TREGIME DHE NGJARJE NGA FORCAT AJRORE

PHOTOS
Aviatoret Deshmore
NUK DUHEN HARRUARĖ
AVIACIONI LUFTARAK
LIDHJE
K O N T A K T I
AVIATORĖ
AVIONĖT TANĖ
GAZETA & REVSITA
TREGIME nga AGIM BACELLI
TREGIME nga AVIATORĖT
NGA BOTA
NJGJARJE & DATA
PĖRKUJTIMORE
HUMOR
MY BIOGRAPHY

FORCAT AJRORE SHQIPTARE

Tregime
 
Amerikani i parė qė udhėtoi nė hapsirėn kozmike ishte me origjinė shqiptare
 
agideba

Alan Shepard

First American to travel in space

Nga Agim Bacelli

Alan Shepard pati lindur ne 18 nendor 1923, ne East Derry, New Hampshire. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu po ne kete qytet i cili ne fillimet e emigrimeve shqiptare ka qene qyteti i pare ku ata gjeten strehen e tyre te perhereshme. East Derry edhe sot eshte si nje pjese shqiptare per nga klima dhe natyra. Alan Shepard aty vazhdoi studimet ne nje nga shkollat e ulta ushtarake e cila qe falas dhe arriti te diplomohet ne vitin 1944 dhe te radhitet ne radhen e te diplomuareve te United States Naval Academy. Me von, ne vitin 1962 Alan mori nje diplome Nderi si Mjeshter i Artit nga Dartmouth Kolegj dhe me pas mbrojti doktoraten e shkencave ne universitetin Miami University (Oxford, Ohio) in 1971, si dhe nje Doktorate Nderi nga Franklin Pierce College ne vitin 1972. Sheperd ishte diplomuare gjithashtu pilot ne nje nga Naval Test Pilot School ne vitin 1951 dhe pati mbaruare te plote Kolegjin Detar te Luftes ne Newport, Rhode Island te vitit 1957. Pikerisht eshte kjo jete e tij prej aviatori qe do ta beje Alenin te jete nje nga figurat me te medha te ekspllorimit te hapsires kozmike nga amerikanet per te cilen une po jap nje permbledhje bibliografike me poshte dhe qe mendoj se ja vlen qe ta sjell ne shqip.
Shepard kishte filluare keshtu te beje nje jete ushtarake qe prej kohes pasi ai kishte kryere kursin e larte te karieres detare ne destrojerin Cogswell si ushtar gjate kohes se Luftes se Dyte Boterore. Ndersa fluturimet e tij te para u bene menjehere pas Luftes se Dyte Boterore duke u trenuare ne Corpus Christi, Texas, dhe ne Pensacola, Florida, duke arritur qe te marre ne vitin 1947 "krahet e shqiponjes" (Distinktiv i larte amerikan per aviatoret). Me pas kaloi ne nje skuadrilje luftarake te quajtur Fighter Squadron 42 ne Norfolk, Virginia, dhe me pas ne Jacksonville, Florida. Nje periudhe kohe ai e kaloi edhe ne Mesdhe ne inkuadrim te Fllotes se Gjashte Amerikane si pilot ne aeroplanmbajtese.
Ne 1950, ai kreu United States Navy Test Pilot School ne Patuxent River, Maryland. Pas diplomimit ai u be anetar i nje grupi testuesish fluturues qe provuane fluturime ne lartesi te medha dhe fluturime ne te gjitha kushtet meteorollogjike ne te gjitha pjeset e vecanta te SHBA dhe te gjithe kontinentit Amerikan ku ai arriti qe te zoteroi veti dhe cilesi te vecnata fluturuese si psh fluturime nen ndricimin e forte ose te dobet te drites, ne kushtet e gjysme erresires ose erresires se plote, ne rryma te forta e te dobeta ajri, (ne boshlleqe dhe rryma te forta ajri.) Ai mesoi qe te jete nje pilot i gjitheanshme; te duroje mbingarkesa te medha gjate fluturimit, te qendroje gjate ne kabinen e avionit ne ajer dhe te furnizohet pa bere ulje ne toke, te ulet ne aeroplanmbajtese ne kende te ndryshme fluturimi (qe i pari amerikan qe e eksperimentoi me shume sukses kete gje, vetem pilotet mund ta kuptojne kete lloj uljej se sa e veshtire eshte.) Alan Shepard u transferua ne Kaliforni ne bazen ajrore Fighter Squadron 193 ne Moffett Field, California, qe ishte e specializuare per fluturime naten ne te gjitha veshtiresite e konditave meteorollogjike. Detyra e tij ishte ajo e nje oficeri operativ zbulimi. Ne kete kohe ai beri dy inskursione te veshtira ne Oqeanin Pacifik ne bordin e anijes Oriskany. Ne cdo rast ai pati vetem suksese dhe pati admirimin e te gjithe atyre ushtarakeve amerikane qe e shoqeruane. Veprimet e tij ishin shume te sakta dhe te guximshme. Ishte po ky guxim qe do ta bente amerikanin e pare te hapsires kozmike.Alan Shepard u kthye ne Patuxent per here te dyte per testimin ne fluturimet me tipat F3H Demon, F8U Crusader, F4D Skyray, and F11F Tigercat. Keshtu ai ishte projektuare si nje pilot testimi avionesh qe jo kushdo pilot mund te behet. Me von ai behet instrukttori nr. nje i piloteve qe do kryenin kurse testimi ne Test Pilot School. Me von ai ndoqi edhe studimet ne Naval War College ne Newport, Rhode Island, ku u diplomua ne vitin 1957 dhe mori titullin komandant baze ne Atlantic Fleet, qe ishte nje regjiment ajror i gadishmerise se perhereshme. Ne kete kohe ai kishte plotesuare mbi 8.000 ore fluturim ne nje kohe relaitivisht te shkurter gje te cilen shoket e tij te se njejtes kohe diplomimi ishin shume larg kesaj kuote.Zvendes Admiral Shepard ishte nje nga astronautet e misionit Mercury te emeruare nga NASA ne prill 1959, dhe pas shume provash percaktuese ai u zgjodh numur njeshi qe do te dilte ne hapsiren kozmike. Pra amerikani i pare dhe i dyti njeri qe doli ne hapsiren kozmike pas rusit Juri Gagarin.

Kjo ndodhi ne 5 maj 1961, ne anijen kozmike "Freedom 7", ai u leshua nga raketa Redstone e cila punonte ne bazen e nje trajektore balistike (sic hidhen predhat) dhe Alan u ngrit 116 milje lart ne hapsire dhe me pas u ul ne rezen e uljeve te raketave ne Oqeanin Atllantik ne nje kupole qe mbahej nga nje parshute e madhe.

Ne vitin 1963 ai u caktua shef i te gjithe astronauteve amerikane per monitorimin dhe kordinimin e tyre gjate aktiviteteve te trenimit ne bashkepunim me NASA-n. Shepard beri fluturimin e tij te dyte ne hapsire ne detyren e komandantit te Apollo 14 dhe jo zv. komandant sic shkruhet per te ne shtypin shqiptar. Kjo do te ndodhte me 31 janar 1071. Apollo 14 ishte misioni i trete ne Hene. Alan shoqerohej nga dy astronaute te tjere; piloti Edgar D. Mitchell dhe piloti Stuart A. Roosa. Vendi ku ata u ulen ishte afer nje krateri te madh ne zonen Eva qe e quajten Fra Mauro.

Udhetimi i tij ne hapsire zgjati 216 ore dhe 57 minuta nga te cilat mbi siperfaqen e Henes (ne zonen Eva) ai eci per 9 ore e 17 minuta qe eshte qendrimi me i gjate i njeriut ne Hene.


Francis Gary Power qė ra nga qielli

Avioni Spiun Amerikan U-2
(Me rastin e 45 vjetorit te rrezimit)

Pergatiti Agim Bacelli


Ne vitin 1962 spiunazhi u be tema me e madhe e lajmeve te dites me incidentin e avionit amerikan spiun U-2 te ndodhur para dy vjeteve dhe qe pushtoi lajmet kryesore te botes.
Piloti Gary Powers u qellua nga ruset dhe u rrezua ne toke gjate nje fluturimi te keq te tij mbi Moske duke pershkendijuare keshtu nje nga krizat me te medha midis dy superfuqive te kohes se Luftes se Ftohte. Amerikanet kerkuane menjehere pilotin por ruset e refuzuane kategorikisht kete kerkese. Ne, thane ruset, duhet te mesojme qellimin e ketij piloti spiun dhe te shohim mire se cfar ai ka bere mbi teritorin tone.
Kjo ngjaje ka ndodhur pikerisht ne daten 1 Maji 1960, dhe Powers u mbajt per dy vjet ne burgun sovjetik derisa ai u shkembye me nje spiun tjeter ne sherbim te sovjetikeve qe mbahej nga amerikanet ne Gjermani, emri i te cilit eshte Kol. Rudolf Abel dhe qe cilesohej si nje nga spiunet me dramatik Lindje-Perendim qe jepte informata nga te dy krahet gjate Luftes se Ftohte.
Me ne fund shkembimi u be. Amerikani Powers qendronte ne anen lindore te ures Glienicke ne Berlin mbi lumin Havel, ishte data 10 Shkurt 1962. Nga ana tjeter e ures qendronte Koloneli Rudolf Abel, nje nga mjeshtarat me te medhenj ne sherbim te sovjetikeve i rekrutuare shume vite me pare kur ai vendosi nje rjet spiunazhi ne qender te New York-ut ne vitin 1950.
Me dhenien e sinjalit, te dy spiunet u leshuane nga te dy anet e ures. Ata me hapa te lehte ecen perballe njeri tjetrit nderkohe syte e shume te pranishmeve ishin mberthyere mbi ta. Per disa caste u nderpre c'do lloj zhurme, bisede, levizje bile dukej se edhe fryma ishte ndalur. Gjithesecili mundohej te kapte cdo levizje te dy kryespiuneve qe do kalonin prane njeri tjetrit. Powers ecte drejt Perendimit dhe Abel drejt Lindjes. Kur ata arriten ne mes te ures, ne te dy anet e ures u mbajt vertete fryma. U pa se ata kaluane prane njeri tjetrit ne heshtje dhe u verene vetem pershendetjet e tyre duke tundur shume lehte kokat. Thone se Abel i tha me ze te ulet "faleminderit" Powers-it dhe se ky i fundit ja ktheu "s'ka perse."
Nga kjo dite, kjo ure do te behej ura e shkembimit te burgosureve lindje-perendim dhe do ta kryente kete pune edhe per 27 vjet te tjere. Sot Ura Glienicke thirret "Ura e Psheritimave" pasi aty psheretinin te lehtesuare shume te burgosur te rendesishem qe zgjidhnin perfundimisht barren e burgut.
Mirpo per Powers nuk perfundoj aq mire puna e tij. Ai sapo mbriti ne Amerike u kritikua shume ashper dhe ju tha se duhet qe ta kishte shkateruare plotesisht avionin qe te mos binin ne doren e ruseve materialet sekrete, po ashtu duhet te kishte vrare vehten me helm dhe te mos binte ne doren e tyre i gjalle. Keto jane ligje te njohura ne boten e spiunazhit. Si perfundim u perjashtua nga Central Intelligence Agency (CIA) per te cilen punonte dhe u kthye ne nje pilot civil qe punonte per nje televizion. Ai vdiq ne vitin 1977 ne nje katastrofe ajrore me elikopterin e televizionit qe punonte ne qytetin e Los Angeles-it.

Francis Gary Powers, i ulur ne sallen e senatoreve si deshmitar per rrezimin e avionit spiun U-2. Ne dore ai mban nje maket te avionit U-2 per te cilin u flet senatoreve ne nje nga mbledhjet e "Senate Armed Services Committee" ne vitin 1962.
Ne 1 Maj 2000, zyrtare te SHBA organizuane nje takim me familjen e te ndjerit ku ata i dorzuane djalit te tij tre medalje; "Prisoner-of-War Medal", "Distinguished Flying Cross" dhe "National Defense." Sherbimi i kesaj cermonie zgjati gjithesej 30 minuta dhe u mbajt ne Bazen Ajrore "Beale Air Force Base" qe ndodhet ne veri te Sakramentos dhe qe eshte quajtur edhe shtepia e Forcave Ajrore U2 te SHBA. Keshtu u mbyll kjo cermoni qe ishte 40 vjetori i perkujtimit te rrezimit te avionit spiun amerikan U-2 ne BS.
"Mendja jone akoma druhet te thote ate se cfar ne i kerkuame ketij xhentellmeni dhe ekipit te tij ne ato vite per fluturimin mbi qendren e Moskes i vetem, pa armatim dhe pa frike!" Thote Gjen. Brig. Kevin Chilton, Komandant i Regjimentit Zbulues te Bazes Ajrore Nr. 9 ne Beale perpara 350 njerzve te mbledhur ne 40 vjetorin e perkujtimit te Francis Gary Powers.
CIA dhe Forcat Ajrore si shperblim per Francis Gary Powers i dhane te birit te tij Francis Gary Powers, Jr. bursen qe te behet pilot si i jati dhe te vazhdoje karieren e tij. Ai sot eshte pilot ne moshen 34 vjecare dhe fluturon me Avion U-2. Me kete rast i biri qe sapo mbriti ne Bazen Ajrore te Beale pas nje fluturimi stervitor prej tre oresh me avionin spiun U-2, pasi i falenderoi u tha te pranishmeve, " Ne duame te bejme te qarte se babai im i meritonte keto medalje si i burgosur lufte se, Lufta e Ftohte ishte vertete nje lufte dhe babai im nuk kishte frike nga lufta kur mendonte se po i sherbente vendit te vet. Kjo gje duhet te pasqyrohet sa me mire ne Muzeumin e Washingtonit per edukimin publik dhe une do te jap ndimesen time."
Cermonia u mbyll me nje fluturim te vetem me avion U-2.

USA - Mbeten akoma te vetemit "Stealthy" ne Armen e Aviacionit Luftarak.

Agim Bacelli

Forcat e Armatosora Ajrore te Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanene perdorim nje avion bombardues strategjik te pa kapshem,B-1 iprojektuare ne vitin '81 dhe prodhuare ne vtin 1988 si pasojedirekte e Luftes se Ftohte midis US-BRSS dhe te perdorur vetem neluften ndaj Jugosllavise ne 1999.(Ruset nuk munden ta ndjekin dotkete konkurence qe ha $ miliarda) Ky eshte nje prodhim i nje sistemi rreth 20 vjecar,megjithese me i miri ne bote,ne Amerike tashme eshte vjeteruare. Per kete Ministri i Mbrojtjes Donald H.Rumsfeld thote:"Ky tip nuk eshte me i padukshem.Eshte sistem i vjeter.Shpenzimet per mirembajtjen e ketij tip - avioni jane jashtezakonisht te medha.Ky prodhim duhet te ndrrohet me nje lloj te ri prodhimi qe tu pergjigjet kerkesave te soteme."

Me tu dhene ky lajm,efektivave te 6 bazave ajrore qe kane 93 avione te tipit B-1, u ka hyre frika.Ata kane friken e daljes ne pension te parakoheshem.Dikush nga baza ben propozimin qe jo te gjithe avionet te hiqn nga perdorimi por vetem 32 cope dhe mbetja te rinovohet duke u disllokuare jo ne 6 Baza Ajrore por ne tre.Ky mendim sipas Michael G.Vickers,drejtor i studimevestrategjike ne Qendren e Studimit dhe Diskutimit te BuxhetitStrategjik me qender ne Washington, eshte parapelqyere edhe nga shume Kongresiste."Ne,-thote ai- mund ti kursejme, me nje planin tone, $329 miliard buxhetit te Pentagonit dhe Pentagoni eshte dakord me mbetjen e dy te tretave ne pordorim edhe perdisa kohe.Bile Pentagoni ka bere vendim qe nje e treta te shkurtohet duke filluare me 1 Tetor 2001.Pilotet thone se:"Asnje avion tjeter nuk eshte me i pershtatshem se B-1 per mbajtjen e Bombes Atomike dhe leshimin e saj ne menyre perfekte.Me $1.5 miliard ne mund te bejme rinovimin e te gjithe avioneve per 6 vjetet e ardhshem qe ti pergjigjemi standartit me te larta ne paisjet elektronike te ketij avioni." Per kete propozim dhe te tjera fjelen e ka i pari Xhorxh W.Bush i cili i ka ne tavoline te gjitha propozimet.Krahas ketij dikutimi per B-1,Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do te porosite 10 aviona te rinj te tipit F-22 i cili permban elementet me te larte te teknologjise dhe sigurisht eshte plotesisht "Stealthy",i fshehte;i padukshem.Ai kushton $200 milion nje.Sot ne bote po behen perpjekje te jashtzakonshme per shpikjen e nje lloj interrceptori per kapjen e avjonave "stealthy" te Amerikes.Perpjekje po ben Kina,Rusia,Iraku,etje.Lajmet e sherbimeve sekrete thone se keto shtete jane afer prodhimit te ketij aparati.Sa per dijeni "fshehtesia" e ketyre lloj avioneve qendron ne mbulesen etyre te llakuare me fije karboni e cila nuk reflekton rrezatimin eradio valeve te leshuare nga radaret.Po ku eshte Shqiperia jone mekete lloj arme? Per kete ne nje shkrim te aferm do te japimintervisten e Komandantit te Aviacionit Luftarak Shqiptar, Gjeneral Astrit Jaupit dhene posacrisht per "memedheun".
Mireupafshim.


BARDHI

Nga Agim Bacelli

Sapo kisha mbaruare pushimet pas mbarimit me sukses te Akademise Ushtarake Ajrore dhe po kthehesha ne Rinas ku isha emeruare me detyre teknik avioni. Tere kohes mendoja se cilin nga shoket e grupit tim do te takoja atje dhe si do te na prisnin shoket e vjeter.
Kisha mbritur ne Tirane dhe po vija verdalle pa asnje qellim pasi ne mbremje rreth ores 10 nisej autobuzi i aviatoreve beqare per ne Rinas ku ata kishin hotelin e tyre ku une do te behesha banori me i ri.
Kembet me shpune tek ekspozita "Shqiperia Sot" qe ndodhej ne Tiranen e Re, buze Lanes. I rashe pavioneve kryq e terthor dhe befas me doli perpara nje foto shume e madhe e nje aviatori te ri qe rrinte varur ne nje vend te dukshem dhe te larte te ekspozites. Afrohem per ta pare me mire pasi edhe mund ta njifja. E njoha menjehere, ai ishte piloti korcar Bardhyl Lubonja qe kishte mbaruare shkollen disa vjet para meje. Bardhi qendronte ne nje pozicion te tille qe tregonte se ishte duke hyre ne kabinen e avionit Mig - 21 dhe nje buzeqeshje e cilter i zbukuronte fytyren. Rreth meje ishin grumbulluare shume kureshtare dhe po e shikonin. Nje vajze i foli shoqes se vet "Sa pilot i bukur!" Mua nuk mu durua dhe i fola me mburrje "Ai quhet Bardhi Lubonja dhe eshte shoku im." Vajzat u zgerdhine pa me thene asgje dhe u larguane duke shikuare drejt meje dhe duke thene kushedi se cfar.

Te nesermen ne mengjez Regjimenti i Trete i Aviacionit Luftarak u reshtua para godinave kryesore te Bazes Ajrore per te marre udhezimet e reja. Une se bashku me disa shoke te tjere te rinj te sapo emeruare ne Rinas, ishim reshtuare ne nje resht me vehte pak me larg se vendasit dhe prisnim qe komandanti i regjimentit Haki Jupasi te na caktonte skuadriljet ku do te punonim.
Po i veshtroja te gjithe aviatoret (pilote e teknike) per te pare miqte e mij. Te parin syte me zune Bardhin pasi ai se bashku me Dhimitraq Robon dhe Sabri Tocin ishin treshja me e gjate, mbi 1.90 m. Bardhi po me shikonte. Ja bera me dore dhe ai me pershendeti me koke. Nderkohe po lexoheshin emrat tane. Mua me kishin emeruare ne skuadriljen e dyte me komandant Bilal Josen. Po mendoja se ke kisha shok atje dhe s'po me kujtohej asnje. Kur u shperndame, shoket e vjeter na dhane doren dhe na uruane mireseardhjen. Bardhi qe nder te paret dhe me tha "Mos u merzit qe nuk jemi bashke." Une ja ktheva "Te kam pare dije ne ekspoziten e re qe eshte hapur ne Tirane." Bardhi qeshi dhe me tha: "Nuk besoj te me kesh pare atje pasi une nuk kam dale fare nga shtepia dje por do te kesh pare foton time." Qeshem te dy.

Fati e solli qe te njihemi mire bashke dhe gjithemone e me shume Bardhi do te me bente pervehte pasi ai ishte tip i qete pak indiferent persa i perket fanatizmit partiak komunist dhe pak liberal, veti qe une i preferoja shume. Sigurisht qe koha e takimeve tona qe e kufizuare pasi ne punonim ne skuadrije te ndryshme dhe tjeter aresye qene se une isha beqar dhe Bardhi i martuare, une banoja ne Rinas dhe ai ne Tirane. Megjithese puna nuk na lidhte bashke por na lidhte Korca dhe ne shpesh diskutonim per Korcen dhe njohjet tona atje. Bardhi kishte patur nje te dashur, motren e se ciles une e kisha shoqe dhe shpesh bisedonim per ato.

Nje dite, ne veren e vitit 1975 u vra ne nje aksident ajror shoku i Bardhit nga Erseka, Dhimitraq Robo. Kur na dhane shkaqet e vdekjes se tij, une u trondita pasi komisioni rezultonte qe "Taqua vdiq pasi gjate katapultimit, pjesa e levizeshme e fanarit e kishte goditur ne koke nga qe ishte shume i gjate!" Une menjehere vrapova tek Bardhi per ti thene qe te mos fluturonte me pasi edhe ai ishte shume i gjate por Bardhi qeshi hidhur dhe me tha "Pse i beson ti keta?!" dhe vazhdoi te fluturonte i qete edhe per shume vite deri sa nje dite, lufta e klasave qe po zgjerohej dita dites, do ta perfshinte ne tentakulat e saj edhe pilotin trim Bardhyl Lubonja dhe do ta flakte pa meshire jashte fluturimit qe ai e kishte aq shume pasion.

Ne ate kohe ne ishim ne Bazen Ajrore te Gjadrit.Bardhi punonte ne Skuadrijen e Pare dhe une ne Skuadriljen e Dyte. Nje dite teksa po pinja kafen me disa shoke ne klubin e regjimentit, vjen me nje fryme shoku im i mrekullueshem Veprim Muca dhe me thote ne vesh:" E more vesh cfar ka ngjare? Bardhin e perjashtuane nga partia!" Ju mora leje shokeve dhe te dy me Veprimin zume nje tavoline tjeter,
- Si eshte pune? - E pyeta.
- Ja, sapo mora vesh qe Bardhyl Lubonja, shoku jot dhe imi, nuk eshte me anetar partie dhe as pilot. Ai perjashtohet nga radhet e partise sepse ka 'ulur vigjilencen e Luftes se Klasave."
- Po pune e madhe, - i thashe, - me mire qe nuk eshte anetar partie, tani ai eshte si ne, eshte 'Klasa Jone' dhe, sa per pilot, akoma me mire sepse une ja kisha friken qe kur u vra i shkreti Taqo.
- Ti nuk gjykon si duhet Agim. - do te me bente vrejtje Veprimi. - Problemi eshte se pas perjashtimit nga partia vjen burgu e pas burgut...
- Po cfar dreqin ka bere Bardhi qe mund te perfundoje kaq keq?!
- Nuk e di, duhet biseduare me ate.
Pas disa ditesh, e gjej Bardhin duke pire kafe tek klubi i regjimentit, ai ishte vetem si rralle ndonjehere dhe nuk mu duk shume i merzitur. I afrohem por me pak ndroje sepse "miku i armikut eshte me armik se vete armiku" na porosite Partia e Punes. Bardhi bujar dhe i dashur si perhere, porosti per mua kafe dhe konjak "Skenderbeu." Pasi shkembyeme fjalet e rastit qe perhere jane fjale dashamiresie pa ndonje qellim, Bardhi doli ne teme:
- Agim, me perjashtuane nga partia.
- E di, po pse?
- Sepse jam takuare me burrin e motres. (Burri i motres se Bradhyl lubonjes ishte Nexhip Vincani, ish komandant i Brig. se IV sulmuese dhe gjeneral me detyra te larta ne ushtrine shqiptare.I denuare nga Enver Hoxha si kundershtar i Beqir Ballukut.)
- Dhe pastaj?!
- Kaq. Dikush qe me ka pare ka rapurtuare me njehere tek partia dhe ja tani pres vedimin tjeter...Me kane pezulluare nga fluturimet dhe ndoshta mund te perfundoj me keq...
Nuk fola asnje fjale sepse gjithecka mund te ndodhete por isha ne merak se kush e kishte pare dhe cfar Bardhi kishte biseduare me te 'prekurin' Nexhip Vincani.)
- Si valle nuk mund bisedoje dot fshehur?!
- E takova rstesisht ne rruge dhe shkembyeme dy fjale si kuneter qe jemi. Kaq dhe u ndame.
E pashe qe Bardhi nuk kishte asnje deshire te fliste per kete bisede dhe ne ndrruame teme.

Qe fat i madh qe Bardhin e lane pa trazuare me tutje. Ai, pas mbarimit te Institutit te Larte te Fiskultures, u emerua Shef i Fiskultures ne Bazen Ajrore te Zadrimes ku vazhdoi te punoje i qete e me pasion ne detyren e tij te re. Provokimet dhe vezhgimet e 'vigjilenteve te devotshem te partise' e kane rrethaure tere kohen deri ne lirimin e tij nga ushtria. Ai, si natyre e qete dhe e zgjuare diti qe tu beje balle me sukses duke shmangur keshtu nje katastrofe fatale per jeten e tij dhe te familjes.

Nje dite, teksa Bardhi shkonte ne Tirane ku kishte prinderit e tij dhe te gruas i vjen provokimi me i ndyre kurdisur nga Shefi i Sigurimit te Bazes Ajrore, nga shoku T.Sh. Vijon


Nje dite me Beqir Ballukun

Nga Agim Bacelli


Une isha student i Akademise se Forcave Ajrore (Baza Ajrore 4004 -911- Vlore) Click here: Albanian Air Force dhe kisha degjuare shpesh neper ambjentet e shkolles te flitej per Ministrin e Mbrojtjes Beqir Ballukun sikur te flitej per nje prind te dashur dhe shume zemer mire. Kjo kishte bere tek une qe te ndjenja respekt te vecante per ate dhe te dishiroja qe ta shikoja nga afer. Asnjehere nuk e kisha pare nga afer dhe mezi prisnja qe ta shikoja, pse jo edhe ta takoja. Rasti e solli shume shpejt dhe sebep u be nje ngjarje e jashtezakoneshme dhe ndoshta unikale ne bote, dy aviona mesimore ishin rrezikuare te mbyteshin ne Adriatik me kater antaret e ekuipazhit, bile njeri ra ne uje disa sekonda dhe u shkeput perseri nga siperfaqja e detit!
Ishte vera e vitetit 1973 dhe ne kishim fluturime intensive per kalimin e studenteve nga avioni tip-61 mesimor ne avionin luftarak Mig-15. Per kete ishin zgjedhur te perdoreshin disa nga aerodromet e Shqiperise; Rinasi, Kucova, Vlora dhe Pish Poro. Instruktoret ishin te gjithe pilote te rinj dhe shume te fuqishem qe nuk lodheshin fare,disa prej tyre nuk nderroheshin por edhe ushqimin e hanin brenda ne kabinen e pilotimit. Ne kulmin e fluturimeve jepet sinjali "Te gjithe agregatet (avionat) ne toke!" Te gjitheve na shkoji mendja tek ndonje katastrofe ajrore. Sa here qe nderpriteshin fluturimet ne kete menyre,gjaku na ngrinte dhe ne me frymen pezull, qendronim te ngrire derisa te merrnim vesh se kush ishte vrare! Shyqyr, ate dite nuk kishte ndodhur katastrofe por premise per katastrofe. Qene rrezikuare te vriteshin 4 aviatore; dy instruktoret Ivanov Meta e Muzafer Zaho dhe dy studentet Ramadan Anija e Sami Bolena.
Ishte natyre e punes ne ushtrine shqiptare qe per c'do rast te jashtzakonshem ti raportohej direkt Ministrit te Mbrojtjes dhe ky i raportonte Komandantit te Pergjithshem. Sapo ja thane ngjarjen Ministrit, ky menjehere dha urdherin "Neser jam ne Vlore. Mblidhni atje te gjithe instruktoret e fluturimit dhe komandat e Regjimenteve Ajrore!"
Te nesermen ne mengjez rreth ores 9, Ministri mori nje avion transporti
Ilyushin Il-14 dhe mbriti ne Vlore. Mua ate dite me caktuane qe ti shpija shkallen ministrit dhe te isha keshtu i pari qe do ta takoja. U hap dera e avionit dhe i pari doli Beqir Balluku. Drita e Djellit qe vinte nga Qafo e Kociut i ra ne fytyre dhe ai vuri doren si strehe dhe thirri "Ku eshte o Babace Faiku?"
Nje pjese e efektivit te shkolles qe reshtuare disa metra me tutje per ta pritur Ministrin. Ne krye te efektivit ishte Komisari i Akademise Ajrore, i fameshmi Babace Faiku me Komandant Sali Dibren. Babacja si nje patok topolak u rrukullis drejt Beqir Ballukut duke thene "Ja ku jam Shoku Minister i Mbrojtjes." "Rri atje, mos u afro se do te vij t'ju takoj te gjitheve." Babacja mori rrukullimen mbrapa.
Shkallet u lekunden sa here qe pesha e rende e Ministrit vinte kemben ne te. Pas Beqirit vinte Halim Rramohito, Komandant i MKA te Shqiperise, pastaj nje femer teper bardhoshe dhe e kolme qe vetem qeshte sikur po shkonte ne ndonje dasem, me von e mora vesh nga nje student! se ajo ishte 'e dashura' e Beqirit, gruaja e Dashnor Mamaqit. Pas tyre zbriten Edip Oheri, Komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe nja pese te tjere qe nuk i njihja. Beqiri sapo ra ne toke na dha doren dhe na pyeti per emrat njelloj si neve pyesim kalamaqte. Ai kishte veshur nje pale pantallona doku bezhe, nje kemishe te bardhe verore pa menge me dy xhepa dhe ne te dy xhepat kishte nga nje paqete cigare "Arberia." Ne kembe kishte mbathur corape njyre bezhe dhe nje pale sadale ngjyre kafe te erret. Ashtu me ate pamjen prej babaxhani, i qete dhe duke u tundur paksa ne te dy krahet, shkoi drejt Babaces duke i zgjatur doren qe larg. Bacja me hap ushtarak e me grushtin tek kapelja ju afrua dhe i rapotoi me ze te larte "Shoku Minister i Mbrojtjes Popullore te Republikes Popullore te Shqiperise, Reparti Ushtarik i Bazes Ajrore 4004 (911) Vlore eshte reshtuare ne formacion nderi duke ju pritur juve..." dhe do te kishte vazhduare te raportonte akoma me shume si nje papagall i stervitur mire por Beqiri qe kishte nja dy minuta qe i kishte zgjatur doren, ja hoqi grushtin nga kapela dhe ja shkundi per ti thene se boll me me keto brockulla. Te tjereve ju tha nje "Si jini?" dhe kaq. Hypi ne gazin e komisarit dhe e mbajti frymen tek Hotel Sazani. Gjithe ai mund per parakalim, gjith ajo pergatije per nder te tij shkoi huq. Une fillova ta urrej. Mu duk shume mendjemadh. Aspak ushtark. Mosperfilles dhe llupes sa mezi po priste te shkonte tek Sazani per te ngrene. Ne fakt nuk ishte keshtu. Une kisha gabuare. Sic mora vesh nga nje pedagog i imi, Beqiri kishte shkuare ne Hotel Sazani jo per te ngrene se per te ngrene o kishim ne te aviacionit o s'kishte tere qyteti i Vlores, ndac ne sasi dhe cilesi. Kishin sjelle nga Tirana kuzhinierin me te mire te aviacionit Mihallaq Veren. Ministri kishte shkuare ne Vlore sepse kishte nje takim te shkurter pune me disa kuadro te rrethit te Vlores. Pas nja 1 e 1/2 e ore ai erdhi tek ne. Takimi u be i fare i thjeshte dhe pa asnje lloj cermonie, u be jashte ne oborrin e fjetinave tona. Tek dera u vune tre karrike; ministri ne mes dhe Halim Rramohito ne te majte e Babace Faiku ne te djathte te tij. Edhe ne te gjithe neper karrike qe u sollen nga amfiteatri i shkolles. Nje qetesi absolute mbreteronte kudo. Ministri pinte shume cigare arberia qe ja ndizte Halimi dhe dukej i pikelluare. Pasi i piu dy a tre cigare, krojti hunden me kurrizin e dores se djathte dhe filloi te flase "Ku jane ata kater djem? Dua qe ti shoh." Ata ishin izoluare pasi u vertetua qe dy instruktoret; Ivanovi dhe Myzaferi kishin dashur te benin manovra defrimi mbi siperfaqen e qete te detit Adriatik dhe si pasoje avioni i pare preku ujen por fati atyre qe ishin brenda, Ivanovit dhe Ramadanit, u shkeputen dy rezervuaret vares te karburantit dhe kjo gje i dha nje shtytje lart avionit te cilit edhe kur u ul ne Rinas i dukej kripa e detit ne bark dhe nje cope bishti nga hinka reaktive i qe keputur. Karburanti i kishte rjedhur plotesisht gjate rruges dhe nga perllogaritja qe u be, doli se po te qe vonuare edhe 5 minuta, avioni do te kishte rene pa mbritur ne aerodrom. Avini i dyte qe ishte ne cift me te parin, kur pa se i pari u kthue ne 'varke lundrimi' menjehere mori lartesi. Por le te kthehemi tek ministri i cili kerkoi ti shohe keta "heronj budallenj" sic do te shprehej Beqir Balluku me von.
Te katert i sollen te lidhur para minsistrit i cili porsa i pa ashtu, dha urdher ti zgidhin. Ata rrinin me koken varur, veshur me rroba ushtarake por pa kapela dhe pa pistoleta. Beqiri vazhdonte te pinte cigare pa pushim dhe te mbante koken me duar, befas drejtoi njeren dore nga ata duke u thene "Ngrini koken t'ju shoh!" Ata i ngriten kokat ashtu me pertese dhe me ndrojtje por syte i mbajten per toke. "Shikomeni ne sy mua, - u tha Balluku. - Dua t'ju shoh mire. Sa te rinj dhe te mire qe ini! Si do te vdisnit ju ne kete moshe kaq te bukur? A nuk u erdhi aspak keq per vehten tuaj? Ju drejtohem juve shoke instruktore. Po ju studente, nuk e pate qe po shkonit drejt vdekjes? Pse nuk reaguate? Apo ne ushtri nuk kundershtohet eprori sic na meson rregullorja e jetes se brendeshme te ushtrise? Une kur mora vesh kete ngjarje, ne fillim mu duk si enderr e pabesueshme por si me sqaruane mire duhet ta besoja. Jam kaq shume i shqetsuare sa ju nuk e kuptoni dot. Une vertete jam ministri juaje por jam edhe baba dhe te me vriten djemte ne kete moshe eshte e tmerreshme. Me dhimbseni dhe ndjej nje ligeshtim. Eshte e tmerreshme te mendosh se ju do te vdisnit per asgje, per pese minuta kenaqesi! A e kuptoni se cfar keni bere? Si xhamen su erdhi keq?! Une ju quaj te vdekur. Rasti a fati ju shpetoi. Nuk e di. Me pikon ne zemer kur ju shoh keshtu kaq te rinj e kaq te mire dhe ju keni vrare vehten. Po keni vrare vehten." Beqir Ballukut i rrodhen lote. La duhanin per nje moment, fshiu lotet e dhimbjes dhe qendroi nje cope here me koken mes dy duareve, ndoshta per te mos dukej se po qante.
Ata thane ashtu kot nga dy fjale dhe thelbi i diskutimeve te tyre qe "Ishte dite e bukur dhe kur deti s'ka dallge, s'ka asgje me te bukur ne bote se te fluturosh mbi siperfaqen e tij...Kjo na mari mendjen. Na genjeu. Ne kemi thyre displinen ajrore dhe duhet te ndeshkohemi. U themi shokeve tane qe te mos veprojne kurre si ne. Nuk kerkojme falje."
"Ju ini heronj se keni bere nje heroizem vecese heroizmi juaje eshte i marre pasi eshte heroizem qe te shpie drejt vdekjes pa qene nevoja. - Do te rifillonte ministri biseden. - Ju, ne kulmin e lules se rinise dhe ne fillim te karieres suaj ushtarake do te sakrifikonit kaq shume per nje teke te natyres se bukur, per nje kenaqesi egoiste qe eshte larg moralit te shoqerise sone. A e dini ju se sa shume harxhon shteti shqiptar per te pergatitur nje pilot? Sigurisht qe ju nuk e dini, miliona. Po avionet a e dini sa para i kemi blere? Nga dyzete milion dollare copen. Ju rrezikuate vehten tuaj; kater jete njeriu dhe dy aviona. Ata te Pashe Alimanit shkojne dhe ngecen ne cektine duke shkaterruare nje nendetese nga kater qe kemi. Nuk eshte mire djema. Ne jemi ne goje te ujkut. Na duhen njerzit, na duhen avionet dhe nendeteset. Mendoni dhe reflektoni mes shokeve tuaj qe te mesojne te gjithe se jeta e juaje eshte me eshtrenjte se c'do gje ne bote. Le te vleje edhe ky takim si nje denim i xhestit tuaj." Minsitri u ngrit dhe i perqafoi ata, pastaj na dha doren te gjitheve dhe u largua.
Une u cudita me ate sjellje shume dashamirese dhe teper te prekeshme te ministrit dhe fillova ta simpatizoj akoma me shume se para ta takoja.
Pas ikjes se tij filloj beteja me e ashper kunder te katerteve. Oficerat dhe studentet e revoltuare ju drejtuane atyre me fjalet me fyese dhe sharjet me te ndyra. Babace Faiku do te qe i pari qe do te bertiste "Lidhni qente! A e pate se sa i shqetsuare qe ministri?" Pastaj ju drejtua te katerteve "Ju e bete ate te qaje si femije, te pacipe. Do tu denoj shume rende." Pastaj u ngriten me radhe disa aviatore sekretare partie te cilet denuan shume ashper dy ekuipazhet e avionave qe u rrezikuane te mbyten, por pati edhe nga ata trima aviatore qe nuk pyeten fare dhe shkuane dhe u dhane doren Ivanovit,Myzaferit,Ramadanit dhe Samiut, per keta u moren masa shume te ashpera deri ne perjashtim nga aviacioni! Ne fund te mbledhjes u dha edhe mendimi qe Ivanov Meta te jepet per ndjekje penale. Myzafer zaho te perjashtohet nga aviacioni dhe ushtria dy studentet te perjashtohen nga akademia. Komanda e Aviacionit qe te nesermen e pranoi kete mendim dhe i propozoi ministrise e cila i zbuti pak keto vendime arbitrare. Keshtu qe Ivanov Meta u perjashtua nga aviacioni dhe ushtria. Myzafer Zaho u perjashtua nga aviacioni per gjashte muaj dhe dy studentet morren vrejtje te rende per papershtatshmeri ne detyre.



LAVDI ARMES SE AVIACIONIT USHTARAK
SHQIPTAR !

Nga Agim Bacelli

Me 24 Prill 1951 edhe Shqiperia u be me Armen e Aviacionit dhe piloti i pare shqiptar qe preku "Qiellin Arberor"ishte korcari PETRAQ POLENA.Nga kjo date dhe nga ky emer do te rridhnin ditet si lume PER 50 VJET dhe Aviacioni Ushtarak Shqiptar do te rritej dhe modernizohej njelloj si te gjithe shtetet e tjere....Histori te rralla te trimerise dhe vetemohimit shqiptar do te shkruheshin ne faqet e ndritura te kesaj arme te re dhe te fuqishme.Ne qe kemi qene deshmitare te sa e sa ngjarjeve heroike mund te themi me gojen plote se heroizmi i piloteve dhe teknikeve te Aviacioni Ushtarak Shqiptar ka qene i pashembullt ne tere boten.Aviatoret trima e kane dashur avionin njelloi si edhe jeten e tyre dhe ka shume shembuj qe per te shpetuare avionin kane bere gadi te pamunduren.Disa dhjetra rraste ku piloti i"pa bindur" ka kundershtuare qe ta braktise aeroplanin dhe ja ka dale mbane te ulet shendoshe e mire bashke me te.Ka edhe rraste te fatkeqesise ku te dy "te dashurit" kane perfunduare ne nje katastrofe teper te dhimbeshme.Heronjte jane te shumte si ata te gjallet dhe te vdekurit por une dua te permend sot,(ne kete 50 vjetor te lindjes se kesaj arme qe per fat te keq pothuaj se eshte duke u zhdukur.)me dhimbje disa nga ata qe nuk jetojne me si Niko Hoxha,Peco (Petraq)Polena,Azbi Serani,Kaso Petoshati,Shyqyri Balla,Sabri Toci,Armando Gjoka,Sefedin Tomcini,Luto Sadiku,Jorgji Fane,Mahmut Hysa,Dhimitraq Robo etje.Keta pilote dhe teknike qe vdiqen por lane prapa punen e mire qe bene per ta forcuare dhe persosur Tekniken Luftarake te Aviacionit.Aviatoret dhe populli shqiptar kurre skane per ti harruare keto Shqiponja te Shqipes Shqiperi.Kam degjuare shpesh qe disa mosnjohes te Aviacionit Ushtarak Shqiptar te shprehen se:"Ku kemi patur ne aviacion!"Une do tju kundervihesha ashper por me argumenta se Arma e Aviacionit Luftarak Shqiptar nuk ka qene as e vogel dhe as inferiore karshi Aviacionit Ushtarak te shteteve te tjera.Kjo te pakten deri ne vitet '80.Shqiperia,per fryme te popullsise, zinte vendin e pare ne Ballkan per nga numuri i avioneve,rreth 200.Kishte industrine e riparimeve kapitale te te gjithe tipave qe dispononte.Dispononte 7 aerodrome nga te cilat tre te permasve boterore dhe duhet thene se Baza Ajrore e Zadrimes eshte unikale ne bote.Kur ate e vizitoi i pari delegacion ushtarak europian ai ngeli i habitur dhe u shpreh se:"Si mundet ta keni bere ju kete !?"Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare;Gjeneral-Kolonel Dhimitraq Vasho u nxitua tu jape nje genjeshter:-Nuk e kemi bere ne por Traktati i Varshaves !Aresyet une nuk i di pse ai e beri kete genjeshter kur kjo Baze Stradegjike e Aviacioni Luftarak Shqiptar eshte ndertuare nga vete shqiptaret dhe me ndihmen e kinezeve.Inagurimin e plote te saj e bene pilotet shqiptare dhe i pari qe fluturoj ne kete aerodrom ka qene pilti Bardhyl Taci por formen e plote baza do ta merrte mbas 22 Prillit 1976 me komandant baze Bardhyl Taci dhe Komisar Harilla Rebi,ky i fundit do te hapte serine e fluturimeve me 10 Korrik te po atij viti me nje avion MIG-19.Baza e Zadrimes ka dy pista ulje-ngritje dhe nje dihmese.Kjo Baze Ajrore strehon te gjithe arsenalin luftarak ne tunelin malor teper te fortifikuare dhe te paisur me se miri.Ne perberje te saj jane kater skuadrilje me nga 12 avione per secilen skuadrilje.Nje tip Mig-21,dy jane tip Mig-19 dhe nje tip Mig-17.Me nje personel pilot-teknik prej 120 vetesh dhe me nje personel te pergjithshem prej me shume se 500 vetesh.Jo vetem Zadrima por te gjitha Bazat Ushtarake te Aviacionit kane qene model persa i perket rezultateve ne perdorimin luftarak te armes.Une mund te permend qe realizimi i qitje-bombardimeve ka qene perhere 100% dhe mbi 90 % "asgjesim me predhen e pare".Per kushtet e vendit tone malor dhe teper te thyere ata aviona qe ne kemi patur kane qene shume te pershtatshem dhe ne keto kushte kane treguare superioritet ndaj shume tipeve te avancuare te shteteve te tjere.Per ta perforcuare kete mendim timin une po jap theniet e amerikaneve sot per luten ne Vjetnam."Derisa Vjetnami kishte ne perdorim Mig-17-en ne patem shume humbje sepse shpejtesia e vogel dhe manovrushmeria e madhe e mig-17 -es ne xhunglat vietnameze bente qe tu fshihej avioneve tane teper te shpejte si F-4 Fantom,SR-71 dhe F-15.Me daljen e Mig -19 ata u bene te pafuqishem ndaj nesh dhe humbjet etyre filluane athere kur filloi dhe modernizimi..."Ne rebelimin greko-komunist te '97 edhe Aviacioni Shqiptar pati demtime te medha por fal sigurise te larte te Bazes se Zadrimes ajo e mbijetoi mire pa ndonje demtim te madh kete kanibalizem qe u mundua te haje vehten .Rende u demtua Baza e Kucoves e cila qe e gjitha ne duarte e greko-komunisto-banditeve sa edhe Altin Dardha bleu pilotin per te bombarduare banden kundreshtare ! Po asht dhe dy pilote per te demtuare Sali Berishen bene tradheti te larte duke u aterruare ne Bari te Italise !E keqja me e madhe qe une dua ta permend eshte se asnje force politike pas renies se komunizmit nuk ka treguare asnje interes per ruajtjen dhe forcimin e Armes se Aviacionit njelloi si edhe per te gjithe Ushtrine Shqiptare ne pergjithesi.Fatkeqesisht shpetim e Shqiperise keto forca politike qe udheheqin e shikojne jashte kufijve te saj...E shikojne atje ku edhe u gatua antishqiptarizmi dhe gllaberimi i tokave te saj.Agim Bacelli 22 Prill 2001

GEZUARE FESTEN E AVIACIONIT!"

Nga Agim Bacelli

To most people the sky is the limit..To those who love flight,the sky is home."Per shume njerez qielli eshte nje cak i kufizuare...Per ata qe kane dashuri per fluturimin,qielli eshte nje shtepi."
Nuk e di se ku e kam degjuere kete shprehje qe u dedikohet piloteve.Sot eshte 24 Prill dhe mua me vjen ne mendje kjo date e vitit 1951 kur ne Shqiperi u themelua per here te pare ne historine tone kombetare "Aviacioni Luftarak Shqiptar" me pilotat e pare shqiptare; Niko Hoxha,Peco Polena,Masar Aga,Babace Faiku,Hamit Ulqinaku,Flamur Micko,Edip Oheri,Bajram Hito,Hektor Lako,Stilian Tanku etje.I pari qe cau qiellin shqiptar ishte Peco Polena me avionin Mig 15 (Mikoyan - Gurevic) me 24 Prill 1951 ne aerodromin e Rinasit.Ne fakt Aviacioni Transpotues Shqiptar qe krijuare me pare qe ne vitin 1914 nga Austro-Hungarezet me tre aeroplane te vegjel qe krijuane "Albanian Air Corps."Por me mbarimin e luftes se pare boterore austriaket i moren me vehte prape.Shqiperia nuk do te kishte avione transporti deri ne 7 Gusht te vitit 1947 kur ruset sollen dy avione te vegjel transporti te tipit IL-18.Ne vitin 1951 ne Shqiperi u kthye grupi i pare i piloteve dhe teknikeve te Aviacionit Luftarak Shqiptar qe kishte studiuare ne Jugosllavi dhe BRSS pas prishjes me Jugosllavine.Ishte e para here qe shqiptaret mesuane te perdorin vete aeroplane.Shumica e tyre vinin nga lufta partizane dhe kishin shume pak shkolle,megjithate ata dalluane ne mesimin e artit luftarak ajror dhe u bene shembull me trimerine,zgjuarsine dhe disiplinen qe kerkonte kjo arme e re.Per rreth 20 vjet kjo arme qe ne te njejten nivel me shume arme te aviacionit boteror,per nga cilesia,fuqia e zjarrit dhe teknologjia.Pas prishjes me Kinen dhe sidomos ne vitet '80,Arma e Aviacionit Shqiptar mbeti ne vend numuro.Dhe ne vitet '90,keaj arme ju vu "kazma".Sot,fatkeqesisht askush nuk mendon se Shqiperise i duhet kjo arme e fuqishme si te gjithe shteteve te tjera ne bote.E mbyll kete shkrim me urimin me te mire per efektivat e kesaj arme me rastin e 51 vjetorin te krijimit dhe me deshiren qe nje dite te ribehet kjo arme e fuqishme dhe e bukur e Shqiperise.


Deshmi e re per "Mysafiret e Larget"Midis reales dhe ireales

Nga Agim Bacelli

Shkenca e astronomise tokesore mendon se jane 100 miliard galaktika ne univers.Galaktika jone,qe eshte njera nga ato, ka 100 miliard djej si ky qe shohim ne!Ne tere kete hapsire dhe 'botera' te pafundeme nuk mund te jete vetem bota jone me e privilegjuara qe te kete qenie njerzore!Duhet te jene me miliona ne mos me miliarda planete te banueshme por problemi qendron se ato jane kaq larg nesh sa sot per sot eshte krejt e pamundur qe te kapim sinjalet e tyre pa le qe te komunikojme! Qe te vije nje sinjal i tyre tek ne duhen te disa miliona vjete drite.Imagjinata jone per ata nuk i largohet dot realitet tone toksor,gjithecka qe ne e parafyterojme rreth tyre eshte tokesore dhe ne nuk dalim dot jashte ketij realiteti.Mendje te fuqishme kane dhene imagjinata te ndryshme te qenieve jashtetoksore qe, per mendimin tim, mund te mos qendroje asnjera per aresye sepse jeta ne 'tokat' e tyre ka permasa hapsinore,kohore,siperfaqesore,toksore,rendesore,... ndoshta edhe lendore...,te tjera nga ato qe kemi ne ne token tone. P.sh.,nese ne nje toke te banueshme ka presion atmosferik te ndryshem nga ai qe kemi ne,edhe qeniet e gjalla do te kene pamje te dryshme;nese presioni eshte shume i larte,qeniet e gjalla do te jene te sheshta,bile edhe mali me i larte do te jete disa cm ! Nese temperatura e mjedisit eshte e larte atehere edhe qeniet e gjalla do te kene aftesi mbrojtese qe te durojne fjala vjen 5.000 grade C! Trupi i tyre dhe vecanrisht lekura do te jete me e forte se nje celik zjarrdurues tokesor! Por nese presioni barometrik eshte me i ulet se ky qe kemi ne ne toke,atehere qeniet e gjalla do te jene shume te larta dhe nje mal mund ti kaloje, fjala vjen, 30.000 m!Po jete gjatesia? Kjo varet nga cikli i plote i rrutullimit te nje toke rreth Djellit te tij,nese nje toke, fjala vjen,do te rrotullohet rreth Djellit per 365.000 dite, atehere jeta e njerezve ne ate toke do te jete afersisht 1.000 here me e gjate se kjo qe kemi ne,nese ne jetojme mesatarisht 77 vjet nje homologu jone ne ate boten tjeter do te jetoje 77.000 vjet!Te tilla perfyterime dhe imagjinata per jashtetoksoret mund te japim shume.Megjitheate,edhe keto perfyterime mund te jane te gabuara pasi imagjinata jone bazohet ne permasat tokesore fjala vjen te materies dhe kohes sone.Qe te imagjinojme realisht na duhet patjeter qe te jemi ne nje pozicion te perafert me ato qenie jashtetokesore qe do te imagjinojme e cila eshte krejt e pamundur.Qe te kemi nje ide me te qarte per kete qe them,po jap nje shembull tipik qe ne kurre nuk mund ta konceptojme dot.Fjala vjen,ne na mungon ajo permase e cila te beje te mundur qe nese na mbyllin brenda nje sfere celiku pa dyer e dritare,te kishim mundesine te dalim jashte saj! Gjera te kesaj natyre jane jashte realitetit tone dhe ne nuk mund ta shpejgojme dot se si mund te ndodhe kjo gje vetem ne marifetet e iluzionisteve mund te shfaqen gjera te tilla.Ashtu si per nje jashtetoksor do te qe krejt e pamundur qe ai te jetoje ne kushtet e konditat e tokes sone.Por a ka mundesi qe diku te jete njelloi si tek ne? Une mendoj se jo, pasi me aq sa ne njohim ne disa nga planetet e sistemes sone dhe pak me jashte saj,verejme se askund nuk ka nje natyrshmeri te ngjashme me njeri tjetrin.Gjithecka eshte e vecante dhe gjithecka eshte e ndryshme.Kjo na jep mundesine qe te mendojme se meqe nuk ka ngjashmeri nuk ka as kushte dhe kondita te njejta askund dhe asnjehere! Atehere si shpejgohen rastet e shumta te objekteve ajrore te pa identifikuara?! Le te marrim rastin e fundit qe ne pame sot nga kanali televiziv CNN qe dha nje pamje krejt te cuditeshme filmuare nga disa aviatore meksikane qe po kontrollonin bregun e Oqeanit Atllantik ne Gjirin e Meksikes. Aviatoret thone hapur dhe pa asnje dyshim se "Ne kemi pare dhe filmuare 11 disqe fluturuese! ...Ne u frikesuame shume pasi menduame se ata (jashtetoksoret) na vune re qe po i ndiqnim dhe kur ne menduame se na rrethuane, ata befas shtuane shpejtesine dhe u zhduken ne sekonde...Ne mendojme se nuk jemi vetem." Ju mund ti shikoni ketu keto disqe:Click here: AOL News - Pilots Think They See UFOs Zyrtare te Forcave Ajrore Meksikane, kane publikuar ditet e fundit nje video ku ata thone se mund te shihen 11 objekte fluturuese te paidentifikuara, UFO. Zyrtaret mendojne se objektet qe fluturonin ne hapesiren mbi shtetin Campeche jane jashte-tokesore. Pilotet thone se videoja u xhirua nga nje kamera me rreze infra te kuqe, gjate patrullimit ajror per trafikantet e droges mbi zonen bregdetare. Njoftimet thone se videoja, e cila u transmetua edhe nga televizionet meksikane, tregon objekte te ndritshme si prozhektore qe fluturonin ne qiellin e erret. Sipas piloteve, keto objekte i rrethuan aeroplanet ushtarake nderkohe qe keta po zhvillonin misionin ne kerkim te trafikanteve. Nga ana tjeter, agjencia e lajmeve Reuters thote se Meksika njihet si nje rajon ku jane pare objekte jashtetokesore, pohime te cilat jane hedhur poshte nga shkencetaret, duke thene se fjala eshte per mbeturina qiellore, raketa, balona per parashikimin e motit, apo fenomene te tjera natyrore.Ju mund te lexoni edhe origjinalin ketu: Full Article per Mexican Air Force Pilots Film 11 UFOsVertete shkencetaret mendojne keshtu? Nuk e besoj. E them kete pasi sot ne bote rastet e UFO-ve jane shtuare kaq shume sa ne kemi me qindramijra deshmitare okulare, ndoshta nje dite do te bjere rasti edhe neve te shikojme ndonje UFO.Ne veren e 1995 ne Tirane u shaq nje UFO qe e pane me dhjetra vete dhe bile, UFO ishte ne nje lartesi shume te vogel dhe i dukeshin dritaret! Kete deshmi e kam marre nje shok shqiptar nga Tirana qe ka mundur ti beje edhe nje fotografi por ne momentin qe UFO ishte shume larg dhe qe eshte konfirmuare edhe ne deshmite pe UFO-t ne nje site amerikan.Megjitheate, une personalisht akoma jam ne dyshime pasi fenomenet e natyres jane kaq te cuditeshme dhe te shumellojta sa mund te na shfaqen edhe ne formen e disqeve fluturuese, po ashtu kam edhe nje prove shume te qarte dhe teper te sigurte qe ne vitet '80 SHBA-te kane prodhuare disa disqe fluturues pa pilot qe deshtuane dhe qe jane nxjerre jashte perdorimit aty nga viti 1990. Une disponoj edhe nje diskete per keto disqe qe nuk kane qene me te medha se nje tepsi e madhe byreku, por pese a gjashte here me e thelle se ajo, dhe qe leshoheshin vetem naten, bile njeri prej tyre ra ne nje autostrade dhe bllokoi trafikun per rreth nje ore. Ata nuk kishin zhurme. E njejta gje mund te thuhet edhe per UFO-t e soteme qe nuk kane zhurme. Ndoshta Amerika ka rifilluare programin e disqeve fluturuese?Nje tjeter gje qe dua te them eshte edhe qendrimi teper indiferent per keto objekte te paidentifikuara i shume shteteve te fuqishme si SHBA e te tjere dhe i vete Kombeve te Bashkuara. Si nuk ka asnje reagim, pergenjeshtrim apo sqarim shkencor i shkencetareve per njerzit qe sa vjen e me shume po shqetesohen per pranine e "mysafireve" te larget te pa ftuare?!

Explloratorė, Heronj dhe Legjenda ne Hapsirė

Agim Bacelli


Jack Schmitt dhe Gene Cernan Sfida e Amerikes se sotėme ka harruarė fatin e burrave tė djeshėm. -- Eugene Cernan

Kanė kaluarė mbi tre dekada qė nga dhjetori i 1972 kur astronautėt amerikanė Harrison H. "Jack" Schmitt dhe Eugene A. Cernan ishin njerzit e fundit qe ecėn mbi Hėnė. Nė fakt ata shpenzuanė me shumė kohė mbi sipėrfaqen e Hėnės se ē'do ekuipazh tjetėr amerikan i misionit APOLLO.

Kishin kaluarė shtatė vjet qė nga koha e rekrutimit nė NASA tė shkencetarit tė parė, Schmitt i cili ishte gjithashtu i pari gjeollog qe ishte zgjedhur per misionin APOLLO dhe i pari qe u ul ne luginėn tashmė tė njohur me emrin Taurus-Littrow valley. Ekipi pati me vehte veglat e nevojshme shkencore pėrfshirė edhe dedektorin e pare me reze kozmike, njė lloj aparature pėr tė matur trashėsinė e atmosferės se Hėnės, njė dedektor pėr tė pėrcaktuarė meteorėt e rėnė nė Hėnė dhe pėr tė parė mundėsinė e ndonjė ndotje nga kjo pėrplasje. Ata qėndruanė 22 orė jashtė makinės sė uljes nė Hėnė dhe tė dy,Schmitt dhe Cernan mblodhėn 250 paund gurė dhe dhe nga toka e Hėnės dhe me to u nisėn pėr nė Tokė. Ata hypėn nė kabinėn e maqinės sė uljes dhe me sukses e nisėn atė drjet anijes kozmike qė i priste nė orbitėn e Hėnės dhe nė datėn 14 dhjetor 1972 ata mbritėn shėndoshė e mirė nė Tokė.


Neil Armstrong

Agim Bacelli

That's one small step for a man, and one giant leap for mankind. -- (Ėshtė njė hap i vogel per nje njeri, dhe nje kercim gjigand per njerzimin.) Neil Armstrong

Neil Armstrong u bė njeriu i parė qė vendosi kėmbėt nė sipėrfaqen e Hėnės. Mesazhi i tij i parė u dėgjua direkt nė tokė nga miliona njerėz nė vitin 1969 kur ai nga Hėna tha: "Ėshtė njė hap i vogel per (njė) njeri, dhe njė kėrcim gjigand pėr njerzimin." Ai i tha kėto fjalė por duke bėrė njė gabim tė vogėl nga emocioni i jashtėzakonshėm dhe nuk vuri njė "a" pėrpara fjalės "Man." Armstrong kėtė gabim e ndreqi mė von. :-)

Christa McAuliffe

A.Bacelli

Njė mėsuese shkolle me emėrin Sharon Christa Corrigan McAuliffe, lindur nė Boston, Mass., nė dy shtator 1948, u zgjodh nė korrik 1985 pėr tė qėnė e para femėr qytetare amerikane pėr tė fluturuarė nė ajėr. Fatkeqėsisht misioni i saj i lartė pėrfundoi nė njė tragjedi kur anija kozmike pėr vajtje ardhje nė hapsirė  Challenger shpėrtheu nė ajėr pak sekonda pasi qe nisur nga Kennedy Space Center nė Cape Canaveral, Fla., mė 28 janar 1986. Zonja McAuliffe dhe gjashtė anėtarėt e tjerė tė ekuipazhit vdiqėn.

 McAuliffe kjo grua e guximėshme qė la njė emėr nė fluturimet kozmike. Ajo pati mbaruarė shkollėn e mesme Marion High School nė Framingham, Mass., dhe mė pas fitoi diplomėn nė shkollėn e lartė pėr mėsuese nė Framingham State College nė vitin 1970. Pėr tetė vjet ajo qe njė mėsuese fshati, 1970-1978, dhe nė tė njėjtėn kohė, ajo mbrojti me sukses master's degree nė administratėn edukative tė Bowie State College. Mbas lėvizjes sė saj pėr nė Concord, N.H. nė vitin 1978, McAuliffe dha pėr studentėt lėndėn e historisė nė njė shkollė afėr qytetit Bow. Po nė kėtė shkollė ajo qe zgjedhur edhe presidente e bashkimit tė mėsuesve. Kur President Ronald Reagan shpalli nė vitin 1984 se ai dėshironte qė tė dėrgonte nė hapsirė njė mėsuese tė zonjėn nė fushėn e sociologjisė, McAuliffe shprehu dėshirėn e saj qė tė fluturojė nė hapsirė. Nė kėtė kohė u zgjodhėn mė shumė se 11.000 mėsuese tė cilat aplikuanė pėr shuttle, por pas njė seleksionimi profesional u zgjodh vetėm njė dhe kjo ishte zonja McAuliffe.


The Columbia Seven

Agim Bacelli

The U.S. space shuttle Columbia broke up 200,000 feet over Texas on Feb. 1, 2003, as it descended from orbit into the atmosphere toward a landing at Kennedy Space Center in Florida. Seven astronauts aboard the shuttle were lost in the disaster.

Le te bashkohemi edhe ne shqiptaret me Ameriken ne kete dite zije dhe hidherimi

Lajmin e hidhur per Ameriken,per shkencen dhe per njerzimin me humbjen e jetes se shtate astronauteve te anijes hapsinore Kolumbia e cila mori zjarr dhe shpertheu ne nje lartesi mbi 66 km mbi Teksasin Qendror,e mora sot me shume dhimbje te madhe si te gjithe ata qe e duane jeten,Ameriken,shkencen dhe njerezimin per te cilet ka punuare kjo anije 22 vjecare.
Bashkohem edhe une me lutjen e Z.Merita dhe te gjithe atyre shqiptareve qe ndjejne dhimbje per kete humbje.
Anija ishte duke u kthyre ne toke nga nje mision shume i rendesishem 16 ditor ne hapsire.Sipas ANSA-s ishin marre te gjitha masat e vezhgimit dhe kontrollit per kete ulje qe do te behej ne masen e nje sigurie te larte ne qendren e hapsires "Kenedi" ne Florida.Kjo gje e perjashton mundesine e ndonje sulmi terrorist.Amerika po punon per te dhene shume shpejt shkakun e kesaj tragjedie te rende.
Le te bashkohemi edhe ne shqiptaret me Ameriken ne kete dite zije dhe hidherimi dhe le te lutemi per ata qe humben jeten.


PIONER

A.Bacelli

 "Pioner 10 tani ndodhet ne distancen e larget nga toka mbi 8 miliard milje dhe te mos harrojme qe ajo ka qene e llogaritur te shkonte deri ne 7.6 miliard milje distance. "

50-VJETORI I EPOKES KOZMIKE TE NJEREZIMIT

Agim Bacelli


Nė 4 tetor tė vitit qė vjen, mbushen plot 50 vjet nga fillimi i Erės Kozmike i cili e ka zanafillėn nė datėn 4 Tetor 1957. Nga kjo datė dhe prej territorit tė Bashkimit tė atėhershėm Sovjetik, u lėshua sateliti (Sputniku) i parė i Tokės. Ata qė kanė pėrjetuarė atė momentin e parė, s'mund tai harrojnė kurrė emocionet pas mbritjes sė sinjalit tė parė nga kozmosi dhe pikėrisht nga Sputniku rus qė lundronte nė hapsirė jashtė sferės manjetike tė tokės sonė.

Ėshtė ajo datė pėr mendimin tim qė ndezi dėshirat e pashuara tė kozmanautėve kudo nė botė pėr aventuat e mė pasme dhe qė kurrė skanė pėr tu ndalur. 

Sot Stacionet Kozmike nė hapsirė janė bėrė si shtėpia e dytė e shumė kozmanautve tė cilėt shkojnė e vijnė prej andej si nė njė shėtitje tė zakonshme Shqipėri - Amerikė.

Kėnaqėsia e atyre qė shėtisim nė hapsirė rreth Tokės ėshtė e jashtėzakosnshme. Tė shohėsh Tokėn e bukur si njė glog blu-tė bardhė me njė blu qė sta jep asnjėlloj bluje qė ne shohim nė Tokė, ėshtė shumė impresionuese dhe manhitėse. Atė kėnaqėsi e kanė vetėm ata qė dalin nė hapsirėn jashtė forcės gravitacionale toksore. Sot miliarderėt po paguajė miliona dollarė pėr tė bėrė njė shėtitje tė tillė mbreslėnse dhe qė nuk harrohet kurre.

Kėshtu hapsira kozmike sot nuk ėshtė vetėm vėndi ku luhen shkenca, teknika bashkohore dhe mbrojtja e Tokės por edhe vėndi i argėtimit dhe dėfrimit nė stacionet e pėrherėshme artificiale qė janė krijuarė si ishuj nė hapsirė.Sot numurohen me mijra satelitė artificialė tė tokės qė vėrtiten pėr rreth saj. Pronarėt e tyre janė shumė vėnde tė botės dhe jo vetėm USA e Rusia por Stacione tė Pėrhershme Orbitale kanė vetėm dy mė tė mbėdhenjtė. Kina sot ka shfaqur shumė interes qė edhe ajo tė ndėrtojė, sė bashku me Europianėt Stacione Orbitale nė hapsirė. Atje kombet dhe shtet po shkojnė shumė mė shpejt drejt integrimit tė tyre sesa nė Tokė. Ja se ēfar thotė pėr kėtė gjė drejtori i Qendrės sė Kelldishit ne Moskė, akademiku Anatolij Korotejev:

"Dalja nė Kozmos prishi kufijtė nė mes shteteve. Nė qofte se jo de-jure, por de-facto. The kjo nė mėnyrė rrėnjėsore ndryshoi marrėdhėniet ndaj atyre qė ndodhin. Ėshtė punė tjetėr nė qoftė se kjo pėlqehet apo jo. Njėsoj si kthesa qė ndodhi nė informatikė, nė TV, kėrkimet e pasurive nėntoksore, krijimi i teknologjive mė tė reja etj. Ne hyjmė nė epokėn e re.
Dhe filloi e gjithė kjo me njėsi top tė rrumbullaktė me peshė prej 83,6 kg dhe me diameter 58 cm me dy radiodhenėse tė fuqishme..."

Epoka Kozmike

Agim Bacelli


Me 12 prill eshte 47-vjetori i fluturimit te pare kozmik te njeriut.

Juri Gagarin eshte pa dyshim emri me i spikatur i kozmologjise boterore pasi qe njeriu i pare qe doli jashte orbites se tokes, duke fluturuare perreth planetit tone Toke per 1,5 ore. Ai ishte i pari njeri qe e pa token nga jashte dhe nga bukuria e saj do te manhitej shume. Kur u ul ne toke fjalet e para te tij ishin, "Toka jone eshte shume e vogel dhe jashtezakosnisht e bukur. Le tė punojme pėr ta ruajtur ate te tille."

Sot kozmonautika eshte nje dukuri, mund te thuhet, masive. Shume vende te botes zoterojne ne orbite satelitet e vet, te cilet ndihmojne per studimin e Tokes dhe realizojne nderlidhjet radiofonike dhe televizive dhe kompjuterike. Shtetet e fuqishme kane sateltet e tyre ne hapsire dhe kjo e ka zanafillen ne vitin 1957 me leshimin e satelitit te pare artificial tė tokes prej rusve. Ata kane leshuare deri me sot mbi 3000 raketambajtse duke nxjerre ne orbite mbi 3500 aparatura te ndryshme civile dhe ushtarake duke perfshire stacionet automatike nderplanetare dhe anijet e pilotuara. 

Motoret e raketave dhe raketambajtesit e Rusise jane te njohur gjeresisht ne bote, vecanerisht raketambajtesi me i sigurt dhe vecanerisht i fuqishem Proton. Ne lartesine afro 400 km nga Toka 16 vende marrin pjese ne ndertimin e stacionit kozmik nderkornbetar, ku duke nderruar njeri-tjetrin, punojne vazhdimisht ekuipazhet shumekombeshe. Sot, njė pune e madhe behet nga dy gjigandet e hapsires; USA dhe Rusia te cilet po punojne ngushte bashkarisht ne shume propjekte shkencore dhe humane.


Ne stacionin kozmik nderkombetar kane punuare per nje kohe shume te gjate tre anetare te perhershem te ekuipazhit, dhe shtate, si te thuash, mysafire, te cilet arriten me anijen e perdorimit te shumehershem Atlantis qe te vendosin ne anen jashtme te stacionit nje ferme ne forme kafazi, ne te cilen u vune pastaj baterite diellore. Pas largimit te ketij ekipi, ne bord ka mbritur nje ekspedite e re afatshkurter. Ajo do te arrije nje anije te re shpetuese Sojuz, (Bashkimi) e cila do te zere perfundimisht vendin e anijes se vjeter, me te ciIen ekspedita so te kthehet pastaj ne Toke. Anetaret e ekuipazhit do te merren edhe me studime shkencore.

Per planet e tyre tregoi komandanti rus Juri Gixenko:


Nje prej eksperimenteve do te jete studimi i sjelljes se qelizave, nder te tjera, te deles dhe minjve, zhvillimit te tyre ne nje mjedis ushqyes ne kushtet e mungeses se gravitetit. Vec kesaj, do te zhvillohen vezhgimet e siperfaqes se Tokes. Ne programin e Rusise perfshihen gjithashtu eksperimentet biologjiko-mjekesore dhe vazhdimi i eksperimentit -kristali- ne plazme. Kjo eshte nje shkence e madhe, atje ne arritem rezultatet serioze ne fluturimet e meparshme.

Pasgjerja e parė Kozmike -LAJKA

Agim Bacelli

Pak njerėz e dinė qė qėnia e parė e gjallė qė u nxorr jashtė orbitės sė tokės ka qėnė njė qene rus qė quhej Lajka. Pra, Lajkėn mund ta quajmė dhe paragjeren e parė tė tokės nė hapsirė tė cilin udhėtim ajo e kreu me satelitin e dytė artificial tė tokės. Edhe mė parė ishin bėrė prova pėr tė nxjerrė nė hapsirė kafshė por me raketa gjeofizike, (raketa gjeofizike quhen ato raketa qė nuk dalin jashtė faktorėve gjeofizikė tė Tokės, me njė fjalė, jashtė atmosferės dhe forcės tėrheqėse tė tokės) disa prej tė cilave patėn dėshtuarė. Fillimet pėr kėto prova mbajnė vitin 1949 me autorė rusė, pėr interpretimet tė tyre.

Rusėt patėn njė startim tė mirė drejt kozmosit por nuk e ruajtėn dot atė deri nė fund kėtė pasi amerikanėt qė e filluanė startimin mė ngadalė, shkuanė shumė mė larg se rusėt. Por le tja lėmė radhėn tregimit tonė mbi Lajkėn. 

Para nisjes sė Lajkės, me dėrgimin e qenve nė hapsirė, ishin krijuarė kontejnerė specialė me sistemin e sigurimit tė jetės, ku ndodheshin qentė. Me ndihmėn e tyre edhe u pėrpunua detyra kryesore - a mundet organizmi i gjallė dhe i zhvilluar lartė tė ndodhet nė kozmos? Pėr ti dhėnė njė pėrgjigje vetėm shkencore kėsaj pyetje, rusėt kanė punuarė edhe jo me majmunė, siē e kanė bėrė kėtė gjė amerikanėt, por me qenė. Rezultatet ishin me tė vėrtetė shumė shpresėdhėnėse. Prandaj kur erdhi koha e fluturimit tė njeriut, nga rusėt ishte bėrė njė punė e madhe, nė mėnyrė qė tė zvogėlohej deri nė minimum rreziku pėr tė.


Nė librin e vet "Kozmonauti numur njė" shkrimtari Jarosllav Gollovanov ka shkruar: "Nė mesin e qershorit tė vitit 1951 njė grup shkencėtaresh dhe specialistėsh arriti nė poligonin e lėshimit tė raketave. Tė parėt zunė vėnd nė raketė dy qenė - Dezik dhe Cigan. Starti i tyre u bė nė mėngjez herėt mė 22 korrik tė vitit 1951. Pėr herė tė parė nė histori, kafshėt e mėdha u ngritėn me anė tė raketės nė lartėsine rreth 100 kilometra dhe afėrsisht gjatė 15 minutave u ulėn dalėngadalė me parashutė jo dhe aqė shumė larg nga vėndi i lėshimit."


Kėshtu filloji njė e pokė e re kozmike, ajo e dėrgimit tė qėnieve tė gjalla nė hapsirė. Lėshimet e vitit 1951 u bėnė preludi i njė programi tė gjėrė shumėvjeēar nė ish BS. Qentė fluturonin me skafandra speciale dhe katapultonin me to nė lartėsi tė madha. Bėheshin mė tė pėrkryera edhe konstruksionet e kabinave hermetike, rritej lartėsia e ngritjes sė raketės: nga 100 kilometra deri nė 200 e mė shumė - deri nė 450 kilometra. U bė e qartė se zhurma dhe vibracionet ndodheshin brėnda caqeve tė durueshme, pėr mė tepėr, se koha e veprimit tė tyre matej me disa minuta.
Mirepo, nė fluturimin kozmik, llogaria do tė bėhej jo me minuta, por me orė dhe ditė, (sot e dimė qė ka arritur rekordi i qėndrimit nė hapsirė me muaj, mbi tetė muaj). Ēfarė pėrfaqėson nė vetvete gjėndja e mungesės sė peshės pėr njė kohė tė gjatė? Lėshimet e raketave gjeofizike me kafshė nuk mund t'i jipnin pėrgjigje kėsaj pyetje. Pėr kėtė duhej fluturimi orbital. (Dalja jashtė forcės gravitacionale tė Tokės). Ja pėrse menjėherė pas krijimit nė vitin 1957 te raketave balistike ndėrkontinentale dhe lėshimit me sukses tė satelitit tė parė artificial tė Tokės u mor vendimi, qė sateliti i dytė tė ishte sateliti me qėnie tė gjallė.


Nė vjeshtė tė vitit 1957 mjekėt dhe fiziologėt pėrfunduan studimet qė vazhduan rreth njė vit pėr pėrgatitjen e kafshėve. Ndėr dhjetra qenė ata zgjodhėn vetėm tre, shumė tė ngjashėm me njėri tjetrin: Albina, Lajka dhe Muha. Vendosėn, se nė fund tė fundit do tė fluturonte Lajka. Gjėja mė e vėshtirė ishte fakti, se Lajka nuk mund tė kthehej nė Tokė prandaj nga tė trija u zgjodh qenia mė pak simpatike. Niveli i zhvillimit tė teknikės atėherė nuk garantonte mundėsine e kthimit tė pasagjerit tė parė tė Tokės nga hapesira kozmike.
Dhe ja mė nė fund Lajka zuri vėnd nė kontejnerin kozmik, atė e vendosėn nė majė tė raketės.


Mė 3 nėntor tė vitit 1957 sateliti i dytė doli nė kozmos. Telemetria njoftonte, se mbingarkesat e startit e ngjeshėn qenen nė lundrėn e kontejnerit, ajo nuk shkėputej dot nga ajo. PuIsi dhe frymemarrja u bėnė tre herė mė tė shpeshta, por elektrokardiogramet nuk treguan asnjė patologji nė punėn e zemrės. Pastaj ēdo gjė gradualisht filloi tė stabilizohej brėnda normės. Nė gjėndjen e mungesės sė peshės qenia e ndjente veten normalisht. Ky ishte njė sukses shumė i madh. Lajka jo vetėm qė mbeti gjallė kur u ngrit nė kozmos, por dhe jetoi atje njė javė tė tėrė pa ngrėnė e pa pirė.
Kurse tre dite pas kėtij starti tė satelitit tė dytė artificial tė Tokės, studentit tė shkollės sė aviacionit ushtarak, kozmnonautit tė ardhshėm tė parė nė botė Juri Gagarinit, i dorzuan spaletat e arta tė paradės tė lejtenantit tė forcave ushtarako-ajrore. Ai ishte atėhere shumė i lumtur, ai nė ato ditė kishte
dasmėn, ai nuk mendonte fare pėr kozmosin...

QEMALI


Agim Bacelli


I frymezuare me akte trimerie dhe zgjuaresie nga bijte e Shqipes jam i mbushur plote keto kohe ashtu sic edhe jam i deshperuare per shume gjera jo te mira qe ndodhin ne memedheun tone te dashur.
Ne kete shkrim une dua te ndalem ne nje ngjarje qe mendoj se ja vlen ta ndaj me ju vellezer dhe motra shqiptare dhe qe ka ndodhur 6 dite me pare ne Madison Square Garden;Manhattan.
Nje shoku im i vjeter,nje ish aviator i Mig-21-shit ne Shqiperi,me therret per darke ne mbremjen e se djeles qe kaloi,me 17 Shkurt.Mora trenin dhe pas nje ore mbrita ne Penn Station qe bie ne 34 rruge dhe qe eshte vetem 4 streets larg shtepise se mikut tim.Ishte ora 5 mbasdite dhe Manhattan si perhere ne kete ore gumzhin nga kalimtaret si lume.Pas kesaj ore edhe trafiku automobilistik eshte shume i renduare dhe me mekaine eshte me veshtire te levizesh se me kembe.Pas pak arrita tek tre ndertesat qe Qemali i ka nen mbikeqyrje si Superintedent.I bie ziles se jashteme dhe askush nuk me pergjegjet.I rashe disa here dhe askush! Nje banor i pallatit ku banon Qemali qe u ndodh jashte,me pa qe askush nuk po ma hapte deren dhe vjen e ma hapi ate.Pasi e falenderova i thashe se kerkoj Super-in.Ai me tha se e ka pare para 30 minutash me tre police ne rruge.I cuditur e pyes se mos dinte gje tjeter por ai me tha nuk di gje.Mu kujtua se diku poshte banon i nipi i tij.Shkova dhe e kerkova.E gjeta shume shpejt.Ai me tha se eshte ne polici.
- Pse?! - E pyeta shume i cuditur.
I nipi teper indiferent me tha se "ashtu ka nje pune".Mu kujtua se Qemali mban me vete Celular dhe menjehere i bera nje telefonate.
-Qemal,jam Agim.C'far ka ndodhur dhe ku je?
-Agim me fal.Jam ne polici.Te lutem hajde ketu.Ti e di ku eshte Stacini Policor? Eshte perballe Penn Station dhe perbri Penn ONE.Hyre brenda dhe me gjen ne koridorin e katit te dyte.
-Ok,por me thuaj si eshte puna?
-Kur te vish ketu ta tregoj.
-Ti je ne rregull?
-Ardhja ime ketu, ska te beje me mua..
-Kete me thuaj te paren.Erdha.
Qemal Xharon e gjeta ulur ne nje salle te madhe ne katin e dyte.
-Vetem pese minuta dhe mbarojme pune,-me tha ai.
Ne fakt atje pritem shume.Burrokracite e Amerikes dhe sorollatja e punonjeseve per nje problem jane me keq se ne Shqiperine e Hoxhes.
-Pa me thuaj si eshte puna?-i thashe.
-Kapa nje hajdut,-foli ai shume shpejt.
-Ti ke kapur hajdut?Po kjo eshte shume per te qeshur! Mos je bere polic?
-Qe nje rastesi.Ta tregoj kur te ikim jashte se po me duket sikur edhe ti ben pjese ne kete rreth policor....
Pas pak erdhi nje polic dhe i tha Qemalit te shkonte brenda.Qemali me tha qe te vija edhe une dhe ashtu bera pasi i thame policit.
Policet bene ato formalitetet njelloi si ne Shqiperi.Njeri nga ata ngulte kembe duke e pyetur disa here me radhe:
-Pse e bere kete akt heroik? Kjo eshte detyra e jone !
-Ne ne Shqiperi, nenat i kemi te shenjta.Kur pashe kete nene qe rendete pas hajdutit duke qare e bertitur u trondita dhe nuk mendova gjate...
-Ne i gjetem nje thike hajdutit.Ti,nuk mendove se mud te qe i armatosur ndersa ti je i carmatosur?
-Mendova se mund te kete arme prandaj edhe perdora dicka qe ai te mos kishte mundesi ta perdorte armen mbi mua kur e arrita.
-C'far perdore,mund te na i thuash?
Ne momentin qe une po e arrija,ai futi doren ne xhep,ne kete kohe une hodha drejt kokes se tij kapelen time dhe ai e hoqi doren instiktivisht nga xhepi per ta larguare kapelen qe po i binte ne koke.Ne kete kohe une ja kapa kete dore.Doren tjeter ai e kishte duke mbajtur canten e vjedhur te kesaj plake,keshtu ai qe per momentin ai u ndodh i c'armatosur sepse duarte ju zune te dyja...
-Shume bukur ke vepruare por sa i sigurte ishe ti qe kapela jote do te godiste koken e hajdutit?
-100 %
-Si?
-I njoh aftesite e mija.
-C'far pune ke bere ne Shqiperi?
-Pilot ne ushtri.
-A deshiron te behesh polic?
-Nuk di c'te them...
-Sa vjec je?
-40.
-Nuk behesh dot. Ti je nje hero.Ne do te therrasim pas disa ditesh.Te duhet leter per punen?
-Jo,faleminderit.
-Atehere mireupafshim dhe faleminderit.
Ne takuame edhe plaken e cila i dha Qemalit kartviziten dhe e ftoi nje nate per darke.Plaka quhet Barbara Moore dhe banon dy rruge me poshte se Qemal Xharo i cili e pranoi ftesen dhe ne Dolem.
Kur mbritem tek shtepia,une i thashe:
-Tani,fillo dhe me trego historine.
-Isha duke erdhur nga vrapi i mbemjes,- filloj Qemali te me tregoje,-sapo ju afrova nderteses sime 309 ne W 30 Street,nga prapa degjova nje ulerime gruaje qe thoshte:"Ndaleni ate!Eshte hajdut.Me ka vjedhur canten." Ktheva koken dhe pashe nje grua plake qe po ndiqte nje djale rreth te njezetave qe vraponte me nje cante ne dore.Ai kaloi afer meje dhe une instiktivisht ju hodha ta ndal por me rreshqiti...Plaka e shkrete duke qare u rrezua dhe ashtu rene per toke therriste"Ndaleni hajdutin ju lutem!" Pa menduare gjate mora vrapin pas tij.Ai sigurisht qe ecte shume shpejt por edhe une ama i dhashe vehetes me tere fuqine.Ai ecte drejt Avenue 8 dhe mendova qe atje do ta mberthej sepse trafiku eshte si lume dhe ai s'mund te kaloje permatane.Ai nuk pyeti fare per makinat dhe ashtu mespermes tyre kaloi matane...Une s'mund ta beja ate gje.Qe nje rastesi qe asnje makine nuk e shkeli.I humba shpresat se mund ta gjej.Papritur u ndez drita jeshile qe me lejonte te kaloja matne dhe une ja dhashe perseri vrapit. Ai pa e njohur zonen po shkonte drejt Police Station,mbrapa MouviHouse "Madison Garden".Atje ai pa pritur e ndali vrapin se pa qe jashte ishin me dhjetra police....Kjo gje me beri mua qe te vazhdoi vrapin dhe ti afrohem shume.Kur ai me pa,une e kisha vetem 20 hapa larg.Ai u turr ne vrap dhe une pas duke ju afruare perhere e me shume...Me distancen prej 5 metrash ai futi doren ne xhep qe te nxjerre nje thike.Ne kete kohe une i hodha kapelen qe mbaja ne dore drejt kokes dhe ai e kapi ate ne ajer,nderkohe edhe une i kapa doren.Nja dy minuta ne u perleshem dhe ai s,mundi ta hapte me njeren dore thiken e mbyllur.
-Te lutem me lesho!- filloi ai te lutej kur e pa qe se hante dot me mua. -Jam nga Tampa e Florides dhe jam keq per para.Kam ngelur ketu ne New York nga qe s'kam para....Une nuk punoj,... rroj me ndihmen e shtetit.Te lutem me lesho.
Pashe dike qe kaloi afer me cel. ne dore dhe une i thashe qe te merrte policene ne telefon.Ai e beri kete gje dhe per dy minuta policia erdhi.
Nderkohe nuk e di se si por mbriti dhe plaka e shkrete.Hajdutit i vune prangat dhe mua pasi me moren emrin me thane qe te vija pas nje ore ne polici ku edhe ti me gjete.Kjo ishte e gjitha.
- Ti ke kryere nje akt heroik por edhe ke bere nje gje qe, rralle e ben kush ne Amerike.Kjo eshte pak e cuditeshme per moralin amerikan.C'far te shtyri ty ta besh kete gje ketu ne Amerike?
- Kete pyetje me beri edhe nje polic...:-) dhe une ju pergjegja se,per moralin shqiptar,indiferenti eshte me i rrezikshem se vete fajtori............
- C'po me kujton slloganet e Enverit.Me dukesh se po tallesh..,-i thashe une.
- Jo,jo,nuk tallem.E kam seriozisht.Kjo eshte bindja ime dhe ne fakt ne keshtu jemi edukuare.Pse ti nuk e ke luftuare indiferentzmin ne Shqiperi? I harrove ato qe na thoshe shpesh atje...? Pastaj une duke pare nje veper te ndyre qe behej kaq hapur mbi nje plake te gjore qe lebetiste...s'mund te qendroja dot sehirxhi.Po sikur ajo plake te qe nena jote ti do te prisnje policine qe ta kapte?
- Nene ime? Per nenen une do te jepja dhe jeten...
- Edhe ajo ishte nje nene....
- Po jo nena jote.
- Une te kuptoj Qemal dhe ndoshta edhe une do te kisha bere te njejten gje.Ne shqiptaret jemi ndryshe nga bota,sikur kemi gjak me te nxehete qe na vlon kur behen padrejtesi dhe nuk durojme dot e per me teper nuk rrime gjakeftohete ne keto raste.Nuk durojme dot....,shpesh kjo na sjell edhe fatkeqesi.
- Keshtu jemi ne.Ne jemi me te dashurit e botes,me te embelit dhe me te hidhurit ne bote. - Do ta mbyllte kete teme Qemal Xharo.

Manhattan,23 Shkurt 2002

FLUTURIMI I GAGARINIT OSE 108 MINUTAT, QE TRONDITEN BOTES

Qe prej koherave teperte largeta bota e pahjohur e kozmosit i paraqitej njeruit se mbreteri e heshtjes. Dhe ja, ne nje dite prilli te vitit 1961 kozmosi filloi te flase! Te flase rusisht! Mund te thuash se atehere i gjithe planeti yne me emocion e shqetesim ne shpirt dedjonte me vemendje te perqendruar zerin e djaloshit rus.
Te dashur miq, te afert e te larget, bashkatdhetare, njerez te te gjithe vendeve dhe kontinenteve! - i drejtohet Juri Gagarini njerezve qe po e percjellin. - Pas disa minutash anija e fuqishme kozmike do te me coje mua ne hapesirat e largeta, te pamata, te Gjithesise. E c'mund t'ju them une me keto minuta te fundit para startit?
E gjithe jeta ime me duket mua tani si nje vegim, nje cast i mrekullueshem. Gjitheshka, e perjetuar, cdo gje e bere me pare, u perjetua dhe u be per hir te kesaj minute. Nuk ia vlen te flasesh shume per ato ndjenja qe provova, kur me propozuan te kryeja fluturimin e pare kozmik ne histori. Kjo eshte nje lumturi e vertete - te jesh i pari ne kozmos, te ndeshesh ballaballes ne nje duel te papare me natyren.
Gagarini hyri ne ashensor, i cili e coi ate ne sheshin e vendosur prane baxhos se anijes "Vostok". I gjithe kozmodromi u zhyt i teri ne zhurmen e motorreve te raketave. Njeriu i pare i Tokes mori startin drejt kozmosit.
Une degjova vershellimen dhe zhurmen ne rritje te motorreve, ndjeva, se si anija gjigande u drodh me gjithe korpusin e vet e ngadale, shume ngadale u shkeput nga konstruksioni i startit, - keshtu i kujtonte sekondat e para te fluturimit te tij Juri Gagarini. - Filluan te rriten mbingarkesat. Une fillova te ndjej se si nje force e paperballueshme gjithnje e me teper me shtypte mua ne kolltuk. Sekondat me dukeshin minuta te tera.
Raporti i Gagarinit: Veten e ndjej per mrekulli. Po rritet disi mbingarkesa, vibracioni, cdo gje po e perballoj normalisht. Gjendja shpirterore imja eshte plotesisht e kenaqshme. Ne iluminator shoh Token, dalloj relievin e territoreve, deboten, pyjet…
Me ne fund anija doli ne orbite. Filloi te veproje humbja e gravitetit. Fillimisht kjo ndjenjesi ishte disi e pazakonte, kujton me pas Gagarini, por une shpejt u mesova me te, u ambientova.
Dhe ja ai fluturon ne anijen-satelit te quajtur "Vostok", ne hapesiren boshe te kozmosit te heshtur. Ai eshte njeriu i pare qe e sheh planetin tone nga nje rakurs krejtesisht tjeter, te mbeshjelle ne aureolen e kaltert te atmosferes. Ai eshte i pari qe mund te perfshije me nje veshtrim kontinentet dhe detet. Tani ai i di me siguri, se do te sjelle ne Toke prej largesive te pamata kozmike lajmin mbi ate, se njeriu mund dhe do te fluturoje ne kozmos.
Nderkohe, stacionet tokesore te vrojtimit te fluturimit, duke u shqetesuar par jeten e pilotit, vazhdojne te pyesin se si po shkon fluturimi, si e ndjen ai veten. Nga largesite e pamata kozmike vjen deri tek ne zeri i kozmonautit te pare:
Vetem e ndjej per mrekulli. Ju degjoj mjaft mire. Fluturimi po shkon mbare e mire…
108 minuta vazhdoi fluturimi i pare i njeriut ne kozmos. Pasi i ra rreth e perqark planetit, kozmonauti u duk serisht mbi territorin e vendit te tij, nga Toka u dha komanda per ulje.
"Anija kozmike filloi te hyje ne shtresat e dendura te atmosferes, - tregon me pas Juri Gagarini. - Mbulesa siperfaqesore e saj filloi te nxehet me shpejtesi, dhe nepermjet griles qe mbulonte iluminatoret une shihja reflektimin e tmerrshem ngjyre alle te flakes, qe bubulonte rreth e perqark anijes. Ndersa ne kabine temperatura ishte vetem +20 C. U be plotesisht e qarte, se te gjithe sistemet funksionuan per mrekulli dhe anija po shkon me perpikmeri drejt rajonit te percaktuar te uljes. Nga emocionet qe me pushtuan dhe lumturia qe ndjeva, une nisa te kendoj me ze te larte kengen time me te dashur" - "Atdheu degjon, Atdheu e di, - kendohet ne kete kenge, - se ku, atje midis reve, biri i saj fluturon…"
Pasi kreu nje rratullim te plote perqark orbites, anija u ul me oren 10 e 55 minuta, ne stepe, me afersi te qytetit prane Vollges, - Saratov. Juri Gagarini katapultoi disa minuta para uljes se aparatit fluturues, dhe zbriti ne Toke me parashute.
Kur shollat e kepuceve te renda te skafandres preken barin, Gagarini ra butesisht me krahun e djathte dhe me nje levizje prej profesionisti uli kupolin e parashutes.
Te paret qe e pane Gagarinin ishin fshatarja e thyer me moshe Ana Tahtarova dhe mbesa e saj - Rita. "Pasi me vune re mua me skafander ngjyre portokalli dhe me kaske te bardhe ne koke, te rene nga qielli - kujton me pas Juri Gagarini, - gruaja e moshur filloj te beje kryqin dhe bile deshi t'ua mbathte kembeve. Ndersa mbesa me guxim e terhiqte ate drejt meje. Une i putha e i perqofova me mall te dyja".
Tani ne vendin e uljes ne Toke te Juri Gagarinit, ne fshatin Smellovka, ne Rusine Qendrore, eshte vendosur nje obelisk me yll ne maje. Ai perfaqeson ne vetvete nje rakete te drejtuar drejt qiellit, nen te cilen qendron Gagarini, i gezuar, i thjeshte, i lehte teper i afert. Ne gjoks ai shtrengon, me doren e majte, kasken hermetike, ndersa me doren e djathte ai pershendet Token, njerezit e saj.

 

EPOKA E GAGARINIT

Njeri nga profesionet me te reja eshte ai i kozmonautit. I pari nder ta u be Juri Gagarini. Fluturimi i Gagarinit, qe nga leshimi e deri ne uljen vazhdoi 108 minuta, dhe i dha pergjigje pyetjes: njeriu mund te jetoje dhe te punoje jashte caqeve te atmosferes se Tokes, mund te fluturoje ne boterat dhe planetet e tjera.
Konstruktoret kane nje shprehje te tille: te misherohet ideja ne metal. Kjo shprehje duhet kuptuar jo ne menyre figurative, por ne kuptimin e vertete te saj. Qe te leshohen raketat kozmike, duhet te keshe metalin "kozmik" - aliazhin qe duron temperatura te larta per prodhimin e motoreve te raketave dhe njekohesisht materiale te lehta dhe shume rezistente per raketat, duhet te keshe aparature te komplikuar elektronike, si dhe lende djegese te kalorise shume te larte.
Vecorite e teknikes kozmike konsistojne ne ate, se ajo duhet te punoje ne nje ambjent jo te zakonshem natyror, ku cdo detaje, cdo nyje i nenshtrohet ndikimit te temperaturave superte ulta, vakuumit shume te thelle, radiacionit shume te larte, mikrometeoriteve, vibracionit, mbingarkesave dhe mungeses se peshes. Dhe suksesi mund te sigurohej vetem pas nje pune intensive dhe studimore ne fushat nga me te ndryshme te shkences dhe teknikes.
Por kjo, si te thuash, eshte ana shkencore e ceshtjes. Por qe te guxohej ne sulmin praktik te kozmosit, te nisej prodhimi i raketave te fuqishme, aparateve fluturuese kozmike dhe te gjitha instalimeve per leshimin e tyre, duheshin nje baze e zhvilluar larte industriale, kuadro te kualifikuara shkencetaresh, konstruktoresh, inzhinieresh, puntoresh, dhe potenciali i fuqishem ekonomik i vendit. Jo cdo shtet mund te marre persiper nje detyre kaq te komplikuar. Pikerisht vendi yne krijoi tekniken efektive raketo-kozmike, u be zbuluesi i pare i kozmosit.
Kur anija jone "Vostok" u leshua ne kozmos, njerzit qe ndodheshin ne alltarin e saj, te gjithe paperjashtim, nuk arriten ne fillim te vleresonin ate qe kishin kryer. Drejtori i Institutit per problemet mediko-biologjike akademiku Anatoli Grigorijev:
Ato ishin dite te jashtezakonshme. Ne nuk e kuptuam deri ne fund ate qe kishim kryer. Une mendoj, se askush atehere nuk e kuptoi rendesine e ketij flururimi epokal, as qe e perfytyronte se faktikisht filloi era kozmike. Si rezultat ndodhi nje ngritje gjigande shpirterore. Une mendoj, se kur njerzit pane rezultatet e punes se tyre - fluturimi i anijes "Vostok" me Juri Gagarinin ne bord - ata ndjene nje kenaqesi kolosale. Mu para syve tane kozmonautika filloj zhvillimin e saj te hovshem...
Kurse tani le te kujtojme serishmi. Sateliti i pare, fluturimi i pare i njeriut ne kozmos, fluturimi i pare i gjate kozmik, anija e pare shumevendeshe dhe fluturimi i pare ne grup, gruaja e pare kozmonaute dhe dalja e pare e njeriut ne kozmos, stacioni i pare orbital, ulja e pare e bute e stacionit automatik ne Hene, iteneraret e para drejt planeteve te largeta... Kudo Rusia ishte e para.
Ndoshta, dhe kjo do te jete natyrisht keshtu, ne te ardhmen startet kozmike do te behen nje gje e zakonshme, e perditeshme, bile nje pune rutine, kurse ne keto fluturime te dites se neserme do te zgjidhen detyra shume me te komplikuara. Por njerzit eTokes kurre nuk do te harrojne fillimin. Kurre nuk do te harrojne epoken e Gagarinit.

KESI*
Agim Bacelli

Tek shume njerez, qielli eshte nje kufizim, tek ata qe dashurojne fluturimin, qielli eshte nje shtepi.


Jane me dhjetra rastet kur piloti shqiptar ka cmuare avionin me te shtrenjte se jeten e vete dhe ka bere te pa munduren per ta shpetuare ate si; Asim Budo, Luto Sadiku, Ismet Zervoi, Martin Bregu, Maksi Rexha, Skender Demollari, Bilal Sina, Bujar Sheme, etj. Apo trima te tille si, Niko Hoxha, Dhimitraq Robo etj., qe kane qendruare para vdekjes si askush tjeter, te qete, te prere ne marjen e dhenien e urdhrave, te sakte e me ze burreror pa ju dridhur asnje fije zeri. Por tregimi im nuk ka te beje me keta trima dhe te tjere si ata por me nje rast te ri midis Aviatoreve Shqiptare dhe atyre amerikane pas renies se komunizmit, ku behej fjale per dinjitetin e aviacionit shqiptar.

Ne vitin 1994,ne Pranvere te atij viti, vijne ne Bazen Ajrore te Gjadrit nje delegacion i Aviacionit Amerikan, ne perberje te tyre ishin qe nga reshteri e deri te gjenerali i Aviacionit Amerikan. Pasi ata pane gjithcka ju servir, e mori fjalen nje Gjeneral - Leitnant i cili midis te tjerave na tha: "Une e cmoj shume punen tuaj te madhe dhe kjo duket ne mirembajtjen kaq te mire te ketyre avionave te vjeter qe u ka kaluare koha. Me keta aviona ju nuk mund te beni lufte por,...sidoqofte, ju mbajini per te mos humbur shprehite luftarake te pilotave. Na thane se keni veshtiresi per pjese kembimi. Une di qe ne Ceki ka disa aviona si te tuajet qe i kane hequr nga perdorimi dhe mbase bejme gje per tua sjelle juve..."
Te gjithe ne pame njeri tjetrin dhe keto fjale na cuditen shume. Ne prisnim qe ata te na ndihmonin duke na afruare aviona amerikane moderne me cmime te leverdiseshme. Vehten e ndjenim te fyre por nuk dinim se si te reagonim e c'pergjigje ti jepnim atij. Me ngushte e kishe Komandanti i Aviacionit Shqiptar, Kolonel Klement Aliko i cili i fyere rende nuk e mori fare fjalen e rastit por beri nje propozim te bukur tek Gjenerali Amerikan:

-  Ne, z.Gjeneral mendojme te bejme dicka per ju, p.sh. nje demostrim luftarak a c'far ju do te pelqenit per te treguare se avionet tane nuk i kemi vetem per te ruajtur shprehite tona luftarake por edhe per te mbrojtur Hapsiren Qiellore Shqiptare? Armiq ka patur, ka dhe do te kete Shqiperia njelloj si Amerika derisa te ekzistojne... - Befas e nderpreu fjalen!

- O.K. Beni c'far ju pelqeni.

- Po, ja te bejme dicka bashke...Ne t'ju "sulmojme" dhe ju te "mbroheni" duke na "asgjesuare neve"? - thote Kesi. (Keshtu thirret Klement Aliko nga te gjithe aviatoret).

- Ide e bukur! Por.., jo ne mal, as ne lugine. Ne do pelqenim ne det...Kjo do te jete e lehte per neve t'ju "asgjesojme" dhe shume e veshtire per juve te "mbroheni." Ai qeshi. - Jeni Dakort?

- Dakort!-thote Kesi.

Amerikanet me nje anije me paisje moderne interceptuese dolen ne detin Adriatik, diku midis Kepit te Rodonit dhe Gjirit te Shengjinit, atje befasia e sulmit ajror pothuaj se eshte 0. Mėnjane eshte fushe e hapur dhe ne anen tjeter deti. Shqiptaret, te perfaqesuare nga vet Kesi dhe nje pilot i dyte te cilit nuk dua t'ja permend emrin per te mos e fyere ate publikisht, moren nje Mig-15, (avion i pare ne serine e MIG-ve) per tu treguare amerikaneve se "nuk eshte shpata e Skenderbeut ajo qe pret kokat e turqeve por eshte dora e tij e lavdishme..."

Beteja filloi. Mig - u ngrit nga Zadrima, mori drejtimin e Bushatit pastaj ktheu majtas sapo kaperceu malin e Rrencit, per te hyre ne luginen e Torrovices; mes malit te Kakariqit dhe atij te Rencit, me qellim per te mos u diktuare nga Amerikanet. Lartesia e fluturimit ishte teper e rrezikeshme, 5-6 m mbi nivelin e detit. Ne Balldre avioni hyri ne luginen e Drinit dhe ne hyrje te qytetit te Lezhes mori rrjedhen e lumit, rrafsh me ujin, (me argjinaturen e lumit. Lartesia prej 5 m e poshte nuk tregohet ne instrumentin e avionit dhe eshte teper e rrezikshme per te fluturuare, bile eshte e ndaluare.) Pastaj avioni doli ne derdhjen e Drinit afer Tales rrafsh me token  dhe u turr drejt armikut me nje befasi te pa besueshme duke derdhur mbi ate te gjithe "arsenalin luftarak."  Ne ikje i ktheu gazrat e turbines duke u flakur ne det te gjitha kapelat e amerikaneve dhe shqiptarve qė ishin nė kuvertėn e anijes. Anija "u shkaterrua krejt" dhe shqiponja u kthye ne fole shendoshe e mire pa u diktuare nga "armiku." 

Pas asaj qe ndodhi patem rastin te degjojme Amerikanet dhe tregimin e pilotit te dyte icili me tha mua: "Agim, une kam vdekur. Me beso qe kam vdekur. Cudi eshte qe te jem vertete gjalle. Kam pare plepa qe puthnin krahet e avionit, troften e Torrovices qe ngrihej si tym prapa nesh, ujen e Drinit qe bente dallge sikur ne te ishim motoskaf... dhe ne det thashe se hyme brenda....Me pas nuk kam pare asgje dhe mendoj se kam vdekur. Kesi eshte i cmendur!"

- Kesi eshte nje shqiptar i vertete! - i thashe atij frikacaku.

Ne mbremje nuk mungonin admirimi i hapur amerikan dhe habija e tyre qe; "Ne nuk kemi pare pilote te ketij kalibri! Tani mund tu them se ju mund te mateni me aviacionin me te fuqishem te Botes. Ne e kemi ditur qe nuk eshte faktori kryesor arma por krahu. Me kujtohet ne Vietnam, vietnamezet ishin superiore ne xhunglat e tyre me avionin Mig-15 dhe ne patem shume humbje ne ate kohe. Kur ata menduane te modernizohen dhe muarren nga Rusia avione te rinj Mig - 19, atehere F-16 jone u be varrmihes i tyre."

Amerikanet shternguane duart edhe me pilotin e dyte pa e ditur se ai ishte i "vdekur."

* Klement Aliko

Kapja dhe ulja nė Rinas e avionit jugosllav i tipit F-84G Thunderjet

 

Agim Bacelli

 

Shkenca, teknika, bukuria, madhėshtia, guximi, aventura dhe disiplina kur mblidhen bashkė, bėjnė njė pilot.

 

 

Po ju tregojmė njė ngjarje reale nga arma e Aviacionit Luftarak Shqiptar. Ngjarja ėshtė disi e veēantė sot nė turbullirėn e zėravet qė dalin dhe thonė se, 'Shqipėria nuk ka patur kurrė Forca Ajrore!'

Disa e dinė qė Forcat Ajrore Shqiptare janė krijuarė nė 24 Prill 1951 por pak, shumė pak e dinė qė kjo armė pėr 20 e ca vjet ka patur teknollogjinė mė moderne tė kohės; njėlloj si tė gjithė Air Forces e botės sė pėrparuarė. Plus, aviatorėt shqiptarė kanė qėnė aviatorė me shpirt heroik qė mund tė bėnin gjithēka pė atdheun dhe kombin e tyre, deri nė sakrificėn sublime tė dhėnies sė jetės pėr idealin e tyre.

 

Nuk e teprojmė fare nėse themi qė 40 vjet qielli shqiptar ka qėnė krejt i pastėr dhe raste tė rralla janė shkeljet e qėllimshme. Kushdo qe ka tentuarė ta shkelė qiellin shqiptar edhe pa dashje, ėshtė kapur, vrarė ose pėrzėnė jashtė hapsirės ajrore shqiptare.

 

Nė gadishmėrinė roje, nė tre aerodromet kryesore tė Shqipėrisė, qėndronin nė gadishmėri tė plotė luftarake gjatė 24 orėve, 6 (nganjėherė 12) aviona reaktive me ekuipazhin e tyre tė plotė.

Pamvarsisht se kush sundonte nė Shqipėri, heronjtė aviatorė shqiptarė qė mbronin hapsirėn ajrore shqiptare, kanė qėnė tė pėrkushtuarė me shpirt e zemėr pėr ta mbrojtur atė. Jo njė herė ne aviatorėt; pilotė teknikė dhe specialistė, kemi qėnė dėshmitarė okularė tė heroizmave tė shumta tė bėrė nga pilotė qė kanė ēmuarė mė tė shenjtė, Atdheun, Regjimentin Ajror, Shokun, Aeroplanin,...sesa jetėn e tyre. 

Njė nga disa rastet e konfrontimit ajron nė hapsirėn tonė ajrore ėshtė edhe

 

Kapja dhe ulja nė Rinas e avionit jugosllav F-84G Thunderjet

 

Kjo ka ndodhur nė datėn 21 Korrik 1967 nė mėngjez.

Ishte njė ditė vere e bukur kur fare papritur nė qiellin shqiptar, nė drejtim Peshkopi - Martanesh - Tiranė, nė lartėsi shumė tė ulėt gati rafsh me malet, njė avion i huaj me flamur e shėnja tė RFJ po fluturonte nė qiellin tonė. Nga shėnjat dalluese dhe nga forma e kuptuam se qe njė avion jugosllav gjuajtės bombardues i lehtė. Pėr interceptorėt e radiollokacionit shqiptar, kishte qėnė e pamundur tė kapej ky fluturim. Ora mund tė ketė qėnė nė atė kohė rreth 7 ose 7:30 e mėngjezit dhe pjesa mė e madhe e fektivit tė Regjimentit tė Rinasit ishin pushim pasi njė natė mė parė regjimenti kishte patur fluturim natėn. Beqarėt flinin nė hotelin tonė nė Rinas dhe familjarėt duhet tė vinin nga Tirana nė punė aty nga ora 10. Ata qė nuk kishin patur fluturim; njė grup i vogėl pilotė dhe teknikė, po qėndronin diku nėn hije tė pemėve, afėr klasave tona tė pėrgatitjes ajrore dhe toksore. Mesa mbajmė mėnd, atje qe edhe ekuipazhi i bombarduesit IL-28, qė zakonisht nuk fluturonte natėn dhe komandanti i saj, vlonjati Bajram Hitaj.

Ata qė e kishin parė tė parėt avionin armik, nuk u thanė aviatoreve qė gjendeshin jashtė zonės sė lajmėrimit, bile edhe atyre qė ishin nė gadishmėrinė roje; pilotėt e gatshėm Koēo Biku dhe Roland Sofroni e morėn vesh krejt rastėsisht.

 

Ja si e tregon vete Koēo Biku kėtė ngjarje:

"Une nuk kame ndonje dell shkrimtari, por ne nje tregim parapelqej realitetin si dhe "zbukurimet" e autorit qe nuk e shtremberojne kete realitet. Jane keto, zbukurimet, qe ja ritin vleren shkrimit, ndryshe te gjithe do shkruanin, se cdo njeri ka ne jete gjera per te treguare por, menyra e tregimit nuk mund te jene te tek te gjithe e njellojte; ka tregime dhe tregime, pamvarsisht se mund te kane te njejtin subjek. Me pake fjale, jam qe tregimi i ngjarjes tejete sa me i vertete. Nuk jam nga ata qe dua te mburrem dhe te tregoj se c'far akti heroik kam bere. Une bera detyren ndaj Atdheut, ate detyre qe do ta bente gjithekush qe mendon se eshte ne sherbim te lirise, dinjitetit dhe paqes se atdheut e kombit te vet.

Sic e thashe me siper, qe te isha plotesisht i sakte, me duhej te keshillohesha me shoket e mij me te cilet kemi qene protagoniste ate dite kur detyruame nje avion jugosllav ta ulim ne pisten e Rinasit. Kam biseduar me Bardhi Lubonjen dhe me te tjere. I ndjeri Mahmut Hysa ka vite qe ka vdekur.

 

Ne efektivi i gadishmerise "cifti roje", si dhe z. Mahmut Hysa, i cili nuk kishte shkuar ne shtepi pas perfundimit te fluturimeve naten, po pushomin ne dhomen e gadishmerise, rreth ores 07.00 z.Mahmut me thote mua, "hajde dalim perjashta  per te pire nje cingare, boll fjetem e pushuame. Dhe keshtu te dy u cuame nga krevati, duke i lene te tjeret ne dhome ( Bardhosh Hasanin dhe Roland Sofronin)  dhe duallme perjashta. Tek dera e gadishmerise une  i zgjata paqeten e cingarreve Mahmutit dhe nderekohe qe po pergatitsha tja ndesnja cingaren, degjojme nje zhurme, qe sa vinte e shtohesh, ishte nje uturime jo e zakoneshme per ne. Nuk aritem te ndesmin cingaret, Mahmuti qe e dalloj dhe percaktoj se kjo eshte nje zhurme avioni te huaje, bertiti me sa fuqi qe kishte ( ose mund te theme, uluriti )  "Njeshi! Njeshi!" (Komande kjo per ciftin roje per tu ngritur ne ajer.) Te dy vrapuame drejt avionave te ciftit roje, Mahmuti u fute ne kabinen e avionit te pare te cifti roje qe ne fakt me takonte mua  por meqe Mahmuti ishte komandanti im, zuri vendin tim. Mbas tij edhe une hipa ne kabinen e avionit te dyte (pra dolla shoqerus i Mahmutit, pamvartesisht se ne gadishmeri roje isha une si komandante cifti dhe z.Roland Sofroni shoqerusi i ciftit roje.) Mbas Mahmutit dhe meje, te gjithe ato qe degjuane thirjen e Mahmutit u paraqiten ne vendet e tyre te punes dhe filluane veprimet per pergatitjen e leshimin e  motoreve te avioneve. Motoret e avionit ku do fluturonte  Mahmutit nuk u leshua ne tentativen e pare si rezultat i ngutjes e mos kordinimit te efektivit teknik, mekanik e shoferit te makines se leshimit, detyrimisht perseriten leshimin. Ndekohe une pergatitja veten per tu ngritur, pra po vishnja parashuten, p;rsa une po lidhesha, i thashe teknikut te avionit, z.Aleks Mitro qe te leshonte motorat, te cilet u leshuan me sukses. Mbas leshimit une deturimisht nuk mund te prisnja leshimin e avionit te pare por fillova te leviz per ne brezin e ngritjes, nderkohe qe dhe z.Mahmut me bente me shenje ( akoma nuk kishim lidhur radion bashke ) qe te vazhdonja veprimet per tu ngritur ne ajer, jo te prisnja ate, se dhe ay pas pak do te ishite ne ajer.

 

Ishte Mahmuti i pari qe percaktoj se kishim nje shkelje te hapsires ajrore nga nje avion i huaj dhe ne keto raste keshtu veprohet, ay qe eshte me afer avionit, qe shkon me shpejt tek ai, do te ngrihet ne ajer, se po te presesh qe te njoftohet ay qe eshte ne radhe, kalon kohe dhe sic dihet ne aviacion edhe sekondat jane te vlefshme.

Te gjithe pillotet ne ate kohe ishin te pergatitur per te kryer veprimet ne raste shkelje te hapsires ajrore, dhe nuk duhet te neglizhohet dhe ajo qe ne rast shkelje (pra nje situatre luftarake) me e drejte dhe me e garantuare realizimi i detyres eshte dhe shkalla e pergatitjes se efektivit, ku duhet te theksoj se shkalla e pergastitje se z.Mahmut ishte disa here me e larte se e imja dhe e Rolandit, ai ka qene pjesmares eshe ne kapjen e  nje avioni amerikan. 

Nuk kam mundesi se si ta pershkruaj momentin qe pashe avionin jugosllav, jo se ka kaluare kohe, se ate moment nuk besoj se do te harroj sa eshte jeta ime, por dua te them vetem kaq, se si do behsh ti kur brenda shtepise tende shikon nje njeri te pa njohur dhe te armatosur? Sigurisht qe do te ngrihen qimet e kokes perpjetre pasi  nuk e di qellimin e tij. Edhe une kur pashe bombat te varura ne krahet e avionit dhe predhat reaktive, nje avion te armatosur, qe me nje shtypje suste ato perfundojne mbi token, shtepine, mbi popullin dhe Atdhen tim. Te them te verteten, momentalisht gati sa nuk qellova mbi te, pa menduare aspak pasojat, por sic duket me kethelloj mendjen urdheri i Vendkomandes Qendrore, "Mbaje ne shenjester, asnje veprim me armaturen, as nje veprim me topat e avionit!! " Me thene te verteten une aparaturen e armatimit (shinjestren dhe topat) i kisha vene ne pune dhe ishin ne gadishmeri per te hapur zjarre ne cdo monet dhe mund te hapnja zjarr edhe pa komande, por vetem ne se shikonja qe ai, avioni jugosllav, do te hapte zjarre mbi vendin tone ose mbi mua.

 

Mos zbulimi nga mjetet radiolokatore nuk duhet te cilesohet si je mangesi e madhe e kohes, sepse aftesite e tyre per zbulim ne lartesi te vogel e ne teren te thyer malor, jane shume te kufizuara, pastaj edhe  regjimi i punes se tyre, pasi nuk mund te mbash te gjithe sistemin e zbulimit radiolokator (zbulimin e larget, zbulimin  ne lartesi te vogla, etj ) per njezet e kater ore ne pune. Me kete rast le te kujtojme qe avioni jone UTI MIg ne vitin 1997 shkoj u ul ne itali, pra fluturoj mbi det ne lartesi te ulet dhe nuk u zbulua nga italianet.

 

Une mendoj se piloti jugosllav u tregua i ndershem dhe tregoi te verteten se kishte humbur. Humbja e orjentimit eshte nje fenomen i njohur ne aviacion dhe ai ka vetem nje shpegim, thjeshte thyerja e rregullave nga vete piloti ose nga komanda qe organizon e zhvillon fluturimet, pra kemi dhe mos pergatitje te mjaftueshme te pilotit, etj etj, qe per ne pak rendesi kane pse ka ndodhur ajo humbje orientimi nga piloti jugosllav, ai per ne do te quhej shkeles i hapsires tone ajrore dhe ne rojet e saj do ta cilesonim armik. Pamvartesisht se ai deshte apo nuk deshte te shkelte hapsiren tone ajrore, kishte apo nuk kishte urdher apo detyre ta shkelte, etj. Ky qendrim nuk eshte aspak ne kundershtim me mikpritjen qe ne aviatoret; te gjithe ushtaraket, i beme mikut te pa ftuare. Ne, kur morem vesh se ai nuk kishte erdhur te na godiste por thjesht si humbes, e trajtuame  si te barabarte me ne, ndame ushqimin dhe gjithecka me te. Mbaje mend qe personalisht i kame dhene me gjithe zemer nje pakete duhan "Diamant," me te mirat qe prodhoheshin e perdoreshin ne ate kohe tek ne, por nuk i tregova se isha nje nga ata pilote qe e kapem ne ajer."

 

Ndėrsa pilotėt Koēo Biku dhe Mahmut Hysa bėnė rrethimin dhe detyrimin e pilotit jugosllav te ulej nė tokė, ata qė ishin jashtė "Ēiftit Roje" na japin tė dhėna nga situata luftarake nė tokė.

 

"Ne morėm vesh, - do tė tregojė piloti i Mig-21, Bardhi Lubonja, - kur dėgjuamė zhurmėn e motorrit tė avionit armik qė ishte njė zhurmė ndryshe nga ai i motorrave tė avionėve tanė. Menjėherė u ēuamė nė kėmbė dhe u drejtuamė andej nga na erdhi zhurma. Fill pas asaj zhurme dėgjuamė edhe lėshimin e ēiftit roje nė gadishmėrinė tonė qė pėrbėhej nga dy ēifte Mig-19.  Koēua me inisiativėn e tij dhe pa marrė lejė, doli nė brezin e ngritjes i vetėm dhe pėr dy minuta u gjend nė ajėr pėrballė avionit armik jugosllav. Ndėrkohė qe bėrė gati edhe Mahmut Hysa i cili i doli avionit jugosllav nga prapa.

I gjithė hoteli i beqarėve ishte zgjuarė, pilotė e teknikė, ashtu nė brekė e kanatjere, kush me makina e kush mė kėmbė, kishin arritur tek avionet e gadishmėrisė luftarake tė vijės sė dytė dhe tek vėndqėndrimet e tyre tė maskuarė nė brigjet e lumit tė Tiranės. Njė nga ata qė arriti i pari tek vija e dytė e gadishmėrisė, ka qėnė Gezdar Veipi, i cili nė brekė e kantiere, pa shlemofon, sė bashku me njė teknik, kishin bėrė gadi avionin pėr fluturim. Paspak edhe Gezdari u gjend nė ajėr si njė "kuēedėr" me flokėt qė i ngriheshin pėrpjetė nga forcat e rėndesės dhe nga ajri nė kabinė. Ai dhe tekniku i tij, nga nxitimi kishn harruarė tė hapnin 8 ēelsat nė kutinė e mbyllur me kapak peēikllasi nė krahun e djathtė tė pultit tė komandimit, tė cilėt kanė njė rėndėsi jetike pasi pa hapjen e tyre nuk punojnė shumė sisteme dhe agregatė nė avion siē janė hapja dhe mbyllja e rotave nė ajėr, sistemi katapultimit, bėrja e qitje - bombardimit, etj. Ata ēelsa, pėr masė sigurie, rrinė mbyllur kur avioni nuk ėshtė nė vijėn e parė tė gadishmėrisė luftarake. Avioni me rrota tė hapura dhe me shpejtėsi tė vogėl vinte vėrdallė nė ajėr si njė i dehur.

Ne shikonim tė shqetsuar aeroplanin e G.Veipit tė veēuar me rota tė hapura e shpejtėsi shumė tė reduktuar, ai mundohej tė mbėshteste sa tė mundte ēiftin e

parė, por nė ato kushte e kishte shumė vėshtirė.

Koēo Biku, me gjakftohtėsi dhe me mėnēuri, i jep shenjė pilotit jugosllav se nuk ka asnjė alternativė tjetėr veēse tė ulet nė aerodrom ose tė presė sfidėn e dyluftimit ajror! Kur Piloti jugosllav pa se edhe dy avionė tė tjerė i qėndronin nė krah, pranoi tė dorzohet dhe dha shenjėn e uljes duke lėshuarė dhe rrotat dhe duke ju drejtuarė aerodromit por nė drejtim tė kundėrt nga ne uleshim zakonisht."

 

Pėrballė armikut

 

Barjam Hitaj bėn gadi pistoletėn


- Ndėrkohė qė avioni armik jugosllav po bėhej gati tė ulej nė aerodrom, - vazhdon tregimin Bardhyl Lubonja, - unė sė bashku me shefin e Shtabit tė Regjimentit Ajror, Vasil Qiraxhiu dhe pilotin e bombarduesit, Bajram Hitaj, njė ish partizan, kishim mbritur nė startin e veriut tė pistės me "gazin e komandės" dhe atje na u dha urdhėri nga shefi qė ta prisnim pilotin armik.

Gjatė rugės nėpėr rrugėn lidhėse qė ne e quajmė "ruloshkė", B.Hitaj nxjer pistoleten e mbush dhe e mban jashtė dritares, duke thėnė, "Te jemi gati pėr ēdo situatė...Mbase ai ka erdhur tė na ftojė nė duel duke qėnė ndonjė pilot AS jugosllav!" Shefi i shtabit, V.Qiraxhiu me gjakftohtėsi i thot, "Bajram, fute nė kėllef atė pistoletė se nuk do jetė e nevojshme..." Unė qesha duke mos e miratuar atė mendim kaēakshe tė pilotit trim.

Aeroplani jugosllav pasi bėri dy rutullime mbi aerodrom, erdhi nė ulje me kursin e veriut, ne zakonisht pėrdornim uljen nė drejtim tė jugut.
Formacioni ēift i avionėve tė "vijės sė parė" me pilotat, M.Hysa dhe K.Biku qėndronin nė reth mbi aerodrom deri sa piloti jugoslav fiku motorin dhe filloj

tė dalė nga kabina.
Avioni qėndroi atje ku ne i dhamė shėnjėn. Ishte njė avion Saber siē e thashė mė sipėr, i cili pak a shumė ngjet me avionin tonė Mig-17 por qė kishte ngjyrė tė gjelbėr ndryshe nga ngjyra e argjėndėt e avionėve tanė. Avioni kishe dhe shėnjėn e Forcave Ajrore Jugosllave me yllin e kuq brėnda njė rrethi tė bardhė. Nr. i Avionit ka qėnė, nė mos gaboj, 11. Ne i zgjatėm njė shkallė pilotit jugosllav por ai hapi disa pedale nė trupin e avionit dhe zbriti i qetė. Pasi na nderoi ushtarkisht dhe na tha se cili ishte, na pyeti se kush ishim ne. Ai quhej Bozhidar Vojeviq dhe ishte pilot i ri aq sa isha dhe unė nė atė kohė, 23-24 vjeē. Pėrkthimin na i bėnte perfekt shefi i shtabit tė regjimentit tonė ajror, z. Vasil Qiraxhiu i cili kishte bėrė dy vite shkollė nė jugosllavi pėr pilot. Bozhidari ishte veshur me njė palė kominoshe fluturimi, qė ishin nė tė njėjtėn kohė dhe kostum mbipeshash. Jashtė jakės tė xhakaventos i shkėlqente njė kryq i vogel i arte, Vasil Qiraxhiu me mjeshtėri e delikatesė ja futi atė poshtė jakės, qė mos bėhej shkak pėr diskutime kur ne tė gjithė ishim urdhėruarė tė ishim ateistė.
Vasili me thote mua, "Bardhi, ti ri kėtu pranė aeroplanit", ndėrsa  ai me pilotin jugosllav dhe B.Hitėn u nisen me "gazin" nė drejtim tė komandės sė

regjimentit.


Enigma e "mysafirit" tė paftuar

Rruga e Gabuarė Corrigan


- Gjate kohės, qė qėndrova pranė avionit F-86, e shikova mirė nga tė gjitha anėt dhe shova kureshtjen time. Ishte hera e parė qė po shikoja njė aeroplan amerikan real dhe jo si nė mėsimet taktike, maketet apo fotografitė.
Aeroplani i lyerė me ngjyrė tė gjelbėr ngjasonte si njė bretkosė. Dukej se ishte i pėrgatitur pėr qitje dhe bombardim pasi nė krahėt dhe poshtė

trupit kish njė numur bombash mesimore dhe raketa tė pa drejtuara.
Koēo Biku, mė foli pėr disa detale tė kėsaj ngjarje, nė aerodromin tonė Rinas.

Skuadrilja me F-86 "Saber" kryente stervitje luftarake dhe ishte ribazuar

ne aerodromin e Zemunit. (Beograd-Zemun ėshtė njė bazė ajrore e Sėrbisė e disllokuarė 15-20 km nė veri perėndim tė Beogradit, afėr lumit Sava, qė ka qėnė njė bazė e "Royal Yugoslav Air Force" me emrin Dojno Polje dhe qė njėkohėsisht ėshtė dhe baza e parė ajrore jugosllave.)

Ditėn e shkeljes tė hapėsirės ajrore tė Shqipėrisė, ky aeroplan ishte ngritur nga ai aerodrom dhe do vinte nė njė poligon stėrvitor tė Kumanovės nė Maqedoni pėr tė kryer detyrėn e tij stėrvitore. (Nuk ėshtė aspak e vėrtetė ashtu siē shkruhet tek Free Wikipedia, Operacionet Luftarake tė FASH.) E vėteta ėshtė siē thotė z. Koēo Biku, piloti jugosllav kishte humbur. Kur humbet orientimin, ai qė ėshtė pilot e di mirė se ēfar ngjet, ėshtė vėshtire tė mos shqetesohesh, tė mbash gjakftohtėsinė dhe tė pėrqėndrohesh pėr ta rivendosur atė. Nė aviacionin botėror, humbja rrugės dhe orientimit thirret "Rruga e Gabuar e Korriganit". Kjo ėshtė quajtur kėshtu pasi nė vitin 1938: Aviatori Douglas Corrigan u ngrit nga njė aerodrom i New York-ut, duke thėnė se ai do tė shkoje nė Kaliforni. Pėrfundimisht, pas njė fluturimi tė gjatė dhe nė drejtim tė gabuar ai pėrfundoi nė Irlande! Nga ky shkak edhe sot, humbja nė ajėr do tė thirret "Rruga e Gabuar Corrigan."

Humbje orientimi ka pasur dhe nga ana e pilotėve tanė disa raste, pėr tė cilat kanė folur mė parė vetė pilotėt. Rasti i pilotit Fari Bubsi qė pilotonte mbi detin Adriatik ėshtė njė rast sa fatal aq edhe heroik. Ai nė vėnd tė drejtohej nga bregu lindor u drejtua nga bregu perėndimor i Adriatikut dhe si pasojė avionė luftarakė italianė e rrethuanė dhe e detyrunė tė ulej nė Bari. Bubėsi i zgjuarė, imitoi uljen me mashtrim dhe kur italianėt menduanė se e ulėn, ata u futėn nė rreth pėr ulje, Bubėsi duke i dhėnė shpejtėsinė maksimale avionit, u ngrti dhe fluturoi rafsh me detin deri nė bregun lindor duke i lėnė krejt tė habitur dhe tė befasuarė italianėt. Kėtė e kam tė dėgjuarė, nuk e di sesa ėshtė e vėrtetė. Nė Wikipedia tregohet pėr pilotin Luto Sadiku nė Jugosllavi qė ka bėrė tė njėjtėn gjė por unė nuk e kam dėgjuarė kurrė atė histori.

 

 

Piloti jugosllav, Božidar Vojeviq

 

- Ai qėndroi dy ditė nė infermjerinė e regjimentit pėr trajtim dhe kontroll shėndetsor, - vazhdon tregimin Bardhi, - pastaj e sollėn nė njė dhomė tė katit tė dytė tė hotelit tonė ku jetonim ne, pilotet dhe teknikėt beqarė. Unė nė atė kohė jetonja nė katin e tretė me pilotin Bilal Josa.
Božidar ishte njė njeri i thjeshtė dhe i afrueshėm, ne flisnim me tė nga njė herė. Na ndihmonte rusishtja pėr tė komunikuarė, kurse pėrkthyesi mė i mirė i tij ishte shefi i shtabit V.Qiraxhiu. Nė pėrgjithėsi ai u trajtua shumė mirė dhe pas disa ditėsh dukej shumė i qetė dhe i sigurtė. Filloi edhe tė luajė shah dhe bilardo me ne.


Nė ate kohė nė biseda tė ndryshme spekullohej pėr njė kėrkesė pėr azil politik nga ana e pilotit jugosllav. Disa mendonin se u aratis nga

Jugosllavia pėr arėsye politike, disa flisnin nga frika se po tė kthehej nė Jugosllavi do e burgosnin etj. Tė gjitha kėto nuk ishin tė vėrteta se po tė

deshte ai qė tė arratisej, shkonte nė njė vėnd mė demokratik se Shqipėria. Tė vėrtetėn e di vetė ai, por sipas mendimit tim, ai thjesht humbi orientimin.

Unė mendoj se si pilot i ri, thjesht ėshtė gėzuar, qė pa njė aerodrom pėrpara nė kohėn qė ka qėnė i shqetsuarė nga humbja.

 

Pas disa ditėsh, vjen njė ekip nga Forcat Ajrore Jugosllave, i cili bėri bisedime me palėn shqiptare dhe aritėn marveshjen tė marin aeroplanin dhe pilotin. (Si rregull, ne e kishim qė nuk i dorzonim avionėt e kapur.)
Aeroplanin jugosllav F-86 e mori me fluturim nje kolonel nga anetarėt e komandės tė regjimentit tė Zemunit dhe ai u shoqėrua deri nė kufirin tonė

shtetėror nga njė ēift avionesh tanė, Mig-19.
Bozhidari me anėtarėt e tjerė tė ekipi jugosllav u nisen me makina nė drejtim tė Jugosllavisė duke na lėnė lamtumirėn dhe duke u pėrqafuarė me ne.


Ne tė gjithė u habitem me njė gjė, ata sollėn me vete edhe njė kamion tė vogėl e shumė praktik, i cili ishte nė tė njėjtėn kohė autobot, tėrheqes, furnizues me ajer, me O2 dhe "APA," d.m.th. gjenerator elektrik pėr lėshimin e motorėve tė aeroplanit. Ne kishim nga njė makinė pėr ēdo lloj pėrdorimi!
Kjo ngjarje bėri efekt tek ne dhe pėr shumė kohė nuk ndaluan diskutimet nga me tė ndryshmet.

 

 
MIQĖVE TĖ MIJ AVIATORĖ
 
Kėtė website me foto dhe tregime pėr Aviacionin Luftarak Shqiptar, jua kushtoj me dashuri e repsekt tė gjithė atyre aviatorėve trima; pilotė dhe teknikė, heronj tė vėrtetė, tė cilėt provuanė tė sakrifikojnė gjithėēka, pėr qėllimin e lartė tė Mbrojtjes sė Atdheut.
Agim Bacelli
 
Copyright © 1998 - 2014 Agideba All Rights Reserved