A. B.
PILOTIT
Pilot, ti botën
shikon nga lartë,
Himalajet për
ty janë një kodër!
Qiellorja të
ndez, të bën të zjarrtë
Dhe luan me të si me një lodër!
Pilot, thyeja gravitacionin
tokës
Dhe qiellit
thuai, "Jam i joti"!
Një kurorë dafine
veri kokës,
Përkulur me
nderim tek Zoti.
Nga poshtë një reptil-gërbonje,
Çuditet si ti
s'ke aspak frikë!
"Më mirë dhjetë
vjet shqiponjë
Se një qind
vjet zvarranik!"
The Death
of Pilot
Open your angel
eyes
don't get lost
in the sky
shake all the
stars from your hair
come on ground don't
stay there!
We have been
close friends
we played on
beach of sends
we were one, always
same
please, come
down
don't let my
tears to be rain!
Pilot!
Pilot, mermë n' krahët e tu,
Kam një dëshirë të zjarrtë
Të notoj në qiellin blu.
Më shumë ta dua tokën,
Lermë të bëhem një qiellor,
N' blunë e saj të mbështes kokën.
Të ve nën këmbet e mija
Shiun, erën dhe futunën
E të dehem nga magjia.
Pran' hënës, sipër një reje
Malet, fushat edhe detet
Dua ti puth fale teje.
Nëse yjet bëjnë naze
Tamam siç bën një femër
Topin tënd për mua zbraze!
Qenësisht të jem me ty
Në shtëpinë e hapsirës
Të qeshim e duam të dy.