Alan Shepard
First American to travel in space
Nga Agim Bacelli
Alan Shepard pati lindur ne 18
nendor 1923, ne East Derry, New Hampshire. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu po ne kete qytet i cili ne fillimet e emigrimeve
shqiptare ka qene qyteti i pare ku ata gjeten strehen e tyre te perhereshme. East Derry edhe sot eshte si nje pjese shqiptare
per nga klima dhe natyra. Alan Shepard aty vazhdoi studimet ne nje nga shkollat e ulta ushtarake e cila qe falas
dhe arriti te diplomohet ne vitin 1944 dhe te radhitet ne radhen e te diplomuareve te United States Naval Academy. Me
von, ne vitin 1962 Alan mori nje diplome Nderi si Mjeshter i Artit nga Dartmouth Kolegj dhe me pas mbrojti doktoraten
e shkencave ne universitetin Miami University (Oxford, Ohio) in 1971, si dhe nje Doktorate Nderi nga Franklin Pierce
College ne vitin 1972. Sheperd ishte diplomuare gjithashtu pilot ne nje nga Naval Test Pilot School ne
vitin 1951 dhe pati mbaruare te plote Kolegjin Detar te Luftes ne Newport, Rhode Island te vitit 1957. Pikerisht
eshte kjo jete e tij prej aviatori qe do ta beje Alenin te jete nje nga figurat me te medha te ekspllorimit te hapsires kozmike
nga amerikanet per te cilen une po jap nje permbledhje bibliografike me poshte dhe qe mendoj se ja vlen qe ta sjell ne shqip.
Shepard kishte filluare keshtu te beje nje jete ushtarake qe
prej kohes pasi ai kishte kryere kursin e larte te karieres detare ne destrojerin Cogswell si ushtar gjate kohes se
Luftes se Dyte Boterore. Ndersa fluturimet e tij te para u bene menjehere pas Luftes se Dyte Boterore duke u trenuare ne Corpus
Christi, Texas, dhe ne Pensacola, Florida, duke arritur qe te marre ne vitin 1947 "krahet e shqiponjes" (Distinktiv
i larte amerikan per aviatoret). Me pas kaloi ne nje skuadrilje luftarake te quajtur Fighter Squadron 42 ne Norfolk,
Virginia, dhe me pas ne Jacksonville, Florida. Nje periudhe kohe ai e kaloi edhe ne Mesdhe ne inkuadrim te Fllotes
se Gjashte Amerikane si pilot ne aeroplanmbajtese.
Ne 1950, ai kreu United States Navy Test Pilot School ne
Patuxent River, Maryland. Pas diplomimit ai u be anetar i nje grupi testuesish fluturues qe provuane fluturime ne lartesi
te medha dhe fluturime ne te gjitha kushtet meteorollogjike ne te gjitha pjeset e vecanta te SHBA dhe te gjithe kontinentit
Amerikan ku ai arriti qe te zoteroi veti dhe cilesi te vecnata fluturuese si psh fluturime nen ndricimin e forte ose te
dobet te drites, ne kushtet e gjysme erresires ose erresires se plote, ne rryma te forta e te dobeta ajri, (ne boshlleqe dhe
rryma te forta ajri.) Ai mesoi qe te jete nje pilot i gjitheanshme; te duroje mbingarkesa te medha gjate fluturimit,
te qendroje gjate ne kabinen e avionit ne ajer dhe te furnizohet pa bere ulje ne toke, te ulet ne aeroplanmbajtese ne kende
te ndryshme fluturimi (qe i pari amerikan qe e eksperimentoi me shume sukses kete gje, vetem pilotet mund ta kuptojne kete
lloj uljej se sa e veshtire eshte.) Alan Shepard u transferua ne Kaliforni ne bazen ajrore Fighter Squadron
193 ne Moffett Field, California, qe ishte e specializuare per fluturime naten ne te gjitha veshtiresite e konditave
meteorollogjike. Detyra e tij ishte ajo e nje oficeri operativ zbulimi. Ne kete kohe ai beri dy inskursione te veshtira ne
Oqeanin Pacifik ne bordin e anijes Oriskany. Ne cdo rast ai pati vetem suksese dhe pati admirimin e te gjithe atyre ushtarakeve
amerikane qe e shoqeruane. Veprimet e tij ishin shume te sakta dhe te guximshme. Ishte po ky guxim qe do ta bente amerikanin
e pare te hapsires kozmike.
Alan Shepard u kthye ne Patuxent
per here te dyte per testimin ne fluturimet me tipat F3H Demon, F8U Crusader, F4D Skyray, and F11F Tigercat. Keshtu ai ishte
projektuare si nje pilot testimi avionesh qe jo kushdo pilot mund te behet. Me von ai behet instrukttori nr. nje i piloteve
qe do kryenin kurse testimi ne Test Pilot School. Me von ai ndoqi edhe studimet ne Naval War College ne Newport, Rhode
Island, ku u diplomua ne vitin 1957 dhe mori titullin komandant baze ne Atlantic Fleet, qe ishte nje regjiment ajror
i gadishmerise se perhereshme. Ne kete kohe ai kishte plotesuare mbi 8.000 ore fluturim ne nje kohe relaitivisht te shkurter
gje te cilen shoket e tij te se njejtes kohe diplomimi ishin shume larg kesaj kuote.
Zvendes Admiral Shepard ishte
nje nga astronautet e misionit Mercury te emeruare nga NASA ne prill 1959, dhe pas shume provash percaktuese
ai u zgjodh numur njeshi qe do te dilte ne hapsiren kozmike. Pra amerikani i pare dhe i dyti njeri qe doli ne hapsiren kozmike
pas rusit Juri Gagarin.
Kjo ndodhi ne 5 maj 1961, ne anijen kozmike "Freedom 7", ai
u leshua nga raketa Redstone e cila punonte ne bazen e nje trajektore balistike (sic hidhen predhat) dhe Alan u ngrit
116 milje lart ne hapsire dhe me pas u ul ne rezen e uljeve te raketave ne Oqeanin Atllantik ne nje kupole qe mbahej nga nje
parshute e madhe.
Ne vitin 1963 ai u caktua shef i te gjithe astronauteve amerikane
per monitorimin dhe kordinimin e tyre gjate aktiviteteve te trenimit ne bashkepunim me NASA-n.
Shepard beri fluturimin
e tij te dyte ne hapsire ne detyren e komandantit te Apollo 14 dhe jo zv. komandant sic shkruhet per te ne shtypin shqiptar.
Kjo do te ndodhte me 31 janar 1071. Apollo 14 ishte misioni i trete ne Hene. Alan shoqerohej nga dy astronaute te tjere; piloti
Edgar D. Mitchell dhe piloti Stuart A. Roosa. Vendi ku ata u ulen ishte afer nje krateri te madh ne zonen Eva qe e quajten
Fra Mauro.
Udhetimi i tij ne hapsire zgjati 216 ore dhe 57 minuta nga te cilat
mbi siperfaqen e Henes (ne zonen Eva) ai eci per 9 ore e 17 minuta qe eshte qendrimi me i gjate i njeriut ne Hene.
Humbi jeten ne Kanada, njeri prej piloteve me te sukseseshem
i dalluar me 1999-en, per bombardimet ndaj Serbise Cap. Miles Selby pilot
kanades, qe do t'a qaj edhe populli shqiptar
Marre nga Masmedia elektronike
Moose Jaw -Saskatchewan (KANADA) Nje lajme i keq e perfshiu
floten ajrore kanadese, javen e kalur(te premten 10 dhjetor 2004). Gjate nje ushtrimi spektakolar me skuadren e aeroplaneve
"Snowbird Flight Demostration Team", nje avion i ketij sqadroni prej lartesise 1000 metra, humbi kontrollin dhe u rrezua.
Si rezultat i kesaj fatkeqesie tragjike, u tha ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes Kanadese, nje pilot vdiq(Cap. Miles
Selby 31 vjeēare nga Tsawwassen B.C) dhe nje tjeter (Chuk Mallet 35 vjeēare nga Edmonton) shpetoj, me demtime te vogla pa
rrezik per jeten. Aksidenti ndodhi ne afersi te qytetit Mossabank 16 km ne jug te bazes, ku edhe po zhvilloheshin demostrimet,"
Snowbrid", ne Moose Jaw -Saskatchewan. Si ky aksident dhe me te njejtin tip aeroplani ushtarak, ka ndodhur per her te fundit
ne Kanada, me 1998, kur tragjikisht humbi jeten Cap Michael VandenBos, thane te njejetat burime ushtarake, nga Kanadaja.
--- Kapiteni Cap. Miles Selby,
31 vjeēare, nga Tsawwassen, British Columbia, eshte pjesamares i dy demostrimeve te meparshme po kete vit, demostrimeve spektakolare
ne Kanada, te quajtura "Snowbirds" qe mbahen ne te njetin sesison per ēdo vit. Gjate ketij sesioni(2004), ai kreu dy her fluturime
me skudronin No. 4 jet dhe No. 8 aircraft si dhe Opposing Solo.
---- Piloti me graden
kapiten i pare Cap. Miles Selby, te cilin vdekja e zuri ne moshen 31 vjeēar, u be antar i forcave ushtarake Kanadese " Canadian
Forces" me 1991, pasi kreu akademin ushtarake, per oficer aviacioni, ne shkollen ushtarake "Regular Officer Training Plan
(ROTP)". U diplomua me pase , ne Kollegjin Ushtarak Mbreteror te Kanadas "Royal Roads Military College" me 1995. Mbasi ai
mori te diplomen per fluturime luftarake me avion bombardues, u zgjodhe nder pilotet me te mire, dhe njihej njekohesisht sipas
motivacionit te Ministrise se Mbrotjes se Kanadas, si piloti me i kualifikuar ne bazen ushtarake, ne Cold Lake, te Albertes,
per drejtimin e avioneve bombardues te skuadronit "416 Tactical Fighter Squadron ". ...kliko mbi foto pėr pamje tė zmadhuar.
Miles Selby piloti bombardues nga me te sukseseshmit, mbi strofkullat
ushtarake e paraushtarke serbe --- Eshte konsideruar, si nje nder pilotet me te sukseseshem
dhe me te perpiket, te kualicionit te NATO-s, ne maj - qershor te vitit 1999 ne Kosove. Capt. Selby, eshte njohur gjate ketyre
suleme ajrore, si piloti qe kreu me shume fluturime bombarduese gjate bombardimeve, te strofkullave ushtarake, e paraushtarake
serbe ne territorin e serbise. Perkatesishte, gjate luftes 78 ditore, kundra caqeve te kryekasapit te Ballkanit, ish diktatorit
te rrezuar Sllobodan Millosheviqit. Qe siē dihet, tani ai eshte "antar" i burgut te "fameshem" nderkombetar, ate per Gjykimin
e Krimineleve te Luftes ne ish "Jugosllavi", ne Hage. Millosheviqi, eshte nje kryekriminel i deklaruar, mbi te cilin rendojne
krime nga me te rendat ndaj njerezimit. Ai eshte pergjegjes per vrasajen, dhunimin, torturimin, djegejen dhe shktarrimin e
familje shqiptare ne Kosove, te djegjes e rrenimit te qindramijrave shtepive te shqiptarve, te Kosoves. Largimin dhe perzenjen
me force nga shtepit e tyre, te me se nje miljon shqiptarve autokton te Kosoves, femije gra, e te moshuar.
--- Ne kete lufte nga me te sukseseshmet ne historin e lufterave, qe ka pare njerezimi, e cila, me , NATO-n, dhe aleatin e
mikun tone te perjeteshem Shtete e Bashkuara te Amerikes, e veqanerishte ish udhehqesit te saj Presidentit Wlliam Jefferson
Clinton, e Ushtrine Ēlirimtare te Kosoves, shenuan dhe lirine e Kosoves, e largimin historik njeher e pergjithmon te Serbise,
nga Kosova. --- Perkatesishte ne ate lufte patjeter, qe sot, populli shqiptar ne Kosove e kudo do te kujtoje me respekt
dhe do te perulet thell perpara te gjitheve atyre, qe luftuan por edhe atyre qe dhane edhe jeten per kete dite. Ndaj edhe
ne sot, besoj se perulemi e nderojme me respekt, Pilotin kanades Cap. Miles Selby, i cili, u nda fatkeqesisht nga jeta, nga
nje aksident tragjik ajror, ne moshen 31 vjeēare. Nderojme me kete raste vepren e tij, aktin e larte qe kreu, i respektojme
bombardimet e tija te guximeshme me fluturaket bombardues, te tipit CF-18 Hornet, te cilat patjeter qe dhane kontributin etyre
ne gjunjezimine Serbis, ndaj Kosoves.. --- Piloti kanadaes, i cili deri ne diten e vdekjes se parakoheshme, kreu me disa
aeroplane ushtarak, si nje "zog bore" 2,650 ore fluturime, perfshire ketu edhe te gjitha ato ore flutirime e bombardime ndaj
Beogradit. Me bombarduesit CF-18 Hornet, ai me 2001 u be komnadat i bazes, ne skuadriljen "441 Tactical Fighter Squadron"
ne Cold Lake, Alberta. Ai ka marre pjese ne disa manovra ushtarake te perbashketa te avioneve te NATO-s, ne programin "Tactical
Leadership Program" ne Firence(Itali), Bruksel(Belgjke) dhe ne te fundit program "Mass Attack Lead Upgrade" ne 2002.
Disa nga pėrpjekjet e njeriut pėr tė fluturuarė
"Xhevheri " nje perpjekje e deshtuar
Perpjekja e pare e njohur
ne kete drejtim eshte ajo e bere ne vitin 1002 e.s. nga shkencetari, artisti dhe teologu i lashte me origjine turke, Xhevheri,
i biri i Hamidit, i ati i Ismailit. Ky njeri lindi ne qytetin Farab te Maveraunnehirit, te ndodhur brenda kufinjve te shtetit
te dikurshem te gaznelinjve. Xhevheri ishte i interesuar shume ne lemenjte e gjuhes dhe kultures arabe dhe, per kete arsye,
udhetoi qysh ne rini per ne Irak e Hixhaz e me vone ne Siri e Iran. Ai njihet per pergatitjen e njerit nder fjaloret me te
medhenj te gjuhes arabe: ‘Kitabu’s-Sihah’. Krahas angazhimit ne ceshtjet e teologjise dhe letesise, ai shfaqi
interes te vecante edhe per fiziken dhe matematiken. Pasi u vendos ne qytetin e Nishaburit ne Horasan, ai u aktivizua si imam
e mesues ne Xhamine e Madhe (Mesxhid-ul-Kebir) te qytetit. Gjate kesaj kohe ai shkroi edhe libra gramatike e fjalore, ndersa
jetesen e siguronte duke shitur tablote ku derdhte talentin e vet si njohes i mire e i talentuar i kaligrafise arabe te kohes.
Ne te njejten kohe, ai tregoi kujdes te vecante ne marrjen ne shqyrtim te kraheve te zogjve dhe menyres se fluturimit te tyre.
Ai kreu nje numer te madh e te nderlikuar perllogaritjesh matematike, te cilat, fatkeqsisht, sot nuk i kemi ne duart tona.
Pas llogaritjesh e eksperimentimesh te shumta, ai pergatiti nje sistem te vecante me krahe te qendrueshem, qe mendoi se do
t’i krijonte mundesine te rreshkiste si shpend ne ajer. Me pas, ne nje dite te vitit 1002 e.s., ai vendosi te eksperimentonte
drejtperdrejt konstruksionin e tij, duke rrezikuar edhe jeten. Per kete qellim, doli ne catine e xhamise ne Nishabur dhe u
leshua prej saj ne ajer, por sistemi i ndertuar prej tij nuk arriti ta mbante dhe ai u rrezua me force perdhe, duke humbur
jeten. Sic bejne te ditur studjuesit turq J. Kansu, S. Shensez dhe J. Eztuna ne vepren e tyre voluminoze ‘Turqit ne
historine e aeronautikes’, sot ne Turqi Xhevheri njihet si deshmori i pare i aeronautikes turke.
Perpjekja e
Xhevherit do te pasohej nga nje tjeter deshtim i turkut Siraxheddin, i cili, ne vitin 1159, ne territorin e Perandorise se
dikurshme Bizantine, do te perpiqej te flutoronte, por pa sukses.
Da Vinci dhe helikopteri
i pare
Leonardo da Vinci, aty nga viti 1500 e.s., arriti te pergatise projektin
e pare helikoid, qe sherbeu si baze per helikopterin e pare. Ai e pergatiti projektin e tij ne vendin ku sot ndodhet muzeu
‘Close-Luce d’Amboise’, ne te cilin da Vinci kaloi vitet e fundit te jetes se tij. Ideja i lindi nga lodrat
fluturuese qe perdoreshin gjeresisht ne Kinen e shekullit IV p.e.s.. Keto lodra perbeheshin nga nje bosht i pajisur me pupla
anesore. Boshti rrotullohej me dore dhe leshohej ne ajer, ku fluturonte deri sa boshti te ndalonte rrotullimin. Mirepo Da
Vinci nuk pati mundesi ta vinte ne jete projektin e tij dhe nuk e mori vesh kurre nese kishte realizuar apo jo nje pune te
suksesshme. Nje projekt i ngjashem do te gjente zbatim shume kohe me vone, ne modelin e Forlaninit, ne vitin 1877. Forlanini
e pajisi modelin e tij me nje motor me avull ne masen 3,5 kilograme. Sipas te dhenave te kohes, modeli u ngrit ne ajer ne
lartesine 9 metra dhe fluturoi per 30 sekonda. Nje konstruksion i mbeshtetur ne planin origjinal te Da Vincit u pergatit ne
kohet e sotme, por nuk arriti te ngrihet ne ajer. Sidoqofte, ky model ruhet sot ne Muzeun e Shkences ne Londer.
Da
Vinci pergatiti, gjithashtu, edhe parashuten e pare ne trajten e nje tende, me lartesi 12 krahe nga anet.
Hazerfen Ahmet Celebija dhe deltaplani primitiv
Ne vepren e tij ‘Sejahatname’, Evlija Celebija na ben te
njohur perpjekjen e nje tjeter turku osman, te quajtur Hazerfen Ahmet Celebi, i cili thuhet se arriti te ndertoje nje sistem
fluturimi te ngjashem me deltaplanin pa motor dhe, duke u leshuar ne ajer nga kulla e Gallates ne Stamboll, pershkoi nje distance
prej 6 kilometrash, me nje shpejtesi prej 51 kilometrash ne ore, duke qendruar ne ajer per 5 minuta. Sipas te dhenave, Hazerfen
Ahmet Celebija, i cili duhet te kete jetuar ne vitet 1623 ‘“ 1640, ne kohen e sulltan Muratit IV, e kishte mbeshtetur
shpikjen e tij ne punen e bere fillimisht nga Xhevheri, por krahas hulumtimit te shpendeve, ai ishte ndalur ne vecanti ne
studimin e kujdesshem te rrymave te ajrit dhe nuk ishte hedhur ne fluturim pa bere eksperimentime te zgjatura per qendrueshmerine
e sistemit te tij te fluturimit. Me pas ai realizoi fluturimin e tij ne syte e njerezve te habitur, duke u leshuar nga kulla
e Gallates dhe, i favorizuar nga rryma ajrore Lodos, kaperceu me sukses ngushticen e Bosforit, duke dale ne zonen e Yskydarit,
qe eshte nje lokalitet historik i qytetit te Stambollit. Sipas asaj qe shkruhet ne vepren historike ‘Sejahatname’,
te Evlija Celibise, ky eksperimentim fluturimi u vezhgua edhe nga sulltan Murati IV, i cili ndiqte gjithcka nga rezidenca
perandorake ‘Sinanpasha’ ne lokalitetin Sarajburnu. Pasi u interesua per te njohur Ahmet Celebine, sulltani e
falenderoi ate ne menyre te vecante dhe e vleresoi duke i dhuruar nje sasi te madhe ari. Mirepo me pas, i trembur nga ‘gjithpushtetshmeria’
e Ahmet Celebise, qe ‘i vinte ne doresh te realizonte c’te deshironte’, sulltani u kujdes qe ta largonte
Celebine nga Stambolli dhe ta dergonte per te jetuar ne Algjeri, ku ai jetoi deri ne fund te jetes.
Nderkohe, revista
turke ‘Aksiyon’ ka hedhur dyshime mbi besueshmerine historike te kesaj ngjarjeje, per arsye se ajo nuk eshte e
konfirmuar ne burime te tjera pervec vepres ‘Sejahatname’, ndersa rryma ajrore Lodos, sipas hulumtimeve te bera
nga studjues te Universitetit Teknik te Lindjes se Mesme, me teper sesa ta ndihmonte, do ta veshtiresonte fluturimin mbi Bosfor
per shkak te crregullsise se saj. Revista ‘Aksiyon’ terheq vemendjen edhe ne pabesueshmerine e faktit qe sulltan
Murati IV t’i jete trembur veprimtarise se Ahmet Celebise, pasi njihet tashme bujaria dhe deshira e kalifeve muslimane
ne pergjithesi dhe sulltaneve osmane ne vecanti per vleresimin e shkencetareve dhe artisteve, si dhe ftesat e vazhdueshme
qe u beheshin atyre per te qendruar, punuar e jetuar ne oborret perandorake te sovraneve muslimane te kohes.
Raketa osmane me barut
Viti 1633. Revista ‘Weekly World News’ na njeh me nje tjeter
Celebi dhe nje tjeter histori fluturimi. Kesaj radhe protagonisti quhet Lagari Hasan Celebi. Shpikja e tij nuk kishte te bente
me perpjekje per te fluturuar. Ajo ishte, thjesht, nje forme spektakolare per te shprehur gezimin per lindjen e vajzes se
sulltan Muratit IV, vogelushes Kaja Sulltan. Me kete rast, ne rezidencen perandorake te Sarajburnuse ne Stamboll u organizua
nje ceremoni festive dhe Lagari Hasan Celebi vendosi te bente dicka te vecante. Ai solli nje kabine te vogel, te pajisur me
shtate ‘motore’ te vegjel. Keta shtate ‘motore’, nga te cilet ‘motori’ kryesor ishte me
i madh, viheshin ne pune nga ndezja e barutit qe permbanin. Sasia e barutit qe ata mbartnin ishte, sipas te dhenave te kohes,
50 oke. Gjatesia e kesaj ‘rakete’ primitive ishte ‘7 krahe’ dhe ajo peshonte 175 kg. Sipas drejtorit
te Muzeut Norvegjez te Aeronautikes, Mauric Rofavik, me perfundimin e lendes djegese ne motorin kryesor, Celebija kishte parashikuar
ndezjen automatike te motoreve te tjere te vegjel dhe kjo siguronte ngritjen e metejshme te raketes. Pasi ndihmesit e tij
ndezen barutin, shpikesi u leshua ne ajer me nje shpejtesi prej afro 125 kilometrash ne ore. Ne lartesine 300 metra, Hasan
Celebija e braktisi raketen dhe u leshua mbi ujerat e Bosforit me ndihmen e nje parashute primitive, te ndertuar thuajse sipas
modelit te Da Vincit. Ndersa raketa vazhdoi fluturimin edhe per afro 2,2 kilometra para se te binte ne det. Pas ketij fluturimi
spektakolar, sulltan Murati IV e ftoi shpikesin ne Oxhakun e Spahinjve dhe e shperbleu. Kur u takua me sulltanin, shpikesi
iu drejtua atij me shaka, duke i thene: ‘Padishahu im, te dergoj te fala nga profeti Isa (Jezus)’. Lugari Hasan
Celebi vdiq ne Krime, ne Pallatin e sundimtarit Selamet Giraj.
Vellezerit Mongolfier dhe balloni
Viti 1783 do te ishte viti i nje shpikjeje interesante te vellezerve
Mongolfier. Ajo ishte balloni me ajer te nxehte, i quajtur ndryshe edhe ‘mongolfiere’, per shkak te emrit te shpikesve
dhe ndertuesve te saj. Keta ballona zhvendoseshin duke ndjekur eren, por nuk mund te orientoheshin si anije ajrore. Ne nentorin
e po atij viti francezet Fransesk Pilatr de Rozie dhe Fransesk Loran, markez i Orleanit dhe mbret zyrtar i Frances, realizuan
udhetimin e pare te suksesshem me mongolfiere. Kjo forme fluturimi do te perhapej dhe persosej dalengadale dhe osmanet, te
cilet ishin shume te dhene pas eksperimentimeve per fluturimin, e bene menjehere te tyrin, duke nisur fluturimet me te ne
vitin 1785, ndersa ne vitin 1789 ambasadori osman ne Poloni, Ibrahim pashai, do te realizonte fluturimin e pare te nje zyrtari
te larte osman me ballon.
Deltaplani dhe zepelinat
Ne vitin 1852 do te hidhej nje tjeter hap i rendesishem ne historine
e flturimit. Inxhinieri gjerman Oto Liliental, duke studjuar ne hollesi ligjet e aerodinamikes dhe menyren e fltuturimit te
zogjve, do te realizonte fluturimin e pare te njohur, me nje aeroplan pa motor. Ne kete menyre, do te lindte deltaplani.
Viti
1900 do te shenonte fluturimin e pare te Ferdinand fon Zepelinit me makinen fluturuese qe me vone do te merrte emrin e tij.
Ajo ishte nje strukture gjigande prej alumini qe punonte me dy motore ‘Daimler’.
Lindja
e avionit
Ne mengjesin e 17 tetorit 1903 do te realizohej fluturimi i pare i
nje avioni qe punonte me dy elika, te cilat viheshin ne pune nga energjia e brendshme e nje motori me benzine. Ky avion ishte
pergatitur nga vellezerit Uillbur dhe Orvil Rajt. Ngjarja e rendesishme ndodhi ne Karolinen e Veriut, ne plazhin Kiti Houk.
Ne kete fluturim Orvil Rajt perdori avionin e quajtur ‘Flier-1’, i cili u zhvendos nga toka me shpejtesine 6,8
km ne ore dhe fluturoi ne nje lartesi te vogel per 12 sekonda. Nw kete menyre lindi avioni. Ndryshimi i tij nga makinat e
meparshme te fluturimit ishte ngritja e tij ne ajer pa perpjekjen per t’u bere me i lehte se ajri, si ne rastin e mongolfierave
dhe zepelinave qe mbusheshin me hidrogjen apo gaze te tjera te lehta.
Deshmitaret e pare te ketij fluturimi qene vellezerit
Rajt, kater burra dhe nje femije. Avioni ‘Flier-1’ ruhet sot ne Muzeun e Hapesires dhe Aeronautikes ne Institutin
Kombetar ‘Smithsonian’ te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne vitin 1904 vellezerit Rajt arriten te ndertojne
avionin ‘Flier-2’, nepermjet te cilit realizuan nje rrotullim prej 360 gradesh ne ajer, ndersa ne vitin 1904 ata
fluturuan ne lartesine prej 38,4 kilometrash per 38 minuta te tera. Viti 1907 shenoi rritjen e lartesise ne 65 km dhe te kohes
se qendrimit ne ajer ne 1 ore e 31 minuta. Me pas gjithcka do te vinte drejt permiresimit te vazhdueshem. Me 25 korrik 1909
Lui Blerio do te kalonte La Manshin me shpejtesine 77 km ne ore ndersa viti 1911 do te shenonte rekordin e shpejtesise per
kohen me 136 km ne ore.
Sot, ne shumllojshmerine e avioneve e mjeteve te fluturimit, njeriu nuk e sheh me si nje enderr,
por si nje realitet te perditshem ‘prekjen’ e qiellit dhe te vezhguarit e botes nga lartesite dikur te paimagjinuara.
Megjithate, ne cdo rast qe do te ndodhemi ne lartesi, duke pare rete e perhapura si copeza pambuku mbi pemet e ndertesat si
kutiza shkrepsesh, do te ishte mire te kujtojme Xhevherin nga Farabi, qe u veteflijua i pari ne perpjekjen per te realizuar
nje enderr te bukur.
Pasgjerja e parė Kozmike -LAJKA
Pėrgatitur nga A.Bacelli
Pak njerėz e dinė qė qėnia e parė e gjallė qė
u nxorr jashtė orbitės sė tokės ka qėnė njė qene rus qė quhej Lajka. Pra, Lajkėn mund ta quajmė dhe paragjeren e parė tė tokės
nė hapsirė tė cilin udhėtim ajo e kreu me satelitin e dytė artificial tė tokės. Edhe mė parė ishin bėrė prova pėr tė nxjerrė
nė hapsirė kafshė por me raketa gjeofizike, (raketa gjeofizike quhen ato raketa qė nuk dalin jashtė faktorėve gjeofizikė
tė Tokės, me njė fjalė, jashtė atmosferės dhe forcės tėrheqėse tė tokės) disa prej tė cilave patėn dėshtuarė. Fillimet pėr
kėto prova mbajnė vitin 1949 me autorė rusė, pėr interpretimet tė tyre.
Rusėt patėn njė startim tė mirė drejt kozmosit
por nuk e ruajtėn dot atė deri nė fund kėtė pasi amerikanėt qė e filluanė startimin mė ngadalė, shkuanė shumė mė larg
se rusėt. Por le tja lėmė radhėn tregimit tonė mbi Lajkėn.
Para nisjes sė Lajkės,
me dėrgimin e qenve nė hapsirė, ishin krijuarė kontejnerė specialė me sistemin e sigurimit tė jetės, ku ndodheshin qentė.
Me ndihmėn e tyre edhe u pėrpunua detyra kryesore - a mundet organizmi i gjallė dhe i zhvilluar lartė tė ndodhet nė kozmos?
Pėr ti dhėnė njė pėrgjigje vetėm shkencore kėsaj pyetje, rusėt kanė punuarė edhe jo me majmunė, siē e kanė bėrė
kėtė gjė amerikanėt, por me qenė. Rezultatet ishin me tė vėrtetė shumė shpresėdhėnėse. Prandaj kur erdhi koha e fluturimit
tė njeriut, nga rusėt ishte bėrė njė punė e madhe, nė mėnyrė qė tė zvogėlohej deri nė minimum rreziku pėr tė.
Nė librin e vet "Kozmonauti numur njė" shkrimtari Jarosllav
Gollovanov ka shkruar: "Nė mesin e qershorit tė vitit 1951 njė grup shkencėtaresh dhe specialistėsh arriti nė poligonin e
lėshimit tė raketave. Tė parėt zunė vėnd nė raketė dy qenė - Dezik dhe Cigan. Starti i tyre u bė nė mėngjez herėt mė 22 korrik tė
vitit 1951. Pėr herė tė parė nė histori, kafshėt e mėdha u ngritėn me anė tė raketės nė lartėsine rreth 100 kilometra dhe
afėrsisht gjatė 15 minutave u ulėn dalėngadalė me parashutė jo dhe aqė shumė larg nga vėndi i lėshimit."
Kėshtu filloji njė e pokė e re kozmike, ajo e dėrgimit
tė qėnieve tė gjalla nė hapsirė. Lėshimet e vitit 1951 u bėnė preludi i njė programi tė gjėrė shumėvjeēar nė ish BS.
Qentė fluturonin me skafandra speciale dhe katapultonin me to nė lartėsi tė madha. Bėheshin mė tė pėrkryera edhe konstruksionet
e kabinave hermetike, rritej lartėsia e ngritjes sė raketės: nga 100 kilometra deri nė 200 e mė shumė - deri nė 450 kilometra.
U bė e qartė se zhurma dhe vibracionet ndodheshin brėnda caqeve tė durueshme, pėr mė tepėr, se koha e veprimit tė tyre matej
me disa minuta. Mirepo, nė fluturimin kozmik, llogaria do tė bėhej jo me minuta, por me orė dhe ditė, (sot e dimė qė ka
arritur rekordi i qėndrimit nė hapsirė me muaj, mbi tetė muaj). Ēfarė pėrfaqėson nė vetvete gjėndja e mungesės sė peshės pėr
njė kohė tė gjatė? Lėshimet e raketave gjeofizike me kafshė nuk mund t'i jipnin pėrgjigje kėsaj pyetje. Pėr kėtė duhej fluturimi
orbital. (Dalja jashtė forcės gravitacionale tė Tokės). Ja pėrse menjėherė pas krijimit nė vitin 1957 te raketave balistike
ndėrkontinentale dhe lėshimit me sukses tė satelitit tė parė artificial tė Tokės u mor vendimi, qė sateliti i dytė tė ishte
sateliti me qėnie tė gjallė.
Nė vjeshtė tė vitit 1957 mjekėt dhe fiziologėt pėrfunduan
studimet qė vazhduan rreth njė vit pėr pėrgatitjen e kafshėve. Ndėr dhjetra qenė ata zgjodhėn vetėm tre, shumė tė ngjashėm
me njėri tjetrin: Albina, Lajka dhe Muha. Vendosėn, se nė fund tė fundit do tė fluturonte Lajka. Gjėja mė e vėshtirė ishte
fakti, se Lajka nuk mund tė kthehej nė Tokė prandaj nga tė trija u zgjodh qenia mė pak simpatike. Niveli i zhvillimit tė teknikės
atėherė nuk garantonte mundėsine e kthimit tė pasagjerit tė parė tė Tokės nga hapesira kozmike. Dhe ja mė nė fund Lajka
zuri vėnd nė kontejnerin kozmik, atė e vendosėn nė majė tė raketės.
Mė 3 nėntor tė vitit 1957 sateliti i dytė doli nė kozmos.
Telemetria njoftonte, se mbingarkesat e startit e ngjeshėn qenen nė lundrėn e kontejnerit, ajo nuk shkėputej dot nga ajo.
PuIsi dhe frymemarrja u bėnė tre herė mė tė shpeshta, por elektrokardiogramet nuk treguan asnjė patologji nė punėn e zemrės.
Pastaj ēdo gjė gradualisht filloi tė stabilizohej brėnda normės. Nė gjėndjen e mungesės sė peshės qenia e ndjente veten normalisht.
Ky ishte njė sukses shumė i madh. Lajka jo vetėm qė mbeti gjallė kur u ngrit nė kozmos, por dhe jetoi atje njė javė tė
tėrė pa ngrėnė e pa pirė. Kurse tre dite pas kėtij starti tė satelitit tė dytė artificial tė Tokės, studentit tė shkollės
sė aviacionit ushtarak, kozmnonautit tė ardhshėm tė parė nė botė Juri Gagarinit, i dorzuan spaletat e arta tė paradės tė lejtenantit
tė forcave ushtarako-ajrore. Ai ishte atėhere shumė i lumtur, ai nė ato ditė kishte dasmėn, ai nuk mendonte fare pėr kozmosin...
Agim Bacelli
Mision 65 vjecar ne aksion !
Nje avion luftarak amerikan i luftes se dyte boterore i cili u rrezua ne Groenlande ne 22 Qershor 1942, fluturon perseri
mbi Oqeanin Antllantik!
Eshte ky nje mision qe kryet pas 65 vjetesh per te perfunduar misionin e lene ne rruge. Avioni ngrihet nga akulli ne
vitin 1992 dhe dergohet ne Amerike ku riparohet e rinovohet dhe me pas kryen misionin e pambaruar por me nje vonese prej me
shume se nje gjysme shekulli!
Sot, me daten 22 Qershor 2007 avioni luftarak P-38 Lightning "Glacier Girl" ngrihet nga aerodromi Teterboro, New Jersey
dhe nis flturimin per ne Duxford, Angli, njelloj si dikur para 65 vjetesh por qe ne ate kohe flturimi u nderpre ne Groenlande
pasi avioni humbi drejtimin dhe u perplas ne akullnajat e ishullit te ngrire gajte nje furtune. Ekuipazhi prej 8 vetesh shpetoi
pas disa ditesh nga nje ekip amerikan i shpetimit, nga Army Air Force qe perdori qen me slita.
Ne ate kohe ky avion ishte duke fluturuar ne perberje te nje grupi prej 7 avonesh, pese te tipit Lightning dhe
dy B-17. Ata u ulen per tu furnizuar ne Islande dhe vazhduane rrugen per te kryere misionin per tu perballur me sulmet
e gjermaneve ne Angli, thote drejtori i projektit Bob Cardin i Middlesboro-s.
Per 50 vjet avioni ishte mbuluar me akull ne nje thellesi qe shkonte deri 81 m, e barabarte kjo me nej ndertese prej
25 katesh! Gjetja e avionit u be ne 6 maji1992 pas nje kerkimi te gjate me anen e radareve te specializuare per kerkime nen
akull.
Germimi filloi nen pergjegjesisne e nje shoqerie qe mban emerin, Greenland Expedition Society me anen e nje ekuipazhi
te perbere nga 14 kerkues te cilet kerkuan ne nje zone te ngushte siaps pikave te percaktauar nga radari. Por ata banonin
ne nje largesi, nga vendi i avionit te gjetur, prej 86 miljesh (132 km).
Avioni u nxorr pjese pjese dhe u dergua ne Middlesboro per montim dhe riparim i cili filloi ne vitin 2002. U perdoren
rreth 80% e pjeseve te avionit origjinal duke shtuare rreth 20% pjese te reja qe zvendesuane ato pjese dhe agregate te demtuara.
"Kostoja eshte rreth $700,000 per rindertimin e avionit dhe $3.75 milion per ta rinovuar," thote
z. Cardin.
Pasi u rindertua ne pame origjinalin dhe beme krahesimin dhe u bindem se nuk ndryshonte asgje nga origjinali i vitit
1942.
Pensionisti Kol. Brad McManus, tani 89 vjec, i vetmi gjalle nga ata 8 vete te ekuipazhit te P-38 Lightning
"Glacier Girl" u thirr ne perfundimin e Misionit. Avioni ndaloi ne Kanda, Groenlande, Islanade para se rrotat e tij te preknin
destinacionin, Duxford, jashte Londres.
Brad McManus do te thoshte per gazetaret se, "Eshte nje trill te njohesh kete ngjarje te vecante qe perseritet pas 65
vjetesh dhe te jesh ne te njejtin avion qe nuk arriti dot te ulet ne Londer ne 1942 por sot!"
Sot ne bote kane ngelur vetem tre aviona Glacier Girl qe akoma fluturojne. Avioni ne fjale do te vendoset pergjithmone
ne Muzeun e Skuadroneve te Humbura ne San Antonio.
Programi i NASA's pėr dėrgimin
e anijeve pėr vajtje ardhje nė hapėsirė u pezullua kur anija Columbia u shkatėrrua nė vitin 2003 ndėrsa po ulej duke shkaktuar
vdekjen e 7 astronautėve nė bord. Anijes Discovery dhe dy anijeve tė tjera tė mbetura u janė bėrė modifikime tė shumta pėr
t’i bėrė mė tė sigurta. Njė prej tyre ėshtė tė mos lejohen shtresat izoluese tė depozitės sė karburantit tė shkėputen
gjatė lėshimit tė anijes duke e dėmtuar atė. Pikėrisht kjo shkaktoi shkatėrrimin e Columbia's.
“Puna ėshtė pėrqėndruar
nė pakėsimin e copave qė bien. Besojmė se e kemi ulur rrezikun.”
Por specialisti i NASA's, Wayne Hale, thotė
se megjithė pėrmirėsimet Nasa nuk mund tė pėrjashtojė 100 pėrqind mundėsinė e shkėputjes sė ndonjė cope izoluese.
Zyrtarėt
e NASA's shpresojnė se Discovery do tė lėshohet nė mes tė majit ose nė fillim tė qershorit pėr tė dėrguar furnizime nė Stacionin
Ndėrkombėtar tė Hapėsirės. Por NASA po ashtu po harton plane qė anijet e tanishme pėr vajtje ardhje nė hapėsirė, qė janė tė
vjetėruara, tė mos pėrdoren mė. Presidenti Bush i ka kėrkuar Nasės qė anijet e tanishme tė mos pėrdoren mė pas vitit 2010
kur pėrfundon sė ndėrtuari stacioni ndėrkombėtar i hapėsirės.
Avioni mė i madh i botės pėr pasagjerė,
Airbus 380, pėrfundoi fluturimin e tij tė parė tė provės nė dalje tė qytetit francez Tuluzė. Avioni fluturoi pėr afro katėr
orė para se tė zbriste duke i rėnė rrotull aeroportit.
Avioni me katėr motorė dhe katėr kolona me sedilje ėshtė projektuar
pėr tė transportuar 555 pasagjerė, por ka vend pėr mė shumė se 800 vetė. Ai do tė nisė nga pėrdorimi vitin e ardhshėm.
Kompania Airbus shpreson se Airbus 380 do tė shėrbejė pėr tė tėrhequr pasagjerėt qė deri tani preferonin konkurentin e
kėsaj kompanie, Boeingun amerikan. Boing 747 ka qenė prej kohėsh tipi dominues i avionėve tė mėdhenj pėr transportin e pasagjerėve.
Kancelari gjerman Gerhard Shrėder dhe presidenti francez Zhak Shirak e kanė vlerėsuar lart si ngjarje tė mrekullueshme
tė bashkėpunimit evropian, nė njė fushė tė dominuar pėr mėse 60 vjet nga amerikanėt.
Disa kompani po pėrpunojnė plane qė shkojnė nga eskursionet nė orbitė e deri tek ndėrtimi e shfrytėzimi i hoteleve nė hapėsirė.
Kohėt e fundit, njė mjet fluturues i ndėrtuar privatisht - SpaceShipOne financuar nga Paul Allen, njė nga themeluesit e Korporatės
Microsoft- udhėtoi 100 kilometra mbi sipėrfaqen e Tokės, nė hapėsirėn brenda orbitės sė planetit tonė, dhe u kthye pa probleme
duke fituar kėshtu ēmimin prej 10 milionė dollarėsh tė ofruar nga njė fondacion privat me qendėr nė Dallas tė Texasit.
Projektuesi
i aeroplanit, konstruktori i aeronautikės Burt Rutan tha se priste qė nė vitet qė vijnė, fluturimet me ēmim tė arėsyeshėm
tė njerėzve nė hapėsirė tė bėhen realitet dhe se turistėt do tė jenė tė interesuar tė paguajnė pėr njė udhėtim tė tillė dhjetėminutėsh
njė herė nė jetėn e tyre.
“ Shumė prej atyre qė po vėshtronin fluturimin e SpaceShipOne, nuk ishin shkencėtarė hapėsire, inxhenierė apo matematicienė.
Ishin njerėz qė u bėnė dėshmitarė tė kėtij fluturimi dhe thanė me vete: Njė ditė mund tė fluturoj me kėtė mjet,” thotė
Robert Oler - pilot dhe bashkthemelues i Grupit Lake Clear, qė pėrpiqet pėr njė pėrfshirje mė tė madhe private nė fluturimet
nė kozmos.
“Nėse NASA nuk del nga ajo lloj veprimtarie qė mund tė realizohet nga industria private, fluturimet nė hapėsirė nuk
do tė ecin dot pėrpara. Me njė politikė kompetente, industria private mund tė fillojė furnizmin e stacionit hapėsinor dhe
ta plotėsojė atė me personel,” thotė Oler.
Por ai tėrheq vėmendjen se kompanitė private qė pėrpiqen tė bėjnė fluturime pėrtej orbitės mund tė hasin nė vėshtirėsi.
“Prodhimi i energjisė reaktive dhe diegia e oksigjenit dhe hidrogjenit, zjarri qė del nga pas pėr tė krijuar shpejtėsinė
e duhur tė daljes nė orbitė, janė gjėra tė rrezikshme dhe, tani pėr tani, tepėr tė kushtueshme,” thotė David Lestma,
astronauti i NASA-s nė Qendrėn Hapėsinore Johnson pranė Houstonit. Ai thotė se agjencia e hapėsirės inkurajon nismat nė sektorin
privat dhe sė shpejti do tė ofrojė shuma tė mėdha pėr ide pėrmes tė ashtuquajturve ”Ēmime tė Shekullit”.
Ai thotė se mund tė ketė gjithashtu pengesa ligjore pėr sipėrmarrjet private tė hapėsirės. “Nėse diēka shkon keq,
atėherė kush ėshtė pėrgjegjės? Pėr njė fluturim tė financuar nga qeveria, pėrgjigjet kjo e fundit prandaj NASA do tė jetė
gjithmonė pjesmarrėse nė misione tė tilla”.
Oler shton se pėr nxitjen e njė veprimtarie mė tė madhe tė sektorit privat nė hapėsirė nevojiten kontrata nga NASA dhe
agjenci tė tjera tė qeverisė, tė ngjashme me kontratat e postės ajrore qė qeveria pati pėrdorur pėr tė inkurajuar aviacionin
nė hapat e tij tė parė. Sipas zotit Lestma, NASA ėshtė e hapur ndaj ideve tė tilla.
Turku 28-vjeēar, Hasan Hysejn Jeni, i dashuruar qysh nė fėmijėri me aviacionin, ka arritur tė pėrgatisė projektin e njė
avioni qė mund tė qėndrojė nė hapėsirė pa u furnizuar me lėndė djegėse; Njė teknologji e re qė i krijon mundėsinė motorit
tė avionit tė pėrdorė si lėndė djegėse gazrat ekzistuese nė atmosferė.
Pėrveē kėsaj, konstrukti i avionit parashikohet
tė jetė i tillė qė tė sigurojė uljen e fėrkimit me ajrin thuajse nė zero.
Zbritja e fėrkimit nė zero dhe ēlirimi i avionit nga ngarkesa e lėndės djegėse, e cila nė avionėt e zakonshėm arrin deri
nė 6,5 tonė, i jep kėtij avioni njė aftėsi manovruese afro 40% mė tė lartė se ajo e avionėve tė deritanishėm, ndėrsa shpejtėsia
e tij llogaritet tė jetė 20% mė e lartė. Nė rast tė realizimit tė kėtij avioni, avionė si F117, B2, TR1 apo U2 mbeten primitivė.
Avioni nė fjalė pėrbėhet nga 70% alumin, 15% ēelik, 5% titan, si dhe disa pjesė tė tjera qė nuk bėhen tė ditura.
Shpikėsi u ftua nė Komandėn e Logjistikės Ajrore nė Ankara dhe sqaroi projektin e tij nė prani tė njė ekipi tė pėrbėrė
nga ushtarakė tė lartė. Komisioni deklaroi se projekti ėshtė i logjikshėm dhe i realizueshėm, por pėr shkak tė vėshtirėsive
ekonomike qė Turqia po pėrjeton kohėt e fundit, vėnia e tij nė jetė mund tė nisė pas njė periudhe prej 15-20 vjetėsh.
Mė 27 Mars 2004, nė orėn 06:00 GMT, raketa shtytėse Pegasus u shkėput nga aeroplani B-52 dhe pas pak fluturuesi X-43A arriti
shpejtėsinė e paramenduar Mach 7, domethėnė 7 herė mė shpejt se shpejtėsia e zėrit ose e thėnė ndryshe 8045 km/orė.
Nė
ora 04:40 GMT, anija e dytė eksperimentale me shpejtėsi mbizanore X-43A dhe raketa e pėrmirėsuar shtytėse e saj Pegasus ishte
ngritur nė ajrin e Kalifornisė tė mbartura nga nė njėrin krah tė aeroplanit B-52. Fluturuesi X-43A me gjatėsi 3.6 metra dhe
pa njeri u lėshua nga krahėt e aeroplanit B-52 nė lartėsinė 30 km mbi Tokė dhe udhėtoi mbi Oqeanin Paqėsor.
Ky fluturim
ėshtė pjesė e Programit Hyper-X, qė synon tė arrijė mėnyra tė tjera pėr t’u vėrvitur nė hapėsirė apo pėr tė arritur
shpejtėsi tepėr tė larta duke fluturuar brenda atmosferės. Me njė shpejtėsi tė tillė, udhėtimi nga Londra nė Sidnei tė Australisė
do tė merrtė 90 minuta.
Kjo teknologji e re njohur me emrin Scramjet Tehcnology
iu pėrket motorrėve qė thithin ajėr dhe arrijnė shpejtėsira mbizanore. Projektimi i fluturuesit X-43A u arrit pasi projektuesit
e kontrollit te fluturimit pėrdorėn modelet e rrjedhjes sė ajrit pėr tė zhvilluar njė vetpilot qė tė ishte i aftė tė drejtonte
fluturuesin X-43A. Qendra Shkencore Langli, mjaft e pėrfshirė nė historinė hapsinore dhe fluturuese tė Amrikės, drejtoi programin
X-43A, i cili folloi nė vitin 1996.
Njėsia matėse e shpejtėsisė Mach Number ėshtė emėrtuar kėshtu pėr nder tė shkencėtarit
austriak Ernst Mach. Shpejtėsia e zėrit ose 340 m/s nė nivelin e detit quhet Mach 1. Pėr shpejtėsitė mbizanore, bie fjala,
Mach 2 do tė thotė qė njė aeroplan fluturon dy herė mė shpejt se shpejteėsia e zėrit.
|