeva aq shumė, sa bėra dhe ca veprime jashtė kontrollit. U desh zėri i pėrgjegjėsit tė fluturimit qė tė mė sillte nė vete.

Ėshtė i rrezikshėm fluturimi?
Rrezik? Rreziku ėshtė i madh. Sepse, pasi tė ngrihesh, ardhja nuk ėshtė 100% e sigurt. Kur u futa nė shkollėn e aviacionit, tė gjithė njerėzit e mi e kundėrshtuan. Madje kujtoj se njė shoku im kishte kushėririn pilot, i cili kur erdhi na takoi nė ditėt e para tė shkollės nuk ngurroi t'i sugjeronte tė zgjidhte njė profesion tjetėr. Atėherė nuk e kuptoja, por mė pas pashė se rreziku ishte shumė i madh.

Ē'do tė thotė tė jesh pilot?
Nė shkollėn tonė kishte shumė citate. Njė prej tyre ishte: "Pilot do tė thotė koncentrim vullneti, karakteri dhe aftėsie pėr tė shkuar nė rrezik". Pra nuk duhet tė kesh frikė. Nė tė kundėrt, eliminohesh vetvetiu. Kemi pasur raste kur personat kanė dashur ta fshehin frikėn, por vjen momenti ku nuk mund tė fshehėsh asgjė, sepse hedhja me parashutė nga njė lartėsi 800 metra apo rrotullimet nuk janė diēka ku tė mund ta mbash frikėn brenda. Pėr t'u bėrė pilot, duhet tė jesh i vendosur e tė mos kesh frikė. Frika, veēanėrisht pėr pilotin, ėshtė njė minus i madh, njė pengesė e madhe qė nuk tė lejon tė bėhesh i tillė. Tė gjitha ata qė kanė pasur frikė, emocione, nuk kanė qėndruar nė kėtė profesion, pavarėsisht se nė zanate tė tjera mund tė jenė bėrė shumė tė zotė.

Cilat kanė qenė vėshtirėsitė e tė qenit pilot?
Kushtet nė tė cilat kemi fluturuar nuk kanė qenė tė mira. Kemi fluturuar nė aerodrome fushore gjithė pluhur, mushkonja, me temperatura tė larta. Madje, pėr kėtė mund tė tregoj edhe diēka. Kur u prishėn marrėdhėniet me Kinėn, uzina e naftės nė Ballsh, pėr tė zbatuar porosinė "ēdo gjė me forcat tona", mori nismėn qė tė prodhojė karburant pėr avionėt. Dhe kėshtu u bė, nė fakt. U prodhua karburanti pėr avionėt tanė, B70. Mirėpo, parametrat e tij nuk ishin tė standardeve qė duheshin. Kėshtu qė nė temperaturė tė lartė krijoheshin probleme nė motor, duke e bėrė tė punonte me ndėrprerje.
Ne na qėlloi edhe nė kohėn e fillimit me studentėt. E ngritėm si problem, mirėpo ata qė e ndėrmorėn nismėn, e kishin vėshtirė t'i thoshnin qeverisė se ky karburant kishte defekte. Atėherė morėn dekoratė ata. Por mbi kurrizin tonė. Ndaj, gjetėm rrugė tė tjera qė tė vazhdonim me kėtė karburant. Meqė me tė mund tė fluturohej vetėm nė kohė tė freskėt, ne fluturonim nga ora 6 e mėngjesit deri nė orėn 10. Kėtė e bėmė thjesht pėr tė vijuar programin me studentėt. Duhet tė rregulloheshim vetė. Sigurisht qė kėto ishin sakrifica. Sepse po ta shikosh sot, tė duket si aventurė.

Ngjarja e fundit nė Amerikė, ku piloti bėri njė ulje tė detyruar duke shpėtuar njė ekuipazh tė tėrė, ē'pėrshtypje ju la?
Ngjarja nė Amerikė ishte pėr ne njė rast ku piloti ka bėrė zgjidhjen ideale. Uljet pa motor parashikohen nė instruksionet e fluturimit. Hamendėsohen situata tė tilla dhe tė kėshillohet se ku mund tė ulet avioni. Zakonisht nė fushė ose nė bregdet, por gjithmonė aty ku ėshtė cekėt. Ky i fundit, qė shpėtoi 150 pasagjerėt, pėr mua zgjodhi rastin mė tė mirė, pasi edhe ulja nė tokė ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u realizuar me njė avion transporti... Por edhe ne kemi pasur raste tė tilla: p.sh. kur njė studenti iu fik motori, iu desh tė ulej nė vaskat e kripės.

Ka pasur pilotė tė vrarė nė kohėn qė ju ishit i tillė?
Nė fakt, na janė vrarė rreth 30 shokė. Dhe rreziku nuk ėshtė i vogėl. Sepse piloti ndeshet shpesh me raste tė vėshtira, ndėrsa koha pėr tė menduar daljen nga situata ėshtė shumė e shkurtėr dhe, nėse nuk ia del dot, pėrfundon nė mėnyrė tragjike. Por ne kemi ndier kėnaqėsi pėr faktin se gjatė 30 vjetėve, nuk kemi pasur asnjė student pėr pilot tė dėmtuar. Dhe kjo cilėsohet si njė arritje pėr kohėn kur kemi qenė, sepse tė punosh me studentė, nuk ėshtė e lehtė, pasi njė student e fillon nga A-ja. Studenti nuk di tė qėndrojė, tė pozicionohet dhe si rrjedhojė rrezikon. Nė vitin 1970 ishte njė rast nė tė cilin njė studenti iu fik motori nė ngritje. Por ai u ul pa pėsuar asgjė.

Emri juaj pėrmendet nga tė gjithė pilotėt e tjerė, pėr njė rast ku avioni juaj rrezikoi rėnien. Mund tė na e tregoni atė ngjarje?
Ishte viti 1973 dhe ne po pėrgatiteshim pėr instruktorė nė fluturim, formacion ēift. Fluturimin do ta kryenim mbi aerodromin e Vlorės. U ngritėm nė ajėr. Filluam detyrėn. Unė isha shoqėrues. Pėrpara kisha komandantin. Filluam manovrėn. Nė njė kthesė (ndoshta pėr fajin tim), kur avioni para kreu manovrėn, unė u ktheva nė njė rreze mė tė gjerė, kėshtu qė teksa avioni i parė pėrfundoi manovrėn dhe u kthye nė vendin e mėparshėm, avioni im u godit tek bishti. Por aty ndodhen komandat e drejtimit, tė cilat u bllokuan. Avioni nisi tė ikte pėr hesap tė vet, duke humbur lartėsi e duke u rrotulluar. Nė tė njėjtėn kohė m'u ndėrpre edhe ndėrlidhja me udhėheqėsin, pasi radioja nuk punonte mė. Ishim nė njė lartėsi rreth 1500 metra. Unė isha si instruktor nė kabinėn e dytė, ndėrsa nė kabinėn e parė ishte mekaniku i avionit. Ai, nė fakt, u tremb pasi dėgjoi pėrplasjen dhe ktheu kokėn pas duke bėrė i shqetėsuar me shenja (komunikonim vetėm me shenja). I thashė tė qetėsohej. E vetmja gjė qė mendova ishte se duhej tė ulja avionin. Fillova tė veproja ashpėr me komandat. Veprimi ashpėr me to mė bėri tė kuptoj qė avioni mund tė merrte njėfarė orientimi. Desha tė ulesha duke pėrfituar nga rasti qė isha mbi aerodrom. U futa nė drejtim tė pistės pėr t'u ulur, por avioni vetėm shmangej. Nė lartėsinė 70-80 metra dola nga pista. U detyrova tė bėja njė rrotullim 360 gradė. Erdha rrotull, ndėrsa pistėn e lashė plotėsisht majtas. Tentova tė ulesha sėrish. Avioni vazhdonte tė shmangej, duke bėrė qė tė dilja nė njė lėndinė. Dhe aty ndaloi. Fika motorin dhe qėndrova. Mbaj mend qė u mblodhėn tė gjithė shokėt. Ishte ngjarje e jashtėzakonshme. Ēdo sekondė vonesė rriste rrezikun.

Ē'ndodhi mė pas?
Mė pas u bė analiza nė komandėn e shkollės. Ishte komandant Edip Ohri, pilot shumė i mirė, qė pasi mė dėgjoi mė pyeti nėse dėshiroja tė vazhdoja fluturimin, ēka mė habiti pa masė, por iu pėrgjigja se ajo ishte dėshira ime. Mė pas mėsova se udhėheqėsi i fluturimit mė kishte thėnė tė hidhesha me parashutė, por unė nuk e kisha dėgjuar pėr shkak se nuk kisha ndėrlidhje. Gjithsesi, hedhja ime me parashutė nuk ishte aq e lehtė. Nė rastin tim kishte diēka tė veēantė. Mund tė hidhesha unė, por jo mekaniku, i cili nuk kishte pajisje pėr t'u hedhur. Atė e merrnim pasi kabina e parė kishte mungesa nė pajisje krahasuar me tė dytėn. E meqė atėherė nuk kishim studentė, merrnim mekanikun. Gjėja tjetėr shumė e rėndėsishme ishte se avioni ndodhej mbi qytetin e Vlorės. Nėse do tė braktisej, ai do tė binte. Nga njėra anė ishte qyteti. Nga ana tjetėr, zona industriale. Tė dyja pėrbėnin rrezik.

Si e shihni mungesėn e njė aviacioni ushtarak sot?
Ne kemi njė jetė tė tėrė qė shėrbejmė nė kėtė armė dhe na vjen keq qė ndodhet nė gjendje tė tillė. Pasja e njė aviacioni ushtarak ėshtė prestigj pėr shtetin, ėshtė krenari. Dikur, ēdo delegacion qė vinte nėpėrmjet ajrit, pritej nė kufi nga avionėt tanė. Pritej dhe pėrcillej nė kufi. Ishte rregull.

Ē'mund tė thoni pėr shkollėn e aviacionit?
Sot? Mė vjen keq qė ėshtė katandisur si mall pa zot. Vemi mblidhemi, por zemra s'na bėn tė mblidhemi. Ku tė vemi? Ata avionėt qė janė atje, kanė mbetur relike. Ne kaluam njė jetė tė tėrė aty. Kohėn mė tė mirė. Rininė. Mė kujtohet qė na thanė nė 97-n qė avionėt po shkatėrrohen dhe shkuam njė grup shokėsh. Ē'tė shikonim?! Njė barbari e vėrtetė me avionėt, tė shkatėrruar. Tė goditur me mjete tė forta. Ishin hapur depot e furnizimit tė aviacionit. Qė kishin aparatura nga mė tė mirat. Ishin marrė, shkatėrruar dhe hedhur sheshit. Ishin shkatėrruar, thyer dhe hedhur poshtė. Njė pjesė e mirė e tyre u shkatėrruan edhe nga tė ardhurit nė atė zonė. Me qėllimin pėr t'i hequr, qė tė vendoseshin vetė, plus edhe ndonjė mendėsi. Kushedi si mendohej pėr to. Se nuk ėshtė problemi se u duheshin dhe i morėn. Thjesht pėr t'i prishur...
Me njė trishtim pėr atė ēka i ka ndodhur Shkollės sė dikurshme tė Aviacionit, Kalaj mbyll edhe bisedėn e tij. Duket sikur ka ende pėr tė thėnė, sikur nuk i ka thėnė tė gjitha, megjithatė gjithēka e thėnė ka treguar dėshirėn dhe zhgėnjimin e njė jete tė tėrė nė njė aviacion qė tashmė nuk ekziston mė.

Hapja e Shkollės sė Aviacionit
Shkolla e aviacionit nė Vlorė ėshtė ēelur zyrtarisht nė vitin 1962, vit kur bėri dhe fluturime me studentėt e ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nė shtator tė kėtij viti erdhi grupi i parė pėr pilotė dhe teknikė qė do tė fillonin dhe mbaronin programin nė Shqipėri pėr pilotė dhe teknikėn luftarake. Grupi i parė i pilotėve shqiptarė tė pėrgatitur nė kėtė shkollė ishte prej 20 vetėsh, pilotė gjuajtės. Nė Shkollėn e Lartė tė Aviacionit nė Vlorė, veē avionėve reaktivė MIG-15 (nė aereodromin e Akėrnisė), ka pasur gjithashtu edhe dy skuadrilje me avionė me helikė JAK-18, tė cilėt shėrbenin pėr pėrgatitjen e pilotėve nė vitin e parė tė kualifikimit si pilot. Njė nga nismėtarėt pėr krijimin e saj, emri i tė cilit pėrmendet me respekt nga ish-pilotėt ėshtė Babaēe Faiku. Sot shkolla ka njė personel ushtarakėsh tė kufizuar. Avionėt Mig nė oborrin e saj janė e vetmja mbetje nga krenaria e dikurshme.

Shkolla e Aviacionit sot
Tė shkosh deri nė shkollėn e dikurshme tė aviacionit, nuk ėshtė e vėshtirė. Ajo ēka tė bėn pėrshtypje qė nė hyrje, ėshtė braktisja totale e saj. Gropa me ujė, inerte, plehra tė hedhura nė tė dyja anėt e portės janė dėshmitarė tė heshtur se gjithēka qė sheh ėshtė njė e shkuar, por jo njė e tashme.

E vetmja ngjashmėri e asaj qė ishte me atė qė ėshtė, janė ushtarėt qė ruajnė godinėn e braktisur. Njė gjė qė e identifikon si tė tillė Aviacionin e Vlorės sot janė 2 avionė qė qėndrojnė si relike muzeale nė ambientet e jashtme tė saj, si pėr tė thėnė qė dikur ata kanė qenė krenaria e aviacionit shqiptar.

Ndėrsa pista e aviacionit, njė prej pistave tė vetme tė jugut tė Shqipėrisė, prej kohėsh ėshtė kthyer nė njė vend grumbullimi mbeturinash. Ndryshimi i sistemit, me ardhjen e demokracisė e ktheu fushėn nė njė vend tė madh tė grumbullimit tė inerteve, si dhe hapjes sė disa bizneseve tė cilėt merreshin me ndėrtim.

Pista ka shėrbyer edhe si njė nga bazat ku shumica e ekipeve zinxhirė tė Flamurtarit bėnin stėrvitjen e tyre, gjė qė e lejonte hapėsira e saj gjigante, si dhe gjelbėrimi.

Me kalimin e trazirave tė '97-s, forcat "Alba" tė ushtrisė italiane e pastruan fushėn e aviacionit duke e kthyer atė nė lavdinė e dikurshme, ku uleshin avionėt reaktivė tė aviacionit shqiptar. Misioni i huaj e ktheu atė nė njė nga bazat ushtarake tė tyre, duke u akostuar aty me pajisje, si dhe me helikopterėt e tyre.

Pas ikjes sė misionit "Alba", fusha e aviacionit nuk iu gėzua pastėrtisė sė saj dhe kthimit nė identitet, pasi sėrish aty filluan hedhjet e mbeturinave inerte, duke e bėrė qė tė humbasė njėherė e mirė shkėlqimin dhe identitetin e saj.

Lajmerim
 
Sponsorizimi i ketij website eshte bere nga Agideba
 
MIQĖVE TĖ MIJ AVIATORĖ
 
Kėtė website me foto dhe tregime pėr Aviacionin Luftarak Shqiptar, jua kushtoj me dashuri e repsekt tė gjithė atyre aviatorėve trima; pilotė dhe teknikė, heronj tė vėrtetė, tė cilėt provuanė tė sakrifikojnė gjithėēka, pėr qėllimin e lartė tė Mbrojtjes sė Atdheut.
Agim Bacelli
 
Copyright © 1998 - 2014 Agideba All Rights Reserved