KRIJIMI I AVIACIONIT LUFTARAK SHQIPTAR

FORCAT AJRORE SHQIPTARE

PHOTOS
Aviatoret Deshmore
NUK DUHEN HARRUARĖ
AVIACIONI LUFTARAK
LIDHJE
K O N T A K T I
AVIATORĖ
AVIONĖT TANĖ
GAZETA & REVSITA
TREGIME nga AGIM BACELLI
TREGIME nga AVIATORĖT
NGA BOTA
NJGJARJE & DATA
PĖRKUJTIMORE
HUMOR
MY BIOGRAPHY

Lycos MP3 Search

Artist or Song Name:

F O R C A T  A J R O R E  S H Q I P T A R E,  M I Q T Ė  &  D Ė S H M O R Ė T
 
Krijimi i Aviacionit Luftarak Shqiptar
 
Rruga e mundimshme e krijimit.
 
Qė nė vitin 1920 nė Shqipėri janė bėrė pėrpjekje pėr tė organizuar Aviacionin Ushtarak. Mė 9 shtator 1921, Ministri i Luftės Selaudin Shkoza shprehte shqetėsimin se “tash pėr tash s’mundena me ble aeroplana...”. Nė nėntor 1929 u dekretua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, sipas tė cilit ushtria emėrtohej “Ushtria Kombėtare Shqiptare” dhe ndahej nė “Fuqitė Tokėsore, Detare e Ajrore”. Por Forcat Ajrore nuk arritėn tė krjohen asnjėherė, ndonėse formalisht ajo ishte edhe nė tri dekretligjet, qė u miratuan nė vitet 1931, 1934 e 1937. Aviacioni Luftarak Shqiptar ėshtė krijuar pas Luftės sė Dytė Botėrore mė 24 prill tė vitit 1951, kur piloti shqiptar Peēo Polena fluturoi me njė avion tė Shtetit Shqiptar, tė montuar e pėrgatitur nga specialistėt e vendit tonė. Reparti i parė ushtarak i aviacionit u krijua nė Tiranė nė vitin 1951, nė Aerodromin e Laprakės, ndėrsa Regjimenti i parė i Aviacionit Reaktiv u krijua nė vitin 1955 nė Kuēovė. Ai do tė pasohej mė pas me krijimin e Repartit tė Transportit Ushtarak nė Tiranė, Regjimentin e Rinasit, Shkollėn e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterėve, Regjimentin e Gjadrit, tė gjithė me avionė e helikopterė tė prodhimit lindor. Nė vitet '70-’80, Aviacioni Luftarak kishte nė efiēensė tė plotė mbi 72 avionė MIG-19 dhe 12 avionė MIG-21, njė skuadrilje luftarake me 12 avionė MIG-17 dhe shumė avionė luftarakė-mėsimorė tė tipit MIG-15, 4 avionė transporti IL-14 pėr transport qeveritar, apo pėr studime ushtarake dhe gjeografike. Nė Tiranė, nė Aerodromin e Laprakės ishin tė dislokuar edhe 12 avionė transporti tė lehtė AN-2 pėr transport trupash, apo nė ndihmė tė ekonomisė, ndėrsa nė Shkollėn e Lartė tė Aviacionit nė Vlorė, veē avionėve reaktivė MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionė me helikė JAK-81, qė shėrbenin pėr pėrgatitjen e pilotėve nė vitin e parė tė kualifikimit si pilot. Nė Farkė ishin rreth 36 helikopterė MI-4, ndėrsa nė Rinas kishte gjithashtu edhe njė avion bombardues tė lehtė tip IL-28. Mbi 200 ėshtė numri i avionėve, qė i kanė ardhur Aviacionit Luftarak Shqiptar. Nė vitet ‘70-‘80 niveli i programimit tė fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve pėr ēdo pilot e avion ishte i standarteve e kėrkesave tė larta. Vetėm gjatė vitit 1973, nė Regjimentin e Rinasit u kryen 1383 orė fluturimi. Nė vitet ‘70, mjaft nga vendet e rajonit nuk kishin nė armatimin e tyre njė numėr tė tillė avionėsh luftarakė dhe as tė cilėsisė sė avionėve qė dispononte vendi ynė. Gjithėsesi, nė kuadrin e politikės sė asaj kohe, Aviacioni Luftarak i Shqipėrisė kishte pėr detyrė “Mbrojtjen e paprekshmėrisė sė kufijve shtetėrorė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė”. Nga pilotėt e Aviacionit Luftarak janė detyruar tė ulen nė aerodromet tona disa avionė tė huaj qė kishin shkelur gabimisht hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė. Vetėm pas viteve 2000, nė Forcat Ajrore ka filluar prurja e teknikės fluturuese perėndimore me qėllim pėrdorimi nga Forcat Ajrore, [ nė vitet ‘80 ka ardhur njė numėr i paktė helikopterėsh perėndimorė, qė iu kaluan Ministrisė sė Rendit]. Struktura organizative Nė fillimet e tij e deri nė vitin 1974, aviacioni ka qenė pjesė e Komandės sė Mbrojtjes Kundėr Ajrore tė Shtetit Shqiptar, ku Komandanti i Aviacionit ishte njėherazi Zėvendėskomandant i MKA-sė. Komandanti i parė i aviacionit ka qenė Kolonel Edip Ohri, i cili e ka komanduar atė deri nė vitin 1974. Nga viti 1975 e deri nė vitin 1995, komandantė tė aviacionit kanė qenė Bardhyl Taēi, Kolonel Klement Aliko, Gjeneral Perlat Binaj. Nė vitin 1974 aviacioni ishte komandė mė vete, deri nė vitin 1995, kur aviacioni u bė pjesė e Forcave tė Mbrojtjes Ajrore. Qė nga 18 gusht 2000 ėshtė pjesė e Forcave Ajrore, sipas pėrcaktimit tė llojeve tė forcave ushtarake nė vendin tonė nga Kushtetuta. Aviacioni ėshtė njė armė ku ecin pėrpara mė tė mirėt, mė tė kualifikuarit, mė tė aftėt, trimat dhe tė pėrkushtuarit ndaj detyrės. 37 aviatorė, kanė rėnė nė krye tė detyrės dhe 35 prej tyre janė shpallur “Dėshmorė tė Atdheut”. Me vendim tė Qeverisė Shqiptare, qė nga data 24 prill e vitit 2003, ata prehen nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė dhe nė rrethe. Ushtarakė tė Aviacionit Luftarak nė vite si, Edip Ohri, Niko Hoxha, Babaēe Faiku, Bardhyl Taēi, Klement Aliko, Perlat Binaj, Salih Dibra, Haki Jupasi, Stefan Kagjini, Lulo Musai, Mahmut Hysa, Gėzdar Veipi, Koēo Andoni, Vasil Andoni, Refat Kasimati, Perikli Teta, Foto Lako, Harilla Rebi, etj., kanė qenė tė njohur nė tė gjitha radhėt e ushtrisė pėr kryerjen e detyrave. Aviacioni sot. Misioni dhe detyrat Aviacioni ėshtė pjesė e Forcave Ajrore, qė kanė pėr mision mbrojtjen e sovranitetit tė hapėsirės ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė, nėpėrmjet operacioneve ajrore dhe kundėrajrore, me forcat e veta dhe nė bashkėveprim me forcat e tjera. Aviacioni ka pėr detyrė tė monitorojė e kontrollojė hapėsirėn ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė, tė kundėrveprojė ndaj shkeljeve tė hapėsirės ajrore, tė sigurojė mbėshtetje tė afėrt me transport trupash dhe zjarr tė veprimeve luftarake tė Forcave Tokėsore dhe Forcave Detare, tė marrė pjesė nė kryerjen e operacioneve humanitare nė ndihmė tė popullsisė dhe tė kėrkim–shpėtimit. Reparte kryesore tė aviacionit janė Regjimenti i Helikopterėve tė Farkės, Detashmenti Ajror i Rinasit si dhe dy baza rezervė, ajo e Kuēovės dhe Gjadrit. Forcat Ajrore synojnė tė jenė tė afta pėr zhvillimin e operacioneve luftarake e joluftarake nė kondita tė ndryshme meteorologjike dhe tė ndėrveprueshme pėr arritjen e integrimit tė plotė nė strukturat e NATO-s. Vizioni i tyre pėr tė ardhmen ėshtė ndėrtimi i njė force mė tė vogėl, por mė tė aftė dhe tė stėrvitur e pajisur sipas standarteve tė ushtrive partnere perėndimore. Struktura organizative, njė model tipik perėndimor, ėshtė themeli mbi tė cilin do tė zhvillohet dhe ndėrtohet forca. Ajo do tė shndėrrohet nė njė forcė cilėsore, e aftė pėr t'u dhėnė pėrgjigje sfidave tė kohės dhe pėr tė realizuar integrimin e pėrshkallėzuar nė strukturat euroatlantike, nė pėrputhje me realitetet e mjedisit tė ndryshuar tė sigurisė nė vend dhe nė rajon. Sipas planeve tė zhvillimit tė kėsaj force, tė cilat janė miratuar, deri nė vitin 2006, ato do tė pajisen me helikopterė pėr transport tė mesėm dhe pėr operacionet e kėrkim-shpėtimit SAR. Pas kėtij viti nė Forcat Ajrore do tė ketė edhe helikopterė tė sulmit, pėr mbėshtetjen e afėrt ajrore tė operacioneve tė Forcave Tokėsore e Detare si dhe avionė interceptues. Rinasi, reparti me tradita tė shquara i Aviacionit Luftarak Shqiptar, do tė kthehet nė njė qendėr tė rėndėsishme kombėtare, ushtarako-civile, ku do tė ketė pėrqėndrime tė mėdha repartesh e trupash sipas njė projekti tė mirėstudiuar me specialistė vendas e ndėrkombėtarė pėr infrastrukturėn e tij. Njė tregues kuptimplotė i ndryshimeve tė ristrukturimit tė reparteve tė aviacionit ėshtė kualifikimi i personelit tė tij, kryesisht i tė rinjve, shumica e tė cilėve janė kualifikuar nė shkollat dhe repartet perendimore si nė Itali, SHBA, Turqi e Greqi. Aviacioni mbetet njė armė, qė ėshtė nė zhvillim, e vėshtirė, e aftė pėr t’u gjendur nė krye tė operacioneve, me zhvillime tė vrullshme, njė armė qė i takon sė ardhmes. Bashkėpunimi, forca pėr tė fituar paqen Aviacioni ka njė bashkėpunim tė madh me partnerėt ndėrkombėtarė, pa ndihmėn e tė cilėve nuk do tė ishte i mundur transformimi i tij. Ky bashkėpunim i jep pėrparėsi marrėdhėnieve me partnerėt tanė strategjikė, euroatlantikė. Bashkėpunimi ka konsistuar nė investimet e rėndėsishme qė janė kryer nga ushtritė mike nė Forcat Ajrore, nė trainimin e ushtarakėve, por edhe nė stėrvitjet e pėrbashkėta. Sidomos ato EAGLE SAR, stėrvitje shumėkombėshe, ku marrin pjesė, qė prej katėr vitesh trupat e NATO-s nė Shqipėri, Forcat e Armatosura tė Italisė, Greqisė, Maqedonisė e Kroacisė dhe drejtohen me kompetencė nga Komanda e Forcave Ajrore tė Shqipėrisė. E veēanta e bashkėpunimit nė keto stėrvitje ishte prania nė rolin e vėzhguesit e ushtarakėve nga Serbi-Mali i Zi dhe Bosnjė Hercegovina. Stėrvitje tė tilla kanė nxjerrė nė pah gatishmėrinė e ushtarakėve pėr t'u ndodhur pranė tė rrezikuarve, duke treguar vlerat e mėdha tė Partneritetit pėr Paqe, ku ushtritė pėrpiqen pėr tė fituar paqen, si njė betejė po aq e vėshtirė, sa ajo pėr tė fituar njė luftė.
 

 

50 Vjetori i Regjimentit tė Kuēovės [22 maj 1955-22 maj 2005]

 

Kuēova pėrmes datave qė nuk harrohen ... - 15 maj 1955. Formacion i parė i madh luftarak i Aviacionit pėr mbrojtjen e hapėsirės ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė me Komandant Kolonel Niko Hoxha, emėrtohet "Reparti Ushtarak 3362, "Peza". - 1956. Fillon pėrgatitja luftarake mbi bazėn e njė planizimi tė rregullt, krijohet Ofiēina Mirėmbajtjes me Komandant Daut Gurabardhi. - 1957. Nė aerodrom u ul pėr herė tė parė avioni bombardues IL-28 dhe njė avion transporti anglez “Skaimaster”. 1961. Ekspierimentohet karburanti i markės shqiptare. Piloti Niko Hoxha bėri provėn nė ajėr. -1964. Krijohet Batalioni i Shėrbimit tė aerodromit, Grupi i Radio-Dritės. -1966. Filluan punimet pėr ndėrtimin e Uzinės sė Riparimit tė Avionėve, reparti pajiset me njė skuadrilje MIG–17. -1967. Pilotit tė ri Bilal Sina nė lartėsi 6000 m i fiket motorri, por nė sajė tė veprimeve tė sakta arrin tė ulė avionin. Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me urdhėrin e “Flamurit” tė klasit tė parė. U eksperimentua ulja nė aerodromin e Cėrrikut nga pilotėt Viktor Vangjeli, Qirjako Dhima e Azbi Serani. -1968. Piloti Qirjako Dhima kreu kontrollin teknik tė avionit MIG–15 pas riparimit kapital nga uzina. Ulen MIG-17 nė Korēė nga Azbi Serjani, Qirjako Dhima, Hamza Koēi e Harilla Rebi. -1969. Eksperimentohet intesiteti maksimal i njė katėrsheje nė njė ditė –fluturimi. -1975. Piloti Vangjel Llazari eksperimenton qitje natėn me raketa. -1976. Shtator,zhvillohen qitje me raketa e topa natėn -1977. Eksperimentohet bombardimi nga fluturimi horizontal nė lartėsi tė vogėl. Pėr herė tė parė organizohen kapje nė agim. Nė procesin e uljes me avionin MIG-19 piloti Skėnder Demollari, avionit nuk i hapet rrota e majtė, por piloti me gjakftohtėsi e guxim kryen uljen nė brezin jeshil. -1979. Gjatė fluturimit nė avion dy vendėsh MIG-15 ndodh thyerja e xhamit tė fanarit tė prasme tė kabinės. Piloti instruktor braktis avionin, por avioni u ul me sukses nga stazhieri Ismail Togu. -1980. U prodhua banko-prova per kontrollin e topave 30 mm si dhe pajisja pėr kontrollin e frenimit automatik tė rrotave. -1981. Kinostudio “Shqipėria e Re” xhiroi filmin artistik “ Gjurmė nė kaltėrsi”, kushtuar armės sė Aviacionit, ku ndihmė dhanė Harilla Rebi, Viktor Vangjeli, Agim Balili, Gjergji Spaho etj. -1983. U eksperimentua ngritja nga pista urgjente nga Harilla Rebi e Gjergj Spaho. -1985 Nga pilotėt Epaminonda Tupa dhe Koēo Biku u krye prova e motorrit tė parė tė avionit MIG-15 tė riparuar nė vend. Njė pilot vjen me rrota tė mbyllura nė ulje, prek lehtė pistėn dhe ngrihet pėrsėri. Reparti dekorohet me urdhėrin “Pėr shėrbime tė shquara nė fushėn e mbrojtjes”. -1989. Pilotit Syrja Gjoka gjatė fluturimit me Mig-19, i fiken motorrat nė ajėr, bėn rilėshimin e tyre dhe ulet me sukses nė tokė duke shmangur me gjakftohtėsi rrezikun. Pilotit Idajet Veleshta gjatė fluturimit me avion MIG –19 i bien xhirot e njė motorri, e konstaton atė nė kohė dhe ulet me sukses nė tokė. Pilotėt dekorohen nga Presidiumi I Kuvendit Popullor. -1990 – 1994. Baza ajrore ka dy Skuadrilje me Komandant Petrit Dashi dhe Ylli Bullari.Grupi inxinero – teknik me Komandant N/Kolonel Ylber Harshova. -1994. Nga mikrobi i koleres vdiq N/Kolonel Ylli Bullari. -1996. Njė grup teknikėsh shkojnė pėr specializime nė Turqi dhe disa pilotė nė Itali. U zhvilluan qitjet bombardimet e rezultatet ishin shumė tė mira. -1998 U punua pėr ringritjen e Bazės. -2001. Nė strukturėn e re organizative tė Forcave Ajrore realizohet kalimi i saj nė Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur nė vartėsi dhe Fakultetin Teoriko Mėsimor Vlorė. -2002- 2005 Vazhdojnė punimet nga pala Turke nė Aerodromin e Kuēovės. Misioni kryesor nė kėto vite: ruajtja e aftėsive profesionale pėr t’iu pėrgjigjur situatave tė veēanta nė operacione ushtarake, humanitare e tė kėrkim- shpėtimit dhe mbėshtetja Ja ata qė komanduan Regjimentin e Kuēovės nė kėto 50 vite Kolonel Niko Hoxha, Fahri Bubesi, Bardhyl Taēi, Vasil Andoni, Harilla Rebi, kolonel Agim Balili, kolonel Fatmir Meēe, nėnkolonel Agim Matraku, nėnkolonel Gėzim Ismaili, nėnkolonel Epaminonda Tupa, nėnkolonel Andon Todri.
 

WHY I WANT TO BE A PILOT

When I grow up I want to be a pilot because it's a fun job and easy to do. That's why there are so many pilots flying around these days.

Pilots don't need much school. They just have to learn to read numbers so they can read their instruments.

I guess they should be able to read a road map, too.

Pilots should be brave to they won't get scared it it's foggy and they can't see, or if a wing or motor falls off.

Pilots have to have good eyes to see through the clouds, and they can't be afraid of thunder or lightning because they are much closer to them than we are.

The salary pilots make is another thing I like. They make more money than they know what to do with. This is because most people think that flying a plane is dangerous, except pilots don't because they know how easy it is.

I hope I don't get airsick because I get carsick and if I get airsick, I couldn't be a pilot and then I would have to go to work.

Gjader 1985
gjader80.jpg
Agim Bacelli
Nga puna teknike nė Forcat Ajrore Shqiptare:
KURIOZITETE

Njė avion bombardues amerikan godet Empire State Building (qė gjendet nė
rrugėn 43 nė New York) nė katin e 79  duke vrarė 14 njerėz.

Ka qėnė data  28 Korrik nė vitin 1945.

Nga Shkenca & Teknika Ajrore 

Parashuta do tė shpėtojė avionin nga katastrofa
Source: ABCNews.com

Pilot Lionel Morrison made aviation history and is amazed to be alive to tell about it.

"I knew when I pulled that thing that I was the only person that had ever done it and I was like 'I hope it works,' " he said of the October 2002 incident.

What Morrison pulled was a lever activating a rocket propelled parachute that was attached not to his body, but to the frame of his airplane. He had lost a portion of his wing flying over Dallas, and the parachute was his only hope.

"I knew when I had my hand on this switch no one had ever pulled it before," he said.

It worked perfectly, and within seconds the plane that was about to crash at 135 mph was instead floating gently through the clouds. It landed in the trees near a golf course.

"When I first hit the ground and I knew that the airplane was in one piece, [and that] I was in one piece, I was elated," Morrison said.

Saved Three Lives

The manufacturer has installed the parachutes on 18,000 small planes, and the system has saved the lives of two more pilots within the past year.

The emergency parachute can even be deployed by a passenger in the back seat.

"What if the pilot has a heart attack?" asked Alan Klapmeier, CEO of Cirrus Design, the Minnesota company that makes the parachute. "There is certainly a reassurance there that they know there is something they can do. There is one last alternative that can save their lives."

The emergency parachute is now a proven safety device for small general aviation planes, and NASA is funding research to adapt the technology so it can also be used to save much larger jets.

'Worth Whatever They Want'

The cost to add this parachute to a small plane ranges from $3,000 to $10,000. Pilots and passengers say it is a no-brainer.

"It is worth whatever they want to charge for it," Morrison said. "I probably shouldn't say that but that is what it is worth to me."

It is a daunting challenge, but the hope is that some day this technology may be possible on commercial aircraft.

Favorites:
Dy Kozmanautėt Shqiptaro-Amerikanė

Duket si njė gjė e pabesueshme, porse dy nga kozmonautėt mė tė famshėm Amerikanė kanė origjinė Shqiptare nga familja.

Alan Shepard

Duke kėrkuar nė arkivin e Muzeumit Historik Kombėtar gjeta njė dokument tė jashtėzakonshėm nga tė gjitha pikpamjet. Mbi njė karton tė fortė ėshtė vendosur njė fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bėrė nga sipėrfaqja e Hėnės. Krahas kesaj fotografie ėshtė vendosur njė flamur Shqiptar I pėrmasave tė tė vogla. Nėn fotografinė ėshtė shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtė fotografisė ėshtė ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mėsohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) ėshtė mbartur nė Hėnė nė trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri mė 9 Shkurt 1971. Ky flamur ėshtė paraqitur prej zėvėndės Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qė ka qenė delegat nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Antares ėshtė pjesa e anijes qė zbriti nė Hėnė dhe Fra Mauro eshte emri i vendit nė Hėnė ku zbriti anija. Ka edhe njė mbishkrim dore shkruar me bojė tė zezė nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qė pėrkthehet nė Shqip: Me fjalėt me tė mira tė astronautėve tė Shteteve tė Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

Ky dokument qė pėrmban flamurin Shqiptar me fotografinė nė Hėnė sė bashku me mbishkrimet i ėshtė dorėzuar prej vetė astronautit Alan Shepard njė dilomati Shqiptar, i cili pat marrė pjesė edhė ai nė Sesionin e 26-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pėrgatitur kėtė dhuratė dhe pėr ta bėrė mė tė vėrtetė dokumentin, ka shkruar me dorėn e tij pėrshėndetjen jo vetėm nga vetvetja, por edhe nga astronautėt e tjerė tė SHBA-s. Kjo do tė thotė qė fakti i mbartjes sė flamurit Shqiptar ka qenė temė bisede e astronautėve bashkėudhėtarė. Pra Shepard u ka folur atyre pėr origjinėn e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit ėshtė i madhėrishėm.

Duke lexnar nje enciklopedi te kozmosit ku janė dhe emrat e kozmonauteve nė vite, lexohen kėto tė dhėna pėr Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neė Hampshire tė SHBA mė 18 Nentor 1923. Ėshtė me origjinė Shqipitare. Ka kryer Akademinė Detare Amerikane nė Anapolis ku mbaroi dhe njė shkollė fluturimi pėr pilot joushtarak. Mė pas bėri edhe Shkollėn e Marinės pėr pilot nė Patuxent, Maryland, si dhe Shkollėn Detare tė Luftės nė New Port Rhode Island mė 1958. Mė 1961 u ngrit nė hapėsirė si njeriu i parė nė botė rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi nė kozmos si pasagjer, kurse Shepardi nė misionin Apollo 4 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike. Si kozmonaut, ai ėshtė i pari qė ka fluturuar nė kozmos si Amerikan dhe i pesti qė ka shkelur nė Hėnė. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndėrroi jetė mė 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Nė tė njėjtėn enciklopedi flitej edhe pėr William Gregory njė tjetėr astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi nė Lock-port, Nju Jork mė 14 Maj 1957. Ėshtė me origjinė nga fshati Dardhė e Korēės. Mė 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike nė Akademinė e Forcave Ajrore. Mori doktoratėn si inxhinier mekanik nga Colombia University mė 1980 dhe Doktoratėn pėr drejtues mė 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenė pilot fluturimi me avionėt Fl11. Mė pas shėrbeu si mėsues pilotėsh pranė Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar nė mė shumė se 40 lloje avionėsh dhe ka kapėrcyer mbi 5000 orė flutturimi. U zgjodli nga NASA nė Janar 1990 dhe u shpall astronaut nė Korrik 1991. Fluturimin e tij tė parė Shuttle STS-67 nė hapėsirė e kreu mė 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapėsirės Kenedi dhe u ul nė tokė mė 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve nė hapėsirat kozmike me 16 ditė dhe 15 orė duke plotėsuar 262 rrotullime drejt tokės. Ai fluturoi mbi 11 milion km nė kozmos, ka mbi 400 orė flutuime nė hapėsirėn kozmike, krahas 5000 orėve si pilot. Tani punon si drejtues pėr zhvillimin e biznesit nė Arizona tė SHBA. Meqenėse Shpardi ka vdekur, shpresojmė qe Gregorin ta takojmė sė shpejti. Tė dy kėta emra kanė vendin e tyre nė Muzeun Historik Kombėtar dhe nė kujtesėn e Shqiptarėve.

Humbi jeten ne Kanada, njeri prej piloteve me te sukseseshem i dalluar me 1999-en, per bombardimet ndaj Serbise 

 Cap. Miles Selby pilot kanades, qe do t'a qaj edhe populli shqiptar.
 
Moose Jaw -Saskatchewan (KANADA) Nje lajme i keq e perfshiu floten ajrore kanadese, javen e kalur(te premten 10 dhjetor 2004). Gjate nje ushtrimi spektakolar me skuadren e aeroplaneve "Snowbird Flight Demostration Team", nje avion i ketij sqadroni prej lartesise 1000 metra, humbi kontrollin dhe u rrezua. Si rezultat i kesaj fatkeqesie tragjike, u tha ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes Kanadese, nje pilot vdiq(Cap. Miles Selby 31 vjeēare nga Tsawwassen B.C) dhe nje tjeter (Chuk Mallet 35 vjeēare nga Edmonton) shpetoj, me demtime te vogla pa rrezik per jeten. Aksidenti ndodhi ne afersi te qytetit Mossabank 16 km ne jug te bazes, ku edhe po zhvilloheshin demostrimet," Snowbrid", ne Moose Jaw -Saskatchewan. Si ky aksident dhe me te njejtin tip aeroplani ushtarak, ka ndodhur per her te fundit ne Kanada, me 1998, kur tragjikisht humbi jeten Cap Michael VandenBos, thane te njejetat burime ushtarake, nga Kanadaja.
        --- Kapiteni Cap. Miles Selby, 31 vjeēare, nga Tsawwassen, British Columbia, eshte pjesamares i dy demostrimeve te meparshme po kete vit, demostrimeve spektakolare ne Kanada, te quajtura "Snowbirds" qe mbahen ne te njetin sesison per ēdo vit. Gjate ketij sesioni(2004), ai kreu dy her fluturime me skudronin No. 4 jet dhe No. 8 aircraft si dhe Opposing Solo.
         ---- Piloti me graden kapiten i pare Cap. Miles Selby, te cilin vdekja e zuri ne moshen 31 vjeēar, u be antar i forcave ushtarake Kanadese " Canadian Forces" me 1991, pasi kreu akademin ushtarake, per oficer aviacioni, ne shkollen ushtarake "Regular Officer Training Plan (ROTP)". U diplomua me pase , ne Kollegjin Ushtarak Mbreteror te Kanadas "Royal Roads Military College" me 1995. Mbasi ai mori te diplomen per fluturime luftarake me avion bombardues, u zgjodhe nder pilotet me te mire, dhe njihej njekohesisht sipas motivacionit te Ministrise se Mbrotjes se Kanadas, si piloti me i kualifikuar ne bazen ushtarake, ne Cold Lake, te Albertes, per drejtimin e avioneve bombardues te skuadronit "416 Tactical Fighter Squadron ".
...kliko mbi foto pėr pamje tė zmadhuar.
Miles Selby piloti bombardues nga me te sukseseshmit, mbi strofkullat ushtarake e paraushtarke serbe
     --- Eshte konsideruar, si nje nder pilotet me te sukseseshem dhe me te perpiket, te kualicionit te NATO-s, ne maj - qershor te vitit 1999 ne Kosove. Capt. Selby, eshte njohur gjate ketyre suleme ajrore, si piloti qe kreu me shume fluturime bombarduese gjate bombardimeve, te strofkullave ushtarake, e paraushtarake serbe ne territorin e serbise. Perkatesishte, gjate luftes 78 ditore, kundra caqeve te kryekasapit te Ballkanit, ish diktatorit te rrezuar Sllobodan Millosheviqit. Qe siē dihet, tani ai eshte "antar" i burgut te "fameshem" nderkombetar, ate per Gjykimin e Krimineleve te Luftes ne ish "Jugosllavi", ne Hage. Millosheviqi, eshte nje kryekriminel i deklaruar, mbi te cilin rendojne krime nga me te rendat ndaj njerezimit. Ai eshte pergjegjes per vrasajen, dhunimin, torturimin, djegejen dhe shktarrimin e familje shqiptare ne Kosove, te djegjes e rrenimit te qindramijrave shtepive te shqiptarve, te Kosoves. Largimin dhe perzenjen me force nga shtepit e tyre, te me se nje miljon shqiptarve autokton te Kosoves, femije gra, e te moshuar.
     --- Ne kete lufte nga me te sukseseshmet ne historin e lufterave, qe ka pare njerezimi, e cila, me , NATO-n, dhe aleatin e mikun tone te perjeteshem Shtete e Bashkuara te Amerikes, e veqanerishte ish udhehqesit te saj Presidentit Wlliam Jefferson Clinton, e Ushtrine Ēlirimtare te Kosoves, shenuan dhe lirine e Kosoves, e largimin historik njeher e pergjithmon te Serbise, nga Kosova.
--- Perkatesishte ne ate lufte patjeter, qe sot, populli shqiptar ne Kosove e kudo do te kujtoje me respekt dhe do te perulet thell perpara te gjitheve atyre, qe luftuan por edhe atyre qe dhane edhe jeten per kete dite. Ndaj edhe ne sot, besoj se perulemi e nderojme me respekt, Pilotin kanades Cap. Miles Selby, i cili, u nda fatkeqesisht nga jeta, nga nje aksident tragjik ajror, ne moshen 31 vjeēare. Nderojme me kete raste vepren e tij, aktin e larte qe kreu, i respektojme bombardimet e tija te guximeshme me fluturaket bombardues, te tipit CF-18 Hornet, te cilat patjeter qe dhane kontributin etyre ne gjunjezimine Serbis, ndaj Kosoves..
--- Piloti kanadaes, i cili deri ne diten e vdekjes se parakoheshme, kreu me disa aeroplane ushtarak, si nje "zog bore" 2,650 ore fluturime, perfshire ketu edhe te gjitha ato ore flutirime e bombardime ndaj Beogradit. Me bombarduesit CF-18 Hornet, ai me 2001 u be komnadat i bazes, ne skuadriljen "441 Tactical Fighter Squadron" ne Cold Lake, Alberta. Ai ka marre pjese ne disa manovra ushtarake te perbashketa te avioneve te NATO-s, ne programin "Tactical Leadership Program" ne Firence(Itali), Bruksel(Belgjke) dhe ne te fundit program "Mass Attack Lead Upgrade" ne 2002.
 

Here's a list of some of my favorite Air Force:

http://www.astronautix.com/astros/grelliam.htm
 
 
 

Here's a list of some of my favorite Albanian/American Links:
 
 
 

 
 
 
Aviatorėt Dėshmorė tė Kuēovės
 
Vasil Nikolla Trasha
 
 Ishte njė nga pionierėt e Aviacionit Shqiptar. Ėshtė lindur nė vitin 1926 nė Dishnicė tė Korēės. Gjatė Luftės ANĒl u rreshtua nė radhėt e batalionit “Hakmarrja “ e tė Brigadės sė IV S.Nė vitin 1945 filloi studimet pėr pilot nė ish-Jugosllavi dhe i pėrfundoi nė Ish-Bashkimin Sovjetik, nė Harkov, pėr pilot reaktivi. Ishte komandant skuadrilje.Ra nė krye tė detyrės me 23.03. 1958, me avion MIG-15 mbi rajonin e Fier-Sheganit. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Korēė.
 
Hektor Eftim Lako
 
Ėshtė lindur me 01.09.1929 nė Pėrmet. Ka qėnė pjesėmarrės nė formacionet partizane tė zonės. Kreu studimet per pilot reaktivi nė ish Bashkimin Sovjetik. Ka qėnė komandant katėrshe. Ra nė krye tė detyrės me 23.03. 1962 nė rajonin e Kuēovės. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė.
 
 Stilian Vani Tanku
 
Ėshtė lindur me 15.10.1943 nė Korēė.Ka mbaruar Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi, ishte komandant ekuipazhi. Pėsoi avari tė rėndė gjatė fluturimit me 27.09.1967, ndėrsa fluturonte me avion MIG-17 mbi rajonin e Elbasanit. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė.
 
Hazbi Ramadan Serani
 
Ėshtė lindur me 01.03.1944 nė Ēorrush tė Fierit. Mbaroi Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi. Ishte zėvėndėskomisar regjimenti. Ra nė krye tė detyrės me 04.10.1972, ndėrsa fluturonte me avion MIG-19 pėr kryerjen e detyrės luftarake dhe pėr shkak tė njė defekti teknologjik tė njė predhe pėsoi katastrofė. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė.
 
Veiz Halil Kovaēi
 
Ėshtė lindur nė vitin 1949 nė Gjakovicė tė Skraparit. Ka mbaruar Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi. Ishte komandant ekuipazhi. Me 05.08.1974 ra nė krye tė detyrės, ndėrsa po ngrihej me avion MIG-19, i cili pėsoi njė defekt teknik tė rėndė. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Skrapar.
 
Haki Abaz Skuqi
 
Ėshtė lindur me 01.03.1958 nė Lekaj tė Kavajės. Ka kryer Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi dhe kryente detyrėn e komandantit tė ekuipazhit.Ra nė krye tė detyrės me 22.10.1986 me avion MIG-19 gjatė njė fluturimi nė ēift, ku pėsoi avari tė rėndė. Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė.
 
 Eduart Qirjako Kostėdhima
 
Ėshtė lindur me 10.11. 1968 nė Piqeras tė Sarandės. Ka mbaruar Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi dhe kryente detyrėn e komandantit tė ekuipazhit.Ra nė krye tė detyrės me 22.03.1991, sė bashku me pilotin Fluturim Molla, ndėrsa fluturonte me avionin reaktiv dy vendesh MIG-15, afėr rajonit tė Stan-Karbunarės nė Lushnje. Prehet nė Varrezate Dėshmorėve tė Kombit nė Durrės.
 
Fluturim Qani Molla
 
Ėshtė lindur me 17.08.1958 nė Torovec tė Korēės. Ka kryer Akademinė e Forcave Ajrore pėr pilot reaktivi. Ka patur detyrėn e komandantit tė katėrshes.Ra nė krye tė detyrės sė bashku me pilotin Eduart Kostėdhima, ndėrsa fluturonin me avionin reaktiv dy vendesh MIG-15.Prehet nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Korēė.
 

 

 

 
MIQĖVE TĖ MIJ AVIATORĖ
 
Kėtė website me foto dhe tregime pėr Aviacionin Luftarak Shqiptar, jua kushtoj me dashuri e repsekt tė gjithė atyre aviatorėve trima; pilotė dhe teknikė, heronj tė vėrtetė, tė cilėt provuanė tė sakrifikojnė gjithėēka, pėr qėllimin e lartė tė Mbrojtjes sė Atdheut.
Agim Bacelli
 
Copyright © 1998 - 2014 Agideba All Rights Reserved